• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Historia qe na mungon

November 24, 2017 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/ kklMuzeu në Skelë të Vlorës nuk e ka të shkruar gjithë atë histori, as të arkivuar .Dhe sdo të mundte dot ta bënte edhe pse një njeri pasionant si  drejtori I.Dobi po bënë shumë më tepër nga cka fondet apo mundësit. As të digjitalizua sigurisht që nuk është. Është e shkruar në muzeun e Kavajës. Behët fjalë për dy ditë përpara se të  shpalosej flamuri kombëtar dhe të shpallej pavarësia. Nëse se të gjitha fokusimet mbeten brenda një qyteti si është Vlora ,që realisht ka qenë kryeqendra e asaj dite të rëndësishme , por të mos i lëmë historisë asgjë mangut. Një dokumentacion, që mbartet nëpër qytete të tjera të vendit duhet të jetë edhe në atë që ne e quajmë muze kombëtar. Është rrugëtimi i grupit, që shkonte në Vlorës .Firmëtari Hajredin bej Cakrani sjell dokumente, që mund të tronditin historinë, për  ngjarjet që janë fshehur ose që nuk njihen.

Vetëm 4 vjet më parë nxora nga një gazetë “Flamuri” ,quhej tre fotografi historike për këtë rrugë përshkim të grupit, që shkonte në Vlorë. Në SHBA ka pasur gazeta shqiptarësh deri vitet e fundi, që kanë sjellur dokument historike e foto të ruajtur nga kjo  ngjarje historike, fotografi të cilat u marrën me vete nga mërgimtarët të cilat i botuan ose i arkivuan nëpër vendet që mërguan.

Ne kemi nevojë të njihemi dhe ti kemi të përhershme nëpër memuarë , arkiva të gjitha fotot apo dokumentet shqiptare, që kanë gjezdisur botën. Shqiptarët  e diasporës e shkruanin ndryshe historinë e kësaj dite pa retushe nëpër gazetat apo mediat që kishin ku hedhin lajmet e ndryshme. Dokumente të tjera gjenden nëpër arkiva të shqiptarëve të cilët i ruajnë si sytë  e ballit, por nuk ekspozojnë sepse askush nuk ua kërkon duke i lënë këto dokumente të mbeten të harruar të groposura dhe të paekspozuara . Shumë studiues dhe të tjerë të interesuar në këtë fushë shprehen se disponojnë ose kanë parë materiale, që gjenden  nëpër arkiv të ndryshme personale .

Këto dokumente mund të thithen nga institucionet të cilat kanë këtë mision dhe për të cilin shteti ynë i paguan. Nuk mund të presim dhe gjithë kohën të shpresojmë se një ditë këto do të bëhen dhe kurrë do të bëhen. Muzeu kombëtar i pavarësisë në Skelë nuk është vetëm godina origjinale e këtillë por edhe ajo  e restauruar  nuk duhet të mbetet, por janë edhe dokumentet që kanë arkivat e shqiptarëve nëpër botë. Duhet të mblidhen të gjurmohen dhe të bëhen publike  dhe të mos i  lëmë të varrosura në ndonjë qoshe apo arkiv të mbytur nga pluhuri. Kjo është historia jonë prandaj  kërkohet, që ajo të vendin e saj. Vetëm F.SH  në Vlorë ka të trashëguar një arkiv të madh me dokumente dhe gazeta, që do të mund të plotësonin dhjetëra hapësira boshe të këtij muzeu. Më e thjeshta këto dokumente të ruhen të fotokopjuara .

Krahas kësaj  këto dokumentet kërkohen të studiohen dhe të shikojnë dritëzën e botimit .Kush do ti sjell në media dhe si ,cili studiues apo punonjës shkencor  i institucionit e bënë këtë,  në ditët e sotme ?

 Ndër rrugët më të thjeshta është heshtja .Ndër rrugët më të vështira është të bësh këtë punë si gjeologu kërkon diademin e skërkave. Ditët e këtij muzgu ne i kemi parë herët.

Sepse jemi më të përvëluarit për arkivat ngase  ato ose i gjetëm të djegura ose të grisura, ose të zhdukura nëpër mjegulla historie. Nga të gjitha studimet flitet vetëm për ditën kryesore, pra 28 nëntorin. Kurse për ditët e mëvonshme ka fare pak dokumentacion. Kjo mund të jetë edhe për ditët e para 28 nëntorit. Kështu është rasti botimit të firmëtarërve të flamurit në Elbasanë.Apo si rasti i mposhtëm:Me 27 nëntor 1912, me porosi te Ismail Qemalit, atdhetaret Kavajas ngritën flamurin kuq e zi me shkaben dykrenare në ndërtesën trekatëshe ku më vonë ish vendosur komanda e xhandarmerisë, qe është djegur nga rrufeja ne vitin 1936. Po kështu atdhetari Mustafa Cara ngriti flamurin kombëtar edhe në shtëpinë e vet. Atdhetaret kavajas shoqërojnë Ismail Qemalin per ngritjen e flamurit ne Vlore. Patrioti kavajas, Qazim Merhori vuri ne dispozicion të I.Qemalit dhe shoqëruesve të tij kuajt e vet dhe i përcolli deri në Vlorë. Ky patriot ka deklaruar: “Une e kam çue I. Qemalin atë mot qe u ba Shqipnia, me tre kuajt e mi. Na ka përcjellë Bajram Xhani. Kur mbrritem ne Vlore Ai (I.Qemali) na pat dhanë nga një lire turke para rruge. Unë nuk kam pranue”… (muzeu Kavaje.

Ky material  përbënë një fakt pak të dokumentuar. Por shpreh të dhëna të cilat duhet të përmblidhen në një vijë të në udhë përshkimin e grupit në krye I.Qemali drejt ditëve qytetit të tij të lindjes  në fund nëntorit, për misionin e madh të Pavarësisë. Ndërkaq, më ka bërë përshtypje  imtësia dhe faktet, që ka hedhur Fieri në ëeb e tij. Këto fakte dhe dokumente duhen shkruar në gjithë atë histori. Kjo histori e vogël e dokumentuar është  pjesë e asaj historie të madhe. Ky është një tregues, që duhet të kenë të gjithë vendet nga ku kaloi grupi i pavarësisë, drejt qytetit të Flamurit. Kështu mund të bëhej udhë përshkrimi  i  plakut të Vlorës me detaje drejt qytetit të Vlorës. Janë të rëndësishme të dhënat sepse sintetizojnë historinë, çdo detaj është një fakt, më tepër në këtë mision  të rëndësishëm të vendit tonë. Rruga, që përshkoi plaku i Vlorës për në Vlorë ka nevojë të plotësohet me fakte të reja. Ka nevojë të detajohet. Ka nevojë të plotësohet dita kur u ngrit flamuri në Elbasan, Durrës dhe në qytete të tjera .

Vitet e fundit janë botuar mjaftë dokumente, që të grishin për këto datat,por ende nuk është një e tërë sepse ato ndodhen diku të botuara, në ndonjë speciale periodiku por ende nuk janë bashkë të gjitha të dhënat. Po i kësaj rëndese mbetet edhe dita e ngritjes së Flamurit. Një periodik e përcjell ndryshe , tjetri ndryshe dhe tek secili gjene fjalë të ndryshme të I.Qemalit. Pyetja, që shtreson gjithë këtë radhë  është : E vërteta e fjalëve të plakut të Vlorës ku është thënë e plotë?

 A, do të mund studiuesit të na sjellin një ndërtim të saktë me të gjitha këto dokumentet që janë zbuluar ,që janë publikuar deri në Amerikën e largët ? Sepse ende mbetet dossier periodikësh  shqiptar dhe jo studim i zërave të njohur të historiografisë shqiptare.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Gezim Llojdia, historia, qe na mungon

BANKA E QEVERISË SË VLORËS

November 19, 2017 by dgreca

1-Gezim-Llojdia-240x300

NGA GËZIM LLOJDIA/

1 Banka e Vlores

Shpallja e pavarësisë kombëtare krijoi kushtet për zhvillimet e mëtejshme të shtetit shqiptar. Vështirësi nga më të mëdha e prisnin Qeverinë e Vlorës ndërkohë që ajo u tregua largpamëse duke marrë masa për konsolidimin e shtetit. Një ndër masat ishte edhe ministria e financave, që u krijua në hapat e parë kur u krijua Qeveria e përkohshme si dhe krijimi i bankës së Shqipërisë.

Historia e Ministrisë se Financave, thuhet në webin e kësaj të fundit, fillon në vitet e para të shekullit të XX, me fillimin e ndërtimit të shtetit modern shqiptar. Pas shpalljes se pavarësisë në qeverinë e pare shqiptare të kryesuar nga Ismail Qemali, Ministri i parë i Financave ka qenë Abdi Toptani.
Historia e Bankës Qendrore në Shqipëri sipas kësaj banke shtjellohet më qartë se kur nisi cila ishte ideja dhe nga uroi qëllimi për ngritjen e saj .
Në vitin 1913- thuhet në historikun e kësaj banke Qeveria e Ismail Qemalit vë themelin e Bankës. Dritësimi i rilindësve tanë ishte një farë ndriçimi për udhën e Qeverisë së Vlorës në kushtet e rënd të asaj kohe kur lemeria e ujqërve të uritur fqinjë kërcënonin me copëtim.
Idea e rilindëse për hapjen e një banke kombëtare që në themel të saj të kishin frangun shqiptar vihet në zbatim nga Qeveria e përkohshme e Vlorës. “Ideja për ngritjen e një Banke Kombëtare Shqiptare zë fill që në periudhën e Rilindjes sonë Kombëtare shkruhet në historikun e kësaj të fundit. Në veprën e tij “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet?”, patrioti i shquar Sami Frashëri shtron domosdoshmërinë e ngritjes së një Banke Kombëtare të Shqipërisë dhe propozon si njësi monetare të Shtetit të ri Shqiptar, frangun shqiptar. Menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, thuhet në këtë histori-me 28 Nëntor të vitit 1912, diplomati i shquar Ismail Qemali krahas detyrave të tjera për ndërtimin e Shtetit Shqiptar mori masat për ngritjen e Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Bisedimet e para, ai i kreu me Karol Pitner e Oskar Pollak, përfaqësues të Ëienner Bank Verein që vepronte në emër të grupit bankar austro – hungarez dhe me Pietro Fenolio e Guido Ansbaher përfaqësues të Banca Commerciale Italiana. Kjo marrëveshje përfaqësonte një koncesion për një periudhë 60 vjet nga data e themelimit të bankës, me të drejtë
zgjatjeje. Një vit para skadimit të koncesionit, Qeveria mund të njoftonte prishjen e kontratës ose përndryshe koncesioni automatikisht quhej i shtyrë edhe për 30 vite të tjera shkruan ish guvernatori i Bankws Sh.Cani-Kapitali i bankës do të ishte 10 milionë korona ose 10,5 milionë lireta, i formuar në monedhë ari dhe do të derdhej sipas nevojave të bankës. Kapitali mund të rritej një herë a më shumë, me vendim të mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve. Banka do të drejtohej nga një Këshill Administrimi me përbërje nga dy grupet themeluese dhe me përfaqësues shqiptarë. Këshilli ia delegonte fuqitë e veta Komitetit Drejtues me dy deri në katër anëtarë. Marrëveshja parashikonte që Banka Kombëtare e Shqipërisë të kryente një numër të konsiderueshëm veprimesh:shitblerje titujsh, monedhash, metalesh të çmuara, mallrash tregtie, për llogari të vet dhe për llogarinë e të tjerëve, dhënie parapagesash (avansesh) për sigurim malli, tituj etj.. Gjithashtu, ajo merrte përsipër edhe pranimin e depozitave dhe dhënien e kredive për shoqëritë dhe ndërmarrjet tregtare, industriale, financiare e bujqësore. Banka merrte përsipër edhe kryerjen e emisionit të obligacioneve të garantuara si dhe kryerjen e veprimeve hipotekore.
Banka Kombëtare e Shqipërisë mbetej i vetmi institucion të cilit i njihej e drejta për emetimin e kartëmonedhave (biletave bankare) që u vendos të emetoheshin në shqip dhe në frëngjisht. Ajo duhej të mbante në ar 1/3 e sasisë totale të kartëmonedhës në qarkullim.Banka do të ishte i vetmi agjent financiar i qeverisë, si brenda vendit ashtu dhe jashtë tij. Vetëm ajo kishte të drejtën të tregtonte për llogarinë e qeverisë bonot e thesarit dhe letra të tjera me vlerë të qeverisë.
Gjatë kësaj kohe, u morën masa të gjithanshme për të mbështetur fillimin sa më të shpejtë të veprimtarisë së bankës. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, gazeta “Përlindja e Shqipënies”, organi Qeverisë së Ismail Qemalit, depozitoi pranë Bankës Kombëtare të Shqipërisë fondet që dispononte. Sipas studiuesit Haxhi Shkoza, asokohe Inspektor i Përgjithshëm i Oborrit Mbretëror në kohën kur ka botuar librin -1935, veprimtaria e bankës nisi menjëherë në fillimin e tetorit 1913 ndërsa Qeveria Shqiptare do t’i bënte thirrje shtresave të pasura që mjetet e lira t’i depozitonin në bankë. Marrëveshja e tetorit 1913, dinjitoze për kohën, tregoi jo vetëm orientimin politik properëndimor të Qeverisë së Ismail Qemalit, por njëkohësisht edhe vizionin shtetëformues të saj.
Edhe në botime të tjera gjejmë faktin ,që idea për krijimin e një banke erdhi nga ditët vrullshme të Prëlindjes tonë kombëtare dhe nga rilindësi i madh frashëlli,Sami Frashëri.
Studiuesi Fahri Shaska në botimin e tij “160 vjet bankë në Shqipëri” shkruan:”Banka e qeverise provizore:Rilindësit e kishin domosdoshmëri themelimin e Bankës Kombëtare, këtë e shpreh Avdul Frashëri te “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do ë bëhet”. Ismail Qemali me kulturën e gjerë që kishte, me dijet e tij për shtetin dhe qeverinë i kërkoi ministrit të financave Abdi Toptani dhe Qeverisë Provizore të krijonin Bankën Kombëtare. Ky ishte vizioni i Kryetarit të qeverisë. Një shteti modern i duheshin të gjitha institucionet dhe vendosën të krijonin edhe Bankën. U ngarkua ministri Toptani për të negociuar me partner të huaj por edhe për të gjetur edhe njeriun e përshtatshëm dhe me përvojë bankare. Natyrshëm që duhej mbështetja e bankave të huaja. Nga dy shtetet më të përshtatshme që ishin pranë Shqipërisë në ato vite u zgjodh Italia dhe Austro-Hungaria. Shqiptari që do të merrej me këtë Bankë. Duke trajtuar problemin e kësaj banke studiuesi Shaska sjell të dhëna dokumentare për drejtorin e kësaj banke.
Më i përshtatshmi u zgjodh Xhelal Sharra nga Gjirokastra, i cili kish shërbyer në Turqi si nën drejtor i një banke bujqësore. Nga ana italiane përfaqësues i Banca Commerciale Italiana ishin Pietro Fenolio e Guido Ansbaher. Përfaqësues të grupit bankar austro-hungares Ëienner Bank Verein ishin Karol Pitner dhe Oskar Pollak. Kapitali fillestar u caktua 75 milion franga. Kjo Bankë u quajt Banka e Bujqësisë dhe drejtor i saj u emërua Xhelal Sharra i cili për shkak të angazhimit serioz dhe pasionit të tij në organizimin e Bankës së parë Shtetërore, në Vlorë u njoh me emrin Xhelal Banka. Edhe pas largimit të Ismail Qemalit, drejtori u përpoq ta vazhdonte punën e nisur. Në gazetën “ Perlindja e Shqipenise” 5/18 shkurt 1914 ka një njoftim nga Banka e Bujqësisë —“Kërkohet një shërbëtor me 20 grosh në muaj nga administrata e Bankës së Bujqësisë. Kush e do, të vijë në zyrën e Bankës.” Ismail Qemalit, e quajti fillimin e punës në bankë Tetor 1913 si Pavarësinë e dytë të Shqipërisë. Partnerët e huaj italian dhe austro hungarez, pas largimit të Ismail Qemalit dhe gjendjes së turbullt që u krijua, nuk plotësuan premtimet financiare dhe banka nuk vazhdoi dot aktivitetin e saj.
Në këtë studim paraqitet edhe veprimtaria e Xhelal Sharrës ku midis të tjerave ai thotë: Xhelal Sharra (Banka) Drejtori i Bankës së Bujqësisë. Në Qeverinë e Vlorës 1913-1914 .Si intelektual dhe financier e vazhdoi aktivitetin tij në qytetin e Vlorës edhe kur Ismail Qemali dhe Qeveria nuk ishin më në Vlorë. Ai botoi një broshurë për të ndihmuar tregtarët dhe qytetarët e Vlorës, si ti kthejnë parat në valutë dhe anasjelltas, si dhe okën me kilogram. (oka ishte mas shumë e përdorur në atë kohë) . Kjo librezë mjaft praktike u botua tre herë, kjo që paraqesim është e treta e vitit 1921. Kartëmonedhat e Bashkisë Vlorë:Vlonjatet pasuri të tyre kanë pasur ullirin, kripën, peshkun, -thotë studimi i F.Shaska, serën, blegtorin, bujqësinë por nuk kanë qenë të aftë për tregtinë. Nga Berati dhe Gjirokastra kanë ardhur familje të shumta në Vlorë për të ushtruar tregtinë, ata qenë shembull prej nga Vlora mësoi shumë. Duke fituar një eksperiencë nga banka private, si dhe nga angazhimi për bankën shtetërore të Ismail Qemalit, qytetarët e Vlorës nxorën kartëmonedhën e bashkisë së Vlorës para kartëmonedhë së bankës së shtetit shqiptarë. Në vitin 1923–1924 Bashkinë e Vlorë e drejtonte Qazim Kokoshi. Një staf financierësh dhe ekonomistësh mjaft i përgatitur punonin në këtë Bashki, ky staf ambicioz në profesionin e tyre i propozuan Kryetarit të prisnin parat e Bashkisë. Qazim Kokoshi, firmëtar i Pavarësisë dhe i Luftës së Vlorës në 1920 nuk nguroi ta vinte edhe një herë firmën për ta nxjerr edhe një herë Vlorën në krye, por kësaj radhe në lëmin financiar. Me vendimin e datës 11 maj 1924 (si shihet në kartëmonedhë) Bashkia e Vlorës nxori parat e saj që mbajnë firmën e Kryetarit të Bashkisë si dhe të arkëtarit, Në kartë monedhë shkruhet: “sigurohet me pasurin e pa tundshme të bashkisë”

Filed Under: Ekonomi Tagged With: BANKA, E QEVERISË SË VLORËS, Gezim Llojdia

“Kujtimet e nje Firmëtari”

November 15, 2017 by dgreca

105 vjetori i Shpalljes se Pavaresise Kombetare/

1 ngritja e Flamurit

Nga Gëzim Llojdia/

Janë ribotuar në një tirazh të konsiderueshëm “Kujtimet e një  firmëtari” të shkruara ngaFirmëetari i Pavarësisë Kombëtare , Hajredin Bej Cakrani.Redaktor i librit Kastriot Bimo, si dhe të gjitha të drejtat i përkasin autorit av Kujtim Cakrani.Ndonëse kujtimet e këtij firmëtari mbyllen në vjeshtwn etretw tw 15 nwntorit  tw  vitit 1932,ngjarjet hedhin dritë përmbi periudha të errta të historisë shqiptarë  nga viti 12-‘32.Autori me një gjuhë të pasur ka sjell dokumente të rralla ,për historinë shqiptare.Duhet thekësuar se firmëtari H.Cakrani i ka sjell ngjarjet sic ato kanë ndodhur në vitet e  Pavarësisë dhe në postkohën e mëvonshme  ,si: Lufta e Vlorës,Kongresi i Lushnjës,Parlamenti shqiptar.Një vecanti autori shqyrton me hollësi konfliktin që ka pasur me I.Qemalin lidhur me cështjen e koncensioneve për të cilën historiografia e  viteve të socializmit ka spekulluar ose e ka fshirë nga kujtesa e saj.Janë shumë ngjarje  të vendosura në sfodin historik dhe meritojnë vëmëndje nga historianët dhe studiuesit e periudhës së viteve 12-39.

Hajredin Bej Cakrani….Kur më erdh’ telegrami që më kërkohin të isha më Vlorë, po me gjithë batalionë, se e kishin ndarë si duket mëndjen për aty, po ku të vejim më atë kiamet shi, se më të ligë mot nuk e bëje dot, si do që duhet t’i përgjigjesha Kryesisë së Shtetit të ri Indipendent. Më njëzet të vjeshtës së tretë, iu përgjigja telegrami për në Vlorë.233Shirat nuk kishin të pushuar dhe lumi i Semanit kishte dalë poshtë në çiflig. Kishin parë një njeri me kalë drejt Petoshajt234dhe i thanë se andej është çifligu i Hajredin Beut. Ai u fut tutje dhe kur m’a prunë më shtëpi e pyeta, se nga vin. Kur u sigurua se unë isha Hajredin Beu vetë, më fjalosi për një kartë235që m’a dërgon im vëlla Bektashi nga Vlora dhe gjallë a vdekur duhet të ta bija Bej, më tha. E këndova me një frymë, ku më shkruan më gjuhë frënge që të kem besim tek njeriu i kartës. Pasi më sqaron fill e për pe, thotë se Ismail Beu dhe zoti Luigj Gurakuqi me njerst të tjerë, do të vijnë nga Durrësi për në Vlorë, është marrë vesh dhe kish rrezik të përpiqen me ushtërinë e bëhej hataja.236 Duhet të bëja gati njerst e tu dilim më Shkumbin, t’u prisim udhë e t’i fusim pastaj nga çifligjet. Llafosa me një njerinë t’im të besuar, por ai tha se më këtë hata shi që po bie, rruga as që duket! -Ke dëgjuar gjallë a vdekur, i bërtita. -Si të urdhrosh ti Bej por po ja dolëm dot me buaj, se për ndryshe u mbytmë! -I bëni hazër kuaj, buaj e qerre se s’mbytemi, jo! Ku të ikim, se nata erdhi dhe andej s’lëviz dotë.
Me t’u gëdhirë, po i bëjim gati kuajt e buajt, kur erdhi një tjatër njeri i bërë qull deri në pallcë e pruri kartën e dytë.237 Hataja thuaj ish bërë, se ushtëria kish marrë urdhër t’a zir Ismail Benë me shokë se s’bën. Muarrëm rrugën e sipërme të kënetës, po as ajo nuk dukej nga ujtë që kish dalë tej e tej. -Të dalë ku dalë! Buajt ecin javash më llucë e ne duhej të nxitohim, po ku të linte ujtë e mjergulla që kishte rënë vënde-vënde, sikur kish dalë deti e qe ngjitur më rrëzë të kodrës. Kishim kushedi sa sahat dhe nuk po dilim dot nga ujtë. Shpresat n’a u prenë se po ikim shumë e mos ishim këmbyer pa u parë. Tjatër hata kjo! -Ishallah i gjejmë Bej, po mua më qe verdhur maj’e hundës. Mezi i pamë atje tej anës ujtë, në dhera e zhuka sa më keq s’bëhej, po i gjetëm desh Perëndia!
Ata i quajën buajtë t’anë si gjemi dhe u habitnë kur n’a panë, po u gëzuanë e Ismail Beut j’u bë zemra mal kur më njohën. -Në këtë qamet vetëm s’të prisja, po kur i thashë se në c
̧ifligjet e mi je i sigurtë, çuditi. Hajde nxitoni, se me këtë mot të ligë edhe një plevit j’u duhet! Kishin fjetur më Çermë tek Dervish Beu e Bexhet Beu.238U bënte udhë Qemal Bej Elbasani,239që e kish vënë Azis Pasha,240me katr’ a pesë njers me mauzerrë e kuaj. Isamil Beu kish’ marrë me vete nga Durrësi si dele- gatë për kuvëndin e Vlorës, Abdi bej Toptanin e Murat Bej Toptanin, me të tjerë njers. Rrugës u fjalosmë me Ismail Benë për ushtërinë që kërkon t’a zërë dhe ai më tha që nuk mirren vesh urdhërat,241andaj i ramë këtej, po qënka kiamet i madh. I dëftova për kartërat që më dërgoi im vëlla Bektashi dhe më tha se ishte marrë vesh, pa nisur nga Durrësi. Nga pas ditja erdhëm më çiflig të Petoshanjit, më konakët nga ana e Libofshës. U thamë e u shplodhmë, se ishim si të vdekur e u shtrua bukë. Nashti jam shtatëdhjet’ e kusur vjeç, po pa n’a ndihur Perëndia e buajtë, një Zot e di qysh do n’a vente filli. Të gjithë bujqit, njerst me dyfeqe e gëdhimë roje.
Në sabah u nismë për të kapëtuar vaun e Petovës. Bashkë me njerst, nisa dhe dy a tri bujq për t’i përcjellë e vetë po bëja hazër ca gjëra për rrugës. U nisa dhe s’kisha bërë një copë udhë nga c
̧ifligu për në vah, kur më vjen revan një nga njerst e mij të besës e më thotë, ushtëri- ja! Nga ç’u ruajtëm, nuk shpëtuam dotë. Si do që e mbëlodha, mos janë ushtarët që rrinë te vau, i thashë. -Vrap nga erdhe, se mos janë shumë, shtrihuni më ndonjë ledh e të qëlloni vetëm ushtërinë! -Ishal- lah nuk i kanë zënë, thosha. Batare nuk po dëgjoja dhe shihja baltërat që hidhnin patkonjtë e kalit para e që po më vijin kokës. E mbëlodha, le të vejë ku të vejë puna, s’qe e thënë që përpiqemi e lëftojmë dhe të birt’ e vdekjes jemi dhe të vritemi! Më dukej udha vjetë, sikur po ikja javash mbi gomar e jo mbi kalë. Kur sosëm te vau ishin vërtet ushtarë rreshtuar, po kishin ardhur t’i bëhin nderimet Ismail Beut. Bën vaki të kenë qënë aty, se kishin marrë urdhër t’a zënë. Po hata ishte se Qemal Beu me njerst kish kapëtuar me lundër matanë dhe më tjatrën udhë do hipte Ismail Beu me të tjerë, kur ja behu ushtërija, po nashti ushtarët kishin ikur.
Aty u poqëm me të tjerë delegatë që kishin ardhur udhës e i kishin marrë xhandarët nga Elbasani, po dhe nga Prizërendi, Metohija e Koso- va, kështu që u bëmë plot. Udhës Ismail Beu më tha se nashti Tyrqia i kish këmbyer urdhërat dhe kur se, nashti që po bën luftë më të katër anët! U fjalosa rrugës me Qemal Benë dhe e pyec
̧ për këta që si njih nga delegatët. Lëre mos pyet se u habitnë e u torturuan, pa janë nga Bukureshti.242 Dolla përpara se kisha njerst e batalionit që kumandoja më Fier e ishin më këmbë ca për të kaluar Vjosnë, pa të tjerët udhës për në Vlorë. Kur sosëm më Fier n’a priti Omer Pasha, si njeri i hyqymetit e nga të parët që ish aty, po unë kisha punë me njerst për Vlorë e kur vajtëm më buzë të Vjosësë për t’a kapëtuar, lumi ishte fryrë shumë dhe njerst që n’a pritnë aty, thanë që më parë kish dalë fare. Pyeta për t’im vëlla Bektashin dhe më thanë se këtu kishte qënë qëparë, po duhet të ketë vajtur më Vlorë, për të bërë hazër kuvëndë.
Në Vlorë vajtmë pasdreke. Bektashin e poqa dhe e pashë që ish në sëkëlldi243të madhe për kuvëndë dhe si i tretur m’u duk. Pa po poqa të tërë miqtë me Brahim Effendinë, Hamza Aganë, Xhemil Benë, Imer Aganë, Elmas Effendinë e plot të tjerë.Të tërë hapnë konakët dhe i pritnë që nga Sharrajtë, Radhimajtë, Isajtë, Abdullahtë e c
̧’të dëftej më parë. Im vëlla, pasi ishte llafosur me komisjonë, i kish folur me të shpejtë Thanas Flloqit për të ardhur më këmbë të korçarëvet.244 I kishte kërkuar Luigj Gurakuqi më telegrafhanë atë natë, tok me Xhemil Benë, U kish thënë Et’hem Beu, i biri i Smail Beut e që mirrej vetëm ai me postën. Kishin kërkuar atë, po ai i tha Xhemil Beut që mirr vesh ç’do gjë më Vlorë, si do që kish kërkojtur dhe Bektash Benë të fjaloste hallnë e udhës se duhet të kishin siguri. Atje i kish thënur Ismail Beu Xhemilit, se qysh ishte gjëndja më Vlorë, se dihej që Xhemil Beu, le që nuk j’a haj qëni shkopnë, po dhe njih’ e mund të pleksej dhe dreqnë vetë e për këtë i dha porositë të ketë mëndjen.
Me mua u llafos goxha, për hallin më Durrës të mytesarifit që i kish thënë se s’a të jem unë nuk do t’a ngrëc
̧ flamurnë këtu dhe pikë si do që Hamid beu me ushtëri ishte më anë t’onë. I kishin thënë këta se, po të bëhet më vete Shqipërija, ti ku do veç zotrote me gjithë mytesarifllëk, po ai më të tijën e s’e zije dot më llaf.245Pastaj u llafos për udhënë si e qysh, se si kishin vajtur punët, vetëm besim që s’kish. I thashë: -Ismail Bej, nashti është marrë vesh nga gazetat që më Triest e më Durrës, po do Zoti t’u ndihë Hamit Beu më Durrës se ka ushtërinë, pa udhës gjallë vdekur do vij vetë fare, a do dërgojmë njerst për shoqëruar udhës. Si të shkruaja ty e donte që e mira të vej’ vetë t’a bjerë poshtë e t’a bitis këtë punë vetë, po Vjosa kish dalë e kish mbytur dynjanë edhe njerst e kartërave i kam dërguar nëpër vahtë e fshatërave. Prandaj i dërgova atças Azis Pashës të dërgoj njeri për këtë punë me axhale, se ty të ruaja për atë që e mirr me mënd e që shkoi në fill të perit. -Varrit do t’ja tregoj, i thashë, se këtej do i nxirrja baltërave e këtej turp më vij t’u thosha se po u kaloj nga çifliqet e mi, se vetëm tokë që nuk dukej e nuk dukej. Ndaj ti kaq herë m’i qesëndis, që Hajredin Beu po i ka çifligjet për rosë!
Po të vërtetën kishja c
̧ifligje an’ e mb’anë më Cakran, Vreshtas, Gorishovë, më të gjithë Mallakastrën e Butë, me konak më ç’do njërën, qehallarë e të tëra, që i shkelja vetëm kurë dilim për gjah, po më kish hedhur Perëndia të rrija më Çifligjet e Petoshanjit, nga i kishja dy çapa me atë të Korkutasit, nga dilja me minutë më Sqelë time të Semenit, gjemisë dhe Evropit. Më poshtë për më det nga derdhej dhe Semeni vetë, ishte ai i Hasturkanjit, ku lumi bënte ç’ti tekej, se tokat i kish më tëhu e më krah tjatër të Kënetës së Karavastasë ishte ai Kularitë që nd’anë detit dimër-behar, ishte gjol vërtet për rosë, pa aty ngjitur kishim një pyll të madh, Pyll’ i Piskës i thoshin, që humbisje, aq i madh ishte, zotër ishte një rracë zagari inglis që mbajim e kish e kish prurë që andej kush e di që kur Veis Beu, Setërë, e thoshin, që mundë të kenë mbeturë dhe sotë që gjuajnë andej djemtë. Ai ishte hata për shpezë të egër dhe për këtë ne e mbajim me terezi, se po të binte më kafshë të egërë, ai ikëte fare dhe arratisej me gjithë gjahnë që ndiqte.

1 kujtimet e firmetarit1

Foto te viti 1913

Filed Under: Featured Tagged With: “Kujtimet e nje Firmëtari”, Gezim Llojdia, Hajredin Cakrani

“FLAMURTARI” TE VARRI I ISMAIL QEMALIT

November 14, 2017 by dgreca

DIGITAL CAMERA

–“FLAMURTARI” TE VARRI I ISMAIL QEMALIT U  REALIZUA,  ME HONORARIN E “MONUMENTIT TË LUFTËTARIT KOMBËTAR TË KORÇËS”/

1-Gezim-Llojdia-240x300Nga Gëzim Llojdia/Ai ishte mjeshtri i pa arritshëm i skulpturës shqiptare. Quhej Odise Paskali. Janë thinjur monumentet nga pesha e kohës nëpër rrugë dhe shesh qytetesh .Ai ka mërguar në mërgimin e madh dhe të pafundmë, për tu mbyllur,për tu ngurosur në fundin e fundmë,por jo të dëshiruar. Mërgoi si fillesë shpirti. Rri në këtë copë tokë, shiu rrëke derdhet përmbi bronzin  tënd. Është Flamurtari me kostum kombëtar që përfaqëson popullin e vetëdijshëm, që bën roje pranë varrit të atdhetarit të madh i pikëlluar për vdekjen e tij, duke mbajtur në një dore flamurin historik dhe në tjetrën pushkën me të cilën do ta mbrojë për jete . Ky është kuptimi, që skulptori i madh shqiptar Odise Paskal, ka  realizuar 80 vjet më parë në Vlorë,flamurtarin. Mirëpo e gjeta këtë libër, ku mjeshtri i madh O.Paskali flet në kujtimet e tij në një botim, që është bërë para viteve ’90,titullohet: “Gjurmë jete”. Skulptori i shquar ka shkruar  për ndërtimin  e varrit monumental të Ismail Qemalit.Nga  zhbirimi i  kujtimeve mësojnë faktin se artisti O.Paskali:Statujën e Flamurtarit e realizova, shprehet  me honorarin e Monumentit të Luftëtarit Kombëtar të Korçës, të cilin po e punoja ne të njëjtën kohë.

ODISE PASKALI:. VARRI I ISMAIL QEMALIT

Libri:”Gjurmë jete”shb”8 nëntori’,faqe 70,indeks51.Mew 1929 kisha botuar nw revistën Studenti shqiptar të Torinos një projekt për varr monumental Ismail Qemalit.Nga mesi i vitit 1930 në një udhëtim në Tirane, më thirri Eqrem Libohova, ministër i pallatit dhe më tha se mbreti Zog dëshironte të ndërtonte me shpenzimet  veta (por që në fakt nuk shpenzoi vetë asnjë grosh) një varr madhështor për Ismail Qemalin dhe më ngarkoi të përgatitja një projekt të r,i si e gjykoja më të përshtatshëm. Paraqita një vizatim dhe çmimin 40 mijë franga ari. Më tha, ta reduktoja e me kosto më të  vogël. Paraqita një të dytë, për 25 mije franga. Më tha, se: nuk duhej abuzuar nga mirësia e lartmadhërisë së tij, prandaj mos të kushtonte më shumë se” 10 mijë franga. Ndërkaq, për ngatërresë  dhe mbase për interes, ndërhyri skulptori Italian De Markis, që ,jetonte në Tiranë, si organizator sportiv dhe mu kërkua prej ministrit të oborrit ,një maket plastik dhe një fragment në madhësi natyrore.

