• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ftesat e martesës te Çifti mbretëror shqiptar

July 10, 2016 by dgreca

Nga Beqir SINA – New York/
Princ Leka II :”Historia përsëritet në mënyrën e saj, asgjë nuk është rastësi…”/
13592417_10153848591344150_8215331038048492833_n.jpg
TIRANE : Princ Leka II është njoftuar më parë se do të kurorëzojë lidhjen e tij disa vjeçare me Elia Zaharia me martesë që do të zhvillohet në datën 8 tetor 2016, në Tiranë.
Lajmi e ka bërë të ditur nga Oborri Mbretëror Shqiptar, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të Familjes Mbretërore, ku thuhej:
“Familja Mbretërore Shqiptare ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë mbarë Kombin Shqiptar se Naltësia e Tij Princ Leka II ka shpallur ditën e martesës së Tij me Znj. Elia Zaharia me datë 8 tetor 2016, në Tiranë.Urojme me zemër trashëgimin e Familjes Mbretërore brez pas brezi!”, thuhej në njoftimin e Oborrit Mbretëror Shqiptar.
Ndërkohë, që kan nisur përgatitjet për dasmën mbretërore, natyrishtë, që dasmat shqiptare nisin së pari me ftesat e të ftuarve – miqve. Simbas, faqes zyrtare të Naltësisë së Tij Princ Leka II , duket se artisti, që po përgatit ftesat në përngjasim me kaligrafinë e të parvë të tij, për fetsat, është piktori i mirënjohur Avni Delvina, pinjolli i një familje me tradita mbretërore, nipi i atyre, që shërbyen në administratën mbretërore shqiptare në atë kohë, pikërisht ish Ministrit të Drejtësisë z. Hiqmet Delvina, njeriut që firmosi më datën 27 prill 1938, martesën e Çifti Mbretëror Shqipëtarë.
Madje, siç shkruan edhe vetë Princ Leka II :”Historia përsëritet në mënyrën e saj, asgjë nuk është rastësi…” sepse, ka qenë paraardhësi i tij i nderuar, z. Hiqmet Delvina, asokohe Ministër Drejtësie, para të cilit Çifti Mbretëror, ai që kishte firmos aktin e martesës.”
Çka shihet edhe në një fotografi që edhe ne kemi pasur fatin për t’a parë nga fotoalbumi historik i Familjes Mbretërore Shqiptare.
Dje, Princ Leka II – ka postuar një set fotografishë – në statusin e tij zyrtar në Facebook, ku ai u drejtohet miqëve të tij me një mesazh :” Të dashur miq! thotë Princi, dëshiroj të ndaj me ju disa fotografi të marra gjatë plotësimit të ftesave nga artisti i mirënjohur z. Avni Delvina. Ku, përveç se punës së tij si piktor dhe grafist, këtë here ai me mjeshtëri të veçantë po përkushtohet në kaligrafinë e emrave të ftuarve. Por, ajo që e bën akoma më të veçantë dhe simbolik këtë moment kaq të bukur të përgatitjeve, është historia që i lidh dy familjet tona.” ka shkruar Princi Leka.
 Ai më tej sqaron se në foton e dasmës së gjyshërve të mi, Mbretit dhe Mbretëreshës, është pikërisht paraardhësi i tij i nderuar, z. Hiqmet Delvina, asokohe ministër drejtësie, para të cilit Çifti Mbretëror firmos aktin e martesës. – Historia përsëritet në mënyrën e saj, asgjë nuk është rastësi…Ju uroj një fundjave të mbarë!
Kurse, artisti i mirenjohur Avni Delvina i është përgjigjur në të njëjtin status duke e falenderuar Lartësin e Tij Princin Leka :” Ju falenderoj Lartësi! shkruan ai, një kujtim i veçantë duke shkruar ftesat e martësës suaj me Znj. Elia Zaharia. Një martesë ku do të marrin pjesë përfaqësues nga shumë familje të njohura europiane e më tej…sigurisht dhe një imazh shumë pozitiv për Shqipërinë tonë të dashur….Me shumë simpati ndaj jush dhe historisë që nga gjyshi Avni Delvina, Hiqmet Delvina, Zenel Prodani, etj”
Më 10 janar 1938 kontesha Geraldinë dha përgjigjen e saj dhe pranoi të bëhej bashkëshortja e Mbretit Zog dhe njëkohësisht Mbretëresha e parë e shqiptarëve në kohë moderne. Mbreti i paraqiti asaj një dokument i cili i jepte titullin Princeshë e Shqiptarëve.
Më 30 janar 1938 Oborri Mbretëror shqiptar shpalli zyrtarisht fejesën e Mbretit Zog me konteshën hungareze Geraldinë. Të nesërmen e kësaj dite Parlamenti shqiptar miratoi pa asnjë kundërshtim fejesën mbretërore. Ky vendim i Parlamentit u kumtua me breshëri të shtënash topi. Pas shpalljes së vendimit, drejt Pallatit Mbretëror nisen përfaqësues të qeverisë, parlamentit, pushtetit lokal, etj.
Ndër të parët që uruan në atë kohë Mbretin Zog për këtë fejesë, në emër të Presidentit Amerikan Ruzvelt, ishte ministri Amerikan në Tiranë Hug Grand, kënaqësia e të cilit ishte edhe më e madhe pasi Mbretëresha e ardhshme kishte nënën amerikane. Urime të posaçme dërguan edhe mbretërit e Anglisë, Italisë, Norvegjisë, Egjiptit, Suedisë,etj.
Ajo nuk u largua nga Shqipëria para ditës së dasmës dhe gjatë kësaj kohe kontesha Geraldinë pati mundësi të njihte më mirë vendin dhe zakonet shqiptare. Në vizitat që bëri në zona të ndryshme të Shqipërisë ajo u njoh me shumë tradita shqiptare që për të ndonjëherë ishin edhe të cuditshme
Martesa Mbre-tërore u fiksua për datën 27 prill 1938, sepse kjo datë korrespondonte me martesën e Skënderbeut me Donikën në vitin 1451 në Berat.
3292509.jpg

13411898_10153848594454150_7516161570472160538_o.jpg

13584636_10153848591999150_6059980675239345198_o.jpg

13585071_10153848593499150_6855751613581458429_o.jpg

13592417_10153848591344150_8215331038048492833_n.jpg

dasma1.jpg

Skeda-Ahmet-Zogu.jpg

Filed Under: Featured Tagged With: Çifti mbretëror shqiptar, Ftesat e martesës te

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT