• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NE PRAG TE FESTES SE DIELLIT

March 24, 2019 by dgreca

       NË PRAG TË FESTIMEVE TË 110-VJETORIT TË THEMELIMIT TËGAZETËS DIELLI, ORGAN I FEDERATËS PAN-SHQIPTARE VATRA

                                                   Nga Frank Shkreli

Organi i Federatës Pan-Shqiptare Vatra, Dielli është në prag të festimeve të organizuara me rastin e 110-vjetorit të themelimit të tij.  Historia e Vatrës dhe organit të saj Dielli, është aq e gjatë dhe e larmishme sa edhe vet historia e shtetit modern shqiptar.  Dielli kishte filluar të botohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 15 Shkurt, 1909”, duke shënuar, këtë vit, 110-vjetorin e daljes në dritë të “Diellit” të Vatrës, përfaqsueses historike të komunitetit shqiptaro-amerikan, për më shumë se një shekull tani.  Duhet shënuar fakti, se gazeta Dielli lindi 3 vjetë para VATRËS dhe se Dielli para se të bëhej Organ i Federatës VATRA, ishte pronë e Shoqërisë Besa-Besën. 

Emrat e Fan Nolit, Faik Konicës, Federatës Pan-Shqiptare “Vatra” dhe organit të saj, “Dielli”, identifikohen me periudhën më të lumnueshme të historisë së tyre – një histori kjo që, sipas historianëve – përgjithmonë, do të mbetet si periudha që e bëri Shqipërinë.  Kjo histori, në një mënyrë ose një tjetër – varësisht rrethanave dhe nevojave hostorike të periudhave të ndryshme-është përsëritur dhe vazhdon edhe aktualisht. 

Disa historianë i kanë konsideruar veprat dhe rolin e Vatrës dhe të Diellit si të një një qeverie shqiptare në mërgim, kur vihej në diskutim ekzistenca e shtetit shqiptar. 

      Ky përvjetor i themelimit të Diellit shërben gjithashtu si një manifetsim që brezat e ri të shqiptaro-amerikanëve të vlerësojnë rolin historik të Vatrës dhe të Diellit në misionin e tyre fisnik për të mbrojtur të drejtat e Shqipërisë, të Kosovsës dhe të shqiptarëve kudo me qëllimin e qartë për të mbështetur shqiptarët dhe të drejtat e tyre anë e mbanë trojeve shqiptare.  

110 vjet më parë, ekzaktësisht, më 15 Shkurt, 1909, në Boston të Shteteve të Bashkuara doli numri i parë i gazetës “Dielli”, organ i Federatës Pan-Shqiptare Vatra, gazeta më e vjetër që botohet në vazhdimësi. Në ‘të botohen artikujt dhe komente që pasqyrojnë pikëpamje të ndryshme   dhe shërben si një thesar i veprimtarive më të dalluara të organizatës “Vatra” dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan, në përgjithësi.

     Dielli pasqyron rregullisht edhe ngjarjet aktuale anë e mbanë trojeve shqiptare dhe boton opinione dhe analiza nga komentues të njohur nga trohet shqiptare si dhe nga diaspora shqiptaro-ameirkane.  Është shkruar shumë dhe, jam i sigurt, se në këtë përvjetor, historianë, analistë dhe gazetarë, do të theksojnë rolin vendimtar që ka luajtur dhe vazhdon të luajë “Vatra” dhe organi i saj “Dielli” në historinë e shekullit të kaluar dhe të sotme të Shqipërisë dhe të shqiptarëve kudo, përfshirë kontributin e Diellit në fushën gazetaresko-publistike shqiptare.

Gazeta “Dielli” ka shënuar edhe më heret përvjetorë të themelimit të saj, si zëdhënëse dhe burim lajmesh e “Vatrës” dhe e komunitetit shqiptaro-amerikan.  Ndër më të njohurit përvjetorë, janë 50-vjetori dhe 60-vjetori i themelimit të “Diellit”, shënuar nga diaspora shqiptare në Amerikë dhe më gjerë.  

Në këtë traditë, edhe sivjet me rastin e 110-vjetorit të themelimit të kësaj gazete në zë dhe me traditë shekullore për shqiptarët, Federata Vatra dhe vatranët, me ndihmën e komunitetit shqiptaro-amerikan, kanë në plan të festojnë këtë përvjetor të shënuar të fillimit të Diellit shqiptar, më shumë se një shekull më parë – me datën 6 Prill, 2019 në Manhattan të Nju Jorkut. 

Sipas burimeve të gazetës Dielli, në këtë ditë do të ketë dy veprimtari me rëndësi kushtuar 110-vjetorit të organit të Vatrës: Duke filluar nga ora 11:00 e mengjesit në hotelin e njohur 3 West Club në Manhattan do të mbahet Konferenca shkencore për këtë 110-vjetor, nën drejtimin e gazetarit Frank Shkreli, ish-Drejtor i Divisionit Evropian në Zërin e Amerikës dhe gazetares, Rafaela Prifti.  Seminarin do e përsh[ndet edhe Kryetari i Federatës Vatra, Z. Dritan Mishto. Ndërkaq, janë ftuar një numër ligjëruesish për të marrë pjesë, me kumtesat e tyre: Prof Nikolla Pano, Dr. Elez Biberaj, Mr Grant Harris nga Libraria e Kongresit, Dr. Muharrem Dezhgiu, Amb. Mal Berisha, Anton Çefa, Dr. Arjeta Ferlushkaj, Idriz Lamaj, Loreta Loli, Agron Alibali, Rafaela Prifti dhe Dalip Greca.  Njoftohet gjithashtu se, për të parën herë, Ilir Ikonomi do të sjellë intervisten me vlera historike të Faik Konicës në periudhën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, dhënë rrjetit të televizionit amerikan, NBC. 

Sipas programit paraparak Porf Nikolla Pano do të paraqesë kumtesën e tij mbi “Rolin e Diellit në Ringjalljen Kombëtare dhe në Bashkësinë shqiptaro-amerikane gjatë viteve 1909-1924.  Grant Harris do të flasë mbi gazetën Dielli në kuadër dhe nga perspektiva e shtypit evropiano-lindor në Amerikë nga vitet 1890 deri në vitin 1914.  Dr. Elez Biberaj do të flaës për “Bashkëpunimin e tij me Diellin gjatë kohës kur redaktor i gazetës ishte Xhevat Kallajxhiu dhe disa komente për sfidat e shoqërisë shqiptare sot në Shqipëri dhe Kosovë”. Siç thamë më lartë, Ilir Ikonomi do të sjellë intrevistën e Faik Konicës me gazetarin e radios NBC, Hilmar Baukhage, transmetuar me 8 prill, 1939. Mal Berisha do të paraqesë temën: “Vatra –Qeveri në mërgim – Kontributi në Konferencën e Paqës në Paris, 1919 dhe në atë të OKB-së në San Francisko, 1945. Prof. Muharrem Dezhgiu do flasë “Mbi Diellin në shekullin e dytë të tij”, ndërsa Anton Çefa paraqet referatin mbi ish-editorin e Diellit për shumë vite: “Nacionalisti dhe demokrati i përkushtuar Xhevat Kallajxhi.”  Studiuesi Idriz Lamaj ka zgjegur temën: “Publicistika antikomuniste shqiptare në mërgim dhe gazeta Dielli, duke përmendur gazetat Flamuri, L’Albanie Libre, Shqipëria, Bashkimi i Kombit dhe dhjetëra gazeta të tjera të Mërgatës, në polemika me Diellin.   Dr. Arjeta Ferlushkaj do të sjellë për dëgjuesit temën: “Në Brendësi të Diellit – Strukturimi i brendshëm i gazetës ndër vite”.

 Ndërsa, Agron Alibali dhe Loreta Loli do të ekspslorojnë: “Faik Konica: Pak i njohur – Shkrime dhe studime nëpër faqet e Diellit – 1939 – 1942”. Gazetarja Rafaela Prifti do të sjellë kumtesën për një ish-redaktor i Diellit dhe dhe ish sekretar i Vatrës, Profesor Peter Prifti. Ndërsa, Dalip Greca, Kryeredaktori aktual i gazetës Dielli përmbelsh kumtesat në këtë rast me temën: Gazeta e Rilindjes Kombëtare – 110-vite histori, sfidat e mbijetesës, editorët, menaxherët, vlerat e risitë.”

Veprimtaria tjetër e ditës, me rastin e shënimit të 110-vjetorit të gazetës Dielli, organit të Federatës Pan-Shqiptare Vatra, do të kulminojë me një darkë solemne, me një pjesëmarrje të madhe, që sipas organizatorëve do të jetë një “darkë plot të papritura, tipike amerikane”, për të gjithë pjesëmarrësit. 

Filed Under: Analiza Tagged With: FRANK SHKRELI-110 VJET DIELLI

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT