• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Jetshkrimi- Flamur Veizaj, një jetë e vështirë, u këput në Florida

September 26, 2015 by dgreca

Nga Tasim RUKO/

Kryetar i degës së Vatrës në Tampa-Clearwater/

 Patrioti, vëllai, miku dhe vatrani ynë Flamur Veizaj u nda nga kjo jetë duke lënë të gjithë në hidhërim dhe dhimbje. Humbja e një mërgimtari shqiptar është një humbje për të gjithë komunitetin shqiptar këtu në Clearwater, Florida (FL). Flamuri ishte me origjinë nga Krahina e Deshnicës në rrethin e Përmetit. Edhe pse u rrit në vuajtje ai shkëlqeu në shkollë si një nga studentët më të mirë të shkollës, por ëndrra e tij si një djalosh i zjarrtë u ndërpre kur iu mohua e drejta e studimit si djalë i një familje antikomuniste.

Gjyshi nga ana e nënës, Fetah Bundo, gjithashtu dhe Vatran i hershëm, kishte marrë pjesë në Lëvizjen e Pavarësisë Kombëtare në radhët e cetës së Cerciz Topullit dhe të e Mihal Gramenos.

Edhe pse kjo familje patiotike sakrifikoi për Pavarësinë e Shqipërisë, u dënua më vonë në kohën e pas Luftës së Dytë Botërore për pjesëmarrje në rradhët e Ballit Kombëtar dhe qëndrim anit-komunist. Një nga kushërinjtë e Flamurit u egzekutua me vdekje pa gjyq nga komunistët në vendin e quajtur Rrapi i Sukës.

Kjo nuk ishte e vetmja arsye që e gjithë familja vuajti me breza në regjimin komunist duke iu mohuar cdo e drejtë njerëzore apo oportunitete të tjera. Në vitin 1974, babai i Flamurit u arrestua dhe u burgos për 8 vjet pa fakte konkrete. Të gjitha këto e damkosën dhe persekutuan familjen dhe Flamurin për të gjithë kohën e diktaturës deri në demokraci.

Flamuri ishte një djalë me ëndrra dhe pasion për jetën. Me gjithë këto pengesa te biografisë ai nuk u dorëzua, por vazhdoi studimet dhe mbaroi shkollën e mesme bujqësore natën. Gjatë kësaj periudhe ai u bë trau i shtëpisë duke rritur motrat dhe vëllezërit më të vegjël kur babai vazhdonte të vuante në burgjet e tmerrshme komuniste. Flamuri punoi ndër punë të vështira duke siguruar bukën e gojës për të gjithë familjen.

Mbas një jete të zymtë, shumë të lodhshme të mundishme, ai erdhi me gjithë familjen e tij në SHBA në vitin 1998. Së pari ndaloi në New York (NY) dhe më vonë u shpërngul në Florida (FL), kur gjithcka ndryshoi për një jetë më të mirë. Nga që kurr nuk pa ditë të bardha në jetën e tij, ai thoshte “Këtu në Amerikë unë u rilinda”, kjo ishte një jetë e dytë për Flamurin . Edhe pse në Shqipëri e kaloi jetën në varfëri, shpirti i tij ishte i pasur. Ai gëzohej kur miqtë e shokët ishin mirë. Mundohej me shpirt të ndihmonte të tjerët si për veten e tij.

Flamurin e mundi sëmundja e kancerit që zgjati 4 vjet dhe më në fund i mori jetën në 21 Shtator të 2015. Familja e tij qëndroi pranë gjatë këtyre viteve duke i dhënë kurajo dhe duke jetuar me dhimbjet e tij, por ai edhe pse lëngonte në shtrat kurrë nuk e hoqi buzëqeshjen dhe mikëpritjen.

Komuniteti shqiptar i Clearwaterit humbi një patriot, një vatran të dedikuar , një vëlla , një mik dhe familja humbi njeriun më të shtrenjtë të saj. Kujtimi i tij do mbetet në zemrat e njerëzve si njeriu me kurajo të fortë dhe shpirt patrioti. I lutemi Zotit ti japë familjes kurajo për të përballuar këtë hidhërim dhe shpirti I tij prehtë në paqë.

 

 

Filed Under: Vatra Tagged With: FLAMUR VEIZI, florida, nej jete e keputur, Tasim Ruko

VATRA NGUSHELLON FAMILJEN VEIZI NE TAMPA, FLORIDA

September 26, 2015 by dgreca

NDERROI JETE NE TAMPA VATRANI FLAMUR VEIZI/

Kryesia e Federates Panshqiptare te Amerikes VATRA dhe Gazeta “DIELLI” i percjellin ngushellimet me te thella familjes Veizi, te afermeve, miqeve dhe te gjithe vatarneve te Deges se Tampes ne Florida./

Dega e Federates Panshqiptare te Amerikes VATRA ne Tampa njoftoi humbjen e mikut,atdhetarit dhe vatranit te dedikuar Flamur Veizi. Mbas nje lengimi te gjate duke luftuar per jeten, z. Veizi nderroi jete me date 21 Shtator ne moshen 68 vjecare. Familja e te ndjerit pret vizita ngushellimi kete te djele me date 27 Shtator ne shtepine e tyre sipas traditave shqiptare. Per te gjithe miqte dhe dashamiresit qe duan te nderojne te ndjerin dhe tu gjinden prane familjes ne kete dite pikellimi, mund te vizitoni nga ora 10 e mengjesit deri ne ora 6 mbasdite ne adresen: 5561 94 ter, Pinellas Park, Fl, 33782.

Zoti i lehtesofte dhimbjen familjes dhe shpirti iu prehte ne paqe!

Kryesia e Federates Panshqiptare te Amerikes VATRA dhe Gazeta “DIELLI” i percjellin ngushellimet me te thella familjes Veizi, te afermeve, miqeve dhe te gjithe vatarneve te Deges se Tampes ne Florida.

Shpirti ne Paqe!

Filed Under: Vatra Tagged With: FLAMUR VEIZI, NDERROI JETE NE TAMPA, vatrani

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT