• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Ferri muzikor” i Florian Vlashit, një koncert pa duartrokitje në Durrës

August 10, 2021 by dgreca

–Bashkë me instrumentistët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, në këtë edicion krijuan emocion edhe artistë nga Italia dhe Franca./

Nga Gëzim KABASHI /

Koncerti i ditës së martë me violonçelistin e shumëvlerësuar Marc Coppey, i cili do të sjellë në teatrin “A. Moisiu” të Durrësit tre Suita nga J S Bach, do të përmbyllë edicionin nr 10 të Bienales “Netët e Muzikës klasike”.

Artdshësit durrsakë dhe jo vetëm, kanë shijuar gjatë veprimtarisë verore, njëherazi elemente nga dy arte.

Themeluesi dhe drejtuesi i Bienales, Florian Vlashi, edhe këtë herë bashkë me periudhat muzikore që i lanë vendin njera tjetrës prezantoi një fill të ri lidhjeje mes arteve, atë të Muzikës dhe Pikturës.

Duke ruajtur strukturën e Festivalit sipas epokave muzikore, Netët e Bienales u organizuan me tre pjesët e triptikut të El Boscos: Kopshti i Edenit, Kopshti i Kënaqësive dhe Ferri Muzikor. 

Mbrëmjen e kaluar gjashtë instrumentistë nga Durrësi e Tirana interpretuan në koncertin më të bukur të Bienales ’21.

Spektatorët e shumtë në sallën e teeatrit të Durrësit ndoqën në heshtje të plotë veprat e J. Strauss (junior), A. Ëebern dhe A. Schoenberg, për të duartokitur shumë gjatë në fund, jo vetëm lojën e artistëve, por edhe informacionin tepër interesant mbi jetën e autorëve, kompozitorë dhe piktorë të shquar.

Të pranishmit në sallë janë ndjerë si në “Shoqërinë Private tē Koncerteve”, ku Schoenberg kërkonte që autorët mos tē kishin asnjë ndërhyrje nga publiku, apo nga kompozitorë të tjerë, as edhe nga kritikët apo interpretët, me një fjalë: liri absolute ndaj shijeve të shoqërisë.

“Në këto koncerte – tha Florian Vlashi në fjalën prezantuese, nuk lejoheshin duartrokitjet, as fërshëllimat e as lavdërimet. 

Aty ishte shpirti i artistit lakuriq pa qenë nevoja e gjykimit nga të tjerët”.

“Ferri muzikor” i drejtuesit Florian Vlashi në natën e parafundit të Bienales ishte një sukses i merituar, meritë e instrumentistëve Vlashi, Laura e Arben Llozi, Mario Guralumi, Etrita Ibrahimi dhe Xheni Turku.

Koncerti që filloi me valset e Strausit përfundoi me “Brigadën e hekurt”, një tallje tragjike mbi luftën, mbuluar me pikturën e vetë Schoenbergut “Shikimi i kuq”.

Pikturat e Klimt dhe jo vetëm, që ilustruan veprat muzikore të mbrëmjes, ia lanë vendin në fund një kolazhi muzikor, që shoqëroi montazhin fotografik të afro 30 pikturave më të njohura të artistëve botërorë me temën “Puthja e artë”.

Siç tha artisti Florian Vlashi: “Nuk pretendojmë të gjykojmë, kritikojmë apo të duartrokasim askënd në këtë histori, aq më pak sot kur intimiteti ynë është më shumë se kurrë i rrezikuar. 

Vetëm duam të themi se në Muzikē ashtu si edhe në Dashuri, është shpirti ynë lakuriq përpara një pasqyre ku reflektohet ana më e fshehtë e më e fisme e jona, aty ku “zemra ka arsyet e veta qe arsyeja nuk i njeh…” 

Një natë më parë, dy studentë pianistë, fitues të Cmimit të Bienales “Solisti i Ri”, në edicionet 2015 dhe 2017, si dhe pedagogu Edmonnd Buharaja ishin protagonistët e mbrëmjes me temë “Idetiteti tingëllor Iliro-Arbëror-Shqiptar”.

Buharaja, autor i botimit akademik  “Niceta i Remessiana-s” i paraqiti të pranishmëve një informacion të bollshëm mbi autorët ilirë që nga shek 4-5, si dhe mbi kontributet e tyre veçanërisht në muzikën kishtare. 

Materialet audio dhe video, kuujdesi i artistëve durrsakë 30 vjet më parë për të risjellë muzikën e Jan Kukuzelit, si dhe interpretimet e korit të Filarmonisë së Kosovës, krijuan mjaft interes te dëgjuesit.

Pianisti i ri durrsak Erl Lila luajti katër pjesë të shkruara prej tij, duke marrë vlerësimet e të pranishmëve, njëlloj si pianistja Laura Sulaj, e cila pas disa koncerteve brenda dhe jashtë vendit, do të fillojë studimet në Akademinë e Krakovit (Poloni).

“Nata e Muzikës romantike” zuri një vend të veçantë në programin e Bienales së këtij viti. 

Ashtu si Arben dhe Laura Llozi, babë e bijë, që interpretuan në të njejtin formacion instrumental, në mbrëmjen e muzikës romantike, violonçelisti i ri  Martin Vlashi, luajti përkrah të jatit, Florianit dhe pianistes Etrita Ibrahimi, “Sonatën” nga J. Herrando.

Më pas dueti Vlashi – Ibrahimi dëshmuan përvojën e gjatë koncertale edhe në veprat e tjera të autorëve spanjollë M. de Adalid, E. Granados, J. Turina.

Mbrëmja e sonatës spanjolle u ilustrua me veprat e piktorëve Goya dhe Dali.

Bashkë me koncertet në teatrin “A Moisiu”, me temë “Në kopshtet sekrete të Muzikës e Pikturës” Florian Vlashi do të intepretojë sot në Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë, duke ruajtur traditën e takimeve muzikore në spitale apo në institutin e riedukimit të të rinjve.

Konkursi “Solisti I ri” brenda strukturës së Bienales, këtë vit për herë të parë ka shpallur dy fitues, të cilët do të udhëtojnë drejt Spanjës dhe Italisë për koncerte dhe masterclass.

Bashkë me instrumentistët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, në këtë edicion krijuan emocion edhe artistë nga Italia dhe Franca.

Filed Under: Featured Tagged With: Ferri Muzikor, Florian Vlashi, Gezim Kabashi

Nga koncertet e Spanjës në Bienalen e Durrësit…

July 5, 2021 by dgreca

…violinisti Florian Vlashi tregon sekretet dhe mungesën e madhe/

Nga Gëzim KABASHI*/

Violinisti Florian Vlashi ka përfunduar stinën koncertore të këtij sezoni në Spanjë, ndërsa përgatitet të fillojë edicionin e radhës së Bienales muzikore, që ai organizon çdo dy vjet në Durrës.

Artisti shqiptar tregon disa nga të veçantat e veprimtarisë që ka nisur në vitin 2003 në qytetin e tij të lindjes, duke nënvizuar mungesën e madhe të këtij viti, atë të babait të tij.

Floriani është “bir arti”, djali i dytë i Gjergj Vlashit, një nga personalitetet e rëndësishëm të regjisurës, përkthimit dhe letërsisë  në vendin tonë.

Violinisti durrsak, që punon dhe jeton prej afro tre dekadash në Coruna, krahas punës si instrumentist në Orkestrën Sinfonike të Galicisë OSG, është bërë mjaft i njohur si themelues dhe drejtues i grupit muzikor “Siglo XX”, ndërsa nuk ka reshtur së interpretuari në koncerte, jo vetëm në Spanjë.

Florian Vlashi mbetet gjithashtu një nga dirigjentët dhe solistët që ka prezantuar nëpër botë veprat e më shumë se 20 kompozitorëve shqiptarë.

Koncertet e fundit në gadishullin Iberik, por edhe edicioni i 10-të i Bienales “Netët e Muzikës Klasike” NMK që do të zhvillohen në Durrës në fillim të muajit gusht, kanë një kuptim të veçantë për artistin 58-vjeçar.

Së bashku me kolegët Enrique Iglesias, violinë, Raymond Arteaga, violë

 dhe Raúl Mirás, violonëel, solisti shqiptar interpretoi në Ciudad de Cultura de Galicia Vepra nga Carlos López Garcia Picos, Octavio Vazquez, Paulino Pereiro dhe Juan Durán. 

Ana Isabel Vazquez Reboredo, Drejtoresha e Përgjithshme e Fundación Cidade da Cultura de Galicia duke komentuar koncertin shkruajti se “…ishte një interpretim i mrekullueshëm i krijimeve të artistëve bashkëkohorë galicianë. Muzika përmbyti tërësisht muzeun dhe koha kaloi pa kuptuar, ndërsa fluturonim të mbështjellë me tingujt e harqeve të Florianit, Enrique, Raymond dhe Raúl. Një moment magjik.” – shkroi znj Rebodero, ndërsa 10 media i bënë jehonë koncertit të mbështetur në krijimet e autorëve nga Galicia.

Florian Vlashi pas koncertit tha: “Një ëndërr e hershme e imja të luaja në zemër të Qytetit të Kulturës të Galicisë. Kisha kohë që e prisnja një ftesë të tillë dhe, kur erdhi, u ndjeva i lumtur jo vetëm si muzikant apo si shqiptar, por edhe për një arsye tjetër. Kur e vizitova para disa vitesh me tim atë më kujtohet që më tha se me siguri edhe ti do të luash këtu një ditë”

“𝙂𝙖𝙡𝙞𝙘𝙞𝙖 𝙚𝙣 8 𝙘𝙪𝙚𝙧𝙙𝙖𝙨” (Galicia në 8 tela) e emërtoi Floriani koncertin e fundqershorit në Pontevedra, ku bashkë me violonçelisten Ruslana Prokopenko, paraqitën veprat e autorëve Federico Mosquera, Eugenia Osterberger, Juan Durán, Ëladimir Rosinskij dhe Octavio Vazquez. 

“Koncert i jashtëzakonshëm dje nga keto dy artistë të mëdhenj. Publiku degjoi me kujdes, në heshtje, thuajse i hipnotizuar.  Ishte një eksperiencë mahnitëse – shkruajti më pas José Rafael Alfaya, Presidenti i Ciklit të koncerteve, Barcia de Mera.

Florian Vlashi për Bienalen 2021 Durrës, Edicioni jubilar:

 -Cfarë ka ndryshuar me Bienalen nga edicioni i vitit 2003?

Në edicionin e parë të Bienales 2003 koncertet u zhvilluan në tre vënde: në Muzeun Arkeologjik, në Teatrin “Aleksandër Moisiu” dhe në fabrikën e braktisur të Nerofumos në Shkozet. Gjatë viteve janë shtuar koncerte, janë përfshirë vende të tjera koncertesh – që nga Amfiteatri e deri tek spitalet, jetimore dhe burgje –  dhe, që nga viti 2007 zhvillojmë konkursin e Talenteve të Rinj. 

Kanë kaluar 18 vite dhe ato tre Netët e para, me muzikë ndërmjet antikitetit, fjalës dhe pikturës, kanë qenë korrespondenca sekrete e gjithë koncerteve tona deri tani. Ky fuzion i arteve është firma e fshehtë e Bienales. 

Titulli i Bienales se X është “Në kopshtet sekrete të Muzikës dhe Pikturës”.

Në këtë edicion ka një ndryshim thelbësor: është nje mungesë…

Për herë të parë që nga krijimi i Bienales, madje që nga koncerti im i parë në Durrës, në sallë do mungojë im atë. Vendi i tij në llozhën e majtë të teatrit, aty ku ndoqi koncertin e fundit pak ditë para se të ndahej nga ne, do të jetë bosh, Por ai në një formë tjetër, do të jetë i prenishëm në festival më shumë se kurrë, që nga Stabat Mater e Pergolesi-t, në kuartetet e fundit të Beethoven-it, në muzikën spanjolle për violinë e deri tek Suitat e Bach-ut per violonëel solo. Të gjitha këto vepra do të vibrojnë në sallën e teatrit që ai krijoi dhe i dedikoi jetën. Dhe muret e teatrit kanë memorie.

-Një artist që heq dorë nga pushimet dhe çdo dy vjet ia kushton ato kulturës së Durrësit, a ka një thirrje për vendlindjen?

Sigurisht që ka një thirrje, një thirrje të fortë, të përhershme, të padukshme. Të paspjegueshme. Thirrja e vendlindjes është si dashuria, nëse e din arsyen pse dashuron atëhere nuk është dashuri. Unë e dua Durrësin edhe nëse kjo dashuri mund të më bëjë dëm, siç thotë Quevedo. 

Por, duke mos dashur të bie në sentimentalizëm banal, po ju them se artistët janë njerëz shumë të ndjeshëm dhe është detyrim i politikës së një vendi që thirrja e vendlindjes mos të kthehet si “kënga e sirenave” tek Odisea. 

  • Redaksia e Diellit e falenderon gazetarin Gëzim Kabashi që e dërgoi shkrimin për lexuesit e Gazetës Dielli.

Filed Under: Opinion Tagged With: Bienalja e Durresit, Florian Vlashi, Gezim Kabashi, Violinisti

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT