• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NDËRROI JETË LUIGJ (Louis) ZANGA-NDERI I KOMBIT

December 4, 2019 by dgreca

NGA FRANK SHKRELI/

Njëra prej gazetave më të mëdha të Gjermanisë, Suddeutsche Zeiting, e cila botohet në Munich të Bavarisë, njoftoi lajmin për vdekjen e ish-gazetarit dhe analistit të njohur shqiptaro-amerikan, Luigj (Louis) Zanga — Nderi i Kombit — më 22 Nëntor, 2019.  Luigj Zangën, unë e kisha koleg dhe bashkpuntor, mik dhe shok të dashur, ashtu si shumë të tjerë, gjatë dekadave, me të cilët, për pothuaj një gjysëm shekulli kisha fatin të kem bërë udhë shpesh të vështira, por edhe ditë të mira me ta, gjatë kësaj historie rrugëtimi në mërgim.   Si i tillë, humbjen e Luigj Zangës e ndjejë prekëshëm, ashtu si edhe kolegë të tjerë që e kishin njohur gjatë viteve.

Disa vite më parë, me rastin e dekorimit për arritjet e tij njerëzore dhe profesionale të Luigj Zangës, me titullin “Nderi i Kombit” ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani në vitin 2015,tha se Luigj Zanga, “Na bën të gjithëve të ndihemi krenarë të jemi bashkatdhetarë të tij”.  Në një artikull që kisha shkruar për ish-kolegun dhe mikun tim, Luigj Zanga, (“Profili i një analisti të shquar shqiptaro-amerikan”), kisha shënuar se gjatë jetës dhe karrierës, njeriu takon ose për fat të mirë ndodh që punon me njerëz, të cilët me sjelljet  dhe cilësitë e tyre njerëzore dhe me aftësitë e tyre profesionale, lënë në ne mbresa të përjetshme dhe të paharrueshme.  Unë kam pas fatin dhe rastet e mira që të kem njohur dhe punuar me disa prej gazetarëve dhe analistëve më të shquar shqiptarë – ndoshta të gjitha kohërave — jo vetëm në mërgim, por edhe më gjerë.  Prej tyre kam mësuar vlera njerëzore, shoqërore dhe profesionale që ata posedonin, mbi të gjitha, ata ishin shembull i ushtrimit të profesionit të gazetarisë dhe të publicistikës. Njëri prej këtyre analistëve, të cilin kam pas fatin jo vetëm ta njihja gjatë pothuaj disa dekadave të fundit, por edhe të punoja me të në Zërin e Amerikës, në fillim të 1970-ave.  Ai ishte Louis (Luigj) Zanga, për të cilin morëm lajmin e hidhur se 10-ditë më parë ndërroi jetë në Munich të Gjermanisë.  Një profesionist tepër modest, njëri prej me të shquarve politologë, komentatorë dhe analistë i problemeve shqiptare, për pothuaj gjysëm shekulli në SHBA dhe në Europë, fillimisht siç thashë kam punuar me të në VOA-n shqip në Washington, ndonëse pjesën më të madhe të veprimtarisë së tij gjatë Luftës së Ftohtë, Zanga e ka zhvilluar pranë Institutit të Kërkimeve të Radios Europa e Lirë, në Munih të Gjermanisë.

Radio Europa e Lirë nuk kishte radio transmetime në gjuhën shqipe gjatë Luftës së Ftohtë, por Louis Zanga mbushte një boshllëk informacioni që ekzistonte në atë kohë në median perëndimore mbi gjendjen në Shqipërinë komuniste dhe në trojet shqiptare, përfshirë edhe gjendjen e vështirë të shqiptarëve të Kosovës që sa vinte e keqësohej gjatë dekadave të fundit të shekullit të kaluar.   Analizat dhe komentet Zanga i shkruante në anglisht ndërkohë që ato përktheheshin dhe përdoreshin edhe për radio-transmetim, por qëllimi kryesor ishte që me anë të tyre të njoftohej bota anglisht-folëse dhe më gjerë se çfarë po ndodhte me fatin e shqiptarëve në Ballkan gjatë sundimit komunist, një periudhe kur të drejtat e njeriut të shqiptarëve shkeleshin më keq se kudo tjetër në botë. 

Lou Zanga, me raportet dhe analizat e tija, ishte si një dritare e vogël informacioni, sidomos për botën amerikane dhe europiane, mbi ngjarjet në Shqipërinë e mbyllur dhe të vet-izoluar komuniste.  Analizat e tija përhapeshin dhe ishin si të thuash lexim i detyrueshëm për të gjithë ata që, në atë kohë, merreshin ose që ishin përgjegjës për çështjet shqiptare–jo vetëm ekspertët në qarqet më të larta të qeverisë amerikane në Washington, por edhe në universitetet dhe qendrat e ndryshme akademike të Amerikës që merreshin me studimin e çështjeve të Europës Lindore komuniste, gjatë Luftës së Ftohtë.  Luigj Zanga i përgatiste analizat e tij, bazuar në monitorimin e burimeve të brendshme të lajmeve dhe në informacionin dhe në materialet që mbledhnin agjencitë perëndimore të lajmeve por edhe nga përkthimet e Shërbimit Informativ të Transmetimeve të Huaja (FBIS). 

Louis Zanga ishte pjesë e një strukture administrative të Radios Europa e Lirë, përgjegjëse për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë, ndërkohë që mbulonte edhe subjekte të çështjeve ballkanike.   Zanga kishte filluar të punonte si analist kërkimesh të çështjeve shqiptare në Radion Europa e Lirë në vitin 1961 dhe më vonë ka qenë gjithashtu përgjegjës për mirëmbajtjen e arkivave për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Raportet dhe analizat e Luigj Zangës gëzonin një reputacion të lartë gazetaresk dhe akademik, për nga niveli i lartë informativ dhe i paanshëm i artikujve dhe analizave të tija, e që dalloheshin për nga   përpikmëria profetike e tyre, mbështetur në njohjen e thellë që ai kishte mbi Shqipërinë dhe rajonin.

Parashikime të sakta nga një analist i regjur mirë në çështjet shqiptare dhe të Ballkanit, kur njeriu u hedh një shikim pas, ngjarjeve të dekadës së 80-ve dhe më vonë.   Ashtu siç parashikonte Zanga në anlaizat e tija, Shqipëria qe vendi i fundit komunist që hoqi dorë nga qëndrimet e saja staliniste, jo për bindje se duhej të bëheshin ndryshime të sistemit, por vetëm e vetëm se pse komunizmi u shemb në pjesën tjetër të Europës dhe nuk mund të mbijetonte sistemi komunist në Shqipëri, i izoluar nga pjesa tjetër e Evropës.  Gjithashtu në Kosovë, ashtu siç komentonte analisti Zanga, problemi i shqiptarëve atje, jo vetëm që nuk u përmirësua por erdhi duke u keqësuar gjithnjë e më shumë.

Dekorimi i Luigj Zangës me çmimin e lartë të Atdheut, Nderi i Kombit, dëshmon nderimin jo vetëm të Presidencës, por të gjithë atyre që e kanë njohur Luigj Zangën.  Analistët shqiptaro-amerikanë në qeverinë amerikane dhe në botën akademike në SHBA në atë kohë, mund të numëroheshin me gishtat e një dore dhe Louis Zanga zë një vend të merituar ndër më të dalluarit, për analizat dhe komentet e tij mbi çështjet shqiptare dhe ballkanike.  Për arritjet jetësore dhe për punën e tij të gjatë në këtë fushë, Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani me plot të drejtë i akordoi Luigj Zangës dekoratën “Nderi i Kombit” me këtë motivacion:

 “Në vlerësim të veprimtarisë së vyer dhe kontributit të tij të çmuar atdhetar prej gati gjysmë-shekulli në shërbim të përhapjes dhe konsolidimit të vlerave të lirisë dhe demokracisë anembanë botës, veçanërisht në luftën e paepur dhe pa kompromis kundër diktaturës komuniste në Shqipëri”. 

zanga

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank Shkreli- Nderroi jete- Louis ZANGA

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT