• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FSK, e gatshme të jetë ushtri e Kosovës

January 17, 2017 by dgreca

-Presidenti Thaçi: FSK-ja e standardeve të NATO-s, forcë profesionale e gatshme për çdo sfidë në tërë territorin/1 ThaciPRISHTINË, 17 Janar 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me të cilin ka biseduar për të arriturat e FSK-së dhe ngritjen e kapaciteteve të saj për t’iu përgjigjur nevojave të Republikës së Kosovës për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj.

Gjenerallejtënant Rrahman Rama e informoi presidentin Thaçi për të arriturat e FSK-së dhe ngritjen e kapaciteteve të kësaj force.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është trajnuar sipas standardeve më të larta të NATO-s dhe është e gatshme të jetë ushtri e Kosovës”, u shpreh gjenerallejtënant Rama.

Presidenti Thaçi u shpreh i kënaqur me të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe me planet për të ardhmen e kësaj force.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është rekrutuar dhe është përgatitur në bashkëpunim me NATO-n dhe sipas standardeve të NATO-s”, u shpreh presidenti Thaçi.

“FSK është forcë profesionale e standardeve të NATO-s, shumetnike, me përfaqësim të duhur gjinor dhe e gatshme t’u përgjigjet të gjitha sfidave të sigurisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi./b.j/

Filed Under: Komunitet Tagged With: e gatshme, FSK, Rrahman Rama, Thaci, ushtri e Kosoves

Kosovë- FSK, medalje e artë në ushtrimin Cambrian Patrol në Britani të Madhe

October 22, 2016 by dgreca

Skuadra e Brigades se Reagimit të Shpejtë të FSK-së dekorohet me medaljen e artë në ushtrimin Cambrian Patrol në Britani të Madhe/

1-fsk2-fsk1-medalja-e-arte-13-fsk

Skuadra e Brigadës së Reagimit të Shpejtë e Forcë së Kosovës(FSK),e përbërë prej 8 pjesëtarësh është dekoruar me Medaljen e artë në një ndër ushtrimet më sfiduese dhe më prestigjioze në botë ,,Cambrian Patrol’’në Wells të Mbretërisë së Bashkuar.Ceremoninë e dekorimit me medaljen e artë nga afër e ka ndjekur edhe komandanti i FSK-së, gjeneral lejtnant Rrahman Rama i cili duke parë nivelin e sfidave gjatë këtij ushtrimi është ndarë jashtzakonisht i kënaqur me performancën e skuadrës. Ushtrimi është mbajtur në tetë faza përgjatë muajit tetor në Wells të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa skuadra e FSK-së ka zhvilluar patrollën e saj 48 orëshe në fazën e 6-të nga data 19  deri me 21 tetor 2016. Gjatë zhvillimit të patrollës skuadra e FSK-së edhe pse pjesëmarrëse për herë të parë ka treguar një profesionalizëm të jashtëzakonshëm duke arritur të njejtin nivel me njësitë me elite të ushtrive më të zhvilluara në botë.

Në këtë ushtrim përveç 102 skuadrave  nga njësi të ndryshme të ushtrisë britaneze kanë marrë pjesë gjithësejt  edhe 18 skuadra mysafire, përfshirë ushtritë  nga vendet si Gjermania, Italia, Zvicrra, Kanada, Pakistani, Nepali, Brazili, Kili, Bosnia dhe Hercegovina, Irlanda, India, Belgjika, Çekia, Australia, Zelanda e Re, Gjeorgjia, Meksika, dhe Latvia. Deri në fazën e 6-të vetëm 10 skuadra përfshirë skuadrën e FSK-së kanë arritur të dekorohen me medaljen e artë, shumë të tjera kanë arritur vetëm ta përfundojnë ose kanë marrë medaljen e argjentë dhe bronzi, ndërsa 16 të tjera për arsye shëndetësore apo në mungesë të përgaditjeve të mjaftueshme janë tërhjekur nga ushtrimi.  Ky ushtrim daton qysh nga viti 1959 dhe njihet në mbarë botën si një ndër patrollat më të vështira, ku një numër i vogël skuadrash arrinë të dekorohet me medaljen e artë dhe shkalla e dështimit është mjaftë e lartë. Me qenë se kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në këtë lloj ushtrimi, dekorimi me medaljen e artë i ka lënë të befasuar  si vendin nikoqir ashtu edhe vendet tjera pjesëmarrëse. Kjo performancë e suksesshme e skuadrës ka bërë që FSK të njihet nga vendet pjesëmarrëse si një organizatë serioze dhe shumë profesionale, ku pa dyshim që në të ardhmen si rezultat pritet të rrisë bashkpunimin me ushtritë e vendeve të tjera. Ftesën për të marrë pjesë në këtë ushtrim qysh në nëntor të vitit të kaluar e ka bërë Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, ku më pas skuadra e BRSH-së ka filluar procedurat për zhvillimin e trajnimit intenziv. Faza përgaditore për këtë ushtrim ka zgjatur rreth 9 muaj të plotë ku janë përfshirë 3 muaj parapërgaditje,  5 muaj trajnim intenziv dhe një muaj trajnim familjarizues me regjimentin Royal Irish të ushtrisë Britaneze. Ky sukses ka qenë një tjetër dëshmi që FSK po shkon në hapa të sigurt drejt zhvillimit të një force profesionale duke nxjerrur kuadro të rinjë që në evenimente të ndryshme  janë konkurrencë serioze për ushtrit e vendeve të zhvilluara.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Britani, FSK, medalje e arte

Kosovë-FSK, e gatshme për mision të ri

January 1, 2016 by dgreca

-Objektiv i parë, ngritja dhe ndërtimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Kosovës/
PRISHTINË, 1 Janar 2016-B.Jashari/Forca e Sigurisë të Kosovës është e gatshme për mision të ri dhe përgjegjësi të reja, ka deklaruar ministri i Ministrisë për këtë forcë, Haki Demolli në konferencën për shtyp të fundvitit.
“Si objektiv i parë, është ngritja dhe ndërtimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Kosovës, në bazë të rekomandimeve të dala nga Rishikimi i Strategjisë të Sektorit të Sigurisë të Kosovës”, theksoi ai.
Objektivi i dytë, vijoi Demolli, është hartimi dhe aprovimi i Pakos ligjore dhe dokumenteve strategjike të Mbrojtjes.
“Objektivi i tretë, është intensifikimi dhe sforcimi i bashkëpunimit bilateral me Forcat e Armatosura të SHBA-ve, vendeve të tjera të rajonit, NATO-n dhe BE-në”, theksoi ministri.
Objektivi i katërt, tha ai, është pjesëmarrja aktive dhe kontributi substancial në ndërtimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.
“Objektivi i pestë është pjesëmarrja aktive dhe kontributi substancial në vendosjen e raporteve formale të bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me NATO-n dhe BE-në”, tha ministri i FSK-së.
Ministri Demolli një rëndësie të veçantë i kushtoi bashkëpunimin me KFOR-in, të cilin e falënderoi për kontributin e dhënë në sigurinë e vendit.
Ai foli edhe për bashkëpunimin bilateral me NATO-n, KFOR-in, SHBA-të, si dhe shtetet tjera, sidomos theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer me Gardën Kombëtare të Ajovës (SHBA).

Filed Under: Kronike Tagged With: e gatshme, FSK, për mision të ri

Kosovë- Vendosen modalitetet për transformimin e FSK-së

September 2, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 2 Shtator 2015/ Për javën e ardhshme është në axhendë vendosja e modaliteteve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, paralajmëron sot shtypi në Prishtinë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po punon me përkushtim për transformimin e FSK-së. Po bisedohet edhe me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë, për të marrë përkrahjen e tyre për shndërrimin e FSK-së në FAK (Forcat e Armatosura të Kosovës v.j.), sepse ajo do të jetë forcë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, citon gazeta Koha Ditore përgjigjen e Zyrës për komunikim publik, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Koalicioni qeverisës PDK-LDK, së bashku me partnerët e tjerë po punon në transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës, bënte të ditur në 29 gusht kryeministri Isa Mustafa, duke theksuar edhe vlerësimin e përbashkët me zv/kryeministrin e parë, Hashim Thaçi.
“Unë dhe z. Thaçi kemi vlerësuar se nuk ka arsye të prolongohet transformimi i FSK-së dhe që ky transformim të varet nga vullneti i një subjekti politik”, shprehej ai.
Kreu i qeverisë së Kosovës, ritheksonte se FSK është forcë multietnike dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve. “Me veprimet dhe aksionet e saj, pjesëtarët e FSK-së kanë treguar përkushtim në të gjitha situatat emergjente dhe rreziqet në çdo pjesë të vendit tonë dhe për çdo njeri. Janë treguar shembull në misionet humanitare”, shkruante Mustafa në ‘facebook’.
“Në rast të mungesës së mirëkuptimit për amendamente Kushtetuese, të cilat e tranformojnë FSK-në në FAK, Qeveria do të procedojë me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi FSK-në, me të cilin FSK do të merr të gjitha përgjegjësitë që ishin të parapara për FAK. Ndërsa, do ta ndryshojmë emrin e Ministrisë së FSK-së”, përfundonte kryeministri Mustafa.
Në 27 maj 2015, qeveria e Kosovës miratoi draftamendamentet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. “Draftamandamentet do të procedohen për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Kosovës. Miratimi i këtyre draftamendamenteve i hap rrugë transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe themelimit të Forcës së Armatosur të Kosovës”, u theksua me atë rast.
Kryeministri Mustafa theksonte se është esenciale që nuk po ndërtohen forca të armatosura mbi baza etnike, as mbi baza etnike të shumicës shqiptare, as mbi baza etnike të etniteteve tjera, për të cilat ka pasur trumbetime mjaft të mëdha në opinion së fundi. “Është një forcë unike, në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që përfshinë të gjithë pjesëtarët e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë, është në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Prandaj, ju ftoj që ne të procedojmë këto amendamente, ndërsa në Kuvend ne poashtu do të punojmë bashkërisht me të gjithë deputetët, edhe me përfaqësuesit e komuniteteve që të kemi pajtueshmërinë e tyre më vonë për aprovim në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë kryeministri Mustafa në mbledhjen e qeverisë.
Vendimi për aprovimin e draftamendamenteve është aprovuar me dy vota kundër të dy përfaqësuesve të Listës Serbe në qeveri, zëvendëskryeministrit Branimir Stojanoviç dhe ministrit për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiç.
Ndërsa në 20 korrik, nga Kuvendi u njoftua se, “sa i përket propozim-amendamenteve në Kushtetutën e Republikës së Kosovës të propozuara nga qeveria e Republikës së Kosovës, që kanë të bëjnë me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, me kërkesë të shumicës së përfaqësuesve të subjekteve politike, Kryesia vendosi t’u japë kohë partnerëve të koalicionit të zhvillojnë konsultimet”.
Por, opozita deklaroi se ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit pasi nuk u pajtua “me vendimin e mazhorances që t’i tërheq nga pika e rendit të ditës ndryshimet kushtetuese për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”. Gjatë këtyre zhvillimeve, sipas raportimeve të medias në Beograd, serbët në Kuvendin kosovar “penguan formimin e Ushtrisë së Kosovës”.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, FSK, modelet

Kosovë -FSK, kontribut në forcimin e sigurisë së përbashkët

July 13, 2015 by dgreca

-Ministri i FSK-së Haki Demolli, takon Dr. Evelin Farkash Zëvendës Asistente e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 13 Korrik 2015-Ministri i FSK-së, Haki Demolli, priti Dr. Evelin Farkash (Evelyn Farkas) Zëvendës Asistente e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve. Ai në emër të Ministrisë së FSK-së, Qeverisë dhe popullit të Kosovës shprehu mirënjohje dhe falënderime për Departamentin e Mbrojtjes dhe SHBA-të për ndihmën e dhënë dhe për bashkëpunimin kaq të gjerë dhe intensiv. Demolli e njoftoi Farkash me fushat dhe shkallët e nivelit të bashkëpunimit në mes të Departamentit të Mbrojtjes, Ushtrisë së SHBA-së me Ministrinë e FSK-së dhe FSK-në. Duke vlerësuar lartë këtë bashkëpunim ai theksoi ‘Partneritetin për Paqe’ që ka FSK-ja me Gardën Kombëtare të Ajovës. Fushat e bashkëpunimit janë të shumta si në programe dhe projekte të ndryshme, trajnime, edukim, donacione materiale dhe financiare si dhe kontribut përmes ekipeve këshilluese për shumë fusha të rëndësishme.
Me këtë rast ministri Demolli njoftoi mysafiren nga SHBA-të edhe me fushën e bashkëpunimit rajonal dhe bilateral me të gjitha shtetet që kanë shpreh gatishmërinë, deri tek ushtrimet e përbashkëta dhe fusha tjera të bashkëpunimit me interes të dyanshëm. Ai poashtu e vlerësoi edhe pjesëmarrjen e Ministrisë së FSK-së dhe FSK-së në nismat rajonale të sigurisë, me dëshirën për të dhënë edhe më shumë kontribut në forcimin e sigurisë së përbashkët. Çështje me rëndësi ishte edhe njoftimi i dr. Farkash me procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK) dhe sfidat aktuale që ekzistojnë me procedurat kushtetuese dhe parlamentare të aprovimit të amendamenteve që kanë të bëjnë me këtë transformim dhe procedimit të Projektligjit për Transformimin e FSK-së në FAK.
Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama e njoftoi Farkash me të arriturat në FSK-së, me procesin e përgatitjeve për transformim, sidomos në ato fusha që nuk kanë të bëjnë me vendime politike, për të pritur këtë proces sa më të përgatitur, për çka si ministri dhe FSK edhe e kemi themeluar edhe Departamentin për Transformim.
Dr Farkash shprehi kënaqësinë e saj me zhvillimet në FSK, me punën që është bërë në përgatitjet për transformim dhe shkallën e gjerë të bashkëpunimit të shumanshëm korrekt dhe konstruktiv, duke theksuar se Partneriteti për Paqe (PpP) mund të jetë rruga e ecjes përpara drejt bashkëpunimit me NATO-n. “Është me rëndësi që ju të punoni sa më shumë për shtyrjen përpara të axhendës së transformimit, e cila do të hapë rrugë dhe mundësi më të mëdha bashkëpunimi, si në planin bilateral po ashtu edhe në atë multilateral”, citohet ai në komunikatën e dërguar nga Ministria e FSK-së.
Nga ana e saj, Dr. Evelin Farkash shoqërohej edhe nga Gjeneral brigade Viliam Hall (William Hall) nga Komanda e Bashkuar për Evropë, nënkolonel Xhekob Kandelaria (Jacob Candelaria) nga Komanda e Bashkuar për Evropë, Melisa Henlon (Melissa Hanlon) – nga Zyra e Sekretarit të Mbrojtjes, Shon Krovlej (Shawn Crowley) –Këshilltar për çështje politike dhe ekonomike nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, kolonel Anthoni Bats (Anthony Butts) Atashe i Mbrojtjes në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, majori Juan Murillo Atashe Ushtarak i Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë dhe major Adam Girouks (Adam Giroux) nga Zyra e Bashkëpunimit të Mbrojtjes e Ambasadës së SHBA-ve në

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, FSK, Haki Demolli, Siguri

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT