• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Genocidi grek mbi shqiptarët e Çamërisë -71 VJET

June 28, 2015 by dgreca

Muaji qershor është muaji i dhimbjes së madhe çame dhe data 27 e ketij muaji është caktuar si Dita e Genocidit të madh të bërë nga fashistët grekë me në krye Napolon Zervën ndaj popullsisë shqiptareçame.
71 vjet më parë, më 27 qershor 1944, grekët nuk përzunë vetëm shqiptarët myslimanë, por edhe ato familje shqiptare ortodokse, të cilat refuzuan të asimiloheshin nga kisha greke.
Preteksti i gjithë kësaj dhune kafshërore ishte bashkëpunimi i pamëve me forcat nazi-fashiste, hipotezë kjo që është hedhur poshtë edhe nga historianët.
Historiani grek, Jorgos Margaritis, shkruan se, shqiptarët e Çamërisë u rreshtuan në Ushtrinë Çlirimtare Popullore Greke e Shqiptare në shifra rreth 3000 njerëz.
Në fillim të vitit 1944, në Qeramicë të Filatit u krijua Batalioni IV i përbashkët shqiptaro-grek “Ali Demi” me rreth 500 luftëtarë. Batalioni hyri në përbërjen e Regjimentit te XV të Ushtrisë Nacional-çlirimtare greke. Në komandën e tij ishin Spiro Shqevi, Muharrem dhe Tahir Demi, Dervish Dojaka,Vehip Hyso, Ali Shane, Kasem Demi,Izet Osmani. Hasan Minga.
Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, në Çamëri banonin rreth 40 mijë shqiptar të fesë islame. Logjika e thjeshtë na bie të mendojmë se numri i atyre që mund të kenë qenë spiunë të gjermanëve ka qenë i papërfillshëm. Ndoshta ka patur individë çamë që kanë qenë spiunë të gjermanëve, por nuk mundet të përfaqësojnë të tërë Çamërinë dhe të persekutohet një popull i tërë në emër të tyre. Tashmë e vërteta dihet përse shqiptarët e Çamërisë u përzunë nga Greqia dhe ju hoq shtetësia greke. Kjo gjë u bë për tu grabitur pronat e tyre dhe për një aneksim të Jugut të Shqipërisë në të ardhmen. Greqia pasi përzuri çamët zbatojë projektin edhe për përzënien e bullgarëve ose sllavomaqedonasve që banonin buzë kufirit. Për këtë gjë ajo shfrytëzojë luftën civile greke të 1946-1949.
Por pas viteve ’90, shqiptarët çamë e kanë rimarrë veten duke qënë të suksesshëm jo vetëm në biznese dhe tregti, por edhe në politikë. Ata kanë disa deputetë në Parlamentin e Shqipërisë dhe tashmë edhe disa kryebashkiakë apo këshilltarë bashkiakë në të gjithë vendin.

Filed Under: Histori Tagged With: 71 vjet, genicid grek, popullsia came

Artikujt e fundit

  • Lamtumirë kolegu im Inxhinier Paskal Çuko
  • LA RIVISTA ILLUSTRATA DEL POPOLO D’ITALIA (1935) / HOMAZH PËR ALEKSANDËR MOISIUN
  • Kongresistja Grace Meng takohet me botuesin e gazetës “Illyria” Vehbi Bajrami
  • Sekreti i Mëndjes!
  • Urime muaji i shenjte i Ramadazanit për ju dhe të dashurit tuaj
  • Kosova në mes të “marrëveshjes së keqe” dhe status-quos
  • Fenomeni Luiz…
  • Tokë, yje dhe qiell
  • VATRA URON BESIMTARËT MYSLIMANË PËR MUAJIN E BEKUAR TË RAMAZANIT
  • 23 MARS 1935…Vdekja a aktorit te madh dhe “Unaza e Iffland-it”…
  • VATRA I PËRGJIGJET ADI KRASTËS
  • Në st. Gallen të Zvicrrës u promovua libri që i kushtohet 1432 fëmijëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë gjakatare!
  • SCIENTIFIC AMERICAN (1942) / GJON MILI DHE METODA E BLICIT TË SHUMËFISHTË STROBOSKOPIK
  • VATRA URON BESIMTARËT BEKTASHIANË: GËZUAR SULLTAN NOVRUZIN
  • “Gjergj Kastrioti Skenderbeu Way Honors the Old and New Generation of Albanians,” Petitioners and Worcester Councilors Say

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT