• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ZË ALARMUES PËR GJENDJEN E TEKSTEVE SHKOLLORE NË GJUHËN SHQIPE NË MAL TË ZI

November 15, 2012 by dgreca

Nga Xheladin Zeneli*/

 Libri ” KULTURA SHQIPTARE NË TEKSTET MËSIMORE  TË SHKOLLËS FILLORE NË GJUHËN  SHQIPE NË MAL TË ZI” i autorit Flamur Anamali ,në mënyrë të argumentuar dëshmon për trajtimin diskriminues ndaj  arsimimit shqip në Mal të Zi ,respektivisht ndaj programeve dhe teksteve shkollore në gjuhën shqipe. Gjithashtu,autori i këtij libri, demaskon qartë qëllimet e politikës arsimore në Mal të ZI, e cila kur janë në pyetje nxënësit shqiptarë ,në vend që t’ju mësohet gjuha,letërsia,kultura ,arti dhe  historia e tyre kombëtare, përkundrazi, përmes programeve shkollore  të shtetit , udhëheqet një politikë asimiluese dhe sllavizuese.  Flamuri nuk e zgjodhi rastēsisht  trajtimin e kēsaj teme tē cilēn fillimisht ishte tema e tij e magjistraturēs,por duke punuar si pedagog nē shkollēn fillore nē Katērkollē (Anē tē Malit) ,tekstet mēsimore tê nxēnêsve shqiptarē u bēn preokupimi dhe brengosja e tij kryesore.Duke parē drejtëpërsëdrejti dhe duke qenē dēshmitarē okularē i implementimit tē politikēs sllavizuese nē shkollat shqipe nē Mal tē Zi, autori me pērpikēshmēri elaboron këtë dukuri në librin e tij.

         Përmes këtij  libri,autori gjithashtu aspiron tē ngrisë zërin dhe të senzibilizojë opinionin e gjērē,për gjendjen alarmante të teksteve mësimore të shkollave fillore në gjuhën shqipe në Mal të Zi.

         Publikimi i librit nē fjalë është edhe një akt i guximshēm i autorit në aspektin e publikimit dhe ekspozimit tē dukurisē së sllavizimit tē programeve shkollore nē gjuhën shqipe nga ana e Ministrisë së  Arsimit, respektivisht nga ana e Entit për Tekste dhe Mjete Mësimore me qendër në Podgoricë.

          Në të vërtetë, ishin parimet, qëndrimet dhe bindjet me karakter kombētar tē Flamurit, qē i kushtuan atij avancimin e karrierës së tij në sferën e arsimit. Kohë më parë, atij iu mohua detyra e drejtorit të shkollës fillore nē Katërkollë, edhe përkundër faktit që Flamuri ishte rekomandim i parē i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të  Zi, megjthate,Ministria e Arsimit emëroi drejtorin në baza tē lojalizmit të partisë në pushtet.

           Kjo dëshmon se pushtetit udhëheqës në Podgoricë nuk i intereson dhe nuk i konvenon që në pozitat drejtuese tē shkollave shqipe,të jenë individ me ndjenja apo me vetēdije tē lartē kombëtare shqiptare.Duke zgjedhur njerēzit që iu përshtatën atyre,ata e zbatojnë më mirē dhe më lehtë politikēn e  vet tē sllavizimit tē plan-programeve shkollore, dhe si pasojë e kësaj, rrjedhon asimilimi gradual i brezave shkollor nē trevat me popullsi shqiptare.

           Nëse diçka nuk ndryshon në planin afatshkurtë nē favor tē kulturës, historisë,gjuhës dhe letērsisë tonē kombëtare, në shkollat shqipe në Mal të Zi, figurat tashmë të  njohura kombētare si Skenderbeu,Ismail Qemali,Dedē Gjo Luli, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Naim Frashēri, Naum Veqilharxhi, Gjergj Fishta , Ndre Mjeda, Kristoforidhi e shumē tē tjerë, për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm të nxënësve shqiptar do të jenë figura të panjohura.

           Ironia mē e madhe është se në këtë vit jubilar për popullin shqiptar, në trojet etnike shqiptare nē Mal tē Zi, njē pjesë e popullit tē ndarë, iu mohohet njohja e heronjëve dhe figurave të tyre kombëtare ,ashtu si iu mohohet edhe përdorimi i pakufizuar i flamurit kombētar.Gjeneratat e ardhëshme nuk do të na falin kurrë,nëse i lejojmē vehtēs që të heshtim për gjenocidin kulturor që po ndiqet sot ndaj shqiptarëve nē Mal të Zi.

            Libri i z. Anamali mund tē konsiderohet si zëri alarmues në ndërgjegjën e atyre qē kanë mundësi,kapacitet dhe fuqi që të ndryshojnë gjëndjen e patolerueshme dhe tē papranueshme të teksteve shkollore në gjuhën shqipe ,pra të ndryshohet në atë mënyrë  që ti shërbejë interesave  tē arsimimit shqip në Mal të Zi, interesave kombëtare tē shqiptarëve në përgjithësi në  Mal të  ZI.

          *Fjalim me rastin e pērurimit tē librit :

“KULTURA SHQIPTARE NĒ TEKSTET MĒSIMORE TĒ SHKOLLĒS FILLORE NĒ GJUHĒN SHQIPE NĒ MAL TĒ ZI”,

tē autorit Flamur Anamali

  Nēntor 2012

Staten Island (New York)

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Flamur anamali, xheladin Zeneli

ESHTE PERURUAR NE NEW YORK LIBRI I FLAMUR ANAMALIT

November 14, 2012 by dgreca

Me daten 4 Nëntor 2012, nē  Staten Island ( New York) u organizua pērurimi i librit me titull “Kultura shqiptare nē tekstet e shkollēs fillore me mēsim nē gjuhēn shqipe nē Mal tē Zi”, i autorit Flamur Anamali.

Pērurimi  u organizua me inicijativēn e z. Xheladin Zeneli. Organizimin e mbrēmjes sē përurimit, gjithashtu e ndihmuan dhe e sponzoruan  z. Sefer Avdiu dhe z. Naser Nika.

Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm pjesētarē të komunitetit shqiptar me banim dhe punë në SHBA, dashamirés tē librit shqip.

Fjalēn  përshëndetëse si dhe trajtimin e librit në pikëpamje apo qasje politike e mbajti z. Xheladin Zeneli, ku nē mes tjerash tha: ” Autori i këtij libri, demaskon qartë qëllimet e politikës arsimore në Mal të ZI, e cila kur janë në pyetje nxënësit shqiptarë ,në vend që t’ju mësohet gjuha,letërsia,kultura ,arti dhe  historia e tyre kombëtare, përkundrazi, përmes programeve shkollore  të shtetit , udhëheqet një politikē asimiluese dhe sllavizuese…”.

Pēr qasjen metodike ndaj librit foli z. Xhafer Shabani i cili poashtu potencoi gjendjen e tanishme tē teksteve shkollore i cili ēshtē rezulltat i strategjisē asimiluese tē pushtetit qendror. Ai tha se ” tani është gjendja edhe më e rēndē se nē kohēn e monizmit,ngase atëherë kishim tē drejtē ligjore që tē shfrytēzojmē tekstet mësimore nga Tirana dhe Prishtina,gjē qē sot nuk lejohet  nga  ana e Ministrisē sē Arsimit tē Malit tē Zi”.

I fundit per librin foli vet autori Mr. Flamur Anamali, i cili ndēr tē tjera tha se gjendja e teksteve eshte shumē e pavolitshme pēr nxēnēsit shqiptar , duke u referuar ne faktin se përveç që nuk inkuadrohen vlerat e kulturës shqiptare, kemi imponim të vlerave të huaja, ku dominojnë ata sllave.Ai poashtu tērhoqi vëmendjen se faktori politik shqiptar mund të kontribojë në avancimin pozitiv të kësaj  gjendjeje.

Pas fjalimeve tē rastit, fjalēn e muarēn edhe disa pjesëmarrës tē kësaj mbrëmjeje  përuruese të cilët përmes pyetjeve dhe komenteve shprehën  shqetësimet e tyre për gjendjen e teksteve mēsimore nē gjuhēn shqipe si dhe për pozitën diskriminuese tē nxēnēsve shqiptar nē Mal tē Zi.

Gjithashtu  u diskutua edhe per format dhe mundēsitē e ofrimit tē ndihmēs dhe konstruktivitetit tē diasporës shqiptare në SHBA, për përmirësimin e kësaj  gjendjeje.

Z. Arben Zenelaj, afarist  shqiptar,me banim nē Staten Island,me prejardhje nga Kopliku i Shqipērisē, dhe pjesëmarrēs nē përurim, i ofroi  ndihmē konkrete autorit pēr mbulimin e shpenzimeve financiare tē pērkthimit eventual tē librit nē gjuhē tē huaj,me qēllim tē senzibilizimit tē opinionit tē huaj pēr gjendjen e teksteve shkollore nē gjuhën shqipe nē Mal tē Zi.

Pēr tē gjithē  tē  pranishmit u shtrua edhe njē koktej rasti, poashtu i sponzoruar nga personat organizatorē tē  mbrëmjes së përurimit.

Ky ishte përurimi i tretë i librit tē Flamur Anamalit, pas atij nē Ulqin,në muajin shtator  dhe atij nē Pejē, muajin e kaluar.

Staten Island (NY)

Nēntor 2012

Filed Under: Kulture Tagged With: Flamur anamali, Xhafer Shabani, xheladin Zeneli

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT