• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gjendemi në kurthin e qoftëlargut?

December 12, 2014 by dgreca

Nga Aurel Dasareti/*
-“Ndjenja Kombëtare mblidhet në mendje,” – më tha nëna ime (psikiatër) kur isha fëmijë./
-“Mendja e shqiptarit është krejtësisht e sheshtë. Kjo është arsyeja pse ata nuk kanë ndjenjën kombëtare. Në kthim, ata kanë patriotizëm për katundin e tyre”, – vazhdoi babai im (psikolog).
***
Fuqitë koloniale dhe pushtuesit kanë treguar gjithmonë një aftësi të veçantë për të nxitur ngatërresa në mes individëve dhe grupeve të ndryshme shqiptare.
Tendenca në mesin e shqiptarëve duhet të jetë që të përpiqen për të kuptuar njëri-tjetrin sa më mirë të jetë e mundur. Janë vetëm politikanët oportunist që mendojnë në kategori fisnore, ka njerëz prej tyre të cilët madje kanë studiuar në universitetet evropiane, megjithatë, janë tërësisht të izoluar dhe indiferent nga problemet e popullit të vetë. Ka njerëz që shpesh përbuzin kombin e tyre, dhe për shkak të ambicieve të sëmura politike shfrytëzojnë qëndrimet në ndërgjegjësimin e popullit tonë – për të arritur objektivat e tyre oportune politike dhe të shuajnë etjen e tyre për pushtet dhe dominim politik.
***
Simbolet e vendit gjenden në tekstet shkollore, dhe përmes mësimdhënies në përgjithësi bëhet themeli për një ndjenjë të shëndoshë kombëtare në mesin e brezit të ri. Më e vështirë është për fermerët dhe për disa grupe tjera shoqërore të cilët shpesh jetojnë në izolim, për të ndërtuar një mendim kombëtar. Ata e zotërojnë dhe flasin vetëm dialektin e tyre lokal, as nuk kanë pasur interesim për t’u shqetësuar në lidhje me botën jashtë katundit të tyre.
Por përmes një kohëzgjatjeje të mjaftueshme dhe punë të përpiktë ku bisedat dhe diskutimet që mund të jenë mjete shpëtuese, ne mund të kemi sukses në ndërgjegjësimin e njerëzve të qëndrojnë s`bashku për të fituar betejën kundër së keqes. Ne kemi probleme me krijimin e një ndërgjegjeje të mirëfilltë kombëtare në mesin e shqiptarëve. Por është vet lufta jonë për të përmbushur objektivat në këtë aspekt ajo që përforcon vetëdijen kombëtare. Të gjithë njerëzit, pavarësisht nga grupi të cilit i takojnë, e kanë të lehtë për të pranuar idenë se ne jemi një popull, një komb i bashkuar (pa dallime fetare, krahinore, partiake, oxhaqe, bajraqe) që duhet të luftojë për t’i dhënë fund dominimit të së keqes.
***
Ne nuk duhet të biem përsëri mbi klishetë ose të angazhohemi në aspektin teorik rreth komunizmit të para disa dekadave, imperializmit dhe kolonializmit, por përkundrazi të hymë dhe përqendrohemi në zgjidhjen e rasteve konkrete që na imponon koha. Kohët e fundit ne kemi marrë dëshmi të shumta se ndjenja kombëtare te shqiptarët gradualisht ngjallet.
***
Unitet kombëtar në luftën kundër shtypësve vendas dhe kolonizatorëve është një shprehje që ne kemi për ta dëgjuar pa pushim në të ardhmen. Me vonesë, por shtypja e egër e politikanëve, qeveritarëve dhe zyrtarëve shqipfolës, veçanërisht ajo e pushtuesve sllavo-ortodoks, do të ndihmoj në zgjimin e ndjenjave kombëtare dhe nevojën për bashkim forcash, Unitetin e të shtypurve.
***
Problemi me nevojtarët shqiptarë është se ata janë naiv, të pashkolluar, të painformuar, ose të dezinformuar nga “analistët” e shumtë të internetit. Kjo reflekton në psikologjinë e tyre, mendon dhe beson se bashkëngjitja e një të drejte në letër, do të thotë se ajo bëhet realitet.
Ajo që ne i tregojmë popullatës duhet të jetë e vërteta e jo të dezinformojmë kombin të cilit i takojmë. Prandaj, “analistëve” të shumtë, që nga mërzia, brenda 7 ditësh shkarravisin 8 plehra, të cilët edhe kurvat i quajnë punëtore seksi, nuk duhet t`u jepet terren në mediumet e mirëfillta.
A është aq e rrezikshme? – mund të pyesni. Po, kjo do të thotë diçka. Thjeshtimi dhe gjysmë të vërtetat të çojnë në një perceptim të gabuar të realitetit. Atëherë ne jo vetëm që mashtrojmë lexuesit por rrezikojmë edhe zgjedhjen e zgjidhjeve të gabuara.
***
Pasi jemi komb fisnik, nuk do të diskriminojmë as pakicat kombëtare që gjenden në situatën e njëjtë me ne dhe që u bashkohen radhëve tona. Atëherë njerëzit do të kuptojnë se është e mundur për të kultivuar miqësi dhe për të treguar solidaritet me njerëzit e tjerë. Atëherë njerëzit do të qëndrojnë së bashku sikur të kishin të njëjtin atin dhe nënën.
***
Më parë ishim të përçarë për shkak të politikës së okupatorëve: përçajë – e sundo. Më parë ishim të skllavëruar nga pushtues të huaj, veçanërisht nga barbarët osmanlinj (5-6 shekuj), njëqindvjetorin e fundit nga barbarët sllavo-ortodoks dhe grekë. Ata vranë etërit tanë dhe nënat. Prandaj, pasi armët janë forcë dhe ne mund të mbrohemi me armë kundër atyre të cilët duan të na shndërrojnë në skllevër të përhershëm, ne rrokëm armën për të fituar lirinë tonë. Herën e fundit në vitet 1998-2001 kundër gjakpirësve serbo-çetnik dhe të vetëshpallurve “maqedon”. Për fat të keq, pas luftërave, kemi parë dhe ende gjejmë dhe përjetojmë se udhëheqësit tanë, “çlirimtarët”, kanë vrarë të vetët.
***
Edhe pse ne duam të mendojmë se Shqipëria (gjithë trojet shqiptare) është pa klasa, nuk mundemi ta mohojmë të vërtetën se ende jemi një shoqëri e shtresuar. Ne nuk jemi të barabartë. As në aspektin e kulturës, ekonomisë apo përkatësisë etnike.
Shumë injorantë në fakt duan të mendojnë se ata janë më të mirë se të tjerët. Se ata janë të lindur me të drejta dhe privilegje të caktuara, prej të cilave ata në asnjë mënyrë nuk duan që të heqin dorë. Të tillët i pyes: Çfarë njohuri ke ti që të bën të mendosh se ti ke shumë më tepër dituri sesa kundërshtarët tuaj?
***
Ne duhet të respektojmë ligjet, normat dhe atë qeveri që punon për Komb e Atdhe, çfarëdo partie t`i takoj ajo. Por duhet menjëherë të marrim një konfrontim të fuqishme me politikanët, qeveritarët dhe nëpunësit e dëmshëm, veçanërisht me ata që me dekada shesin interesat kombëtare; favorizojnë fqinjët grabitqar në dëm të Shqipërisë. Ata popullatën nevojtare e trajtojnë me nënçmim, indiferencë dhe arrogancë; ata kanë një mungesë ulëritëse të kompetencës dhe nuk tregojnë një gatishmëri për të mësuar nga gabimet e tyre. Dhuna strukturore: Turma neglizhohet nga sistemi. Nëpunësit, personali i shqyrtimit të çështjeve (shqyrtuesit e lëndës) tregojnë arrogancën dhe mohim, heqje dorë nga përgjegjësia, ata bëjnë çka të duan, parregullsia e veprimet e tyre nuk ka aspak pasoja, nuk i përgjigjen askujt për asnjë send. Kur nevojtarët e diskriminuar protestojnë ose ankohen përgjigja e tyre është në stilin: “Nuk është bërë asnjë gabim në shqyrtimin e lëndës tënde, por kjo është për të ardhur keq se ti e perceptosh atë si të gabuar.”
***
Ty të duhet shumë durim për të mësuar të jesh i durueshëm. Nëse jeni të durueshëm dhe prisni një kohë të mjaftueshme, zakonisht do të ndodhë diçka dhe kjo zakonisht do të jetë diçka që ju nuk e pëlqeni.
*Nga Aurel Dasareti/, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Filed Under: Analiza Tagged With: Aurel Dasareti, Gjendemi në kurthin e qoftëlargut?

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT