• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë…

November 14, 2016 by dgreca

…Fillon Javën Globale të Ndërmarrësisë/1-ambasadori-amerik-oda

-Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie: Forumi “Ekosistemi i Ndërmarrësisë” është një ngjarje e organizuar në kohën më të mirë për Kosovën, pikërisht pas vlerësimit pozitiv të Bankës Botërore mbi Lehtësinë e të Bërit Biznes në indikatorët e fillimit të biznesit/

PRISHTINË, 14 Nëntor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Qendra e Inovacionit në Kosovë, në kuadër të javës së globale të ndërmarrësisë organizuan forumin “Ekosistemi i Ndërmarrësisë” ku u diskutura rreth zhvillimit potencial të ndërmarrësisë në Kosovë.

Uranik Begu Drejtor Ekzekutiv i Qendrës së Inovacionit në Kosovë tha se është e një kënaqësie të veçantë prezenca e përfaqësuesve të qeverisë dhe partnerëve ndërkombëtare  për t’u informuar rreth mangësive të ekosistemit të ndërmarrësisë dhe si ti përmirësohen kushtet e të bërit biznes në Kosovë.Begu theksoi ndërmarrësit e rinj ballafaqohen me sfida në kuptim të zhvillimit të ideve të tyre dhe sfidës per t’i mbijetuar tregut. Sipas tij, në fokus të veçantë duhet të jetë angazhimi i gruas në biznes dhe i pjesës më të ndjeshme të shoqërisë, rinisë së Kosovës, tek e cila papunësia mbetet në nivel shumë të lartë. Begu shtoi se shenja më pozitive dhe optimiste është se të rinjtë e Kosovës kanë vullnet për të zhvilluar bizneset e tyre dhe për të krijuar vende të reja të punës, një model ky i cili i duhet zhvillimit ekonomik dhe Kosovës në përgjithësi.Arian Zeka Drejtor Ekzekutiv i Odës Amerikane tha se është i pashembullt partneriteti ndërmjet organizatave, të cilat përmes aktiviteteve promovojnë vlera në shoqërinë tonë të cilat do të ishin më nxitëse në zhvillimin e ndërmarrësisë në Kosovë. Zeka theksoi se të gjithë, përfshirë edhe mediet kanë përgjegjësinë e promovimit të storieve të suksesit të ndërmarrësve të rinj ashtu që të rinjtë e tjerë të cilat janë para dilemës nëse ndërmarrësia është rruga që ata duhen zgjedhur ta kenë më të lehtë vendimmarrjen.

Zeka u bëri thirrje institucioneve arsimore të zhvillojnë dhe promovojnë trajnime specifike të ndërmarrësisë, të nevojshme në këtë epokë të zhvillimit të hovshëm të ekonomisë dixhitale, duke ditur se sipas raportit të zhvillimit njerëzor të UNDP për vitin 2016, papunësia e të rinjve, e posaqërisht e femrave, është më e larta në Evropë. Ai shtoi se institucioneve të shtetit u mbetet ende shumë për të bërë në aspekt të politikave fiskale të cilat do të ishin nxitëse për zgjerimin e bazës së ndërmarrësisë. Kjo ngjarje, sipas Zekës duhet të shërbejë si një platformë e mirë jo vetëm për diskutim por edhe për dhënie të zotimeve për veprimet të cilat secili duhet ndërmarrë për një ekosistem plotësisht funksional të ndërmarrësisë si dhe për zhvillimin e produkteve perkrahëse për ndërmarrjet e reja nga ana e institucioneve financiare.Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie deklaroi se Forumi “Ekosistemi i Ndërmarrësisë” është një ngjarje e organizuar në kohën më të mirë për Kosovën, pikërisht pas vlerësimit pozitiv të Bankës Botërore mbi Lehtësinë e të Bërit Biznes në indikatorët e fillimit të biznesit. Delawie theksoi se kompanitë inovative në Kosovë janë përkufizim i shkathtësive dhe etikës në punë. Sidoqoftë, sipas tij shkathtësitë nuk janë të mjaftueshme; duhet guxim për të ndërmar riskun e fillimit të një biznesi, duke pasur parasysh që ai biznes do të jetë vend i punës për dikë tjetër.

Ambasadori Delawie inkurajoi të gjithë të vazhdojnë të promovojnë dhe mbrojnë sektorin privat, si dhe të luftojnë korrupsionin. Kosova ka nevojë për ndërmarrës, të cilët krijojnë ambientin më të mirë të të bërit biznes. Kjo, sipas Delawie është mënyra më e mirë për të për të arritur rritje të qëndrueshme ekonomike dhe për të krijuar vende të punës.Delawie theksoi se që nga pavarësia, Kosova ka arritur progres në ofrimin e demokracisë së lirë të tregut dhe përmirësimin e pakos fiskale për të rritur zhvillimin ekonomik dhe për të tërhequr investime të huaja. Ai tha se ndërmarrësia është shprehje e optimizmit dhe njëkohësisht inkurajoi të gjithë të ndërtojnë kompanitë e tyre, duke shtuar se këto përpjekje do të vazhdojnë të mbështeten çdo ditë.Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi theksoi se java globale e ndërmarrësisë është një mundësi posaqërisht për të rinjtë, të cilët duan t’i realizojne idetë e tyre ndërmarrëse. Ai shtoi se qeveria do të angazhohet të gjej forma të përshtatshme për të situmuluar idetë e reja dhe do të vazhdojë të ndërmarrë një sërë masash në këtë drejtim.Poashtu, Kelmendi tha se qeveria po vazhdon të punojë në reformimin e pakos fiskale, e cila do të mbështes edhe më tej investitorët dhe ndërmarrësit e rinjë. Indikatorët e klimës së të bërit biznes janë stimuj shtesë për krijimin e një klime për investiorët e rinjë të cilët do të bëhen pjesë e përmirësimit të ambientit te biznesit.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: amerikane, fillon javen Globale, ne Kosove, oda ekonomike

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT