Sa herë që Greqia feston pavarësinë e saj, gjatë paradave ushtarake jemi mësuar të dëgjojmë britmat e ushtarëve grek duke hedhur parrulla që ofendojnë shqiptarët. Këtë vit ushtarët grek në garnizonet e tyre kanë ngritur flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë ose siç i thonë ata, Autonomia e Vorio Epirit. Flamuri i aneksimit të jugut të Shqipërisë, është ngritur nga trupat parashutiste me emrin, “O TOLMON NIKA”. Njëri nga ushtarët grek quhet Lefter Prifti, shtetas i Shqipërisë dhe shtetas i Greqisë dhe është kryetar i shoqatës ekstremiste greke “Shoqata Kombëtare e Vorio Epirit 1014”. Ky akt i tillë në garnizonin e ushtrisë greke është provokim i rëndë, kur dihet se Greqia dhe Shqipëria janë anëtarë të NATO-s, kanë nënshkruar edhe marrëveshje të fqinjësisë së mirë. @Arben Llalla