• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gafat e Ilir Metës me rastin e vizitës së tij në Mal të Zi !

July 14, 2016 by dgreca

Shkruan Xheladin Zeneli*/Nju Jork/
 Kryetari i kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta bashkë me bashkëpunëtorët e tij,zhvilloi vizitë zyrtare në Podgoricë, me 12 Korrik 2016, kryeqyetin e Malit të Zi ,me ç’rast pati takime me zyrtarët e qeverisë së Malit të Zi si dhe u paraqit me një fjalim në parlamentin e këtij shteti./
 Fillimisht duhet të cekim se mediumet në gjuhën shqipe i dhënë një pompozitet faktit se z. Meta foli shqip në parlamentin e Malit të Zi .
Z. Meta u drejtu pjesëmarrësve në parlamentin malazez në gjuhën e tij amtare, ashtu si iu drejtu homologu i tij malazez në gjuhën e tij malazeze parlametit shqiptar,kohë më parë me rastin e vizitës së tij në Tiranë. A mos vallë u prit që kryeparlametari i Shqipërisë t’ju drejtohet deputetëve në gjuhën e tyre sllavo-malazeze !?. Është një procedurë normale protokolare që zyrtarët e shteteve të tyre përkatëse të flasin gjuhën e vet dhe njëkohësisht është obligim i shtetit nikoqir që të realizohet përkthimi gjuhësor. Sa i përket instalimit të sistemit të përkthimit simultan nga gjuha shqipe në ate malazeze, kjo është një metodë e aprovuar dhe e realizuar prej kohësh nga shumë parlamente të shtetetve të rajonit. Mali i Zi është shumë prapa në këtë aspekt. Por, ma mirë vonë se kurrë.
Gafi i parë me përmasë skandali, u bë kur kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, me rastin e vizitës së tij në Podgoricë, në emër të presidentit të Shqipërisë, i dorëzoi kryeministrit malazez Millo Gjukanoviq dekoratën e Flamurit Kombëtar, dekoratën më të lartë që i jepet një qytetari të huaj nga zyra e presidentit të Shqipërisë !?. Së pari , shteti shqiptar dekoron kryeministrin i cili mban përgjegjësinë kryesore e mos realizimit e të drejtave të plota të shqiptarëve në Mal të Zi, gjatë 25 vite të fundit, dhe së dyti, shteti shqiptar dekoron poltikanin më të korruptuar në rajon. Në fillim të këtij viti, Millo Gjukanoviq muar titullin “kriminel i vitit” nga organizata e njohur Projekti Raportues i Krimit të Organizuar dhe Korrupcionit ( OCCRP) e cila merret me hetimin e korrupcionit të politikanëve dhe qeveritarëve të vendeve të ndryshme. Ironia e rastit është fakti se vetë kryeparlametari i Shqipërisë akuzohet për korrupcion në shtetin e tij !.
Tani ti kthehemi fjalimit të z. Meta në parlamentin e Malit të Zi.
S’ka dyshim se duhet vlerësuar fakti se kryeparlametari i Shqipërisë ,në fjalimin e tij, u angazhu në ngritjen e çështjes së të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, por me këtë rast bëri disa gafe (gabime) të cilat nuk i lejojen një zyrtari të lartë të Shtetit Amë.
– Lidhur me simbolet kombëtare,z. Meta, në mes tjerash tha”…” flamuri shqiptar mund të jetë i pranishëm në institucione shtetërore me seli në komuna me shumicë shqiptare, përkrah flamurit shtetëror kombëtar të Malit të Zi”. Një gjë e tillë veçse egziston , sepse sipas Ligjit të tanishëm për përdorimin e simboleve nacionale, neni 8 i të cilit thotë: ” Në njësit e vetëqeverisjes lokale, ku pjesëtarët e popujve pakicë përbëjnë shumicën,në ditët e festave shtetërore si dhe festave të popujve pakicë, në objektet e vetëqeverisjes lokale, përkrah flamurit shtetëror, vendoset edhe flamuri i papujve pakicë”.
Pra, z. Meta nuk kërkoi diçka të re , diçka që nuk është e pranishme në këtë moment apo diçka në favor të avancimit të çështjes në fjalë. Çfarë do të duhej të kërkonte z. Meta është anulimi i nenit 23 i Ligjit për rendin dhe qetësinë i cili e konsideron flamuri shqiptar si flamur i një ” shteti tjetër”, çka ka shkaktuar incidentet e shpeshta që kanë ndodhur kohët e fundit ( për të cilët z. Meta nuk tha asnjë fjalë) dhe që kanë nxitur reagimin organeve policore të Malit të Zi ndaj shqiptarëve që dëshirojnë të festojnë me simbolet e veta kombëtare;
– Lidhur me Komunën e Tuzit ( Malësisë ) , z. Meta tha se “Tuzi duhet të jetë komunë e pavarur, por duke ruajtur edhe disa lidhje me Podgoricën …”.
Nuk mund të jetë njëkohësisht edhe komunë e pavarur edhe të mbaj lidhje me Podgoricën (!?). Pra, as në këtë rast z. Meta nuk ofroi diçka progresive,por konstatoi gjendjen e tanishme e statusit të komunës “urbane” dhe mbajti pozicionin e njëjtë me atë të Podgoricës zyrtare e cila angazhohet tash një kohë të gjatë që të mbaj Tuzin ( Malësinë) nën diktatin e vet administrativ duke i refuzuar atyre statusin e barabartë të komunës me komunat e tjera në Mal të Zi;
– Gjatë fjalimit të tij, z. Meta disa herë i kategorizoi shqiptarët në Mal të Zi si ” pakicë nacionale”. Ky është një term i tejkaluar juridik dhe si i tillë degradues dhe në në asnjë mënyrë nuk do të duhej të përdoret për shqiptarët në Mal të Zi. Që nga viti 2007 ( kur u aprovua kushtetuta e Malit të Zi të pavarur), shqiptarët katekorizohen si “popull pakicë” , çka është një term pak më i avancuar i statusit të tyre politik. Por, në të vërtetë , shqiptarët në Mal të Zi janë pjesë e ndarë e popullit shqiptar;
– Në fjalimin e tij, z. Meta përmendi edhe pakicën malazeze në Shqipëri dhe shfaqi ndjeshmëri ndaj ” kërkesave të tyre legjitime” sipas standardeve më bashkëkohore europiane. Përmendja në të njëjtin kontekst e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi dhe malazezëve në Shqipëri , mund të kuptohet si tërheqje e paralelizmave në mes dy entiteve krejtësisht të ndryshme nga aspekti etno-gjeografik dhe historik. Shqiptarët në Mal të Zi janë popull autokton,kurse malazezët në Shqipëri janë të ardhur. Z. Meta gabon kur deklaron se “të gjithë popujt e kombet diku janë shumicë, e diku janë pakicë. Ndaj, e vetmja zgjidhje për të gjithë ne, është të zbatojmë të njëjtat standarde për pakicat dhe minoritetet në vendet tona” (!?). Si mund të zbatohen të njëjtat standarde si për shqiptarët në Mal të Zi, ashtu edhe për malazezët në Shqipëri !?.Ky është një absurditet i llojit të vet që nuk ka nevojë për sqarim.
Bëhet pyetja se nga i merr informatat z. Ilir Meta dhe pse nuk është i njoftuar me informatat e fundit për shqiptarët në Mal të Zi? A do të ishte e udhës që para se të drejtohet organit më të lartë legjislativ të Malit të Zi, dhe të flas për të drejtat e shqiptarëve , të konsulltohet së pari me ekspertë të mirëfilltë të të drejtave të tyre dhe njohës të mirë të çështjes shqiptare në këtë shtet ?.
Kryetari i organit më të lartë legjislativ të Shqipërisë, si Shteti Amë i shqiptarëve në Mal të Zi,do të duhej të ishte më i përgatitur lidhur me prezentimin e çështjes së të drejtave kombëtare të pjesëtarëve të kombit të vet që jetojnë brenda kufijëve administrativ të Malit të Zi.
*Xheladin Zeneli : është një ndër ish parlamentarët e parë shqiptarë në Paralmentin e parë pluralistë në Mal të Zi, autorë libri dhe analistë e publicist, veprimtar i njohur i komunitetit shqiptar në SHBA

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Gafat e Ilir Metës me rastin e vizitës, së tij në Mal, të Zi !, xheladin Zeneli

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT