• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova, sukses në Programin me FMN dhe mbështetje nga BB

April 26, 2017 by dgreca

-Kosova, sukses në Programin me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe mbështetje nga Banka Botërore/

????????????????????????????????????????????????????????????????????????

-Konferencë për shtyp në lidhje me pjesëmarrjen e delegacionit të Kosovës në Uashington në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore/

PRISHTINË, 26 Prill 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministri kosovar i Financave Avdullah Hoti në një konferencë shtypi sot u shpreh shumë optimist për përmbylljen me sukses të Programit me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe gjithashtu për mbështetjen që do të marrë Kosova nga Banka Botërore për 5 vitet e ardhshme.“Gjatë takimeve pranverore me stafin dhe menaxhmentin e lartë të FMN-së në Uashington, kemi diskutuar për tre çështje kryesore, e para për programin ekzistues i cili duhet të mbarojë gjatë muajve të verës, e dyta ideja për një program të ri me FMN-në, si dhe çështja e tretë Pakoja e dytë fiskale”, tha ai.Sa i përket çështjes së programit me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ministri Hoti bëri të ditur se Kosova ka përfunduar me shumë sukses rishikimin e dytë dhe të tretë të këtij programi dhe si rezultat janë disbursuar mjetet prej 100 milionë euro në buxhetin e shtetit.Ndërsa, përfaqësuesi Rezident i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ruud Vermeulen, bëri të ditur se, performanca në kuadër të programit të mbështetur nga Fondi vazhdon të jetë e fortë.“Autoritetet i kanë përmbushur të gjitha caqet fiskale për fundin e muajit mars, si dhe janë të bindur se deficiti i buxhetit në vitin 2017 do të mbahet në kuadër të limiteve të rëna dakord”, u shpreh ai.Përfaqësuesi Rezident i FMN-së gjithashtu bëri të ditur se, në Uashington është rënë dakord se do të jetë thelbësore që veprimet të merren brenda periudhës së paraparë kohore meqë programi do të përfundojë vetëm pas pak muajsh.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza,theksoi se beson fuqishëm në përmbushjen e kritereve të mbetura për rishikimin e fundit të Programit me Fondin Monetar Ndërkombëtar. “Kosova do të vazhdojë me historikun e mirë me përmbylljen e suksesshme të Programit me FMN-në dhe krijimin e parakushteve për programe të reja, me qëllim të adresimit dhe zhvillimit të reformave bashkërisht”, u shpreh ai.Në konferencën për shtyp, në lidhje me pjesëmarrjen e delegacionit të Kosovës në Uashington në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, u bë e ditur se autoritetet kosovare mbajtën diskutime me stafin dhe menaxhmentin e lartë. Diskutimet kishin në fokus performancën e programit dhe masat e nevojshme për të siguruar përmbyllje të suksesshme të programit.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Banka Boterore, FMN, kosova

Kosova, bisedime në Uashington me FMN dhe Bankën Botërore

April 22, 2017 by dgreca

-Ministri i Financave Avdullah Hoti, së bashku me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza dhe ekipin përcjellës në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar/

2 Hoti

UASHINGTON, 22 Prill 2017-Gazeta DIELLI/ Në Uashington, ministri i Financave Avdullah Hoti, së bashku me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza dhe ekipin përcjellës në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, u takua me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore  Cyril Muller, drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore Franciscus Godts, dhe drejtoreshën për Ballkan Perëndimor  Ellen Goldstein.Në këto takime u diskutua për zhvillimet e fundit ekonomike në Kosovë, progresin në zbatimin e projekteve të financuara nga Banka Botërore, si dhe për financimin e projekteve të reja.Përfaqësuesit e Bankës Botërore falendëruan ministrin Hoti për bashkëpunimin dhe u zotuan për mbështejtje të mëtutjeshme të projekteve me interes publik në Kosovë, të cilat tanimë janë aprovuar nga qeveria e Kosovës, si pjesë e listës së projekteve për financim përmes Klauzolës për Investime.
Në këto takime u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë, duke përfshirë edhe zhvillimet për projektin e Termocentralit Kosova e Re, për çka Banka Boterore ri-konfirmoi zotimin për përkrahjen e këtij projekti me rëndësi.Po ashtu u  diskutua edhe për strategjinë e re të Bankës Botërore për Kosovë, në të cilën strategji reflektohen prioroitetet e qeverisë së Kosovës. Me këtë rast, u bë e ditur se Ministria e Financave ka dërguar komentet në draftin e këtij dokumenti tek Banka Botërore, dhe pritet që këto komente të integrohen në draftin final.
Delegacioni i Republikës së Kosovës po ashtu mori pjesë edhe në takimet e Konstituencave, anëtare e të cilave është edhe Kosova,  ku u diskutuan raportet e ndryshme zhvillimore në Fondin Ndërkombetar Monetar dhe në Bankën Botërore.
Të dyja palët u pajtuan që në muajin e ardhshëm të organizojnë një tryezë në Prishtinë, me organizatat e shoqërisë civile për të promovuar mundësitë që kanë OJQ-të në Kosovë për qasje në fonde të Bankës Botërore, pas letrës që ka dërguar ministri Avdullah Hoti në Bankë Botërore lidhur me “Global Partnership For Social Accountability”.Delegacioni nga Kosova gjatë vizitës në Uashington dje u takuan me Zëvendëspresidentin e Fondit Monetar Ndërkombëtar Tao Zhang, me Drejtorin e  Departamentit për Evropë në FMN Paul Thomson, si dhe Drejtoreshën Ekzekutive të Konstituencës së Kosovës Michaela Erbenova.Në të gjitha takimet, zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar përgëzuan Ministrinë e Financave dhe Bankën Qendrore  të Kosovës për zbatimin me sukses të të gjitha reformave që lidhen me rishkimin e dytë dhe të tretë të programit.Gjatë takimit gjithashtu u bë e ditur se për të përmbyllur me sukses këtë program janë edhe dy masa që duhet të ndërmerren nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës,  riklasifikimi i veteranëve të luftës sipas Ligjit të ri, si dhe amandamentimi i Ligjit për invalidët e luftës.Ministri Avdullah Hoti prezantoi idenë e nisjes së një programi të me FMN-në pasi të përmbyllet programi ekzistues. Ky program i ri do të ishte shumë i rëndësishëm për të ruajtur rezultatet e mira që janë arritur në zhvillim ekonomik dhe punësim dhe stabilizim të buxhetit, si dhe për të thelluar më tutje reformat ekonomike dhe sociale. Me këtë rast, zyrtarët e FMN-së ishin të hapur për këtë mundësi, duke u pajtuar që diskutimet të vazhdojnë në Prishtinë.Gjatë këtyre takimeve në veçanti u diskutua pakoja e re fiskale, për të cilën Qeveria ka punuar intenzivisht në muajt e fundit. Gjatë diskutimit Ministri Hoti theksoj rëndësinë e kësaj reforme në avancimin e kushteve të të bërit biznes në Kosovë, si dhe promovimin e punësimit dhe prodhimit vendor./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Banka Boterore, Behlul Jashari, FMN, kosova, Minsitri Hoti

FMN, vizitë në Kosovë deri në 5 prill

March 25, 2016 by dgreca

– Ministri i Financave në qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar/

  PRISHTINË, 25 Mars 2016/ Ministri kosovar i Financave Avdullah Hoti ka pritur sot në takim delegacionin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Jacques Miniane, me rastin e fillimit të vizitës së tyre në Kosovë. Ministri Hoti ju uroi mirëseardhje delegacionit të Misionit të FMN-së dhe i informoi ata për performancën ekonomike e fiskale në vitin 2015, për ecuritë në dy muajt e parë të vitit 2016, si dhe për performancën e pritur për pjesën e mbetur të këtij viti.

 Në këtë takim u diskutua gjithashtu edhe për përmbushjen e kritereve strukturore, ashtu siç është paraparë me Programin Stand-By. Për sa i përket vitit 2015, ministri Hoti informoi Misionin e FMN-së se të gjitha targetet fiskale, sipas Programit Stand-By janë përmbushur me sukses. Deficiti buxhetor ka qenë nën kufirin e pajtuar; shpenzimet rrjedhëse nën maksimumin e programit dhe bilanci bankar mbi kufirin minimal. Të gjitha këto targete janë arritur falë performancës së mirë të të hyrave buxhetore, kontrollit dhe monitorimit më të mirë të shpenzimeve.Ndërsa, sa i përket fillimit të vitit 2016, ministri Hoti bëri të ditur se të hyrat buxhetore, në veçanti ato tatimore janë duke performuar shumë mirë, ndërsa shpenzimet buxhetore janë në linjë me planifikimet.

 Shefi i Misionit për Kosovë, Jacques Miniane  e vlerësoi lart përmbylljen e vitit fiskal 2015 dhe ecuritë pozitive të programit.Hoti dhe Miniane u pajtuan për të vazhduar me bashkëpunimin e mirë dhe implementimin me sukses të Programit. Ekipi i FMN-së do të qëndroj në Kosovë deri më 5 prill,  ku përveç Ministrisë së Financave do të kenë takime edhe me përfaqësuesit e institucioneve tjera në Kosovë./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: deri në 5 prill, FMN, vizite ne Kosove

Bordi Ekzekutiv i FMN-së ka aprovuar Programin Stand-By me Kosovën

July 30, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari*/ PRISHTINË, 30 Korrik 2015/-Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar në mbledhjen e mbajtur në 29 korrik 2015 ka aprovuar Programin Stand-By me Kosovën. Ky Program do të zgjasë për një periudhë 22 mujore dhe përmes tij synohet të mbështeten politikat e Qeverisë për reforma fiskale, financiare e strukturore. Këto reforma janë pjesë e Programit të Qeverisë dhe implementimi i tyre direkt do të ndikojë në forcimin e pozitës fiskale të vendit dhe njëherit do të krijojnë parakushte për një rritje më të shpejtë dhe më të qëndrueshme të ekonomisë së Kosovës.
Ministria e Financave, e cila sapo dërgoi sot njoftimin, si dhe të gjitha institucionet përgjegjëse për implementim të Programit me FMN janë duke punuar në vazhdimësi për t’u siguruar se të gjitha kriteret e performancës dhe ato strukturore përmbushen sipas marrëveshjes dhe në kohë.
Në fakt, një numër i veprimeve që janë pjesë e Programit tanimë janë përmbushur, siç është rasti me aprovimin e Rishikimit të Buxhetit për vitin 2015 dhe ligjeve që lidhen me reformat fiskale, ndërsa tani do fillojë implementimi i këtyre ligjeve.
Pritet që vizita e radhës e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Rishikimin e parë të Marrëveshjes të jetë gjatë muajit shtator, ndërsa duke filluar nga ky muaj, nën koordinimin e Ministrisë së Financave, do të mbahen takime të rregullta të të gjitha institucioneve përgjegjëse për të monitoruar nga afër implementimin e Programit.
Në 9 qershor 2015 Ministria kosovare e Financave njoftonte se ka përfunduar me sukses vizitën misioni i FMN-së në Kosovë.
“Pas 10 ditë diskutimeve me ekipin e FMN-së përfundimisht kemi arritur në një konkluzion për një program të mundshëm të Kosovës me FMN-në për një periudhë 22 mujore, i cili program i akomodon në tërësi nevojat që ka shteti i Kosovës, ekonomia e Kosovës për të ofruar mundësi zhvillimi për të ardhmen” ka thënë ministri Avdullah Hoti në konferencën e për shtyp me rastin e përfundimit të vizitës së delegacionit të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Jacques Miniane.
“Programi përfshinë një mbështetje financiare që do të merr buxheti i Kosovës për të mbushur bilancin bankar në mënyrë që ne të kemi siguri të mjaftueshme në financat publike dhe mbi këtë bazë të kemi mundësi të hyjmë në projekte zhvillimore”, ka thënë Hoti .
Ndërsa, shefi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën Jacques Miniane, ka theksuar se, “Misioni arriti marrëveshje në nivel të stafit me autoritetet lidhur me një program ekonomik i cili do të mbështetej me një Marrëveshje Stand-By (MSB) me FMN-në, në një kohëzgjatje prej 22 muajsh. Qasja e propozuar do të kishte gjithsej SDR (të drejta speciale të tërheqjes) prej 147.5 milionë (rreth €185 milionë), apo 250 për qind të kuotës. Marrëveshja në nivel të stafit duhet të presë aprovimin e Menaxhmentit dhe Bordit Ekzekutiv të FMN-së. Shqyrtimi nga ana e Bordit Ekzekutiv pritet të bëhet deri në fund të muajit korrik”.
“Rritja ekonomike në Kosovë ka mbetur relativisht e fortë dhe e qëndrueshme viteve të fundit, e nxitur pjesërisht nga remitancat e larta nga diaspora. Megjithatë, ekziston një konsensus i gjerë që nevojitet një rritje ekonomike më e lart për t’i afruar të ardhurat në nivel të vendeve fqinje dhe për të siguruar vende pune të cilësisë së lartë, për të cilat Kosova ka shumë nevojë. Për ta arritur këtë, autoritetet synojnë që t’i adresojnë hendeqet në infrastrukturë dhe shkathtësi, t’i adresojnë kostot e larta të punës, t’i heqin pengesat strukturore të kredidhënies bankare, si dhe ta forcojnë mjedisin e biznesit. Veprimet vendimtare në këto fusha do ta ndihmojnë ekonominë e Kosovës që të arrijë një rritje të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse, të nxitur nga sektori privat dhe eksportet”, ka shtuar Miniane.
*Dielli falenderon Gazetarin e njohur nga Kosova, Behlul Jashari,qe percjell per lexuesit tane infomacione, analiza,veprimtari kulturore, arstistike, politike, ne nje kohe rekord.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, FMN, kosova

FMN, 330 mln euro për Shqipërinë

March 1, 2014 by dgreca

Borxhi, nje kredi e bute shoqerohet me porosine:  Kujdes borxhin, zbatoni reformat/

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka miratuar fondin prej 330.9 milionë eurove për tre vjet për Shqipërinë. Kjo është një kredi e butë me qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.Mësohet se kësti i parë i kësaj kredie do të jetë një shumë prej 24 milionë eurosh. Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon që qeveria shqiptare të marrë masa të tjera përsa i përket politikave të taksave dhe shpenzimeve, të mbështetura nga një menaxhim i mirë i financave publike dhe reforma të reja në administratën tatimore pasi duhet të ulet borxhi publik.

David Lipton, Zëvendësdrejtor Administrativ i FMN-së deklaroi se “prespektiva ekonomike e Shqipërisë pritet të përmirësohet në vitin 2014, nxitur nga reduktimi i planifikuar i rreziqeve themelore në fushën fiskale, shlyerjen e borxheve, trajtimin e kredive me probleme dhe nisjen e reformave strukturore” .

Por nga ana tjetër Lipton shtoi se rreziqet në ekonominë shqiptare mbeten të mëdha.

“Borxhi i lartë publik i Shqipërisë nxjerr si domosdoshmëri konsolidimin fiskal që ka për qëllim uljen e borxhit në nivelin e 60 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto”.

FMN sygjeron se lehtësimi i mëtejshëm i moderuar i politikës monetare mund të ndihmojë për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike, ndërsa thekson se ruajtja e stabilitetit financiar mund të arrihet permes nxitjes së kredimit si dhe zgjidhjes së kredive me probleme.

Fondi mirëpret planet e qeverisë shqiptare për reformën në pensione, energji, financa e pushtetin vendor, si dhe në përmirësimin e klimës së biznesit por vë theksin në zbatimin e tyre.

“Nëse këto plane do të zbatohet siç duhet atëherë, do të rritet aftësia e Shëipërisë për të tërhequr investitore të huaj për të garantuar një rritje ekonomike të qëndrueshme e për të zvogëluar rrisqet fiskale.

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: 330 mln euro për Shqipërinë, FMN

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT