• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rama e Basha: Gati të ulemi te Nishani… Basha: Rama të japë dorëheqjen

May 2, 2017 by dgreca

*Basha: Duam garanci të vërteta. Gati të shkojmë tek Nishani/

*Në Shqipëri kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha ju përgjigjën sot pozitivisht thirrjes së presidentit Bujar Nishani që palët të ulen në tryezën e bisedimeve me vullnetin për kompromis. Ndërkohë pasdite zoti Basha ka njoftuar një mbledhje urgjente të grupit parlamentar të partisë së tij ku pritet që të ketë dhe një komunikim direkt të deputetëve me Komisionerin për Zgjerim Johannes Hahn. 

1 Rama BashaDuket se një përpjekje e re do të ndërmerret për gjetjen e një zgjidhjeje që do të mundësonte pjesmarrjen e opozitës në zgjedhjet e 18 qershorit. Pasdite, presidenti Bujar Nishani përmes një deklarate u shpreh “i shqetësuar për përmasat që po merr kriza politike në vend”. Presidenti ju drejtua me një thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës “të ulen në tryezën e bisedimeve me vullnetin për kompromis, për të tejkaluar këtë situatë të vështirë për vendin” duka saktësuar se ai “ofron të gjithë gatishmërinë dhe angazhimin e tij institucional në shërbim të këtij dialogu”.

I pari që ju përgjigj publikisht ftesës, përmes një statusi në Facebook, ishte kryeministri Rama, i cili shkruante se ishte “po aq i shqetësuar për krizën” e cila sipas tij, ndryshe nga vlerësimi i Presidenti, është “krizë e Partisë Demokratike”. Ndonëse e cilëson “të vonuar” thirrjen e presidentit, ai shton se është gati të ulet me Lulzim Bashën.

Nga ana e saj opozita tha se e mirëpret ftesën e presidentit Nishani, ndërsa vë në dukje se “ndonëse shkaktari i kësaj krize, Edi Rama, me veprimet dhe qëndrimet e tij ka vendosur interesin e tij vetjak para interesave të qytetarëve shqiptarë, opozita dhe Partia Demokratike kanë kërkuar gjithmonë rrugën e dialogut të vërtetë dhe jo fasadë për t’u bashkuar në luftën kundër krimit, drogës, korrupsionit dhe kthimit të shtetit në garnizon elektoral të pushtetit, që kërcënojnë asgjësimin e zgjedhjeve, demokracisë dhe stabilitetit përmes zgjidhjes së ofruar”, shkruhet në deklaratën e koalicionit opozitar.

Javën e shkuar përpjekja për ndërmjetësim e eurodeputetëve David McAllister dhe Knut Fleckenstein dështoi. Palëve ju paraqit një dokument kompromisi, por opozita këmbënguli në kërkesën për qeveri teknike. Dje disa prej figurave të Partisë Demokratike e konsideruan një shans të humbur, refuzimin e propozimeve të eurodeputetëve. Deputeti Eduard Selami, i cili foli në një interviste për Zërin e Amerikës, deputetja Majlinda Bregu apo dhe ish numri dy i partisë Demokratike për shumë vite Jozefina Topalli, kritikuan publikisht zotin Basha se po merr vendime pa i diskutuar ato më parë me forumet e partisë.

Pas këtyre kritikave zoti Basha ka njoftuar thirrjen sot pasdite të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ndonëse gjatë fjalës së tij në çadrën ku opozita proteston prej më shumë se dy muaj nënvizoi se nuk do të ketë tërheqje: “Kush më kërkon mua, shqiptar apo i huaj, pazar me Edi Ramën, për hir të stabilitetit pa demokraci, duhet ta kuptojë se ajo që ka lindur me 18 shkurt, është më e madhe se Partia Demokratike, është më e madhe se opozita, patjetër, është më e madhe se Lulzim Basha, më e madhe se Shqipëria dhe shqiptarët”.

Megjithatë duket se përpjekjet edhe të komunitetit ndërkombëtar nuk kanë rreshtur. Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të PD pritet që të ketë një komunikim direkt edhe me Komisionerin europian për Zgjerimin Johannes Hahn.

Nga ana tjetër komuniteti ndërkombëtar duket se po e shton trysninë e tij edhe duke i mëshuar faktit se zgjedhjet do të njihen dhe në rast të mospjesmarrjes së opozitës. Pas ambasadorit amerikan Donald Lu, I cili tha se “zgjedhjet mund të jenë të ligjshme dhe legjitime dhe pa pjesmarrjen e opozitës”, sot edhe ambasadorja gjermane Suzanne Schutz, u shpreh se “nëse Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare vazhdojnë t’i mbeten qëndrimit të tyre për të mos marrë pjesë, ky do të jetë një vendim i trishtueshëm për ne. Por ne do t’i njohim këto zgjedhje”, deklaroi ambasadorja gjermane.

***

Basha: Duam garanci të vërteta. Gati të shkojmë tek Nishani/

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se për opozitën mjafton që kryeministri Rama të japë dorëheqjen e të ndërtohet një qeveri teknike dhe kjo është garancia për zgjedhjet e ardhshme.

“Rama po mban peng vendin, duke refuzuar të japë dorëheqjen. Ne nuk jemi problemi dhe ne nuk mund të lëmë qytetarët në dorë të një qeverie të delegjitimuar”.

Zoti Basha tha, pas një mbledhje të gjatë të grupit parlamentar, se opozita është e gatshme të diskutojë dhe kërkon të ofrojë garanci të vërteta nga qeveria për zgjedhjet.

Më herët Partia Demokratike dhe Koalicioni Opozitar deklaruan se mirëpritnin ftesën e Presidentit të Republikës Bujar Nishani për dialog, që të zgjidhet kriza politike.

“Shkaktari i kësaj krize, Edi Rama, me veprimet dhe qëndrimet e tij ka vendosur interesin e vetjak para interesave të qytetarëve shqiptarë, ndërsa opozita dhe Partia Demokratike kanë kërkuar gjithmonë rrugën e dialogut të vërtetë dhe jo fasadë, për t’u bashkuar në luftën kundër krimit, drogës, korrupsionit, të cilat kërcënojnë asgjësimin e zgjedhjeve” – theksohet në deklaratën e opozitës.

 

(Zeri i Amerikes)

Filed Under: Politike Tagged With: gati te ulemi, ne Tryezen e Nishanit, Rama-Basha

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT