NJU JORK– George W. Bush, si fushë të re ku të eksperimentojë ka zgjedhur pikturën, me përfundimin e 24 portreteve të liderëve botërorë, të cilat do të jenë në qendër të një ekpozite të llojit instalacion, në Librarinë e tij Presidenciale në Dallas,Texas.
Tablotë, që prezantohen publikisht nesër në një reportazh ekskluziv në NBC, do të paraqiten në Librari si pjesë e një ekspozite të re të dedikuar prodhimtarisë artistike të ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë, ku përfshihen edhe autoportrete, panorama dhe tablo me kafshë.
Ndër liderët, të cilve u është realizuar një portret nga ish-presidenti, janë Tony Blair, Vladimir Putin dhe Dalai Lama, sipas një reportazhi të NBC.
Bush i ka deklaruar vajzës së tij Jenna, e cila drejton një program në rrjetin amerikan, që askush prej të interesuarve nuk i kishte parë ende tablotë.
Portrete të personaliteteve të tjera mund të jenë Silvio Berlusconi, Jacques Chirac, Angela Merkel.
“Besoj se do të mbeten të habitur. Me sigurinë që e dinin që po realizoja këto punime, por shpresoj të kuptojnë frymën me të cilën i kam realizuar”, u shpreh Bush.
”Kjo është një frymë miqësie dhe admirimi dhe një përpjekje që njerzit të kuptojnë çfarë mendoj për ta”, theksonte Bush./