• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fjalori shqiptar

September 9, 2015 by dgreca

Shkruan: Ilir Levonja-Florida/

Eshtë një opinion i tërë që beson se ne shqiptarët vetëm kombëtarja na bashkon. Pa përjashtim…, të madh e të vogël. Madje edhe dekori, ngjyra e kuqe, shqiponja e zezë. Xhamadani vija­vija. Qeleshja me shqiponjën dy krenare. (Për aq e aq vite nuk çohej nëpër mend e shkreta. Madje mjerë kush e përmende jo ta vendoste në kokë.) Megjithatë në këtë dalldi të kuqe, vlon si jehonë gjithnjë një thirrje.

O sa mire me qënë shqiptar, o hej, o hej, ohej.

Dhe çdo frymë kohë, një kujtesë po në thirrje; një komb, një atdhe, një gjuhë, një flamur.

Pastaj prapë xhamadani vija­vija ja Kosova ja Shqipëria. Ovacione qeleshesh. Dallgë shqiponjash.

O hej, o hej, o hej…

Dalldisë plot brizë zërash që të kujtojnë jehonat në alpet e këtij e dheu, bash mu në mes rë ashtit të tij. Në kërthizën e tij, nga dje u shtua edhe keqardhja e përbashkët. Trishtimi i përbashkët…, ose pafatësia e minutës 92′.

Dukej se bash ai asht kërthizor i jehonës o hej, o hej, o hej…., u përfshi në gjëndjen e natyrës pas shiut. Në atë qetësi pikëllimi prej floriri dromcash. Ku këtej avullon kurmi…, e dielli ngrihet përditmërisht njësoj. Pra një vraje e përbashkët. Një dhimbë a trishtim i përbashkët. Ashtu sikur edhe natyra në luginat dhe lugjet e atij ashti kërthizor kullon po, përbashkësisht. Pasi qofshin edhe në skajin jugor, Patagonian e Argjentinës. Ata qeleshexhinj, kuqaxhinj apo xhamadan shqiponjaxhinj. Kanë kërkuar leje nga puna, janë mbledhur diku. Qoftë në shtëpinë njërit prej tyre, në një local po shqiptar. A, edhe atje përjashta a brenda ku punojnë, ndjekin në celularë atë luginën e kuqe ku rrotullohet një top. Dëgjojnë të dënuar mirësisht xhamdanin vija­vija. Dhe brizën drithëronjëse, o hej, o hej, o hej…

Po ku ndahen shqiptarët atëhere?

Ende pa u larguar nga dalldia o hej, o hej o hej…, që çuditërisht është më e madhe se bota. Përhapet dalldia tjetër…, lexojini dhe mëshirojeni. (Eshtë mirësia e modernizmit, mëshira.) Barku i pushtetit tuaj gëlltit gjithçka. Horra, ndyrësira, qelbësira. Kriminelë. Vrasës. Hajdutër.

Burra kurvash. gra kurva…, lavire.

Turkoshak. Me një fjalë me mentalitet Turku. (Këtej presim inagurojmë fushata synetllëku, i marrim para Erdoganit për të ndërtuar besimin tone.)

Mafiozë, familje mafiozësh. Ju doni varur në litar. Të gjithë në burg do përfundoni. Keni vjedhur sa keni qënë në pushtet. Keni vrarë. Hajdutë që po vidhni tani. Pushtet i familjes. Çunat e grupit.

Pushta. Njerëz të sigurimit. Me dosje. E ke pseudonimin qukapiku. Plepi, Nëpërka. Të happen dosjet. Po nuk i hapni ju. Keni veten brenda. Pizevenë. Tregoje me kë pive kafen mbrëmë. Jo po tregojua shqiptarëve. Prapë qelbësirë.

Nga ana tjetër, koha. Përballë situatave të tilla, fare të pakta parlamentare. Pasi demokracia në Shqipëri është një bina prej konstrukti rakitash. (Përtekash). Kanë ekzistuar edhe zëra që thjesht kanë pasqyruar realitetin. Por që ushtria e turkoshakëve modernë i ka përdorur për interesin po turkoshak. Duke i quajtur si demaskues të këtij apo atij regjimi. Në fakt ata ishin thjesht, pasqyrues të realitetit njerëzor. Atij që nuk i përket as njërës dhe tjetrës palë… Realitetit të shoqërisë, popullit.

I tillë ishte Nonda Bulka. Ja realiteti i tij për shoqërinë. Përballë realiteti të atyre që kanë dhe përdorin fjalorin e mësipërm.

”Shën Maria hesht!

Që nga larg, zhurma e muzikës së radios tingellon në veshët e mëmës. Dhe djali fle, pa bukë, pa zjarr, pa dritë.

­Neno!

­Bir!

­S’jam mirë!

­T’u bëfte nëna, fli!

Dhe djali fle perseri. Dhe mema qendron si shtatore! Hedh syte tej e pertej, veshtron koren, veshtron djalin dhe psheretin thelle. Dhe djali fle! Mema i ve doren ne balle! Balli eshte i ftohte! Mema i trazon dorën. Dora ka ngrire. Mema e puth ne buze. BUzet jane mbyllur perjete. Mema qan me ze, por djali nuk zgjohet. Dhe zerit te memes i pergjigjet heshtja e natës. Kora perkarshi vështron dhe hesht. Nje trup i ngrirë. Nje mëmë me sy pa lot. Një natë dimri vdiq i biri i një lypseje. S’u prish bota, as fukuaralleku s’mori fund.”

Megjithatë sot mjerimi është më modern. Ka emrin papunësi, pasiguri, drogë, prostitucion etj. Prit me sytë nga deti. Nga azilet politike dhe nga teserat e partisë.

Kush i bashkon pra dhe kush i ndanë shqiptarët.? Dhe a kanë lidhje me kombin, kombëtaren, realitetin e shqiptarëve ndarësit e tyre? O hej, o hej, o hej….

Filed Under: Analiza Tagged With: fjalori shqiptar, Ilir Levonja

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT