Shenime per librin “FYTYRE E DASHURISE” te EGLANTINA MANDISE../
SHKRUAN: FLORESHA DADO/Nuk erdhi ky liber,kete behar,nga Kanadaja e larget,thjeshte per te takuar publicisten dhe shkrimtaren Eglantina Mandia,por per te na ndalur paksa ne perjetimin e permasave te zemres se madhe te figures se gruas,se anashkaluar ne realitetin dhe ne letersine e sotme.Erdhi per te ngjallur ndjeshmerine tone,per ta perballur dashurine e zemres fisnike me brutalitetin e jetes shpirterore! Erdhi per te na kujtuar se ndodhka qe,larg atdheut,ndjenja njerezore sepse u bekerka me e ndjeshme,se dashuria per per njeriun dhe boten qe e rrethon qenkerka gurgullim qe freskon qenien tone.Vepra erdhi si nje konceptim krejtesisht origjinal,ne veshtrim te pare me nje permbajtje paksa “te shperndare,”nje mozaik paksa te cuditshem,por me nje strukture te brendeshme te qarte:ajo ka nje bosht te theksuar fort,qe mbahet ne krahet e nje autoreje,e cila ka shume dashuri e ngrohtesi ne qenien esaj dhe qe permasat e kesaj bote te brendeshme i percjell jo me arrogance,mendjemadhesi,por me nje butesi te kadifejte tek lexuesi i saj.
STUKTURE POSTEMODERNISTE ?
Vepra e E.Mandise mund ta zemeroje paksa kritikun letrar,i cili,sigurisht do te ndalej ne rradhe te pare te kakakteri mozaikal,tek fakti se ne kete veper bashkohen shkrime te karaktereve te ndryshme,qe nga kujtimet,shenimet publicistike,inervista te personaliteteve femra,copeza poezish te autoreve qe lidhen,sigurisht me personazhin femer,copeza nga krijimet femra{Nene Tereza,Musine Kokalari, Nermin Vlora Falaschi..},kronika te dhimbeshme,leterkembime,dosje te hapura,rrefime,intervista,etj.
Gjithahtu kritiku do te mund te habitej(ose te protestonte?)kur te ndeshet me fenomenin e”cuditshem”te nje lloji letrar paksa te paqarte,ne rastet kur kemi te tille,proza shpesh behet poezi,apo ku poezia merrr permasat e nje proze…Por,ne te vertete kjo dukuri artistike-strukturore,i qaset haptazi me guxim llojit postmodernist,ku kombinimi,perzierja e copezave nga fusha te ndryshme te krijimit,nderton nje vizion specifik mbi boten dhe shpreh nje marredhenie krejt te vecante te autores me lexuesin.Konceptimi postmodernist i ka dhene autores lirine e struktures se jashtme,e cila,sic e thame,ka nje bosht te qarte filozofiko-njerezor brenda saj.E,gjithashtu,tipar i krijimit postmodernist shkrirja e kufijve,gjinore,cka vepra e Mandise e konfirmon me kaperximin e kufije te llojit letrar.
Shpesh,aty ku kemi krijim letrar,lind pyetja :eshte proze poetike,apo poezi?Eshte proze apo pikture?(pershkrimet e ngjyrosura me drite e ngjyre te amjenteve te viteve te femijerise).Eshte letersi dokumentare apo publicistike e mirefillte,memuaristike apo kronike?Eshte krijim origjinal,apo permbledhje shkrimesh nga fusha te tjera,jo artistike?Rrefime,here te autores,here,papritur,personazheve,te cilet flasin permes shenimeve te tyre,apo diallogut te drejtperdrejte me inntervistuesen?.Poezi te njohura ose jo ,te kombinuara merrefimin e autores?Pjese nga libra te botuar,letra personale ,kujtime te embela femijerie,shenime ditaresh,letra te pa derguara,pjese nga gazeta etj.?Poetika postmoderniste,padyshim, i jep pergjigje ketyre dilemave dhe “crregullimeve”te llojit letrar.Sigurisht libri,ne strukturen e dukshme te tij,eshte bashkim e renditje llojesh te ndryshme te krijimtarise,letrare dhe joletrare por,gjithsesi,konceptohet si nje veper unike,me nje vision dhe synim te percaktuar.
Ne fund te fundit,do te thoja,nje karakter i tille mozaikal(padyshim do kisha edhe verejtje te herepashereshme per pjese te vecanta te librit) e mban gjalle vemendjen e lexuesit,krijon variacione ne perjetimet e drejtperdrejta te tij.Diku e ben te jete me i ftohte,diku i ngacmon ndjenja te mira,te cilat gjithkush i ka brenda vetes.
KONCEPTIMI I PERSONAZHEVE?
Do te dukej paradoksale nese themi se pikerisht kjo veper,e cila ngrihet mi mitin e vleres shpirterore te femres se mire,te dashur,te mencur,qe ka dashuri dhe sakrifice te pafund brenda saj (aq e fuqishme shprehet kjo marredhenie njerezore!),ka ne nenshtresen e thelle te saj dhimbjen e autores per kete dashuri te dhunuar,nga te tjere apo edhe vete femra.
Autorja nuk trillon personazhe,por risjell emra reale,personalitete te miresise,qe jane ketu,ne Kosove dhe anembane botes.Trillimi artistik nuk do te mund te konkuronte faktin real.Dhe e dini pse? Sepse tregimtarja Eglantina Mandia,e njeh mire trillimin,por njeh edhe faktin se forca e dashurise se madhe te gruas se mire eshte e vetemjaftueshme per te realizuar ate qe cdo shkrimtar e deshiron:terheqjen e lexuesit.Ne kete veshtrim,gjate leximit,pothuajse vemendja largohet nga personazhi per te cilin flitet,per te kaperxyer permasen e perjetimit.Personazh i vertete nuk eshte asnjera ne vecanti,(dikush vjen nga lufta,dikush nga persekutimi i eger i diktatures,dikush nga vitet e femijerise apo rinise se hereshme,te heshtura ne butesine dhe miresine e tyre etj.)por miresia dhe bota plot dshuri e femres!Pra ,i gjithe mozaiku i “cuditshem”(temash dhe personash) nderton nje FIGURE gjithekohore.Fizionomia nuk eshte konkrete,ajo grua eshte,ose nuk eshte e bukur,eshte e re apo e moshuar,e dhunuar apo fisnike ne jeten e saj pa buje.
Ajo eshte miresia dhe FYTYRE E DASHURISE! Prandaj autorja zgjodhi kete titull per librin e saj
LIGJERIMI
Patosi lirik i nje pjese te mire te shkrimeve dhe marredhenia specifike qe autorja krijon me njerezit reale dhe realitetin e jetuar,i ka dhene ligjerimit nje ngjyrese te vecante. Mjeshtre ne artin e pershkrimit te natyres,mjedisit dhe ndjenjes njerezore,Mandia i jep
peshe te vecante fjales.Fjala krijon vizionin e natyres se magjishme(kujtimet e femijerise)te flladit te luleve,(dashuria femerore,revolta e shpirtit te lire) atehere kur autorja I lefre te lire fjales perjetimeve,duke dashur ta perfshije natyrshem lexuesin ne boten e saj te paqte.Ne kete rast fjala behet ngjyre,vijezim,shi,diell… Kur qendrimi eshte i ashper,revoltues,klithes,ajo I drejtohet alegorise(“Parajsa e humbur” dhe “Ferma e kafsheve”).Ndertimi alegorik I kontrastit midis botes njerezore dhe botes se kafshes,I shkon filozofise se aburditetit midis permbysjeve qe ndodhen ne shoqerine tone dhe shperthimitte nje morali te deformuar njerezor.
“Ketrushja e tronditur gati sa nuk klithi.Ajo tha vetem fjalen e saj te fundit:”sado e eger eshte lufta ne xhungel,hijena nuk e ha hijenen.E njeriu,njeriun po.Njeriu njeriun e vjedh,e zhduk,e torturon,e dhunon,e masakron,e genjen ,e vret e sa e sa te zeza te tjera i punon.C’eshte pra kjo dashuri morboze per qente,c”eshte ky delir ethesh per besnikeri,ndaj parajses se humbur te zoteve te cmendur?”
Ky lloj ligjerimi alegorik duhet ta ktheje lexuesin ne realitetin e sotem,kur po zbehen shume vlera shpirterore.Kjo vecori stili gjuhesor,sa i drejtperdrejte aq dhe metaforik,sjell shpesh kontrastin me kerkimet e sforcuara teknike,qe jo rralle i ndeshim ne krijimet te diteve tona.
AUTORJA
Dihet se vepra letrare shpreh terthorazi vetedijen,por edhe intuiten e panjohshme te autorit,zbulon tipare te [sikologjise se tij.Depertimi ne sisteminligjrimor,ne parimet e ndertimit te brendshem,sigurisht shfaq ne sfond,si nje hije.personalitetin,prirjet e brendeshme,nganjehere te pakuptueshme edheprej atij vete.Dilemene shprehur per gruan menjehere pas permbysjese se madhe ne shoqerine tone.:”A do te kete forca per te kaperxyer gjithecka te shtremeruar e te mbledhe jeten e sajaq te deformuar,si fytyra e nje nje pasqyre te thyer?”pse autorja e sjell perseri pas dy dhjetevjecareve?
Ne kete kuptim,edhe vepra,mozaik.e Eglantina Mandise,e cila ka nje kariere qe e nisi para shume vitesh,si publiciste(e dalluar ne llojin e reportazhit)dhe si tregimtare me tipare vetjake,padyshim na zbulon njevecanesi,qe une do ta konsideroja vleren me te madhe te botes se saj krijuese :ajo ka shume dashuri dhe dhemshuri brenda vetes.Letersia per te nuk eshte maniere,por krijim I cilter I shpirtit.Shkrimtare-grua ajo dashuron boten fisnike femerore,ajo eshte nder te rrallat qe deshmon sa bukuri,miresi dhe paqe ka brenda figures femerore.
Eglantina,e shpirtit te lire,eshte nder te rrallat qe ka kapur boshtin njerezor te shoqerise sone,e cila mund te mbijetoje dhe te jete gjithenje e ringjallur vetem ne rrethin e dashurise.miresise dhe fisnikerise se gruas!