• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DIASPORA-NË AUSTRI 17-VJETORI I ÇLIRIMIT TË KOSOVËS FESTOHET ME NJË PASDITE LETRARE DHE KULTURORE

June 14, 2016 by dgreca

Shkruan: Besim Xhelili/

Vjenë, 13 qershor 2016/

Me rastin e 12 qershorit, 17-vjetorit të çlirimit të Kosovës, në qytetin Knnitelfeld të Austrisë u organizua një manifestim i pasur dhe i larmishëm kulturor dhe letrar. Me ftesë të Shoqatës Kulturore “Dardania” nga Knnitelfeld-i, disa anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu” (LSHKSHA), me seli në Vjenë, morën pjesë në këtë takim manifestues dhe lexuan nga krijimet e tyre. Në emër të Shoqatës “Dardania” të pranishmit i përshëndeti kryetari z. Enver Tërshana, duke i falënderuar të gjithë të pranishmit, dhe duke lavdëruar punën e krijuesve shqiptarë në Austri, të cilët, sipas tij, me shkrimet dhe botimet bëjnë që bashkatdhetarët të ndjehen më afër atdheut. Në emër të LSHKSHA përshëndeti kryetari z. Anton Marku. Ai pasi bëri një përshkrim të shkurtë të krijimit dhe punës së Lidhjes, të pranishmëve ua uroi 17-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe u dëshiroi çaste të këndshme me programin e përgatitur enkas për këtë ditë. Në emër të Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare për Steiermark përshëndeti z. Fatmir Osmani.

Për udhëheqjen e programit u përkujdesën Leonita Totaj, e cila është njëkohësisht edhe moderatore e programit të gjuhës shqipe në Radio Rinia (qëështë pjesë e Radio Helsinki nga qyteti Graz, (www.helsinki.at)), dhe studentja Jeta Jashari nga Shkupi.Në fillim u bë prezantimi i romanit “1803”, i autorit Besim Xhelili, për të cilin foli poeti Anton Marku. Ai e cilësoi këtë vepër të parë në prozë të autorit Xhelili, si një vepër që pasuron thesarin e autorëve shqiptarë në Austri, kurse vetë tematika e romanit ështënjë ngjarje nga përditshmëria, sado qoftë fiktive dhe e imagjinuar, ajo është një romancë moderne dhe tërheqëse për lexuesin, duke shtuar se autori ka në proces vazhdimin edhe me dy pjesë të këtij romani si dhe përkthimin në gjuhën gjermane të pjesës së parë.

Më pas me disa poezi gjegjësisht me shkrime në prozë u prezantuan krijuesit e pranishëm Ramiz Selimi, Zef Ndrecaj, Haxhi Morina, Leonita Totaj, Jeta Jashari, Anton Marku, Besim Xhelili, ndërsa nxënësit dhe të rinjtë Diart Elshani, Lora Iballi, Edona Zekolli dhe Dafina Përteshi, si dhe grupi i vajzave i shoqatës “Dardania”, përveç që lexuan vargje të zgjedhura nga shkrimtarë të dalluar shqiptarë, ata me këngë dhe valle i dhanëprogramit një bukuri të veçantë. Hysni Elshani lexoi dy poezi të poetes Resmije Uka, e cila jeton në Graz dhe këto poezi ia ka kushtuar bashkëshortit të saj të ndjerë Mehë Uka, i vrarë në luftën e fundit në Kosovë. Një poezi nga poeti Jeton Kelmendi kushtuar Nënë Terezës e lexoi Tahir Turkaj, kryetar i SHKA “17 Shkurti” nga qyteti Baden, Isuf Tërshana luajti disa pika muzikore në gajde, kurse rapsodi Naim Krasniqi disa në çifteli.Në fund u shpërndanë libra, ndërsa nga shoqata “Dardania” u shtrua një sofër e begatshme me ushqime tradicionale shqiptare.

* E falenderojme autorin per bashkepunimin me Gazeten Dielli

Filed Under: Mergata Tagged With: 17 Vjetori i clirimit et Kosoves, fetsohet ne Vjene

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT