“Shtëpia e Bardhë”, e Staten Island -it, është ish-shtëpia e gangsterit më të madh në Nju Jork Paul Castellano. Pronari i ri i saj është shqiptaro – amerikani Sal Rusi, i cili të merkuren ishte mikëpritës i mbledhjes së fondeve për Hillary Clinton /
STATEN ISLAND, NY – Gazeta kryesore e ishullit Staten Island në New York – “Staten Island Advance” shkruan në një raport të saj nga gazetaria Rachel Shapiro, shkruan :”Hillary Clinton – do të përmbushë ëndrrat e saj politike: “ajo do të hyjë në “Shtëpinë e Bardhë”( sh.im. një aludim ky i gazetares me shtëpinë e Sal Rusit – e cila është e ndërtuar sipas stilit të Shtëpisë së Bardhë”).
Kjo shkruan gazeta ne fjale është “Shtëpia Bardhë”, në Staten Island- shtëpi e famshme në lagjen e pasinikeve, ndërtuar dekada më parë në një kodër, ku ndodhen vilat e të pasurve – në Todt Hill – aty ku e ndërtoi këtë shtëpi, i ndjeri – shefi i Mafias italiane – ish kryegangësteri njujorkez, Paul Castellano.
Pikërisht, aty pronari aktual i kësaj shtëpie, Sal Rusi,( sh.im. shqiptaro amerikani me origjinë nga Dibra e Madhe) ka organizuar një koktejl privat politik – për mbledhje fondesh për shpresat e Demokratve në Shtëpinë e Bardhë, të mërkurën.
Shtëpia 15.000 – square foot house, e njohur për kolonat e saj “mbretërore”, është e ndërtuar në një “brryl” të rrugës 177 Benedict Rd dhe do të jetë aty ku Clinton e bën debutimin e saj elektoral ne Staten Island në fushatën e saj presidenciale.
Ky event është vënë në programin e fushatës së mbledhjeve të fondeve nga vetë Hillari Clinton së bashku me drejtuesit e kësaj fushate shkruan gazeta “Staten Island Advance”, dhe shton se ”njerëz të nivelit të lartë për mbledhjen e fondeve që nuk dinë asgjë rreth Nju Jorkut, e lëre më ne Staten Island”, kan zgjedhur këtë shtëpi”, shkruan Shapiro.
Gazeta shkruan se “sipas një burimi me njohuri të mira për mbledhjen e fondeve mendonë se “vendi – ( sh.im. “Shtëpia e Bardhë” në Staten Island – ish- shtëpia e një kryemafiozi i ndjeri Paulo Castelano) me lidhje mafioze nuk ishte përzgjedhja më e mirë për kandidaten për presidente të SHBA”.
Rusi – nuk iu përgjigjë thirrjeve të shumta për koment, shkruan reporterja nga Ishulli Staten Island Rashel Shapiro, por të dhënat pronësore tregojnë se ai ka në pronësi shtëpinë që nga viti 2000. Ai zotëron një biznes të fuqishëm”Benjamin Maintenance”, kompania që mirëmban fasadat në rrokaqiejt e Manhattanit në Nju Jork.
Ai ( Sal Rusi) e bleu shtëpinë e cila dikur ka qenë në pronësi më parë nga Castellano, bosi i familjes kriminale Gambino, i cili u vra nga një katërit i kreut të bandës“ four-man hit crew working” për John Gottin më 16 dhjetor, 1985.
Sipas të dhënave prona, në vlerën e tregut të shtëpive është aktualisht – 2,640,000
Gazeta Staten Island Advance – shkruan gjithashtu, se edhe thirrjet në zyrën fushatës së kandidates Hillary Clinton në zyrën e saj në Brooklyn nuk janë kthyer ( nuk i janë përgjigjur) .
Ftesa për festë, dërguar atyre që do të kontribojnë në këtë fushat shkruan se :”Takimi me Clinton sot në Staten Island “do të jetë një mundësi e madhe për të pranishmit për të dëgjuar diçka prej saj , në këtë shtëpi.”
Simbas gazetës Staten Island Advance çmimi për person përfshin edhe një foto me kandidaten për Presidente Hillary Clinton.
Shënim i im : Prej se kur Edi Rama – është zgjedhur Kryeministër, dy herë e ka qenë mysafirë në shtëpinë e Sal Rusit Staten Island NYC.
Vizitën e parë shoqëruar me një fotografi, e ka bërë publike gazeta shqiptaro amerikane Illyria – ku në shtëpinë e Sal Rusit në Staten Island – New York, më 28 shtator 2013, në darkën private, kan qenë present edhe Kryeministri i Kosovës Hashim Thaqi, zv/Kryeministri i Maqedonisë Musa Xhaferri dhe disa biznesmen dibran dhe maqedonas.) Kryeministri Rama e ka shpallur publikisht në Nju Jork – në një takim vjetor organizuar nga KKSHA biznesmenin shqiptaro amerikan Sal Rusin si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në SHBA! -por…ende nuk është zyrtarizuar – mbasi pas shkarkimit po të asaj dite të Konusullit të Përgjithshëm Dritan Mishto – Shqipëria ende nuk ka zvendësues zyrtar në këtë detyrë (edhe pse ka nje te ngarkuar prane Misionit I D).