• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gjenerata ime

January 16, 2014 by dgreca

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake- psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)/

Brenda nesh qëndron një dëshirë themelore, e zjarrtë, në lidhje me një opinion (mendim) për një çështje të caktuar. Dhe, kur vlerësimi ynë nuk ka gjasa për të bindur rrethin, të mbizotëron në një shoqëri, atëherë bëhet fundamentalist.

Shqiptarët nuk merren me realitetin tragjik të tkurrjes së atdheut, zhdukjes biologjike të Kombit, ikjes së rinisë nga trojet, papunësisë, tradhtisë, mafisë, mjerimit të popullatës, radikalizimit të feve…por çelin probleme luks atje ku nuk duhet. Kanë ngatërruar kompetencat me Zotin; është Ai që cakton llojin e kultit, konvertimet, ferrin dhe parajsën –  jo “analistët politik”, jo klerikët (prift/hoxhë). Një shoqëri laike në simbiozë (bashkëjetesë) me njerëzit fetarë është një realitet.Kujdesuni për kopenë tuaj o shqiptarë. Mos pyet për kuptimin e jetës, por jepi asaj një kuptim.

Vlerësimi për njerëzit, çështjet, gjërat, domosdoshmërish të bazohet në kritere të shumta. Një vlerësim i përgjithshëm në bazë të disa kritereve do të thotë se njeriu nuk duhet të përqendrohet në një kriter të vetëm, por duke bërë një vlerësim të përgjithshëm ku më shumë faktorë hyjnë në lojë.

“Analistët” e vetëshpallur, nuk mërziten për të siguruar cilësinë (kualitetin) e raporteve, vetëm lëshojnë fjalët si lopa plehun. Përpiqen të na bindin me opinione të sëmura, gjoja se dikush a diçka është ashtu si e njohin ose si e mendojnë kokat e tyre të mbushura me lakra. Vetëm shprehin mllefin, ia futin për havaje, e hutojnë edhe me tej popullatën me budallallëkun e tyre. Akoma nuk e kanë kuptuar se inteligjenca artificiale nuk mund të matet me marrëzinë natyrore.

Ti do të besosh në atë që thuash, por mos thuaj gjithçka që mendosh.

Liria e gjeneratës time nuk ka asnjë drejtim, ajo nuk e gërmon thellësinë e ekzistencës sepse nuk ka asnjë vullnet personal pas saj. Dallueshmëria e personaliteteve tona nuk është e mjaftueshme, jo mjaft e fortë, jo sa duhet të vetëdijshëm se kush jemi vetë ne, për të mundur të bartim labirintin e lirive konfuze. Dhe, tani shumë prej nesh jemi lodhur nga e gjithë ajo. Dëgjohen britmat brenda nesh:  Merrni nga unë at dreq lirie, unë nuk e dua më atë!

Të moshuarit tanë, ata që kanë provuar gjithçka, e kuptojnë mirë mallin drejt sistemeve autoritare. Është më e ndershme për të zgjedhur një robëri të vërtetë se sa një liri të rreme. Është më mirë keqardhja për diçka që ju keni bërë se sa të pendoheni për diçka që ju kurrë nuk guxuat ta bëni. Ne e dimë këtë. Ne nuk jemi budallenj. Ne kemi diplomuar/doktoruar në universitete dhe kolegje më prestigjioze botërore, dhe ne jemi brezi më inteligjent dhe më i zgjuar që kemi patur ndonjëherë, por ne jemi edhe një brez që i di të gjitha me trurin, jo me zemër. Ne kemi përfshirë çdo gjë, absolutisht çdo gjë që është me vlerë për të ditur, por, gjatë blerjes, kemi marrë edhe çdo gjë që nuk është me vlerë për ta ditur.

Njohuria nuk ndjehet e  vlefshme në mënyrë të nevojshme, ajo ndihet si një punë e përditshme. Faktikisht, ne asnjëherë nuk ishim të detyruar të luftojmë për të. Pra, të tjerët munden lirisht ta marrën atë nga ne, ajo nuk ka rëndësi. Ajo është vetëm: libra! Leximin e kemi përdorur gjithsesi vetëm për të shpëtuar nga zbrazëtia, dhe ndërsa ne vepronim kinse si intelektual, me vite diskutonim dhe flitnim, në realitet asnjëherë nuk bëmë diçka pozitive për atë çështje rreth së cilës biseduam, sepse nuk kishim fuqi për të, ndjenim.

Dhe, u bëmë me fëmijë, me punë të sigurt, të ardhurat, një jetë të mirë, siç thuhet. Rreth nesh, jeta ndryshoi ngadalë, pa e kuptuar saktësisht se çfarë ka ndodhur. Ne pamë një katastrofë kombëtare: diploma origjinale apo fals, poste politike të merituara apo trashëguara nga farefisi, egoizmin ekstrem, mendjemadhësitë, shkatërrimin e moralit familjar, keqpërdorimin e feve, depërtimin nga Azia/Afrika të islamit radikal, talljen greke me Kishën Shqiptare, greqizmin e jugut të Shqipërisë, ç`kombëtarizimin, humbjen e territoreve në favor të sllavo-ortodoksëve, krimin e organizuar, mashtrimin, haraçin, konsumimin dhe kontrabandën me lëndët narkotike, trafikime të prostitutave e fëmijëve jashtë dhe brenda vendit, tradhtinë ndaj atdheut, plaçkitje dhe uzurpime të pronave shoqërore, vrasje monstruoze të njëri-tjetrit, ngujime të familjeve nga hakmarrja…Ndërkaq mediat (e varura dhe jo profesionale) ishin të rezervuara për “analistë-komentues” me probleme psikike të natyrës serioze – budallallëku i tyre nuk kishte fund. Gjenerata jonë ishte moshuar shumë për ta marrë situatën në duart e veta. Ne ishim bërë pleq në moshën 30-38 vjeç. Një brez i ri do të marrë përsipër angazhimet atdhetare, menduam ne.

A është katastrofa dërdëllisje?

Çfarë do të bëjë gjenerata e ardhshme? Do të tjetërsohet në aziatik/afrikan turq, arab, grek, serb, bullgar e sulltan? Në 25 vjetët e ardhshme ne ende jetojmë, në qoftë se nuk na ka marrë  kanceri nga  fëmijët e brezit të errët/ pemët e rënë nga drunjtë e gjymtuar. Atëherë ne bëhemi 60 vjeçar dhe bash atëherë katastrofa na kaplon me gjithë seriozitetin e sajë.

Atëherë ndoshta shumë privilegje ekonomike do hiqen nga ne. Ndoshta e gjithë fatkeqësia jonë është thjesht pa-lidhje? E vërteta nuk është vetëm se një draft, mundësi për interpretimin e realitetit.

Njeriu kurrë nuk mund ta din, dhe ne mendonim se një pafuqi kishte bërë shaka përbrenda nesh,  se ne, në të vërtetë nuk besuam kurrë në vlerën e asaj lirie që e kemi kultivuar. Asgjë nuk ishte më e lehtë se sa heqja dorë nga liria që ne kurrë nuk e përdorëm. Ajo nuk na kushtojë asgjë, për sa kohë që ne mundëm të përdorim mungesën e kuptimit për të bërë jetën e rehatshme për veten tonë; se ne, në të vërtetë nuk besuam kurrë në vlerën e sajë.

Çfarë do të mendon brezi i ri për ne? A do të na gjykojë? Si do ta shikojnë ata ironinë tonë, nevojën tonë për shaka, ikjen nga graviteti, shmangien nga detyrimet? Mbetet një dëshirë e madhe autoritare në këtë brez indiferent të lirisë, mbi fatin e së cilës do të vendosin dhe do ta përcaktojnë armiqtë e huaj. Ne duam dikë të huaj që të na tregoj se çfarë të bëjmë, sepse ne vetë nuk jemi të aftë as për gjërat më elementare të lirisë së mirëfilltë, kurrë nuk e kemi njohur atë!

Por, një gjeni i ri ndoshta do të gjej një gjuhë të re për format tona të mendimit, që apelon te dëshirat tona më të thella. Na duhet të kemi një gjeni të ri, që ne ta kuptojmë vetveten.

Ne kemi nevojë për dikë që mund të na japë një gjuhë të re përmes së cilës do të mundemi ta kuptojmë vetveten; sepse liria dhe ekzistenca biologjike e Kombit tonë fatkeq është në rrezik vdekjeje, dhe kjo është vetëm një çështje kohe para se të paraqitet ndonjë i huaj dhe ta merr atë nga ne, pa e vërejtur ne aspak. Kombi jonë asnjëherë nuk ka besuar në një liri dhe demokraci të tillë para shkatërrimit të sistemit monist.

Po ta vështrojmë pozicionin tonë si qenie njerëzore që përpiqemi të kuptojmë realitetin ku jetojmë, do të vemë re se nuk mund ta kufizojmë mendimin tonë vetëm në tema të pavarura nga mendimi ynë. Na bie të marrim vendime për jetën tonë dhe, për këtë qëllim, duhet të kemi pikëpamje që nuk cilësohen si njohje, pavarësisht se e dimë këtë gjë apo jo. Na duhet t`u drejtohemi bindjeve për ndihmë. Duhet të kemi disa bindje për të na udhëhequr në jetë. Nuk mund të mbetemi vetëm te arsyeja. Qëndrimi i arsyeshëm ka vlera, por ka edhe kufizime. Nëse ngulim këmbë për të qëndruar brenda caqeve të arsyes, nuk mund ta përballojmë realitetin ku jetojmë.

Personalitetet e vërteta mbi këtë tokë kanë një fat të vështirë, ata nuk gëzojnë simpatinë dhe mbrojtjen e grigjës, por kënaqësitë e fantazisë së tyre, dhe kur vitet e rinisë kalojnë duhet të mbajnë mbi shpatulla përgjegjësi të mëdha historike.

Është njerëzore të biesh poshtë por është çnjerëzore të mbetesh shtrirë. Ti u rrëzove, do ngrihesh përsëri, o faqe grisura e shenjta SHQIPËRI!

-Per  Dielli në  USA, 16 Janar 2014-

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Aurel Desareti, Gjenerata ime

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT