• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ka nisë rrugëtimin në Nju Jork – Festivali i Filmit Shqiptar

October 4, 2014 by dgreca

* Të pranishëm edhe artistë të njohur nga Shqipëria e Kosova: Artistja e Popullit Tinka Kurti, Kosova Çun Lajqi, Diellza Kolgeci,si dhe personalitete shqiptare të diplomacisë, politikës dhe biznesit.
*Filmat do të gjykohen nga një juri, në përbërje të së cilës janë Gilberta Lucaj, regjisori Lee Percy, dhe Paul Kurti…
Nga BEQIR SINA – New York City
CHELSA NEW YORK CITY : Festivali i tretë i Filmit Shqiptaro – Amerikan i ashtuquajtur Albanian American Festival në metropolin e botës Nju Jork , ka filluar me shfaqjen e premirerave të saj mbrëmë më 2 tetor dhe përfundon të Ejten me 9 tetor. Për tetë ditë, sa do të zgjasë festivali, në qendrën e kinemasë SVA – Nju Jork, do të shfaqen me dhjetëra filma, të metrazhit të gjatë, metrazhti të shkurtër, dhe filmat dokumentar, cilët do të konkurrojnë për shtatë çmime.
Ky aktivitet që realizohet për të tretin vit me rradhë dhe synon të sjell së bashku për një javë disa nga regjizorët dhe aktorët më në zë të kinematografisë mbarë shqiptare, nga Kosova, Shqipëria, dhe të gjitha trevat shqiptare.
Një traditë e bukur, kjo e cila ka lindur vitet e fundit në Nju Jork dhe quhet Festivali i Filmit Shqiptar në SHBA., e realizuar falë përpjekjeve të komunitetit të artistëve shqiptarë, në SHBA, po bënë atë që sallat e kinemave, të kryeqendrës botërore të kinematografisë – Nju Jorkut, t’i dedikohen edhe këtë vit kulturës, artit dhe vizionit të talenteve shqiptarë në trojet tona e kudo nëpër botë.
Ndërsa, artdashësit e shumtë shqiptarë dhe amerikanë të përjetojnë për tetë ditë emocionet e filmave më të rinj dhe më cilësorë të cilët do të shfaqen në shqip dhe anglisht në qendrën e kinemasë SVA – Nju Jork,
Festvali nisi rrugëtimin e tij me me filmin nga Kosova “Heroi” i Luan Kryeziut
Pjesëmarrës në festival janë artistë të ndryshëm shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, SHBA-ja apo hapësira të tjera ku ata jetojnë. Festivali nisi mbrëmë në qendrën e Kinemasë SVA me një kolazh të filmave më të mirë shqiptarë gjatë këtyre viteve, me shfaqjen e filmit “Heroi” të regjisorit nga Kosova, Luan Kryeziu dhe interpretimin e aktorit Çun Lajçi.
Gala e hapjes dhe mbrëmjet para shfaqjes së filmave u dha mundësinë pjesëmarrësve të takojnë figura të shquara të kinemasë shqiptare, e asaj botërore, të krijojnë lidhje me distributorë filmikë të huaj ose thjesht të bëjnë fotografi me njerëz të famshëm të artit – kulturës, politikës, diplomacisë dhe shou-biznesit.
Ndërkohë, në hapjen e Festivalit të 3të të Filimit Shqiptarë në Nju Jork, morën pjesë shumë personalitete, si aktorët e mëdhenjë : Artistja e Popullit Tinka Kurti, aktori me rrenome nga Kosova Çun Lajqi, aktoria Diellza Kolgeci, asembleisti i parë shqiptarë në asamblenë e Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj, përfaqësuesit e shteti të Shqipërisë e Kosovës ambasadori Ferit Hoxha, Konsulli i Kosovë Korab Mushkolaj, dhe shume figura të tjera nga bota e filmit dhe shou biznesit, veprimtar të dalluar të komunitetit; kompani R.E.M., zoti Harry Bajraktari dhe Giorgio Kolaj si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes se Prizrenit Tomë Mrijaj, nga Kosova, Prof. Dr. Muhamet Shatri, zyrtarë i lartë i Ministrisë së Diasporës për Grumbullimin e Lëndës Arkivore dhe Muzeale dhe njëherazi president i Shoqatës Mbarëshqiptare “Trojet e Arbërit”.
Festivalin e hapi drejtori i AAFF aktori Ariot Myrtaj – i cili tashmë është bërë një figurë e njohur dhe e dashur në komunitetin shqiptar. Ai është aktori energjik dhe i talentuar nga Kosova – i cili nuk ngurron të përkrahë e të marrë pjesë në projektet e shqiptarëve të tjerë këtu në Nju Jork, e më gjerë.
“Ky kryeqytet i botës – me madhështinë e tij – qytet “zhurmaxhi”, dhe me shumë ngjyra me plotë jetë, dhe me një botë të tërë në miniaturë, për tre vjet me radhë me bukurin e artit të filmagrafisë po flet edhe gjuhën e ëmbël dhe të bukur shqipe, e ngjyrysor me ngjyrat kuq e zi” u shpreh të fillim të fjalës së tij Arioti.
Duke shtuar se :”Ky festival dhe pjesmarrja e juaj në këtë festival – i bënë një nder të veçantë vendit tonë – spese në këtë kryeqendër botërore, në këtë qytet shumë të bukur – jemi duke promovuar kulturën e artit tonë të bukur, nëpërmjet kinematografisë shqiptare”
Ai vuri re se arti e kultura shqiptare nuk kishin një nga elementët më kryesorë për përfaqësimin e tyre dinjitoz në botë: vëmendjen e artdashëve të huaj dhe mbarë shqiptarë, se sa një festival të këtill mbarë shqiptarë. Ndërsa, më tej faleminderoi përzemërsisht duke i dhënë secilit prej stafit të tij meritat e tyre, për ta bërë këtë festival gjithëshqiptar – pra “për të bashkuar grupe të tjerë aktivistësh të motivuar vetëm nga dëshira e mirë – tha Myrtaj – për të bërë diçka pozitive për komunitetin, duke faliminderuar Ministrin e Kulturës së Kosovës, dhe Konsullatës së saj- Misionin e Shqipërisë, si edhe përkrahjen e biznesmenëve largpamës me origjinë shqiptare. “Këto përpjekje, tha ai të gjithanshme, sjellin edhe këtë vit festivalin e shumëpritur të filmit shqiptar”.
Artistja e Popullit Tinka Kurti thotë se :”Me thënë të drejtën jam e befasur me këtë festival dhe jamë shumë e lumtur që shqiptarët e Amerikës – që kan arritur të mbajnë një festival të till – të kinematografisë shqiptare në Nju Jork, një festival kaq të bukur me një publik kaq të madh natyrisht që është një mrekulli për të gjithë ne shqiptarët!” tha Kurti.
Kurse, Prof. Dr. Muhamet Shatri, një zyrtarë i lartë i Ministrisë së Diasporës për Grumbullimin e Lëndës Arkivore dhe Muzeale dhe njëherazi president i Shoqatës Mbarëshqiptare “Trojet e Arbërit”, do ta quante Festivalin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe një arritje tjetër e shqiptarëve të Amerikës, në fushën e artit e kulturës shqiptare i cili ngërthen një fakt një festival mbarë shqiptarë, mbasi është festivali që i përfshin dhe i përfaqason të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.
“Pra, ky festival tha professor Shatri, ka të simbolizuar në ngerthën e saj – atë, aspiratën e mbarë kombit tonë “Bashkimin e të gjithë Shqiptarëve”, dhe shtoi se ne kemi parë shpesh herë filma amerikan të cilët na kan inkurajuar gjithmonë, me kryeheronjët e tyre, që kan luftuar për të drejtën dhe mbrojtejn e tyre, por tani erdhi koha të shohim edhe filmat tanë në SHBA, vendin aleat dhe mik i përjetshëm i shqiptarëve, sidmos për atë që bënë SHBA – për çlirimin, lirinë e pavarësinë e Kosovës, tash po na japin të njëjtin frymëzim- ”
Natyrisht, që dëshirojë me shtue tha professor Shatri se ” Festivali i Filmit Shqiptar në SHBA, kjo kolanë e përzgjedhur e filmave shqiptarë, jo pa qëllim mendojë është hapur me filmin “The Hero” – ku në qendër të filmit është vendosur një hero i luftës çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës ndaj serbëve, për të treguar atë sesi edhe SHBA – kan vepruar me heronjët e tyre, kur erdhi koha në atë që simbolizon aspiratat e popujve që luftojnë për liri, për të jetuar në paqe, demokraci dhe prosperitet, bazuar në vlerat e përbashkët të lirisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të drejtave të njeriut”, ka një domethënie të vërtet.
” Gjithashtu, ky festival vijojë profesro Shatri mes shumë të tjerash është për të mos harruar kurr Kosovën atë çfarë u bë për lirinë e popullit të Kosovës, luftën e UÇK-së, dëshmorët, mijëra civilë të vrarë, ata mijëra që u zhdukën, atë shkatërrim total – sakrificën e popullit të Kosovës për çlirimin e vendit, kontributin e bashkësisë ndërkombëtare, e veçanërisht ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton, George W. Bush dhe administartës së Preidentit Obama”
Për gazetën “Shqip” dje Violana Murataj thotë se “Mendoj se është një nga iniciativat më të mira për promovimin e artit dhe artistëve shqiptarë jashtë vendit të tyre”, thotë Violana Murataj, e cila është konkurrente në këtë edicion, në zhanrin e filmit dokumentar me filmin “Ditëlindja”. Murataj jep një histori të vendit, i cili është pushtuar nga bunkerët gjatë komunizmit. Rreth 800 000 bunkerë ndodhen në vendin e vogël në pjesën perëndimore të Ballkanit. Bunkerët janë simbol i qëndrimit totalitar, që teksa i sheh sot të sjellin në mendje luftën ndaj armikut dhe tmerrin. Në 25-vjetorin e lindjes së saj, regjisorja ka vendosur ta bëjë ditëlindjen në bunker. Ajo do të përballet me makthin që përçojnë nga jashtë këto krijesa. Regjisorja nuk do t’i shohë me frikë, por do të krijojë jetë brenda tyre. Duke shkuar tej në të shkuarën, Violiana i bën bunkerët pjesë të realitetit bashkëkohor, dhe jep një këndvështrim si duhen parë ato tani.
Kjo gazetë shkruan se sot, në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër dhe dokumentar, do të konkurrojnë filmat “Oqean” (Shqipëri), “Kadenca” (Kosova), “One Eye Shut”, (Shqipëri / SHBA) nën regjinë e Andamion Muratajt, ku interpretojnë Luan Bexheti dhe Anisa Dema, “Jetë të riciklueshme” nën regjinë e Blerina Goces.
Në ditën e tretë, në ekranin e festivalit, sipas saj në rubrikën “Retrospektivë”, do të shfaqet filmi “Përrallë nga e kaluara” me regji të Dhimitër Anagnostit. Narracioni i komedisë “14 vjeç dhëndër” të A. Z. Çajupit, ku tregohet historia e martesës së Gjinos 14-vjeçar me Marigonë 20-vjeçare, është një ndër prodhimet më të mira të kinemasë sonë.
Nuk do të mungojnë gjatë këtyre ditëve (festivali zgjat deri më 9 tetor) edhe diskutimet mbi situatën kinematografike sot. Një temë e zgjedhur nga organizatorët është ndikimi që ka pasur lufta dhe komunizmi në filmin artistik shqip.
Pjesëmarrës në këtë festival është edhe filmi “Amel” nën regjinë e Morea Raça. Filmi bën fjalë për aktoren Amel, e cila e provon fatin në një audicion filmi të një produksioni ndërkombëtar. Ajo arrin të kualifikohet dhe të marrë një rol në këtë film, por më vonë i shfaqen pengesat në rrugëtimin e saj. Në film luajnë aktorët: Makfire Miftari, Bekim Mulaj, Veton Osmani, Hazir Haziri, Shengyl Ismajli, Arvanit Krasniqi.
Regjisorja Morea Raça me filmin “Amel” ka marr Çmimin Special të Jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Fano. Një tjetër film konkurrues është dhe ai me titullin “Shqiptari”, ku interpreton aktori Nik Xhelilaj, nën regjinë e Johannes Naber. Interesante është dhe pjesëmarrja e filmit “Besa” me regji të Rachel Goslins, i cili flet për hyrjen e nazistëve në Shqipëri.
Ky festival që në dy vitet e para të tij organizohej nën emrin Java e Filmit Shqipëtar në SHBA nga Ariot Myrtaj dhe Mrika Krasniqi, duket se nga “mosmarreveshjet” mes tyre, kan bërë që këtë vit do të kemi dy organizime të njëjta pra : Festivalin e Filmit Shqipëtar nën organizim të Ariot Myrtaj që tashmë ka filluar mbrëmë dhe do të kemi edhe Javën e Filmit Shqipëtar, nën organizim të Mrika Krasniqit që do të mbahet po në Nju Jork dhe në të njëjtën kinema në 21 deri 27 Nëntor 2014.
Filmat do të gjykohen nga një juri, në përbërje të së cilës janë Gilberta Lucaj, regjisori Lee Percy, dhe Paul Kurti.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, Festivali i filmit, filloi, New York

Filloi viti i ri shkollor në gjuhën shqipe në Brooklyn

October 2, 2013 by dgreca

Shkruan: Afërdita Kaçubaj/

Më datën 28 shtator ishte dita e parë e vitit shkollor 2013- 2014 për shkollën shqipe “Alba Life” në Brooklyn në shkollën publike amerikane në PS.205. Dyert u hapën dykanatësh për fëmijët që vraponin të lumtur drejt mësueseve dhe njeri-tjetrit!  Dukej sikur muajt e verës i kishin mbushur zemrat e tyre të vogla me mall për shoqërinë dhe ato orë të numëruara që kalojnë aq shpejt, sepse është mrekullisht bukur të jesh në një klasë me moshatarë, bashkatdhetarë që u kërkohet të flasin dy gjuhë, të ndjekin zakone dhe tradita të dy shteteve, të antaresohen në jetën e përditshme të vendit të cilit ia këndojnë me dorë në zemër himnin çdo mëngjes, por që flenë me zërin e nënave që u këndojnë ninullat në shqip cdo mbrëmje.

Dita e parë ishte më shumë njohje e nxënësve dhe e prindërve me njeri-tjetrin, shpërndarja e librave etj.  Ishte bukur teksa i shikoje ata fëmijë të shkruanin emrat e tyre në tabelë dhe pastaj t’i shqiptonin shkronjat një nga një në gjuhën e bukur shqipe për klasën qëPresidentit Nishani iu dhurua një pllakë nga botuesi Bajrami me këtë motivacion: Si simbol i bashkimit të kombit dhe një zë i arsyes dhe durimit në kohë të vështira politike të cinizmit dhe papërgjegjshmërisë partiake”. t’i dëgjonte.  Nxënësit që ndjekin shkollën shqipe për të dytin vit radhazi u grupuan menjëherë sikur zogjtë që cicërijnë në çerdhe, por mësuese Dita u afroi edhe nxënësit e rinj të cilët shikonin përreth të gëzuar me një dritë të ndezur për të mësuar gjuhën e bukur shqipe që u shkëlqente në sy.

Oresti, Brian, Lejla, Gabriela, Aaron, Griselda, Angie, Elio, Elisa, Kevin etj, filluan menjëherë bashkëbisedimin në shqip e anglisht dhe dukej sikur kishin formuar një botë të tyren më vete ku askush tjetër nuk egzistonte. Mungonin në atë grup Sabrina, Aldini, Sara dhe Alba të cilët do të jenë të pranishëm të premten e ardhshme!

Themeluesi i shkollave shqipe dhe i TV “Alba Life” z. Qemal Zylo po merrej me shpërndarjen e abetareve dhe fletoreve të punës, kurse mësuese Dita lëvizte sa te një nxënës tek tjetri që t’i bënte të ndiheshin sa më mirë në mjedisin e ri duke u folur në të dy gjuhët dhe duke i prezantuar me njeri- tjetrin.  Nxënësit e rinj Adison, Emili, Amber, Rafael, Irsa, Andri, Liza, Klarisa etj, u miqësuan shumë shpejt dhe nuk vonoi që gjithë klasa të gumëzhinte si në një koshere bletësh plot fjalë me zë të lartë e të qeshura.

Pastaj mësuese Dita shkroi në tabelë tekstin e këngës Hapa- dollapa dhe nën drejtimin e nxënësve të vjetshëm që e dinin këngën e gjithë klasa e filloi të këndonte së bashku dhe nuk vonuan ta mësonin këngën të gjithë!

Dita e parë në shkollën shqipe përfundoi me udhëzimet përkatëse për mjetet e punës që fëmijët duhet të kenë më vete të premten e ardhshme, dhe me disa foto në oborrin e shkollës për ta kujtuar këtë ditë!

Shtator, 2013

Brooklyn, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Aferdita Kacubaj, Brooklyn, filloi, viti shkollr

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT