MALISHEVË, 3 Gusht 2015/- Në Malishevë, mbrëmë, ka përfunduar festivali tradicional i folklorit “Oda e Llapushës”. Vendin e parë të festivalit e ndanë ansamblet “Shotë Galica” nga Drenasi dhe “Ramaja”, çmim të cilin, ju dha kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Në këtë festival, të dytin me radhë, morën pjesë ansamble, shoqëri, grupe dhe këngëtar të folklorit nga të gjitha trojet shqiptare.
Festivali “Oda e Llapushës” mbahet në kuadër të ditëve të mërgatës në Kosovë dhe me këtë rast Komuna e Malishevës ka ndarë mirënjohje për mërgimtarët, të cilët kanë dhënë kontribut të veçantë për Malishevën dhe për Kosovën, ndërsa sonte, kryetari i Malishevës. Mirënjohje janë ndarë edhe për familjet nga Malisheva, që kanë kontribuar në kulturën shqiptare. Njoftimi dërguar nga komuna bën të ditur se, mirënjohjet janë ndarë për familjen e Sali e Feriz Krasniqit, për Sefë Mleqanin dhe për Nexhmije Pagarushën, emra këta që kanë lënë gjurmë dhe kanë histori në kulturën shqiptare.
Vendin e dytë në festivalin e folklorit “Oda e Llapushës” e kanë ndarë “Visaret e Krrabës” dhe Naim Krasniqi, ndërsa vendin e tretë e kanë ndarë Vëllezërit Kryeziu dhe Vëllezërit Bytyçi. Po ashtu, në kuadër të festivalit janë ndarë çmime për grupin më të kompletuar, pastaj çmimi i karrierës, i publikut, çmimi “Beqir Gashi” për debutantin e festivalit si dhe çmimi i veteranit të folklorit.
Në fund të festivalit, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi, njëherit edhe drejtoreshë e festivalit, i ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrje, pastaj të gjithë ata që kanë ndihmuar në realizimin e festivalit, vullnetarët e Qendrës Rinore në Malishevë, dhe të tjerët që kanë dhënë kontribut në organizimin dhe mbajtjen e festivalit.
Edicioni i tretë i festivalit, do të mbahet vitin e ardhshëm./b.j/
PRANVERA ÇOBO, ARTISTJA SHKODRANE KTHEN NË TRADITË FESTIVALIN E FËMIJËVE NË NJU JORK
*Mbresa nga Festivali i Tretë i Fëmijëve në New York “Zërat e Rinj 2015” organizuar nga Pranvera Çobo me pjesmarrjen e pesë shteteve në SHBA dhe nga Kanadaja/
* Përse e bojkotuan përfaqësitë e Shqipërisë dhe të Kosovës një veprimtari me karakter Kulturor Kombëtar?
* Juria e Festivalit, me kryetar Valentin Veizin, nderoi me çmim të parë Këngën “Kukulla e Vjetër” me tekst, muzikë dhe orkestrim nga Roland Guli, kënduar nga Rebeka Martini & Xhenisa Zajmi, shoqëruar nga Kori i fëmijëve të Bostonit, MA/
* Me Çmim të Dytë u vlerësua kënga “Brezi me Kapuç të Bardhë” me tekst, muzikë dhe orkestrim nga Ylli Kalaja kënduar nga motrat Enesa & Jona Dednica/
*Çmimin e tretë e fitoi kënga “Zilja e zgjimit” me tekst të Suela Tukaj, muzikë dhe orkestrim Jetmir Mehmeti, kënduar nga Greta Stako dhe kori i Nju Jorkut…
Nga Dalip Greca/
Mbrëmja e së dielës të 31 Majit 2015 do të kujtohet nga shqiptarët e shumtë pjesmarrës në Festivalin”Zërat e Rinj 2015″, si “nata e fëmijëve të talentuar shqiptar” në Amerikë. I organizuar në qendrën e njohur(Lila Wallace Auditorium- Japan Society) pranë Selisë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Festivali i Fëmijëve në Amerikë”Zërat e Rinj 2015″ ishte ngjarja më e shënuar kulturore e shqiptarëve në Amerikë e mbështetur nga artistë profesionistë në SHBA, por dhe nga vendlindja. 260 vendet e kapacitetit të sallës së teatrit ishin të pamjaftueshëm për shqiptaro-amerikanët që kishin ardhë nga disa shtete të Amerikës si: Nju Jork-u, Pensilvanya, Masachussets, Chikago, madje edhe nga Kanadaja .Artistja e pasionuar, shkodrania Pranvera Çobo, ia arriti sërish që të organizonte një festival me nivel të lartë profesionist.Shkodra, djepi i muzikës, fillesa e Festivaleve për fëmijë ( Festivali i Parë i Fëmijëve është organizuar pikërisht në Shkodër me 10-11 Maj 1963 me inisiativën e Tish Daisë dhe nën përkujdesjen e kompozitorit Prenk Jakova), ndjehet krenare që një artsite shkodrane, Pranvera Çobo, e konsolidon këtë traditë për fëmijë edhe në Amerikë.
I pari Festival i zërave të rinj në SHBA, u organizua më 2013, i dyti vitin e shkuar. Ky i 31 majit 2015, ishte festivali i ngjitjes për nga profesionalizmi, si në konceptim ashtu edhe në interpretim, krahasuar me dy festivalet pararendës. Gjithçka ishte përgatitur me kujdes dhe asgjë nuk stonoi. Prezantuesit e Festivalit, Lorivert Çobo, Joana Avrami dhe Sergei Bylyshi, me një shqipe të pastërt, kanë përcjellë me emocion programin. Festivali “Zëra të Rinj 2015” është hapur me këngën “Manikene Jam” me tekst dhe muzikë Bajram Zeqiraj me orkestrim të Mentor Latifit, kënduar nga Sijeta Hoti.
Gjithësej u interpretuan 20 këngë; tri valle,përfshirë dhe një kërcim modern. Këngët kishin për autorë kompozitor të njohur shqiptar dhe autorë tekstesh- poetë të njohur. Tekstet ishin të zgjedhur dhe i bënin jehonë botës së fëmijëve, lodrave, kukullave, dashurisë për nënën, trimërisë shqiptare, heroizmit gjatë luftës për liri në Kosovë, gjuhës së bukur shqipe, dashurisë për vendlindjen-Atdheun,Kombin, dashurisë dhe mirënjohjes për mësuesit, ëndrrave, dhimbjes së mërgimit etj. Gjeografia e pjesmarrsëve mbulonte të gjitha trevat kombëtare, që nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi,Lugina e Preshevës, Maqedonia dhe Çamëria. të gjitha këngët fituan duartrokitjet e publikut, por më të vlerësuarat ishin “Kukulla e vjetër”, “Brezi me Kapuç”, Zilja e Zgjimit, Nëna ime, Alba dhe kukulla ime, Ora, Parlamenti ynë etj.(Me shume lexoni ne gazeten DIELLI ne Print)
NE FOTO:Fituesit e Cmimit te pare duke festuar ne skene:Rebeka Martini& Xhenisa Zajmi dhe kori i femijeve te Bostonit me drejtusen Justina Martini
ENDRRA E KENGETARES MYFARETE LAZE
PRSONAZH/ Flet këngëtarja e mirënjohur Myfarete Laze/
– Festivali i 19-të i Këngës në RTSH realizoi ëndrrën time, u ngjita me Vacen në skenë/
– Para Vaçe Zelës dhe Anita Takes u meka, s’më dilte zëri
– Me Frederik Ndocin, Tonin Tërshanën, Bashkim Alibalin kam kujtime të rralla/
-Agim Prodani dhe Zhuliana Jorganxhi mbeten artistë dhe intelektual të rrallë
-Ramiz Alia dhe Vaçe Zela më hapën rrugën e bukur të Festivalit në RTSH/
– Vaçe Zela më tha ke zë të bukur, do këndojmë bashkë në Festival/
-Kundër meje një mal me letra për biografinë, Ramiz Alia qeshi dhe tha shko në skenë/
– Si vrapova me Marsh Hajatin tek zyra e Ramiz Alisë
-Marash Hajati mbetet një personalitet i gazetarisë, njeri me zemër të gjerë/
-Në vitin 1984 Ramizi ishte sërishmi që më hapi dyert për të dalë jashtë shtetit/
– Më kërkuan me Ansamblin e Shtetit pro s’më la babai, do vijnë male me letra më tha/
Nga Albert Z. ZHOLI/
Një histori rrëqethëse. Babai i saj u pushua për herë të tretë nga puna, në vitin 1972 dhe që prej asaj dite dhe pse kishte studiuar për financë në Itali, ai vdiq pa vënë firmë në bordero për 13 vjet rresht. Vdiq në vitin 1985, ku në Shkodër dhe pse dihej biografia morën pjesë të gjithë, madje për mëse një kilometër, arkivoli i tij kaloi dorë më dorë pa patur nevojë për mjet transporti. Ishte një respekt që vetëm personaliteteve mund ti bëhej (thekson Myfaretja) dhe këtë respekt mund ta bëjë vetëm populli artdashës shkodran. Kur ishte e vogël dhe këndonte nëpër shtëpi, babai i saj i dashuruar me këngën, këndonte e kërcente bashkë me të. Ai lumturohej për zërin e saj, sepse Myfarateja ishte dhe plot humor, karakteristikë e shkodranëve. Për më tej ajo thekson se ka pasur fatin të bashkëpunoj me kompozitorët dhe poetët më të mirë të vendit, si Tish Daia, Avni Mula, Agim Prodani, Kujtim Laro, Limoz Dizdari, Flamur Shehu, dhe poetët Zhuljana Jorgaxhi, Gjok Beci, Xhevahir Spahiu, Agim Doçi, etj. Në rrugërimin e saj skenik Myfaretja ka marrë pjesë në 17 festivale ku ka fituar 13 çmime të para të dyta dhe të treta. Njëkohësisht për mëse 10 vjet ajo ka qenë pjesëtare e Koncerteve të Pranverës, në Festivalin e Interpretuesve dhe gjithmonë është vlerësuar nga juritë. Është nderuar me çmimin “Çesk Zadeja”, “Naim Frashëri”, etj.
Diku kemi folur që ëndrra juaj ishte të bëheshit një këngëtare lirike të studionit për kanto, apo më mirë soprano. Pse rruga juaj mori drejtim tjetër? Pse?
Eh, mos mi kujto ato ditë të vështira të së kaluarës. Gjyshi im ishte pushkatuar nga partia në periudhën e monizmit dhe prindërit e mi u detyruan të lëviznin nga Konispoli dhe Pandalejmoni për të ardhur në Shkodrën e bukur dhe të qytetëruar. Kur mbarova shkollën 8-vjeçare dhe konkurrova për muzikë, mua s’ma dhanë të drejtën e shkollës së muzikës për këtë arsye. Por vazhdova shkollën e mesme të muzikës pas këmbënguljes time dhe kërkesë që i bëra direkt Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv, pasi kisha dalë shkëlqyer në shkollë. Por kurrë nuk munda ta përfundoj Akademinë e Arteve për kanto por vazhdova për gjuhë-letërsi.
Kush janë këngëtarët e tu që të kanë lënë mbresa në fillimet e këngës në Shkodër?
Të gjithë. Shkodra ka nxjerrë këngëtarë me përmasa të mëdhaja. Mund të them që Shkodra ka qenë djepi i këngës. Unë në fillimet e mia kam kënduar me Frederik Ndocin, me Tonin Tërshanën, me Bashkim Alibalin, me të gjithë ata këngëtarë që dhe sot njihen kudo ku ka shqiptarë dhe më tej. Të këndoje me ta ishte privilegj, se ishin njerëz të thjeshtë, të dashur, plot pasion, njerëz që sakrifikonin dhe e kishin të shenjtë shoqërinë. Shkodra të magjeps me këngën dhe këngëtarët e saj.
Pjesa më delikate e jetës suaj është pjesëmarrja në Festivalin e 19-të të këngës në Radio Televizion. Madje këndove të njëjtën këngë me të madhen Vaçe Zela. Si mundët të futeshit në këtë Festival kur kishit gjyshin të pushkatuar?
Ehhhh, çmë kujton atë kohë (loton). As vetë se besoj sot se çfarë kam bërë në atë kohë. Unë e doja këngën dhe bëja çmos që të isha pjesë e Festivaleve në RTSH kur të gjithë miqtë e mi këngëtarë më thoshin se ti e meriton. Po si të shkoja, si të futesha, me kë? S’kisha të njohur. E para që të pyesnin ishte biografia. Por ja një ditë im vëlla takon Osman Mulën. Dihet kush është fisi Mula, një fis këngëtarësh, artistësh, plot vitalitet. Ai i thotë vëllait tim pse nuk e sjell Myfareten në Festival? Po ja i thotë vëllai ju e dini se kemi problemin e biografisë. Bjere njëherë, mbase e kalojmë fazën e parë. Pastaj po kaloi në të tjerat si dihet. Vëllai im i mirë vjen e më thotë si qëndronte puna. Unë menjëherë nuk ngurova, madje i thashë nisemi sa më shpejt. Shkuam në Tiranë dhe paraqitemi aty ku bëheshin pranimet pranë Radioteelvizionit. Unë bëra kërkesën dhe kërkova audicion për zërin. Nuk shkrova fare për biografinë. Zëri im u dallua. Ishte zë rinor. Më kaluan në provat e para dhe më caktuan këngën. Do kodoja të njëjtën këngë me Vaçe Zelën “Shoqet tona ilegale”, por dhe një këngë tjetër “Kur jemi bashke te dy”, me Lindita Theodhorin.
Si u prezantove me Vaçen?
Eh me Vaçen. Ajo ishte idhulli im. Ne filluam të bënim provat në shtëpinë e të madhit Agim Prodani. Ai kishte aty një piano dhe aty zhvillonim gjithçka. Kur shkova ditën e parë rrija e ndrojtur. Në shtëpi ishin Agimi me Zhuliana Jorganxhiun. Ata më pyetën për punë dhe filluam provat. Në fillim rrija si e hutuar. Ata flisnin për çdo gjë që teksti të përshtatej me muzikën. Ishin shumë të përkushtuar. Unë bëja me dëshirë çdo gjë që thoshin ata. Pas pak shikoj që në drejtim tonë vjen me tabaka në duar ku kishte filxhan çaji një grua e bukur elegante. Shtanga. Ishte Anita take, bashkëshortja e Agimit. Ajo ishte një tjetër befasi por dhe një tjetër kënaqësi. Isha në nj familje artistësh. Një familje gazmore, plot harmoni, plot fisnikëri. E shihja tek vinte dhe emocionohesha. E shikoja me bisht të syrit. Ajo më buzëqeshi dhe më ofroi filxhanin. U mrekullova nga ajo sjellje aristokrate. Nën këto emocione fillova të punoj. Në bisedë e sipër Anita Take tha se do vij dhe Vaçja. Fillova të dridhesha. Emocionet ishin të forta. Ajo vjen pas pak ashtu energjike, plot vitalitet. Sa erdhi u takua me të gjithë më përqafoi dhe mua. Pasi bëri pyetjet e rastit tha, pa ta dëgjoj pak vajzën. Unë u meka. Nuk kaloja dot pështymën. U preva në fytyrë. Fillo më tha Agimi, por unë u bëra meit. Kisha shumë emocione. Zëri nuk më dilte. Agimi e kuptoi dhe i tha Vaçes dhe Anitës shkoni nga dhoma tjetër. Kur ikën ato sikur u qetësova. Fillova të këndoj. Zëri po më dilte i plotë. Këndova me shpirt. Sa mbarova Agimi me Zhulianën duartrokitën. Pa mbaruar ata duartrokitjet në dhomë futet Vaçja me Anitën. Ato të dyja më përqafuan. Të lumtë më tha Vaçja këndove shumë bukur. Nuk u besoja as syve as veshëve. Unë vija nga Shkodra pa përkrahje dhe tani yjet e muzikës shqiptare më lavdëronin. Ishin çaste të paharruara. Çaste që sa herë i kujtoj lotoj (dhe në këtë çast ajo lotoi). Po takoja ata që deri dje i shikoja si Yje të pakapshëm, të paprekshëm. Se besoja se ishin kaq të dashur, kaq të thjeshtë.
Po kur dolët në sallën e Festivalit çfarë ndodhi?
Ah, si erdhi ai moment. Deri atë kohë nuk më ishte përmendur fare puna e biografisë. Festivali zhvillohej me tre netë. Unë këndova dy netë shumë mirë. Interpretimi im u pëlqye shumë, shumë. Isha shumë e gëzuar. Në natën e tertë kishte ardhur dhe vëllai nga Shkodra për të më parë në sallë. Kisha siguruar një biletë pak si me hile. Ne futeshim në sallën e Festivalit dy orë para se bënim grimin, rregulloheshim. Kur sapo do hyja në derën e pasme të sallës roja më thotë se do kalosh tek kjo dhoma tjetër dhe do takosh Marash Hajatin, drejtorin e televizionit. Shtanga! Diçka ka ndodhur thashë me vete. Kur shkova aty Marashi një burrë fisnik dhe i pashëm pasi më përshëndet me përzemërsi më thotë se na pret Ramiz Alia në KQPPSH. Por mos u shqetëso. Ramizi më parë kishte marrë në telefon Cesk Zaden dhe e kishte pyetur se si kisha mundur të hyj në Festival. Pra problemi ishte i mprehtë. Nisemi direkt me makinën e tij për në KQ. Tek dera roja menjëherë i tha Marashit se shoku Ramiz ju pret lartë. U ngjitëm me vrap. Në fillim hyri Marashi. Ai ndenji brenda rreth 5 minuta dhe pastaj doli. Mu afrua mua dhe më tha për çdo gjë thuaj s’di gjë. U preva e tëra. Fillova të dridhesha. Se di se si u futa brenda. Isha gati të më bjerë të fikët. Sapo futem në zyrë Ramizi më afrohet dhe më përqafon. Më flet plot mirësjellje. S’u besoja syve se isha në zyrën e Ramiz Alisë. As e mendoja kurrë në jetë se do të shkelja në atë zyrë. Pasi më pyeti si i kisha nga shtëpia etj më thotë, si munde të hysh në Festival? Po ja shkova u paraqita për konkurrim kaq. Lotët më rridhnin vetiu. Mirë mos qa. Ke një zë shumë të bukur dhe ke kënduar shumë mirë. Por ja nga Konispoli dhe Saranda na kanë ardhur shumë letra për biografinë tënde, dhe më tregoi poshtë në dysheme një pirg me letra. S’dija ç’të flisja. Rrija si e hutuar. Ai e kuptoi gjendjen time dhe ëm thotë, mirë mblidhe veten. Do shkosh të këndosh. Këndo bukur. Sa nuk fluturova nga gëzimi. Nisu shpejt më tha. Pas 20 minutash duhej të isha në skenë. Sa të shkoja sa të vishesha etj duhej kohë. Sa dola në korridor Marashi më mori për krahu dhe vrapuam si atketë. Nuk e di kur hyra në sallë si u vesha dhe çfarë vesha. Por çdo gjë u bë fluturimthi. Dikujt i mora këpucët, dikujt tjetër karficën apo ku di unë. Një minutë para se të përmendej emri im isha gati ashtu e gjysmuar. Këndova me tërë forcën e shpirtit. Kur mbarova duartrokitjet nuk kishin të mbaruar. Qava nga gëzimi. Kisha realizuar ëndrrën më të madhe te jetës.
Po kur u shpallën çmimet si reagove?
Nuk e besoj. Mora një çmim të parë dhe një të tretë. Pra të dy këngët e mia morën çmim. Por më e madhja ishte se Vaçja donte të dilte me mua në skenë. Donte të këndonte bashkë me mua, por mua nuk më lanë. Ajo dhe u nevrikos. Ishte një këngëtare e madhe, ishte një njeri me shpirt të madh. I ndritët shpirti aty ku është. Ajo më ka dhënë fuqinë më të madhe në atë skenë në momentet më të vështira të jetës. Pa ndihmën e saj ëndrra ime ende do të ishte në sirtar.
Nuk ju afrua punë në Tiranë pas këtij suksesi?
Po më afruan. Cesk Zadeja dhe të tjerë më ëkrkuanpër në Ansamblin e Shtetit, por babi im i mirë më thotë: vajza ime, ti e pe sa letra dërguan për një Festival e mendon se çdo bëhet po të shkosh me punë aty? U binda. Kishte të drejtë. E refuzova punën.
Po jashtë shtetit, a ke shkuar për të kënduar në sistemin monist?
Ja, prapë del Ramiz Alia ai njeri i urtë paqësor. Ansambli i Shkodrës do dilte jashtë . Rastësisht në Shkodër vjen Ramiz Alia dhe pyeti për përgatitjet. Pyet se kush këngëtarë do dalin jashtë. Po ajo e vogla me zë të bukur nuk do jetë në grup pyet drejtuesit? Ata ngritën supet. Merreni se ajo këndon bukur. O zot, çfarë mrekullie. Të ndritët shpirti aty ku je o njeri i mirë.
Disa këngë të kënduara nga Myfarete Laze:
· “Shoqet ilegale”, kënduar me Vaçe Zelën, çmim të parë
· “Nën kurorën e ullirit” , me Ema Qazimin
· “Nusja e maleve”, me Irma Libohovën, çmim të tretë
· “Gjuha jonë”, çmim të tretë
· “O Enver, o yll, o dritë”, çmim të dytë
· “Udhët e atdheut na thërrasin”, çmim të tretë
Festivali i 19-të i Këngës në RTSH
Edicioni 19-të
Qyteti Tirana
Vendi Tirane
Viti 1980
Datat 25, 26, 27 dhjetor
Prezantues Silvana Braçe dhe Dhimiter Gjoka
Artisti Fitues Vaçe Zela dhe Mefarete Laze
Kënga Fituese “Shoqet tona ilegale Muzika Agim Prodani Teksti Zhuliana Jorganxhi”
1979
1981
Festivali i Shkollave Shqipe në Nju Jork, manifestim i shkëlqyer i kulturës dhe gjuhës shqipe në mërgim
Nga Dalip Greca/
Festivali i Shkollave shqipe i organizuar më 15 qershor, me nismën e Konsullit të Përgjithshëm të Kosovës në Nju Jork, ambasador Bekim Sejdiut me bashkëpunëtorë, i mbështetur edhe nga Konsullata e Shqipërisë në Nju Jork, ishte hapi kulmor i veprimtarive shkollore të këtij viti. E bërë për të parën herë dhe realizuar bukur, organizatorët meritojnë përgëzime, ndërsa fëmijët duartrokitje e përkrahje. Thirrjes së organizatorëve i ishin përgjigjur me pjesmarrje shkollat shqipe në Bronx, Fondi i Përbashkët Shqiptar në Patterson-NJ, Shkolla Shqipe”Alba Life” në Staten Island dhe Brooklyn, mysafire ishin shkolla Shqipe”Gjuha Jonë” në Filadelfia dhe Ansambli i valltareve të Ansamblit “Rozafat” të Qendrës Kulturore “Zoja e Shkodrës” nën drejtimin e koreografes Angjelina Nika.Festivali është prezantuar nga Klodiana Zylo Halsted dhe Ariot Myrtaj.
Të pranishëm ishin ambasadori Bekim Sejdiu me personelin e konsullatës së Kosovës(Konsujt Korab Mushkolaj dhe Ylber Kryeziu), Konsullja e Shqipërisë Irena Dai, ansambleisti i shtetit të Nju Jork-ut, Mark Gjonaj, si dhe një grup biznesmenësh dhe veprimtarësh të komunitetit shqiptar në Nju Jork dhe Teksas.
Kongresmeni demokrat Elitot Engel, i njohur si mik i shqiptarëve, u ka drejtuar një përshëndetje festivalistëve të vegjël dhe të gjithë organizatorëve e pjesmarrsve në këtë festival, duke i përgëzuar që promovojnë dhe kultivojnë traditat dhe kulturën shqiptare në Amerikë.
Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, ambasador Bekim Sejdiu, në emër të organizatorëve, u ka uruar mirëseardhjen pjesmarërsve dhe të ftuarëve, dhe ka përgëzuar shkollat shqipe për seriozitetin e përgatitjeve dhe u ka uruar sukses festivalistëve të vegjël.
Fjalën përshëndetëse e ka mbajtë konsullja e Shqipërisë Irena Dai. Mes të tjerash, Konsullja tha se:Kam kënaqësinë dhe privilegjin të adresoj përgëzimet dhe përshëndetjet më të sinqerta dhe të përzemërta për këtë festë të shpalosjes së gjuhës së bukur shqipe. Kam bindjen se shqipja jonë, një nga gjuhët më të rralla e të lashta në Europë, është sot ura më e fuqishme e bashkimit të shqiptarisë, është formësim i qenies sonë shqiptare, është thesari që e trashëguam nga paraardhësit tanë, mbi të gjitha-është sakrifica dhe lufta e rilindasve për t’i dhënë ekzistencialitet Kombit Shqiptar, të cilët me vargjet e tyre rrëqethëse, aq bukur i kënduan Shqipes tonë dhe quajtën me të drejtë “Gjuhë Perëndie”…(Lexoje te plote ne Diellin e printuar)
FESTIVALI SHQIPTAR NE NEW YORK ” ZËRAT E RINJ 2013”
*: Me 1 Qershor u zhvillua Festivali i Fëmijëve Shqiptarë në Amerikë “Zërat e Rinjë 2013″/
*Vendin e parë kënga :”Jemi ne e Ardhmja” me muzikë të Pranevera Çobo teksti Violeta Mirakaj, orkestruar nga Yllka Neziri dhe kënduar nga Adem Kaliqi, Me çmimin e dytë të festivalit u nderua kënga “Valët me Shkumë” muzika dhe teksti Luan Bakiu orkestruar Tom Lleshaj kënduar nga Teddy Çobo dhe Silvana Martinaj dhe të tretë kënga ” Loja me jastëkët” muzika dh teksti Ervin Bushati , orkestruar Jetmir Mehmeti, kënduar nga Enesa Dedinca dhe Vlerona Dauti. Foto fituesi i çmimit të parë këngëtari Adem Kaliçi – kënga :”Jemi ne e Ardhmja” me muzikë të Pranevera Çobo teksti Violeta Mirakaj/
NEW YORK CITY : U zhvillua mbrëmjen e së shtunës 1 Qershor 2013, në qytetin e New York ut– Festivali i 1-rë i Fëmijëve Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë Festival magjik fëmijët Shqipëtar të mbarë Amerikës dhe Kanadasë, “cicëruan si zogjtë” për më shumë se tre orë, duke kënduar këngë të reja Shqip si dhe këngë përshëndetëse nga këngët më të mira të Festivaleve Shqiptar në dekadat e kaluara.
Në këtë festival, i cili u mbajtë në zemër të qytetit të New York-ut, Pallatin e Kulturës “Merkin Concert Hall” në Mahattan, morën pjesë më shumë se 300 spektatorë, fëmijë me prindërit e tyre, si dhe disa personalitete të shquara të komunitetit, artistë dhe muzikan, veprimtarë dhe artëdashës, televizionet dhe gazetat e komunitetit. Në mesin e publikut ishin edhe përfaqësuesit e shtetit të Kosovës – konzulli Fatmir Zajmi me bashkëshorten e tij – zonjën Serma si dhe anëtari i Asamblesë së shtetit Nju Jork-ut, zoti Mark Gjonaj, i cili njëhereshit është shqiptari i parë që zgjidhet në një post politik të këtij niveli në Shtetet e Bashkuara.
Festivali “Zërat e Rinj 2013″ u dhuroi artëdashësve shqiptarë në New York, e për-rreth tij, një natë të paharrushme të këndshme dhe të mbushur me plot emocione. Ky eveniment i pari i këtij lloji në SHBA, u zhvillua në ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve – 1 Qershorin. Pjesëmarrja në këtë Festival bazohej në krijimtarinë dhe punën cilësore dhe profesionale të bërë me fëmijët shqiptarë në Amerikë, nga profesionist: muzikan, producent , skenograf, dirigjent, njerëz të medias, artistë mjaft të njohur shqiptarë në SHBA.
Aktiviteti i përket fushës së kulturës, artit dhe synon gjithëpërfshirjen e fëmijëve shqiptarë në Amerikë e Kanada, dhe edukimin e tyre, nëpërmjet njohjes së kulturës, këngës dhe valles së bukur shqiptare edhe në diasporë.
Qendra e Kulturës Merkin Concert Hall në Mahattan – New York, ishte arenë e organizimit të këtij aktiviteti të rëndësishëm për fëmijët shqiptarë në Amerikë, në fushën e artit për fëmijët dhe rinjët tanë. Në këtë aktivitet morën pjesë organizatorë dhe të ftuar nga shtete të ndryshme të SHBA, dhe Kanadasë. Fëmijët, jo vetëm nga Nju Jorku, por edhe nga shtetet e tjera: Toronto(Kanada), Filadelfia, Nju Xhersi, Detroiti, Bostoni e tjerë.
Në këtë festival morën pjesë edhe tre grupe “profesioniste” ose të njohura të komunitetit, të cilat për shkak të mundësimit të konkurrencës së drejtë mes të rinjve, shfaqjet e tyre i prezantuan në pjesën për të ftuarit: Grupi i djemëve dhe vajzave të Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, me drejtuese Agelina Nikën, grupi i fëmijeve të shkollës shqipe të Fondit të Përbashket të Patresonit, dhe Grupi i “Bijët e Shqipes” nga Filadelfia, Ansambli Artistik “Këga e Vallja Shqiptare” me Pravera dhe Lorend Çobo,. Në Festival, i cili kishte karakter garues, morën pjesë me 21 këngë, me këngëtarë të rinj, shumica prej të cilëve nga Nju Jorku, por edhe nga shtetet tjera shqiptare, në SHBA dhe Kanada .
Po ashtu në këtë Festival morën pjesë me kompozimet e tyre kompozitorë të njohur në rrafshin kombëtar dhe më gjerë, por edhe disa kompozitorë të rinj të komunitetit, diregjent, dhe skenograf profesionist. Festivali i 1-rë Shqiptarë për Fëmijët në Amerikë “Zërat e Rinj 2013”, konkurojë me 21 kompozime , 10 nga të cilat ishin finalistet, nga ku dhe u përzgjodhën edhe tre këngët më të mira të këtij festivali.
Për prezantuesit e këtij festivali, kjo mbrëmje e festës muzikore, nga zemëra tingëlloi më mirë në gjuhën e ëmbël amëtare në dhe të huaj – Ku sipas tyre ishte muzika me gjuhën e vërtet që shërbej si një dialog i cili krijon atëmosferën e përshtaëshme, për të komunikuar në gjuhën tonë shqipe, duke e çuar më tej vizionin tonë kulturorë në shoqërinë tonë. Ata thanë se ky festival do të sjell nëpërmjet melodive dhe këngëve, të tij një pjesë nga jeta e fëmijëve tanë në Amerikë, një pjesë emocionuese dhe të paharrueshme, për fëmijët tanë këtu në diasporë.
Kurse, e veçanta e këtij festivali; ishte se fëmijët në këtë festival nuk vijnë vetëm nga Nju Jorku, por vijnë nga edhe nga shtetet e tjera si : Toronto(Kanada), Filadelfia, Nju Xhersi, Detroiti, Bostoni e tjerë, tha prezantuesja e këtij festivali Sidola Vata – Preçi.
Konferencierët, u shprehen se pa ideatorët e këtij festivali të cilët marrin dhe meritat e tij dhe që janë ata që mundësuan atë, pra, sponsorët e tij, pa të cilët thanë ata “ky festival nuk do të ishte mbajtur”. Një kontribut të paçmuar për realizmin e këtij festivali, sipas organizatorit të tij, dhanë edhe dy përfaqësit e shteteve tona në SHBA, ai i Kosovës dhe Shqipërisë; Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, Ambasadori Bekim Sjediu, dhe Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë, zoti Dritan Mishto.
Ideatore dhe drejtuese artistike e Festivalit të 1-rë i Fëmijëve Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte Pranvera Çobo, Drejtor dhe regjizor i festivalit Bujar Alimani, Skenografia Valentin Veizaj, Orkestant Tomë Lleshaj, Libretiste Violeta Mirakaj, Koordinator Lorend Çobaj, Koordinator për media zoti Adem Belliu, dhe konferencier Sidola Vata-Preci dhe Mario Gjergji.
Në ndërkohë që soponsori gjeneral i këtij festivali ishte Ansambli Artistik “Këga e Vallja Shqiptare” me Pravera dhe Lorend Çobo, organizata e Grave Shqiptare në Amerikë “Motrat Qiriazi” me presidente Dr. Ana Kohen, shoqata “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia, me president zotin Sadik Elshani, Fondi i Përbashkët i Patersonit në Nju Xhersi. Posterat e festivalit u sponsorizuan nga familja Dedinca, kurse logoja e madhe e festivalit nga piktori Serxhoi Bytyqi.
Në mbarim të Festivalit,– të 1-rë i Fëmijëve Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili ishte një risi për shqiptarët e Amerikës, pati një vlerësim mjaft inkurajues nga shumica e pjesëmarrësve. Ky festival i pari i këtij lloji ishte me të vërtetë një festë për fëmijët, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve 1 Qershorin, për prindërit e tyre, por edhe për të gjithë artëdashësit e tjerë, që e ndoqën këtë festival me emocione të paharrueshme. Këtë e tregoi edhe salla e mbushur plotë e mbajtjes së Festivalit në “Markin Concert Hall” në Nju Jork.
Pas interpretimit të shkëlqyer të këngëtarve të vegjël shqiptar, Juria vendosi që vendin e parë ta merrte kënga :”Jemi ne e Ardhmja” me muzikë të Pranvera Çobo, teksti Violeta Mirakaj, orkestruar nga Yllka Neziri dhe kënduar nga Adem Kaliqi.
Çmimet e Festivalit të 1-rë Shqiptarë për Fëmijët në Amerikë “Zërat e Rinj 2013″ i sponsorizojë producenti i Televizionit Albanian Culture , zoti Adem Belliu me 500 dollar : 250 dollar nga këto u dhanë për vendin e parë, 150 për vendin e dytë, dhe, 100 dollarë për vendin e tretë.
Me çmimin e tretë u nderuar kënga ” Loja me jastëkët” muzika dhe teksti Ervin Bushati , orkestroi Jetmir Mehmeti, kënduar nga Enesa Dedinca dhe Vlerona Dauti.
Me çmimin e dytë të festivalit u nderua kënga “Valët me Shkumë” muzika dhe teksti Luan Bakiu, orkestroi Tom Lleshaj kënduar nga Teddy Çobo dhe Silvana Martinaj.
Në fund Juria e festivalit e bazuar në vlersimin dhe mendimin e secilit nga anëtarët e Jurisë, dhe të durtrokitjeve të shumta të spektatorëve, vendosi që çmimin e parë të ia jap këngës:”Jemi ne e Ardhmja” me muzik të Pranvera Çobo, teksti Violeta Mirakaj, orkestruar nga Yllka Neziri dhe kënduar nga Adem Kaliqi.
Ideatoria e këtij festivali Pranvera Çobo i tha gazetës sonë se nuk janë zhvlluar shumë festivale në diasporën shqiptare dhe aq më shumë në Amerikë, të këtillë si Festivali i Fëmijëve Shqiptarë në Amerikë “Zërat e Rinjë 2013, në Nju Jork. Ky festival tha zonja Çobo, do të mbetet i pari i këtij lloji, sipas mendimit të saj . “Festivali “Pranvera e Fëmijëve” shprehet zonja Çobo, që mbahet në Kopenhagen të Danimarkës ka një vision të ndryshëm nga festivali “Zërat e Rinj 2013″.”Pranvera e Fëmijëve ” është një festival i grupeve folklorike të fëmijëve ku fëmijët përgatiten dhe paraqiten si një ansambël artistik me këngë dhe valle shqipëtare nga arshiva e folklorit – Ndërsa Festivali “Zërat e Rinj 2013”, në New York, është një vazhdimësi e festivaleve të përvitshme, siç është “Kosova Fest”,”Ylberi” “Festivali Kombëtar i Fëmijëve” në Shkodër” tha presidentia dhe ideatoria e këtij fewstivali zonja Pranvera Çoba.
Ndërkaq, edhe Konsulli i z Fatmir Zajmi pergezoi organizatoret per organizimin te ketij festivali, te pare te femijve Shqiptare ne SHBA. Me crast ai theksoi se Konsullata e Pergjitheshme e Kosoves se bashku me Konsullaten e Pergjitheshme te Shqiperise kan perkrahur mbajtjen e ketij festival. Konsulli Zajmi, tha se KPNY ne kuader te kompetencave te saja edhe ne te ardhmen do ti mbeshtet aktivitetet kulturore ne interes te promovimit te vlerave te mirefillta kombetare, duke theksuar se ky festival u karakterizua me performance kualitative, kurse talenti i femijve i shfaqur ne festival e meriton perkrahjen edhe me te madhe nga komuniteti duke shpresuar se festivalet e kesaj natyre ne te ardhmen do te behen tradicionale edhe me gjithe perfshirese .
Në Festivalin e Fëmijëve Shqiptarë në Amerikë “Zërat e Rinjë 2013, në Nju Jork, duket se çdo gjë shkoi ashtu si edhe kishin punuar organizatorët e tij, dhe e kishin parashikuar ata për t’ia arritur qëllimit, duke ia filluar nga organizimi, regjia, skenografia, juria e deri te prezantuesit e Festivalit, dhe publiku I mrekullueshem shqiptarë në Amerikë