• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SI ZGJEDHJET E VITIT 1945 !

July 1, 2019 by dgreca

Nga Fritz Radovani/

Flamurit Shqipnisë sot i mungon vetem ylli, dhuratë e sllavokomunistëve të Titos…

E pabesueshme! Zgjedhjet e zhvillueme mbi 30 vjet mbas ramjes së Murit Berlinit, në një nga shtetet ma të shkallmueme nga diktatura komuniste, në Shqipninë e Kastriotit dhe të Nanë Terezes, me dijeninë e Amerikës dhe Europës, po vendosë një diktaturë të re e tipit “modern”, ku klika diktatoriale enveriste po kerkon sundimin një partiak të një grupi mafioz politik e kriminal, me trashigimtarët e kriminelëve të 75 vjetve diktaturë.

Ka nga ata ashtu si në Dhjetorin e 1945… Edhe këto aventura komuniste i quen zgjedhje. Mos harroni se per Shqiptarët z. Kissinger ka shkrue në librin Diplomacia këta rreshta: “Prova ma e sakta e mashtrimeve të Stalinit për ata “premtime” ishin zgjedhjet që po përgatiteshin në Jugosllavi, dhe shtetin e varun prej saj në Shqipninë komuniste.”

■Nëse historia e BRSS nuk do ti harrojë kurrë “Gulagët” e Stalinit, apo ata tmerret e kampeve të shfarosjeve në Siberi… As Populli Shqiptar nuk do të fundosin në “Arkivin e Harresës” asnjëherë: Torturat, masakrat dhe zhdukjet e bame nga hetuesit dhe vrasësit komunistë, nder 26 Burgjet dhe hetuesit e Shkodres nga 1944.., e përgjithmonë, ashtusi nder 40 kampet e shfarosjes komuniste në gjithë Shqipninë e robnueme per 50 vjet…

■Me 25 Prill 1993, Papa Gjon Pali II, perballë Monumentit të Kastriotit në Tiranë tha: “Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit. Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Europian dhe, asht  e domosdoshme që Europa mos t’ Ju harrojë.”  

Fatkeqsisht, duhet thanë se veprimet e qeverisë shqiptare e lidhun me mafien tue veprue haptas dhe mësheftas me sllavet e Pashiqit dhe Titos, apo grekët dhe “vëllezërit” turq… kanë tregue botnisht me 30 Qershor, se mafiozët kriminelë shqiptarë pasues të denjë të diktatorëve barbar po shenojnë në “Historinë e Shqipnisë”, “Diten e Diktaturës së Re” per të cilen krenohet Edi Rama me 22 mijë policët e tij, të cilët i sigurojnë kolltukun…

Flitet edhe per një “opozitë” që flenë nder çadra, si dikur endacakët afrikanë.., që edhe ata mbajnë në një dorë thiken kercnuese kunder Opozitarëve të vertetë, ndersa në doren tjeter kanë armen me të cilen pergatisin po kje nevoja “luften vllavrasëse”, mjeshtri  jo e panjohun nga partizanët tanë “trima” që në vitin 1943 – 44, parardhësit barbar të tyne.

Ata ishin edhe partizanët “fitimtarë” që patne mbushë malet me morra… Po, ecen me kohen dhe, sot xhepat e tyne u janë ba hebe… Mos me i njoh as “bashkluftarët” e vet…

Shqipnia dikur “Europjane” asht kthye në një vater të rrezikshme “lufte civile”, që në një moment kritik të shteteve fqinjë, mund të kthehet prej tyne në vater zjarri shkatrruese…

Ylli i kuq në Flamurin kombtar nuk asht tjeter vetem drogë per pushtetarët e Rilindjes! 

E vrastarët mbetem gjithmonë vrastarë! Droga dhe dollari i shtyjnë me vra vllaun e vet!

            Melbourne, 1 Korrik 2019.  

Filed Under: Opinion Tagged With: Fritz Radovani-Edi-Enveri-Zgjedhjet

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT