Mediat ne krah te Edi Rames sot kane anoncuar tere diten viziten e pritshme te tij ne Prill ne SHBA dhe takimet e planifikuara me Presidentin Obama dhe zevendesin e tij Joe Biden. Lajmi konfirmohet zhurmshem nga Top Channel në një kohë kur kreu i opozitës, Lulzim Basha ndodhet në Uashington për një vizitë zyrtare.
Po perse ky lajm u pompua aq shume sot, nje dite para Kongresit te Socialisteve, ku pritet dueli i zhurmshem i Blushit me Kampin e Rames dhe militanteve? Natyrisht jo pa qellim, reklamimi i ketij takimi e ka prapavijen te lexueshme: Rama, u thote te veteve dhe …Blushit: Mua me mbeshetet Washingtoni. Ja e shihni, me pret Obama vete ne Shtepine e Bardhe!
Rama dhe te tijet tentuan qe me nje gure te vrasin dy zogj: Blushin dhe Bashen me Opoziten. Bashes i thote: Ty te priti ndihmes sekretarja Nulland, ndersa mua , vete Presidenti Obama po me pret. Gjithesesi Basha eshte nje hap para Rames, Jo vetem pse erdhi para Kryesocialistit ne vizite zyrtare ne SHBA, por edhe pse, sonte ne mbremje ai zhvillon takimin e pare me komunitetin shqiptar ne Russia Tea Room, ku te ftuarit jane rreth 150-te, sipas ftesave te shperndara dhe te kontrolluara nga APN.