Në Ekspozitën e Miqve të Artit të 1931 kisha dhe maketin e Varrit  të Ismail Qemalit dhe fragmentin portret të “Flamurtarit” në  allci në madhësi të  monumentit. Lidha kontratë për 10 mijë franga ari. Në parlamentin e  kohës, zëdhënësi i Zogut, Lalë Krosi, deklaroi botërisht se: «Naltmadhënia kishte dhënë 20 mijë (siç) franga ari një skulptori për ndërtimin e varrit madhështor të Ismail Qemalit».Nuk u  caktua se ku do to ngrihej monumenti, po nga një vizite në Kaninë ku gjendej varri vjetër, në një vend të ngushtë në oborrin e  xhamisë, mendova se duhej ndërtuar në Vlorë, në vendin ku u ngrit flamuri më 1912. Studiova vendin dhe e  bëra fakt të kryer, pa pyetur njeri. Ngarkova korçarët, Kristaq dhe Kilo për punimin e gurëve. Ata punuan vetë i katërt më se shtatë muaj dhe e përfunduan, siç është me gur të nxjerrë në pllajën e Ujit të Ftohtë. Vetëm nderimi i gurëve, blerja e pllakës dhe udhëtimet e  mia e harxhuan të  gjithë fondin prej 10 mijë frangash.Statujën e  Flamurtarit e realizova me honorarin e Monumentit të Luftëtarit Kombëtar të Korçës, të cilin po e punoja në të njëjtën kohë. Varri i Ismail Qemalit u  përurua me 28 Nëntor 1932 nga ministri i Arsimit, poeti Hil Mosi, i cili e  shpalli monument nacional. Flamurtari me kostum kombëtar përfaqëson popullin të vetëdijshëm që bën roje pranë varrit të atdhetarit të madh i pikëlluar për vdekjen e tij, duke mbajtur në një dorë flamurin historik dhe në tjetrën pushkën me të cilën do ta mbrojë për jetë.Kokën e Flamurtarit e punova njëkohësisht me statujën dhe dëshira ime ishte, që të realizoja një tip labi. Një ditë,mbas vendosjes së statujës pashë në pazarin e Vlorës një fshatar ,që i përngjiste krejt Flamurtarit dhe më erdhi mirë. Të gjitha punimet ishin të kryera në fillim të marsit 1932, po u vendos, që përurimi të bëhej me 28 Nëntor.

VARRI MONUMENTAL I I. QEMALIT.

Varri monumental i I.Qemalit u ndërtua rreth 80 vjet më parë nga skulptori O.Paskali. Ka të dhëna të cilat zbulojnë vitin për ndërtimin e varrit monumental. Këtë e zbulon së pari vet autori, skulptori Odise Paskali. Një të dhënë tjetër kemi  dhe lulishtja e tij u ndërtua prej kryebashkiakut të asaj kohe Ali Asllanit rreth viteve 1932. Sipas shtypit të asaj kohe gjejmë se eshtrat  plakut të  Vlorës janë vendosur në këtë varr  në 20 vjetorin e pavarësisë. Këtë kohë përcakton edhe skulptori O.Paskali duke qartësuar datën 28 nëntor. Përurimet kryheshin në festën e flamurit dhe në datën 28 .Simbolika në vetvete është e qartë . Ja shkurtazi çfarë citon shtypi i kohës: Ministri i Arsimit, Hilë Mosi u tha të pranishmëve: “Vëllezër shqiptarë.Sot mbushen plot njëzet vjet që kur se Ismail Qemali, një nga bijtë më të çmuar të kësaj Vlore trime, mu këtu në këtë shesh shpalli vetësundimin e Shqipërisë edhe valëviti në ajrin e lirë flamurin tonë të shenjtë kombëtar. Me këtë vepër, Shqipëria, e cila për më shumë se katër shekuj kishte lënguar nën zgjedhën e huaj, në mes të zjarrit të luftës ballkanike, nën udhëheqjen e një plaku, i cili për së afërmi i kishte ndjekur lëvizjet kombëtare të rilindjes, qysh më 28 Nëntor 1912 u shpall si shtet i lirë e i pavarur.””Këtë shtatore, që hijeshon varrin e Ismail Qemalit e që simbolizon flamurin kombëtar, si edhe ata luftëtarë që ranë theror për nder të tij, e deklarojmë monument kombëtar, edhe mirëmbajtjen e ruajtjen e saj ia ngarkojmë prefektit të Vlorës si kryetar i këshillit arsimor. Shqiptarë! Për një çast t‘i mbledhim zemrat tona rreth këtij veterani dhe t‘i betohemi se atë flamur që dora e tij shkundi nga pluhuri i robërisë, ne do të jemi gjithnjë gati ta mbrojmë e ta lartësojmë me mendjen, me zemrën edhe me gjakun tonë.”Kryetari i Parlamentit, Eshref Frashëri mbajti një fjalë të shkurtër. Prefekti i Vlorës, Abedin Nepravishta, lexoi dhe mesazhin e mbretit .

Filed Under: Histori Tagged With: “FLAMURTARI” TE, Gezim Llojdia, VARRI I ISMAIL QEMALIT

SHKRIMTARI TREBESHINA SI PO BIEN LISAT E MALIT?

November 7, 2017 by dgreca

 1 Kasem_Trebeshina

NGA GËZIM LLOJDIA/

Rënqethet njeriu nga era e ftohtë,siç dridhem unë në një ditë emigrimi. Mirëpo kur përpara syve më del pasqyra Kasem Trbeshina është krejt i  ndryshëm krahasimi. Shpalosen kalavarët dhe vuajtjet njerëzore që kanë prekur  deri në kockën, që e kanë goditur deri në palcë .Dhe i ziu njeri duron,duron sa mali me dëborë. Dhe këtë e bënë sepse deshën të rronin një ditë pranvere. Në të vërtetë Trebeshinën unë e kamë parë  dhe në dimër kur barra e dëborës e ka pikëlluar edhe ne pranverë. Ne shkonim në Mezhgoran dhe im vjehrri më thotë e shikon atë mal,e dini kush është ,sigurisht që jo. Është Trebeshina. Po për një shkrimtarë Kasëm Trebeshina ke dëgjuar,kam dëgjuar. Maja e malit sikur u lëkund atje lartë dhe gurët ranë përpara këmbëve. U rrëzua plepi më tha vjehrri,duke nënkuptuar rrëzimin e Kasëmit.Dhe heshti u mek,sepse ngado mbinin rojtarët e mjegullinave. E dini pse dielli është larg shprehet një poet,për të na ngrohë të gjithëve mirë. Dhe emri i Kasëm Trebeshinës tek brezi ynë erdhi nga largësia,pra ai vinte nga ajo largësi që ne e quanim distancë e gjatë kohore dhe vetë ndëshkimi i tij përmbante një mister.

Nëpër labirintet e lidhjes së Shkrimtarëve

Një ndërtesë aty në rrugën  e Kavajës ku unë dhe të gjithë të atij brezi e kishim ëndërruar. Ne studentët, që vinim pikërisht nga jugu na shfaqej ajo dhe na rrethonte me mister. Çfarë ruante në të vërtetë ajo brenda ose çfarë kishte parë ndërsa në vite,thinjej ngadalë? Kur shikonim shkrimtarët e ulur në oborrin e saj ne zgjasnim koka për të parë ata,prapa mureve me hekura të saj.”Ishte ora 22.30 dhe kalendari shënonte minutat  e fundit që ndanin në mes muajin prill të vitit 1980,shkruan publicisti  Nuri Dragoi në hyrje te një libri të mrekullueshëm për Kasem Trebeshinën,që quhet “Kasem Trebshina-një jetë përpara gjyqit”.Që prej këtij vargu hynë dhe merr pjesë aktive në çdo moment të jetës së njeriut që ruante mbiemrin e malit Trebeshinë. Duke hyrë në faqet e këtij libri që unë do ta quaja ndershmërisht roman i mirëfilltë artistik dhe më i lexuari me personazhe të gjallë ke ecur nënë ca labirinte që koha i kishte stisur si të tillë. Ndërtesa vazhdon te jete atje ku ishte në kohën kur ajo përdorej edhe për krime kundër shkrimtarëve,mirëpo tashmë ajo ka ndryshuar bojën,vendet dhe pozicionimin është një ministri kulture. Ku janë zyrat ku u thurën ose u përgatiten sulmet kundër Kasëmit,në kohën  e përndjekjes së madhe. Në të vërtetë po të zhbirosh këtë godinë në sipërfaqe të saj ngjet si  e pafajshme,mirëpo nëpër labirintet e saj janë fshehur sa e sa ndëshkime janë përgatitur sa e sa goditje kundër atyre që kishin në dorë jo më pushkë,por penën. Një ndër ata është Kasemi, njeriu simbol që vinte nga jugu i vendit në kryeqendrën shqiptare me përfundimin e luftë së dytë të përbotshme .Dhe nëpër labirintet e saj do të ngatërrohej letërsia me politikën ose më shkoqur,politika do të shkonte përpara saj dhe letërsia do të ecte pas gjurmëve  të saj. Kështu ato u rritën si lisi me kulpurën,ku kjo e dita gjithë kohën do ta gjente shtrojën të shtruar tek trungu i lisit.Një simbiozë ose bashkëjetesë e lidhur për një qëndrim kohor rreth ose më tepër se 50 vjet.Për Lidhjen e shkrimtarëve sot ka ende gjëra të pathëna që janë fshehur qëllimisht. Për Lidhjen e shkrimtarëve shqiptarë ka ende shumë gjëra për tu thënë. Sepse nuk ishte thjeshtë një mekanizëm por edhe prisja shpesh herë e politikës së atij realiteti që sot e quajmë soc-realizëm. Por ajo që tërheq interes është mënyra se si u trajtuan shkrimtarë,banorët e saj. Prej saj u zbua që nga Ali Asllani që kur shkonte atje pak muhabet i bëhej,Petro luftëtari i Spanjës,djaloshi kaçurrel,Kasemi,dhe ne qe quanim të ikur Lasgushin,yllsorin shqiptar,magnetin ndriçimin apo të tjerë pena që fshinë germat ose gjetën mënyra për ti mbyllur burgjeve,për ti degdisur fshatrave mes baltës,për ti shpurë tek hekurat në vrullin e klasës. Më e pashpirt mbetej mënyra e dënimit të shkrimtarëve që shpesh rridhte nga gjykimi politik apo edhe nga mllefi për talentin e tyre,ndërsa ndërseheshin mediokrit për tu bërë gjëmën devijatorëve të kësaj letërsie. Kam lexuar edhe Petron dhe së fundi Trebeshinën .Një hulli e përbashkët i përndiqte.U mohohej kontributi dhe u fshihej talenti. Bënin emër veç ca  mediokër që i nxori koha në breg si bëzhdile,thoshin plakat tona në jug. Përse Kasemi u përndoq.Ka njëmijë e një arsye që u servilen,ashtu si në rastin e Petro Markos dhe më kryesorja ishte truri dhe zemra e atij pushteti, diktatori.Mirë që nuk i lanë të botonin,dhe nuk i linin të ushqeheshin,por në burg,përse i mbyllnin ata, që nuk kishin asgjë me ato ndërtesa të brishta dhe me banorët halabakë të tyre,nuk ishin as kusar dhe me kusërit skishin asgjë të përbashkët. Dhe nuk u lodh asnjëherë dhe nuk e mposhti dot. Ndërsa kemi kufirin kohor që kapërcejmë dhe analizojmë ngjarjet,vrejmë se diktatori emri i tij po shuhet deri sa të harrohet në harrim ndërsa Kasemi dhe vepra e tij ka për të mbetur i freskët dhe i sjellë nëpër mëndë janë veprat e tij dhe frymëzimi i tij që nuk sosen.

Filed Under: Komente Tagged With: Gezim Llojdia, SHKRIMTARI TREBESHINA, SI PO BIEN LISAT

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • …
  • 70
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT