• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHKODRA NUK DO HISTORI FALLCO

September 16, 2021 by s p

Nga Fritz RADOVANI:

Kam njoftë në vitin 1956 Prof. Kol Alimhillin, i cili më thonte atëherë se: “Në sistemin komunist, profesorët e vërtetë përfundojnë në burg, kur dalin nga burgu, po dolën, shkojnë hamaj e fshesaxhijë, ndërsa, hamajtë e fshesaxhijtë e vërtetë drejtojnë shtetin.” (Shkoder, 1958). Ndoshta, sot kjo asht arsyeja që vazhdojmë mos me pasë histori të shkrueme sakt! 

Një dijetar thotë: “Rreziku nga e vërteta ishte ma i madh se gënjeshtra”. 

Asht shkrue e do të shkruhet e prap, do të vazhdohet me u shkrue për këtë ngjarje aq të randësishme, por e vërteta do të dalin në shesh vetëm atëherë kur historianët e paanëshëm do të kenë mundësi me pa e me studjue vetem arkivat e mbulueme nën dhé.

“Deri njerëzit e zhdukun dje prej skenet, na dukën si të kishin hi kaherë në radhën e mumjeve.”, shkruente At Gjon Shllaku, dhe vazhdon: “Për né ideja asht nji mjet me u kapë té realiteti, për filozofinë moderne ideja asht nji perde që e ndanë njeriun prej realitetit”.

Tue u nisë prej këtyne parimeve që theksova ma nalt, a duhet kuptue drejtë sot mbas 75 vjetësh  “Lëvizja e Postribës” e 9 Shtatorit 1946 ?!

Mendimet e kundërta të shprehuna ndër libra, broshura, artikuj dhe konferenca përkujtimore, më kanë shty me kërkue dishka të mbulueme me dashje, ose padashje, por në të dy rastët, jo, me qëllim të mirë. Tue u nisë si u organizue, si shpërthei dhe si përfundoi me dështim të plotë kjo lëvizje që asht ndër ma të mëdhajat e trojeve tona, asht me të ardhë keq dhe do të bindemi se frutin e kanë përfitue vetëm komunistët.

Përmbytja mori me vedi fshatarë, profesorë, oficerë akademistë, klerikë,  deputetë, intelektualë, studentë, tregtarë, shumë të kënaqun e ma shumë të pakënaqun nga pushteti, madje, edhe pushtetarë që deri pak ditë para kishin nënshkrue edhe “urdhën-arreste”, ose në mendjen e tyne pritnin kur po vjen nga diktatura komuniste “demokracia”?  

Me plot gojë dami për Veriun nuk llogaritet asnjëherë.

Vetë ardhja në Shkodër në janar të 1945 e kryekriminelit Mehmet Shehu, me një tubë të pa pame ndonjëherë terroristesh si: Sheuqet Peçi, Dali Ndreu, Gjin Marku, Rahman Parllaku, Tuk Jakova, të shoqnuem nga bandat e Sigurimit të Shtetit të drejtueme prej Koçi Xoxe, Zoji Themeli, Vaskë Koleci, Ramadan Çitaku,  Ali Qorri (Bushati), toger Baba etj., që me krimet e vrasjet e tyne të bame me gjyqe e pagjyqe, tregojnë pikësynimin e tyne: Përdorimi i çdo dredhije e mjeti mashtrues, për me shkatrrue rezistencën atdhetare antikomuniste dhe çerdhën e tyne. 

●Unë do të rreshtoj vetëm disa fakte:

●Don Ndre Zadeja deklaron: “Aty nga shtatori 1944, ka ardhë në Sheldi nji kolonel anglez i quejtun Nill, me do ushtarë e Jup e Halit Kazazin, gjithashtu me té ishte nji oficer gjerman dhe nji ushtar italjan. Këta vijshin prej Cukalit, shkojshin në Shëngjin dhe së andejmi për Itali. Në qelën teme kanë qëndrue vetëm nji natë. Gjatë ndejtjes në qelen teme, unë ju mbajta nji bisedë, ku i kam theksue nëvojën që ka populli shqiptar i varfën në mes të armiqve shekullorë, të cilët janë: Sllavi, Bullgari, Greku dhe Italia. Shqipnia ka nëvojë për nji mbrojtje nga fuqitë e hueja”. (Dosja 677)

●Rrok Gjok Luli, i arrestuem më 12 shtator 1946, për Lëvizjen e Postribës dhe i dënuem 20 vjet, deklaron: “Kam bisedue me Mustafa Jakupin, Mustafa dinte se do të sulmohet Shkodra që sonte, një gja të  tillë ia kishte thanë korieri i Jup Kazazit, një katundar prej Postribët, dhe më thote, Rrok, sande sulmohet Shkodra prej Postribët, e duhet të dalim që sonte me katundarë. Unë i thashë se do të sulmohet më 15 shtator 1946 se një gja të tillë ma ka thanë vëllai, dhe jo sonte. Por, Mustafa më kallxoi se jo më 15, por sonte se Postribësit nuk donë me dhanë ushtarë. Më ka thanë për Jupin se nuk asht këtu në Shkodër dhe ka dalë jashtë se asht i mërzitun, se do ta fillojnë luftën sande dhe për këtë, do të hidhen në sulm. Veç luftës nga jashtë do të plasin edhe këtu mbrenda, se Jupi asht marrë vesht me të huej, megjithse një pjesë e kanë kundërshtue Jupin…”

●Llesh Marashi deklaron në korrik 1946: “Nuk dij sesi tri ditë para shpërthimit të  Lëvizjes së Koplikut e ka dijtë organizata “Bashkimi Shqiptar”, unë nuk e kam dijtë vetë!”

●Don Nikoll  Deda: deklaron në gjyq më 7 janar 1948: “…Për sulmin e 9 shtatorit 1946, nuk kam bisedue as nuk kam kenë i deleguem nga Kleri për me marrë pjesë ndër këto mbledhje.”

***

Kam lexue edhe nga publicisti Don Lazer Shantoja, me pseudonimin Y: 

“Historia e Shqipnisë së lirë asht kaos luftash, ngatrresash, trathtinash, ambicionesh, partinash kaq të mëdhaja, të shpeshta, të ndyta e të damëshme, që nuk i gjenë askund shoqen në Botë” “Zani i të dekunit”   Melbourne, 14 Shtator 2021.               

Filed Under: Histori Tagged With: Fritz radovani, shkodra

40  VJETORI  I  ZHDUKJES SË DON  MARK  HASIT

September 10, 2021 by s p

Nga Fritz Radovani

Melbourne, 10 Shtator 2021. 

Don Mark Hasi asht le në Malin Kolaj pranë Shkodres në vitin 1920. Kur ishte 7 vjeç mbeti jetim pa Nanen, dhe më që i ati ishte i rij dhe do të martohej, e mori nenkujdes Famullitari Don Kolec Prennushi, i cili e pat vendosë në dhomë me nanen e vet Ninen, dhe flente e çohej me ate. Mbas një viti shkoi me vazhdue shkollen në Velipojë, tek Don Alfons Tracki. Vazhdoi studimet në Kolegjin Saverian të Shkodres, ku nën kujdesin e Fratel Salës, ishte nder aktorët e dalluem të Teatrit të Jezuitve. Kujtohej per rolin e Tij tek “Juda Makabe”, ku zani i Tij nuk u harrue ma.Vazhdoi studimet e nalta në Padova, po per arsye lufte i perfundoi në Shkoder. Dashunia per rrethin e Don Kolecit tek Don Marku kje e perjetshme… Dhe, Meshen e Parë e tha me 24 Shkurt 1945, me Don Kolec Prennushin. Asht emnue menjëherë zv.Famullitar i Shkodres e ma vonë Sekretar i Kishës Kathedrale të Shkodres, ku ka vazhdue deri në kohen kur asht  arrestue. U arrestue në vitin 1947, dhe asht dënue 7 vjet burg, që i ka krye në kampe pune. Asht lirue në vitin 1953, kohë në të cilen ka ardhë e ka banue në një dhomë me ne tre vllaznit… Deri mbas dy vjetësh që shkoi në Argjipeshkvi sekretar i Ipeshkvit Imzot Ernesto Çoba, deri në vitin 1967, që u arrestue edhe njëherë me rastin e “Revolucionit Ideologjik”. Me 7 Prill u arrestue dhe u dënue mbas një viti tortura barbare në hetuesi, ndonse nuk pranoi asgja u dënue me vdekje, denim që Ju kthye në 25 vjet burg, që do ti kalonte në kampe shfarosje… Dënim që i kushtoi me jetën. Në kampin e Ballshit Don Marku u keqsue me shndet dhe, mbas plot 14 vjetësh e disa muej, në 11 Shtator 1981, thirri urgjent Don Mikel Koliqin e mbasi i la një porosi per mue, mbylli sytë dhe shkoi në Jeten e Pasosun…Asht vorrosë në Ballsh dhe me 22 Janar 1992, u rivorros me nderime në Vorret e Rrëmajit në Shkoder, i percjellun nga populli i Shkodres. Don Mark Hasi ishte nder Klerikët e nderuem jo vetem per qendrimin e Tij në hetuesitë terroriste komuniste, po edhe per respektin që gëzonte si predikatar i shkelqyeshem dhe kangtar i paharrueshem…Don Mark Hasi do të kujtohet nga Populli Shqiptar jo vetem, per thiken që hetuesi kriminel Nesti Kopali i nguli në gjuhë, dhe ka vazhdue jeten si Burrat, po në vitin 1967 pak kush asht torturue një vit në hetuesi, tue u masakrue nga terroristët katila Elham Xhika dhe Dhimiter Shkodrani…Vdekja në Ballsh asht kenë pasojë e torturave barbare e shnjerzore…Po, Don Mark Hasi ishte dhe mbetet nder Figurat e Nderueme të Klerit Katolik Shqiptar dhe, per ata që e njoftën… Per vetë karakterin e Tij. Ai asht Martir i Kishës Katolike i Perjetshem dhe, i Nderuem n’ Shekuj!

DON MARK HASI

(1920 – 1981)

I MBËRTHYEM ME THIKË PËR TAVOLINËN E HETUESIT 

KRIMINEL NESTI KOPALI, NË VITIN 1946.

ARRESTOHET NË SHKODER ME 15 XI 1946.
TORTUROHET NË HETUESITË E SHKODRES E TIRANËS

NGA TERRORISTËT E SIGURIMIT TË SHTETIT…DHE MBASI
ARRESTOHET ME „REVOLUCIONIN KULTURAL 1967“, E
MBYSIN ME 11 IX 1981, NË KAMPIN E SHFAROSJES BALLSH.

NË 40 VJETORIN E ZHDUKJES, JA KUSHTON AUTORI.

(GRAFIKË E REALIZUEME NGA PIKTORI FRITZ RADOVANI, 2011,

SIMBAS KALLZIMIT TË VETË D.M.HASIT 1961)

MELBOURNE 2021

Filed Under: Histori Tagged With: diktatura komuniste, DON  MARK  HASI, Fritz radovani

20 VJET PA LUKË KAÇAJN

September 6, 2021 by s p

20 VJET  PA  LUKË  KAÇAJ

Lukë Kaçaj (1924-2001)

Nga Fritz RADOVANI

7 Shtator 2001…

O syshqiponjë! A me të vertetë Je pranë Krijuesit Tand !?..

E pra, tash plot 20 vjetë Rinia Shqiptare këndon.., por, këndon pa Ty, o Luk Kaçaj, e ndoshta, sa vite të tjera do të shkojnë, tue kerkue tingujt e zanit tand !.. Po, po, atje nalt nder Yjet e Pashuem të Asaj Botë pafund !

O i Madhi e i pavdekshmi Lukë Kaçaj, Ti ishe shkam i Alpeve tona!..

Ti ishe Prijs i kangës me Lahutë e që dijte me at za si pushka, me na lanë n’ Atdheun e Shqipeve Dykrenare gjurmët e qytetnimit Europjan…

E bash ajo Europë, të priti e të percolli si Birin e vet të pashoq atëherë, kur pak kush i dinte majet e pashkeluna t’ atij arti të pavdekshem, që Ata mësues me zhguna të murrmë, dijtne me të mësue ty o zheniu i Maleve!

E oxhaku i gurt’ i Atyne Maleve lajmonte per Ty, se u shtue një pushkë!

Stajanicat plaka, vazhdonin me shtrue sofrat: Hajde bujruem, urdhnoni “Mirse Ju ka prue Zoti, urdhnoni Buk’ e krypë e Zemer!”… E shkrepeshin gotat e Atyne Burrave, që nder shekuj të pafund nderuen Atdheun e Gjergjit të Madh Trimit të Gjon Kastriotit tonë… Atij Plakut vuejtun, e që mbas Tij kje Bij’ e Atyne Maleve kreshnike edhe Nana Tereze e Shkupit…

Edhe në vitin 1924, me 24 Shkurt, në Bajzë të Kastratit të Malsisë së Madhe, kur u le Lukë Kaçaj. Luka porsa mori mend ju kushtue Urdhnit Fretenve të Vegjel, dhe shkoi me vazhdue shkollen e Tyne në Gjuhadol të Shkodres, ku spikati zani i Tij… I pakrahasueshem per bukuri e forcë.

Ishte i pari At Martin Gjoka që dalloi talentin e rij dhe i tregoi rrugen e artistit të madh. Atje në Liceun “Illyricum” Luka, kur Mjeshtri i Madh i muzikës At Martini, i vuni në ballë djaloshit Bajzës së Alpeve shenjen e perjetshme t’ artistit t’ panjoftun e t’ pashoq… Nder Trojet tona.

Luka më ka tregue me gojen e Tij, sesi kur po permbytej Shqipnia nga komunizmi, në vitin 1946: “At Mati Prennushi thrret në Kuvend të Gjuhadolit baben e Lukës dhe i thotë: “Koha sa vjen e po bahet ma e rrezikshme per xhakoj ashtu si per ne, prandej, merre Luken në shtëpi, sikur ai nuk do me ndejë ma këtu dhe mundou me i dhanë rrugen e muzikës, mbasi ka mundsi që Liceu i ynë, të mbyllet nga komunistët dhe të mos hapet ma…Kjo këshillë e At Matisë dhanë babës sim, më shpetoi nga arrestimi i sigurtë që në 1946… Gjithmonë e kam kujtue At Matinë me mirnjohje… ” (Dëshmi gojore e të Ndjerit Lukë Kaçaj, Shkoder 1996).

U ndihmue prej kompozitorit Kristo Kona, tue e angazhue Luken me korin e Filarmonisë. Luka fillon punen në Filarmoni. Sjellja e Lukës prej qytetari me njohuni si pak kush të disa gjuhëve të hueja, italisht, latinisht, greqisht dhe në mënyrë të persosun gjuhen Shqipe. Në 1951 i hapë rrugen per studime jashta shteti në Moskë, në konservatorin “P.I.Çajkovski” në B.S., Luka paraqitet në konkurs dhe porsa perfundon së kënduemi, Drejtori i Konservatorit u çue në kambë tue thirrë: “Otliçno! (shkelqyeshem)”…E nuk do të vonojë kur Shaporin deklaron: “Ky bas asht një Shaljapin i ri, Shaljapini Shqiptar!” Luka i befasoi si artist i madh të gjithë. Ai ishte interpretues në disa gjuhë, tue mësue atje edhe rusishten, frengjishten dhe gjermanishten. Në një turne në shtetet “demokratike” të Europës Lindore, Luka kishte një repertor të gjanë mbi 100 pjesë në 5 gjuhë të hueja. I duertrokitun nga gjithë Europa…

Në 1966 emnohet pedagog i kantos në Institutin e Naltë të Arteve dhe jep kontributin e tij me vlerë në përgatitjen e brezit të ri të këngëtarëve. Po, nuk shkon gjatë… Po në 1966…Ramiz Alia, në kuadrin e “Revolucionit Kultural” e largon nga skena!“Mos vallë… ky asht fundi im…!?” Ju ngul në kokë Lukës…Parandjente até që do të ngjiste me 28 Maji 1973..,kur sigurimi i shtetit do ti vinte hekrat Lukës në prani të studentave dhe pedagogëve, në hollin e Akademisë së Arteve të Bukura, me etiketen e njohun të “rrezikshmërisë shoqërore, dhe në emër të popullit arrestohet si armik i tij…” Lukë Kaçaj, djali Fisnik i Bajzës së Kastratit, asht para xhelatëve shpifës e terroristë, kur Nana Tone me lot perfaqe i lutej “trupit gjykues” per djalin e pafajshem të vetin, por dënimi i tij asht i pashmangshem. Luka u dënue me 5 vjet heqje lirie…

“Revolucioni Kultural” antinjerzor e burgosi artistin LUKË KAÇAJ…

Luka ishte “armik i popullit” se kishte recitue vargjet e At Gjergj Fishtes, mësuesit të vet, dhe nuk kishte “harrue endè” me i ra në gjuhen e Tij “Lahutës së Malësisë”, të cilen e adhuroi deri në vdekje. Ana, zonja e Tij e nderueme nuk mungoi as nder telat rrethues me gjema të kampeve.

Luka u lirue nga burgu i “vogel” në vitin 1978. Vazhdoi disa vite hamall tek Pazari i Ri në Tiranë… Në vitin 1988, e bukra Ana, që nuk kishte kursye me shitë edhe “gjakun” per me mbajtë gjallë burrin besnik të saj në burg, mbylli vuejtjet e jetes e mbeshtetun per gjoksin e basit të njohun në Botë, me sy të ngulun tek Luka! Gjendja shndetsore e Lukës nuk u kuptue. Ai e mbante veten! Me 7 Shtator 2001, Luka nuk këndoi kurrma! Komunizmi kerkoi me e varrosë “hamall” të Madhin Lukë Kaçaj, basin e njohun nga të gjitha skenat botnore që e dishruen praninë e Tij.

Ne njohem një brilant të muzikës Shqiptare që nuk i vjen kurrma Asaj…

Ai ishte i madhi Lukë Kaçaj!..

            Melbourne, 6 Shtator 2021.                       

Filed Under: Politike Tagged With: Fritz radovani, Liriku Kacaj, Luke Kacaj

Qëndresa e klerikëve në burgjet e diktaturës

August 28, 2021 by s p


Nga Fritz RADOVANI/


Per çdo njeri që komunistët mendonin se nuk duhet të dalin ma nga burgjet e mnershme të diktaturës së Everit, ishte një nga qendrat e zhdukjes së tyne që thirrej Burgu Burrel…(B.B.)Ata që e provuen edhe vetem një ditë.., mund të flasin një vit!Ndersa rinia Shqiptare që vuejti me vite aty, mund të tregojnë një jetë në thertoren e një Bote të papersëritëshme kurrma! Nuk ishin të paktë as Profesorat e pranguem, dhe as breznitë e tana që provuen dhunen ma barbare të komunizmit vrastar… Klerikët e të gjitha besimeve ishin dijetarë të provuem në jetë. Një prej Tyne ishte edhe Hafiz Ali Tari (Kraja) nga Shkodra.Kujtimet e rinisë shkodrane dhe asaj Shqiptare per Hafizin, ishin ma të perkryemet tue fillue nga fjala e Tij në pak vite të shkueme, me rasen e vorrimit t’ At Gjergjit Madh në fundin e vitit 1940 në qytetin e Shkodres. E rinia nuk kishte si mos me e kujtue nderimin e Hafizit per At Fishten e pavdekshem! Hafizi nderohej dhe respektohej edhe per mardhanjet e mira që kishte me besimtarët e të gjitha Besimeve tjera në Shqipni. Në burgun e Burrelit Hafizi kishte krijue rrethin e vet me atë brez rinije që edhe Ata, i nderonin dhe respektonin Klerikët e Besimeve të tjera, ashtusi i mësonte vazhdimisht “Mësuesi”…Vlera e madhe e atyne mësimeve të mrekullueshme vazhdon edhe sot me kenë e panjoftun per Shqiptarët. Pa hy në mësime Shpirtnore, unë do të ndalohem tek “mësimet e dashunisë së rinisë sonë me parimet e Vllaznimit dhe të qendresës së Saj”. “Jemi të gjithë Vllazen të të gjitha Besimeve pa asnjë dallim. Të gjithë jemi Shqiptarë dhe pasues të Heroit tonë kombtar, të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut. Të gjithë së bashku këtu, kemi vetem një Atdhe, Atdheu i ynë asht Shqipnia! Prandej, duhet të qendrojmë si Burrat, që neser me i sherbye Këtij Atdheu! Shpresa e Atdheut jeni vetem Ju Rinia Shqiptare, me parimet e shndoshta Europjane të moralit dhe të Fesë! Ju flas me fjalët e daluna prej zemres sime!”…Dhe në mbyllje Hafizi Ju thonte: “Kjo nuk asht vetem porosia e ime… Kjo asht porosia e të gjithve ne që presin nga Ju! Mbasi, kështu si po tham unë, ashtu ka thanë edhe Pader Mëshkalla!”Gurë granitit kishte kultura Atdhetare e Fetare Shqiptare. Të pathyeshem po, por edhe të vendosun deri në fundin e jetës së Tyne të pafund nder burgje dhe, pa asnjë shpresë Lirije! Morali i Tyne edhe sot shndritë mu në mes vuejtjes, torturës dhe errsinës barbare e shnjerzore si një rreze drite brilanti, që nuk e shuejnë as e dobsojnë rrezatimin e Tyne, asnjë nga ato vepra të dhunëshme që ka ushtrue ndaj Asaj Rinije heroike, perbindshi ma i mnershem i marksizem leninizmit si dhe ai shkelës i pashpirt i të gjitha të drejtave të Njeriut, ndaj të gjithë Shqiptarve.., mos i harroni kurr ata qinda e mija të vramë, të zhdukun e të vujtun nder hetuesi, burgje e kampe pune e interrnimi, me dhjetra vite vetem krime nga tirani e krimineli, vrastar e barbar i pashpirtë: Tradhtari Ever Hoxha. Shqiptarë të Nderuem e t’ vuejtun nga diktatura shnjerzore! Qendroni të pathyeshem ashtusi patne qendrue “Gurt’ e Parë”! Kurr mos e harroni porosinë e të nderuemit Hafiz Ali Tarit që: “Kështu asht… Se, kështu, ka thanë edhe Pader Meshkalla!”
Melbourne, 28 Gusht 2021.

Shënim: Në foto: HAFIZ ALI TARI (KRAJA) (1900 – 1973)

Filed Under: Kulture Tagged With: Fritz radovani, HAFIZ ALI TARI (KRAJA), Kleriket

Gerd Myler ndërroi jetë…

August 16, 2021 by s p

Nga Fritz RADOVANI:

E pabesueshme..!!Lojtari i pakrahasueshem i kohës së Tij, Gerd Myler i  Gjermanisë, dje ka ndrrue jetë në moshen 75 vjeçare, nga një smundje e randë. Per ne që nuk mund të harrojmë asnjëherë Emnin e Tij, golat e Tij dhe lojen e asaj kohë, kur kenja e Tij në fushë ishte edhe një gol plus per ekipin e Tij, jo vetem asht dhimbje por, gati e “pabesueshme”.., mbasi nuk mund të harrojmë kurr knaqësinë që na sillte Emni e Tij në fushë. Futbolli gjerman dhe klubi i Bajernit sot kanë mangut një Yll Botnor! Kanë mangut autorin e 365 golave, pra një kampion Bote… E Ky ishte lojtari i Madh Gerd Myler, lojtari i 427 ndeshjeve të futbollit që mbeten në histori të Bundesligës nder ma të bukrat ndeshje në Botë… Gerd Myler asht quejt Bomber i ekipit Gjerman! Golshenuesi ma i mirë i Europës dhe i Botës, që vetem mbas Tij u rreshtuen emnat e lojtarve të ardhëshem Mesi e Ronaldo. Po, kurr nuk mund të harrojmë Emnat e asaj kohe t’ artë kur Gjermania e drejtueme nga Helmut Shen, pasohej nga i Madhi Bekenbauer e vazhdonte, pa mujtë me percaktue se cili asht ma i “miri” në mes Tyne, tue mrrijtë tek porta kundershtare me Gerd  Myler. Historia e futbollit botnor e asaj kohe të shkelqyeshme, shenon per vitet e paharrueshme të Gerd Mylerit kater herë kupen e Gjermanisë, tri herë Kupen Europjane dhe njëherë Kupen Botnore. Në vitin 1970 ka fitue “Topin e artë” dhe dy herë “këpucen e artë” në 1970 e 1972… A e dini të nderuem lexues, se tue shkrue këta rreshta edhe na, harrojmë sesa vite kanë kalue nga ajo kohë kur nguleshim para ekraneve TV, me pa tue shenue golat e fitores të Madhin Gerd Myler nga viti 1964 deri 1979? E pra, lavdia e asaj kohë Gjermanin Gerd Myler e bani të Perjetshem!

Melbourne, 16 Gusht 2021.                                                                                                  

Filed Under: Sport Tagged With: Fritz radovani, Gerd Myler, Sport

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 65
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT