• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Xhorxhia shkon në rinumërim

November 6, 2020 by dgreca

Sekretari i shtetit të Xhorxhias në SHBA, Brad Raffensberger, tha se votat e zgjedhjeve presidenciale në këtë shtet do të rinumërohen.

Ai po ashtu tha se 4,169 vota mbeten për t’u numëruar dhe se rreth 8,000 vota të ushtrisë me kusht janë ende në postë dhe do të numërohen vetëm nëse arrijnë deri në fund të ditës.

“Tani për tani, Xhorxhia është shumë pranë rezultatit”, tha ai, por shtoi se “me një diferencë kaq të vogël, do të ketë rinumërim”.

Kandidati demokrat për president, Joe Biden, ka epërsi të vogël ndaj presidentit Donald Trump në Xhorxhia, me vetëm pak më shumë se 1,000 vota.

“Interesi për zgjedhjet tona padyshim që shkon përtej kufijve të Xhorxhias. Rezultati përfundimtar në Xhorxhia, në këtë pikë, ka implikime të mëdha për të gjithë vendin”, tha Raffensberger.

Xhorxhia i siguron një kandidati 16 vota elektorale.

Sipas rezultatve të deritanishme, Biden i ka 253 vota elektorale, ndërsa Trump 214.

Një kandidati i duhen së paku 270 vota të tilla për t’u zgjedhur president.

Numërimi i votave në disa shtete kyçe, përfshirë Pensilvaninë që ka 20 vota elektorale, vazhdon.

Rinumërimi në Xhorxhia mund ta vonojë shpalljen e fitores nga cilido kandidat.

***

Biden prin në Pensilvani, Trump me akuza për procesin zgjedhor

Numërimi i votave nëpër shtetet kyçe është duke vazhduar në Shtetet e Bashkuara.

Kandidati për president i Partisë Demokratike, Joe Biden, është më pranë fitores, ndërsa ai republikan, njëherësh president i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë akuza që sulmonin procesin demokratik të vendit.

Biden ka dalë në epërsi ndaj presidentit Trump në shtetin e Pensilvanisë. Trump nuk mund të rizgjidhet nëse nuk fiton 20 votat elektorale të Pensilvanisë, pa marrë parasysh sa shtete të tjera fiton. Shanset e tij për të siguruar rizgjedhjen do të varen nga zhvillimet në këtë shtet.

Biden ka shënuar epërsinë me 5,587 vota, raporton Reuters.

Në Xhorxhia, sipas rezultateve të fundit, Biden ka një epërsi prej 1,097 votash kundrejt presidentit Trump.

Biden gjithashtu po mban një epërsi të vogël në Arizona dhe Nevada. Në Arizona, epërsia e tij u ngushtua në rreth 47,000 vota, dhe në Nevada ai ishte përpara me rreth 11,500 vota.

Nëse trendi aktual vazhdon, Trump përballet me një rrugë të vështirë për të mbajtur Shtëpinë e Bardhë. Në një konferencë për media ai bëri një deklaratë të ashpër, duke pretenduar – pa siguruar ndonjë provë – për mashtrime në shtetet ku po vazhdon numërimi i votave dhe kërcënoi me veprime ligjore në të gjithë vendin.

Biden ka fituar deri më tani 253 vota të Kolegjit Zgjedhor, dhe e gjithë vëmendja u përqëndrua në numërimin e votave në Pensilvani, ku u numëruan fletëvotimet nga zonat përreth Filadelfias.

Një kandidati presidencial ka nevojë për të paktën 270 vota të Kolegjit Zgjedhor për të fituar Shtëpinë e Bardhë.

Secili shtet ka një numër të caktuar të votave të Kolegjit Zgjedhor, bazuar në popullsinë e tij.

Biden do të bëhej presidenti i ardhshëm nëse fiton Pensilvaninë, ose dy nga këto shtete: Xhorxhian, Nevadan dhe Arizonan.

Fushata e Trumpit ka nisur një stuhi të veprimtarisë ligjore duke sfiduar procesin e numërimit, ndërsa hedh dyshime mbi rezultatet e zgjedhjeve.

Fushata e Trumpit gjithashtu ka sfiduar një rregull të Pensilvanisë që lejon shtetin të numërojë fletëvotimet me postë nga dita e zgjedhjeve të arritura deri në tre ditë më vonë.

Presidenti Trump gjatë fushatës së gjatë dhe të egër sulmoi vazhdimisht integritetin e sistemit të votimit të vendit.

Trump dëshiron që asnjë fletëvotim i pranuar pas ditës së zgjedhjeve më 3 nëntor të mos numërohet. Ekzistojnë vendime gjyqësore që lejojnë numërimin e atyre votave në shtetet ku lejon legjislacioni vendor.

Në konferencën e mbajtur në Shtëpinë së Bardhë më 5 nëntor, ai edhe një herë pretendoi, pa prova, se demokratët “po përpiqeshin të vidhnin zgjedhjet”.

“Ne mendojmë se do të ketë shumë procese gjyqësore”, tha Trump.

“Në fund të fundit, unë kam një ndjenjë që gjykatësit do të vendosin,” shtoi ai.

Platformat e mediave sociale Twitter dhe Facebook, ku fjalimi i presidentit u transmetua drejtpërdrejt, vendosën paralajmërime mbi përmbajtjen.

Disa ekspertë ligjorë kanë thënë se proceset e mundshme gjyqësore nuk ka gjasa të ndikojnë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Një gjykatës i Miçiganit më 5 nëntor hodhi poshtë një proces gjyqësor të inicuar nga fushata e Trumpit, e cila kërkoi një ndalim emergjent të numërimit të votave në këtë shtet.

Biden u ka kërkuar amerikanëve që të kenë besim në procesin zgjedhor duke shfaqur besimin se ai do të jetë fituesi përfundimtar pasi të numërohen të gjitha votat.

“Askush nuk do të na rrëmbejë demokracinë. Tani dhe asnjëherë”, tha ai në një postim në rrjetet sociale pas deklaratave akuzuese të Trumpit.

“Amerika ka arritur shumë, bëri shumë beteja dhe duroi shumë për të mos lejuar që kjo të ndodhë”, shtoi Biden.

ë nxitur nga retorika e Trump, turma të vogla të mbështetësve të tij mbajtën demonstrata jashtë disa qendrave të votimit. Disa demonstrues anti-Trump u mblodhën gjithashtu në të gjithë vendin.

Të dyja organizimet ishin përgjithësisht paqësore, por megjithatë u raportuan disa përleshje të vogla midis grupeve.(Peragatiti Kestin Kumnova-RFL)

Filed Under: Featured Tagged With: Biden, Georgia, Trump

Hiqet Statuja e Stalinit nga qyteti Telavi i Gjeorgjisë

January 5, 2014 by dgreca

Një monument 3 metra i diktatorit sovjetik, Josef  Visarionovic Stalin, është larguar nga qyteti i Gjeorgjisë, Telavi/

Nga BEQIR SINA, New York/

GEORGIA : Një statujë e diktatorit sovjetik Stalinit që i përket epokës së sundimit komunist është larguar duke e hedhur poshtë nga një shesh në qytetin Telavi, qyteti kryesor i provincës lindore të Kakhetit të Gjeorgjisë, shkruan Washington Post. Një autovinç i kohës së ish Bashkimit Sovjetik, dhe një prift me dy policë civilë, përfshirë edhe disa punonjës të komunës mbasi ia hoqën vidat, e thyen me matravid dhe e ngarkuan në një kamion aty afër statujën 3 metra të lart ngjyrë kafe punuar me gurë mermeri. Monumenti 3 metra i Stalinit, që kishte mbetur si relike e një kujtim i Luftës së Dytë Botërore,  ishte vendosur në këtë vend – mbasi statuja ishte dëmtuar disa herë nga demokratët, por që ishte rivendosur kur në fuqi erdhën forcat e majta në pushtet nga grupi i nostaligjikëve i ashtuquajtur Stalinistët dhe grupi i Komunistëve  Bashkimi i Veteranëve në qytetin e Telavi – Gjeorgji.

Statuja që një her vendoset dhe një her hiqet në këtë qytet këto dekadat e fundit – kësaj rradhe qe vendosur në shtator pranë një monumenti kushtuar ushtarëve që vdiqën gjatë Luftës së Dytë Botërore . Statuja e Stalinit, është vandalizuar disa herë dhe riparuar disa herë.Persona të paidentifikuar brenda natës, një natë para heqjes nga ku ishte vendosur kishin derdhur mbi trupin e Stalinit bojë portokalli.

Policia, megjithëse, ka qenë prezente gjatë heqjes së tij- nuk pati probleme për ndonj?7 ndërhyrje, sepse si thonë axhensitë e lajmeve nuk pati asnjë far incidenti. Megjithëse, autoritetet e qytetit të Telavit, thanë se monumenti ishte vendosur pranë Memorialit të Veteranëve të Luftës së Dytë Botërore, pa leje zyrtare.

Monumenti, thanë axhensitë e lajmeve është bërë me paratë e mbledhura nga organizata joqeveritare Stalinist dhe Grupi i Komunistëve Bashkimi i Veteranëve të Gjeorgjisë. Udhëheqësi i organizatës Stalinistit, Shota Lazariashvili, ka thënë se vendimi i autoriteteve, për të hequr monumentin është një “turp” sipas tij.

Qeveria gjeorgjiane ka bllokuar muajin shtator 2013, një nismë nga e qytetit të Gorit për të ri-ngritur një statujë tëdiktatorit sovjetik Joseph Stalin, e cila është hedhur poshtë tre vjet më parë ka deklaruar Ministria e Brendshmegjeorgjiane në një njoftim në lidhje me këtë statujë në faqen e saj zyrtare të premten.

Stalini lindi në Gori më 21 dhjetor 1879. Statuja e tij e famshme thonë se është duke u ruajtur në ambjentet e Muzeut të Stalinit, në vend se të ekspozohej në sheshin qendror të qytetit, ku ishte para vitit 2010.   Lajmet njga Gjeorgjia thonë se komunistët që janë shumicë në Gjeorgji vazhdojnë të çmojnë kujtimin e Josif Stalinit. Trekomuna, nga më të mëdhat në vend duke përfshirë edhe qytetin e Telavi, që e hoqi dje e kishin ri-ngritur statujën e epokës sovjetike të tij.

Telavi, ndodhet rreth 110 kilometra larg vendlindjes së Stalinit, Gori, në qendër të Gjeorgjisë.

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, Georgia, Hiqet statuja e stalinit

Artikujt e fundit

  • SHQIPTARËT NË ARIZONA FESTUAN 7-8 MARSIN
  • “24 Marsi, data e mirënjohjes Kombëtare ndaj USA dhe NATO-s” !
  • Diaspora Amerikane në Nju Jork proteston: “Save Drin River, Save Dibra”
  • Vatra jonë arsimore “Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë në Feuerthalen, në kantonin e Zyrihut
  • DUKAGJINI KËRKON RRUGËN!
  • Sot, kujtojmë 143- vjetorin e lindjes së Mit’hat Frashërit
  • KUR PRISHESHIN TEMPUJT, ME SHOKUN E KLASËS VISARIN…
  • Sot 126 vjet nga numri i parë i “Albania”-s me botuesin vetëm 22 vjeç
  • Guri i budallait dhe mendja e zgjuar
  • “Strategjia e Mbrojtjes dhe Zhvillimit të interesave Kombëtare”!
  • Kalendar: 24 Marsi 1999, Dita që i hapi shteg Lirisë e Pavarësisë së Kosovës
  • LIRIE (LYDIA) MEMETI, NJË HISTORI SHQIPTARE FRYMËZUESE
  • Vjena – Qytet i Requiemeve – Requiem për Musinenë!
  • Tregimi për zonjat e suksesit shqiptar- ideja që jeton pa kohë
  • Ish-diplomati Syla, ftesë qeverive tona t’i promovojnë shtetet në SHBA, Kanada dhe Izrael

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT