• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PA BASHKIM RRETH SKENDËRBEUT NUK KA GJALLËRIM TË KOMBIT SHQIPTAR

April 30, 2018 by dgreca

1 Skenderbeu

Në Kuadër të 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skendërbe/

1-Frank-300x212

Nga Frank Shkreli/

Ky vit është shpallur viti i Gjergj Kastriotit — Skendërbe për të shënuar 550-vjetorin e vdekjes Heroit Kombëtar të Shqiptarëve.  Në fillim të këtij viti kam botuar një shkrim për të sjellur në kujtesë se si diaspora shqiptare kishte shënuar — 50-vjetë më parë jashtë Atdheut — 500-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, një përvjetor ky i cili në vitin 1968 pat mbledhur në Romë dhe në Vatikan, shqiptarë pa dallim feje e krahine. Nga mbarë diaspora shqiptare e atëhershme, u bashkuan në frymën më kastriotiane për të kujtuar Heroin tonë, Kryetrimin e Kombit dhe të veprimtarisë së tij epike –Gjergj Kastriotin-Skenderbe.

Me atë rast, në Romë kishin shkuar edhe një grup i madh, përfaqësuesish të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Federata Pan-shqiptare Vatra, të udhëhequr nga Peter Chicos dhe Anthony Athanas.  Ishin këto takime 3-4 ditëshe në Romë dhe në Vatikan, ku mërgimtarët e ri shqiptarë të arratisur nga murtaja e komunizmit e shekullit 20, u bashkuan me arbëreshët e Italisë të cilët ishin detyruar gjithashtu të largoheshin nga trojet e tyre prej otomanëve, pesë shekuj më parë.  U bashkuan të gjithë në Romë dhe në Vatikan për një takim vëllazërimi, rreth Heroit Kombëtar, pa dallim feje e krahine — ashtu si ishte dikur dhe si duhet të jetë edhe sot — të bashkuar – pikërisht ashtu siç i do shqiptarët Gjergj Kastrioti – Skenderbe.

Në vitin 1968 edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës qenë organizuar ceremoni me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar të Shqiptarëve në shenjë respekti për Gjergj Kastriotin – Skenderbe, por edhe në shenjë bashkimi midis shqiptarëve.  Një ndër këto përkujtime ishte organizuar nga Kisha Katolike Shqiptare në Nju Jork, “Zoja e Këshillit të Mirë” që në atë kohë drejtohej nga i Përndershmi Monsinjor Zef Oroshi.  Revista e asaj kishe, “Jeta Katolike Shqiptare” e Vitit III, Nr. 4 (12) Tetor-Dhetor -1968) e cila vazhdon të botohet edhe sot pas më shumë se 50-vjetësh, ka shënuar hollësi mbi ceremonitë me atë rast si dhe fjalimin kryesor të Monsinjor Zef Oroshit në 500-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit Skenderbe, fjalim i cili, për nga mesazhet që mbartë, është aktual edhe sot 50-vjetë më vonë — mesazhe për bashkimin e shqiptarëve – si trashëgimia kryesore e Heroit Kombëtar, lënë pasardhësve të tij.  Monsinjor Oroshi ka mbajtur fjalimin kushtuar Gjergj Kastritotit në meshën perkujtimore të 500-vjetorit të vdekjes së Skendërbut, fjalim i cili ishte botuar gjithashtu në revistën “Jeta Katolike Shqiptare”.Duke iu drejtuar popullit, pjesëmarrësve dhe përfaqsuesve të Komitetit Shqipëria e Lirë dhe udhëheqësve të tjerë politikë të diasporës së asaj kohe që ishin të pranishëm në një shfaqje bashkimi megjithë dallimet e tyre politike, në “Kishën Zoja e Këshillit të Mirë”, Monsinjor Zef Oroshi ka thënë se lufta e Gjergj Kastriotit – Skenderbe, këtij strategu të madh që habiti botën e atëhershme me fitoret e tij kundër fuqisë më të madhe ushtarake të kohës, ka hyrë në analet e historisë botërore, luftëra të cilat janë përshkruar dhe stolisur në mbi 400 vepra historike dhe artistike.  Kleriku i lartë shqiptar ka thënë se në shumë prej këtyre veprave historike, Heroi Kombëtar i Shqiptarëve, me të drejtë është krahasuar me figura ushtarake historike të botës, siç janë Hanibali i Kartagenës, Jul Cezari i Romës dhe Napoleon Bonaparti i Francës, por me një ndryshim të konsiderueshëm, sipas Monsinjor Oroshit.  Gjergj Kastrioti Skenderbeu – luftoi për mbrojtjen dhe bashkimin e Atdheut të vet, ndërsa këta tjerët shkelën dhe pushtuan vende e popuj, shpesh për interesa personale dhe për t’i bërë nam vedit.

Mësimi që na duhet të nxjerrim nga jeta dhe karakteri i tíj i palodhëshëm, ka thënë në fjalimin e tij përkujtimor me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Skenderbeut, Monsinjor Oroshi, është merita e aftësisë së Gjergj Kastriotit – Skenderbe për të bashkuar shqiptarët e asaj kohe — përballë sfidave me të cilat përballeshin shqiptarët — megjithë tradhëtitë që luheshin kundër tij, madje edhe nga bashkpuntorët e tij më të ngushtë.

1 Oroshi

Dr. Zef Oroshi

Por megjithë problemet me të cilat përballej Skendërbeu, Monsinjor Zef Oroshi ka theksuar se Prijësi i Kombit Shqiptar, “Dijti me qenë i durueshëm me parí që ia merzitëshin shpiritin tue kërkue të drejta e privilegje të pameritueme.  Skendërbeu e kuptoi se pa nji bashkim nuk kishte shpëtim për Shqipní.  Me virtytet e burrënisë e të fés që shkelqejshin në fytyrën e dênjë, dilte pa pritesë në log të kuvendit, si me parí si me vegjëli, secilit tue i ndigjue hallet, e secilin tue e ndezë n’atdhedashuni, secilit tue i naltue flijimet e trimnínë për Atdhe, gati me u flijue ai vetë i pari.  Në këtë mënyrë ai ia doli me bashkue e shkri në nji parí, vegjëlinë e të gjitha krahinave të Shqipënisë”.

Në vazhdim e sipër, ai është shprehur se, “Madhënia e karakterit dhe e vetmohimit të Gjergj Kastriotit, si prijës ushtarak, si diplomat i përkryer dhe si personalitet që përvetësonte filozofinë themelore të burrit Shqiptàr të Malevet, mbështetun në trimní të papërkulshme, besë të pathyeshme deri në vdekje dhe për fisnikí e zemërgjanësí të pa kufî për popullin që udhëhiqte…Nen binomin fé e Atdhé, Skendërbeu brumosi Popullin Shqiptar që të përballonte ato lufta aq të tmerrëshme e aq të gjata.  Ishte koha e luftave fetare atëherë. Vetë Sulltanët, jo vetem që luftuen per fé, në mos tjetër ashtu e mobilizojshin popullin, por edhe me shpatë e me zjarm imponojshin fénë e tyne”, është shprehur Dr. Zef Oroshi.

Disa kritikëve të sotëm që pretendojnë se gjoja Gjergj Kastrioti-Skenderbeu luftoi për fe dhe jo për Atdhe, Monsinjor Oroshi do u përgjigjej se, “Asgjamangu, Skendërbeu fésë i dha vendin e vet e Atdheut e interesave të tij, vendin e vet.  Nuk ka nji dokument ma të voglin ku Skendërbeu të ketë flijue interesat e Atdheut për interesat e fésë; përkundrazi ai e përdori fénë për t’i shërbye Atdheut, gjithsa mujti. Këtë na e difton fakti, që megjithse Venediku ishte shtet katolik dhe gjymsë aleati e shumë herë edhe aleat i Skendërbeut, kur zaptoi Danjen (Dêjen e sotshme), Skenderbegu i dërmoi venedikasit tue vrà në luftë të vjetit 1448, 2500 burra dhe tue xanë rob 1000 vendedikasë të tjerë, dhe do ta kishte çlirue Shkodrën nga pushtimi venedikas, po t’ishte puna që Turqit, në marrëveshje të mësheftë me Venedikun, mos të kishin fillue sulmin kundra Stefi Gradit në kufij të Shqipnisë e të Maqedonisë, kështu që Skendërbeu nuk mujti me e shfrytëzue fitoren ashtu si dëshronte pse qe kapë në mes dy zjarmeve”, është shprehur Dom Zef Oroshi  në fjalimin  e tij, me rastin e shënimit në Nju Jork të 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skendërbeut, në vitin 1968.

Nji mësim tjetër me rëndësi të vlefshme për Shqiptarët edhe sot 550-vjetë pas vdekjes së Heroit Kombëtar, sipas Monsinjor Oroshit, është fakti se Skendërbeu, përballë kërcënimeve, përçarjeve dhe vështirësive të tjera me të cilat përballej toka arbërore në kohën e tij, ai e kishte të plotë dhe të theksuar në mendje dhe në zemër, ‘Idénë e nji Kombi’. Ai menjiherë mbledhë princat në Lezhë për besëlidhje të pergjithtë kundra anmikut të Kombit.”   Monsinjor Oroshi ka theksuar se, “Po ta kishin pasë udhëheqsit Shqiptarë para sysh këtë madhni t’idésë së (një Kombi)     që Skendërbeu zbatoi pesë shekuj mâ parë, ndryshe do t’ishin zhvillue ngjarjet e 1939-tës, ndryshe ato të vjeshtës së 1943 e ndryshe ato të nandorit të 1944, sidomos ngjarjet e vitit 1944 të cilat vetëm i krijoi injoranca mbi komunizmin ndërkombëtar, perçamja e korrupcioni dhe apatia mâ e shëmtueme (në radhët e shqiptarëve).  Mjerisht, të gjithë bartim në kurrizë konsekuencat tash nji të katërt të shekullit. Shumë me vend prandej e thonte Ciceroni, oratori i përmendun i Romës klasike, se historia âsht mësuesja e jetës. Kjo vlen për të gjithë popujt, kjo duhet të vlejë dhe për né Shqiptarët”, ka thënë Dr. Zef Oroshi në vitin 1968.

Në fjalimin e tij, Mons Oroshi, na sjellë nder mend një tjetër konsideratë historike, arsyen se pse shqiptarët brez pas brezi adhurojnë Heroin e tyre Kombëtar të gjitha kohërave, si asnjë tjetër hero të tyre.  “Na mburremi, e ndoshta me vend, që shumë Shqiptarë, qysh nga koha Ilire banë karrjera me famë botënore ndër oborre mbretnore të huaja — sikur afër 20 e sa Perandorë në tronin e Perandorisë Romane, ndër të cilët Diokleciani e Konstantini i Madh, tridhetë e sa Vezira, Ministra të mbrendshëm e të Jashtëm, Pashallarë e Gjenerala të Perandorisë Otomane, për mos të permendë Perandorinë Bizantine para sish, sikur Justiniani.  Por, kurrë njënit prej këytne njerëzëve të mëdhej nuk i rà ndërmend me prishë pozitën që kishte dhe me krijue nji Perandori Ilirjane në kohnat e vjetra, as mâ vonë me krijue nji Shqipnì të lirë e të madhe, tue ia dedikue jetën e tyne krejtë çeshtjes së popullit që i lindi, ashtu sikurse bâni Gjergj Kastrioti-Skendërbeu, deri në çastin kur vdekja e rrëmbeu tragjikisht nga zemra e Popullit të vet”, ka deklaruar Dr. Zef Oroshi.

Monsinjor Dr. Zef Oroshi ka përfunduar fjalimin e tij me rastin e shënimit në Nju Jork të 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skendërbeut, në vitin 1968, duke thënë se këthimi i Gjergj Kastriotit-Skenderbe në tokën e Arbërit për ta çliruar nga pushtuesit otoman ishte, “Pa asnji dyshim arsyeja për të cilën Gjergj Kastrioti u bâ simboli i lumnísë dhe i bashkimit të Kombit, pesë shekuj mâ parë. Po ajo arsye âshtë edhe sot që e bân Skendërbeun njeriun universal në historí dhe në të njajtën kohë një fuqí morale qendërore t’ideologjive të përçàme të Kombit Shiptàr, mbrenda e jashtë Shqipnie.  Edhe sot, mbas pesë shekujsh nga vdekja e tí, (Gjergj Kastrioti-Skenderbe) âsht endé simbol i gjallë bashkimi mes nesh, i atíj bashkimi, pa të cilin s’ka gjallënim Kombi Shqiptàr”, është shpehur Monsinjor Dr. Zef Oroshi.

Në këtë vit të shpallur si Viti i Gjergj Kastriotit – Skenderbe – Kombi Shqiptar po përballet përsëri me sulme dhe me lakmitë e vjetra qindra vjeçare ndaj trojeve shqiptare prej armiqëve të tij shekullorë, të cilët — për llogari të interesave të huaja, kryesisht, sllavo-otomane — synojnë çkombatirizimin, me qëllim për të zhveshur brezat e rinjë të shqiptarëve nga identiteti dhe nga çdo veti e traditë kombëtare, nepërmjet shtrembërimeve historike, pohimeve dhe premtimeve fatzeza ekonomike dhe ideologjike të momentit.  Mbetet për tu pa nëse udhëheqsit e sotëm të shqiptarëve janë të aftë të parandalojnë këtë proces shkatërrues dhe të mos u nënshtrohen verbërisht interesave dhe përpjekjeve të tilla çkombëtarizuese nga të huajt, përballë kataklizmave të reja, të cilat siç duket, fatkeqsisht, për shqiptarët nuk po marrin fund kurrë. Problemet e shqiptarëve nuk mund dhe nuk duhet t’i zgjidhin të huajt.  Problemet me të cilat përballej Gjergj Kastrioti – Skenderbe, ai i zgjodhi me bashkim.  Bërja e shtetit sot, nuk kërkon asgjë më pak as më shumë se bashkim rreth “Idesë së një Kombi” dhe interesave të përbashkëta të tij.  550-vjetori i Gjergj Kastriotit- Skenderbe bën thirrje për t’u dhënë fund defekteve historike dhe hovit të influencave për llogari të huajve, me shpresë që më në fund, të fillojë një epokë e re për shqiptarët e lodhur, të ligështuar dhe të dërrmuar shpirtërisht gjatë gjithë historisë. Shpresojmë që jo vetëm në këtë 550-vjetor të vdekjes së Heroit Kombëtar, shqiptarët kudo dhe pa dallim, të jenë të bashkuar  rreth idesë si shtet dhe si Komb, ashtu si dikur me Gjergj Kastriotin-Skendërbeun, pa të cilin, nuk ka bashkim as gjallërim të Kombit Shqiptar — as sot — as në të ardhmen!

Filed Under: Politike Tagged With: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Bashkim Kombetar, Frank shkreli

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu – “Moisiu arbëror”

January 20, 2018 by dgreca

1 Lush Gjergji

Nga Don Lush GJERGJI/

Kaluan 550 vjet pas vdekjes së tij. Shumëçka ka shkruar historiografia botërore, diçka më pak ajo arbërore dhe shqiptare. Megjithatë kemi mjaft elemente për ta portretizuar dhe paraqitur atë në dimensione historike dhe aktuale. Figura e tij zgjon gjithnjë shumë mendime, vlerësime, shqyrtime, këndvështrime,  deri te kundërshtimi, urrejtja,  keqinterpretimi, frika nga e vërteta dhe jeta e tij. Kjo dëshmon bindshëm  që aktualiteti i tij,  “ballafaqimi” me të, siç duket, jo vetëm që nuk zbehet kurrë, por gjithnjë është personalitet, përmbajtje, porosi për të tashmen dhe të ardhmen tonë.

Ai popullit tonë Ilir dhe Arbëror ia gjeti rrënjët, ia gjeti damarin, ia ktheu besimin dhe dinjitetin, lirinë dhe pavarësinë, duke i përmirësuar gabimet e shumta të dinastive apo princave tanë, që të ndarë dhe përçarë, luftonin njëri – tjetrin duke u bërë “pré” e të huajve, në vend që të bashkoheshin për t’i luftuar armiqtë tanë të përbashkët dhe të përbetuar..

Besëlidhja e Lezhës (1444), akti kulmor i urtisë dhe strategjisë vizionare të tij,  ku u vunë themelet për shtetin arbëror, me kohezion dhe bashkim në çdo kuptim dhe drejtim për formimin e binomit Shtet dhe Komb.

Hapi tjetër i strategjisë dhe urtisë së tij ishte bashkëpunimi me aleatet perëndimor, ndër të cilët duhet përmendur Mbretërinë e Napolit,  atë të Venedikut, Raguzës, Papatin, Hungarinë, sidomos  trimin Janos Hunyadi, por edhe shumë të tjerë. Këtu erdhi në shprehje  aftësia e tij në diplomacinë  e mirëfilltë dhe komunikim i vazhdueshëm me qendrat e rëndësishme evropiane.

Në këtë punë tejet të madhe dhe vendimtare Gjergj Kastrioti i ndriçoi dhe vlerësoi rrënjët tona ilire, pra, lashtësinë, traditën, kulturën, qytetërimin, krishterimin tonë që nga kohët apostolike, duke u frymëzuar nga këto vlera dhe virtyte ai dhe populli ynë, si pasardhës të Aleksandërit të Madh, të Ilirikut antik, të një historie dhe tradite të gjatë dhe të lavdishme shekullore, që qëllimisht ishte mbuluar me harresë dhe mospërfillje.

Nëpërmjet Jeroni De Radës, më vonë rilindësve tanë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ishte “ngjallur” edhe një herë në popullin tonë, në histori, traditë, kulturë, qytetërim, si model dhe ideal për çdo shqiptar, si mundësi për rikuperimin e historisë, ndërgjegjes, vlerave dhe virtyteve tashmë të harruara dhe tjetërsuara.

Nga ajo që dimë dhe mund të theksojmë:Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, pati forcën, vizionin, guximin, trimërinë t’i kthehet vetvetes, rrënjëve ilire dhe arbërore, fesë së krishterë dhe të vërtetës historike. Kthimi te burimi është porosi dhe testament shpirtëror i tij edhe sot për ne, kaq të ndarë dhe të përçarë, të shkapërderdhur anekënd, pa ndonjë identitet dhe personalitet bazik, pa vetëdije dhe përcaktim në këto tri pika: kush jemi, çka duam dhe si duam të realizojmë atë çka vërtet duam.

Ai nuk e kishte humbur kujtesën historike personale, familjare, fetare dhe kombëtare. Edhe pse babai i tij Gjon Kastrioti qe i detyruar t’ua dorëzonte Gjergjin në moshën e brishtë 9 vjeçare, diku në fillim të vitit 1415, Gjergji ynë i mbeti besnik historisë familjare, kombëtare dhe fetare.

Ai është shembull i shkëlqyer i përfaqësuesit të “diasporës”, i cili nuk mendonte me “bark”, por me krye, vlerësonte me mendje dhe me zemër, dhe thënë me gjuhën e Shën Nënës Tereze, e “jep pjesën më të mirë të vetvetes”, por për të tjerët, për të mirën e përbashkët për të gjithë, si model flijimi dhe dhurimi, altruizmi dhe atdhedashurie shembullore. Shtyllë jete dhe veprimi pati BESËN, dhe me Besëlidhjen Shqiptare më 2 mars 1444, vuri themelet e reja dhe të vjetra tona kombformuese dhe shtetformuese, duke nderuar traditat e përbashkëta, simbolet, mbi të gjitha synimet, idetë dhe idealet tona, nën flamurin e përbashkët drejt historisë dhe ardhmërisë.

Ai është dhe mbetet model i intelektualit, filozofit, dijetarit, vizionarit, burrështetasit, luftëtarit të pashembullt për popullin tonë ilir dhe arbëror, për ta gjetur edhe një herë vendin dhe dinjitetin e humbur, bashkimin dhe vëllazërinë gjithëkombëtare me popuj dhe vendet e qytetërimit të krishterë dhe evropian.

Kështu unë e vlerësoj figurën më madhore të historisë sonë, Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, i cili së bashku me Shën Nënën Tereze, është përfaqësuesi më i mirë i lashtësisë, autoktonisë, krishterimit, traditës, kulturës dhe qytetërimit tonë shekullor ilir, arbëror dhe shqiptar, Njeri i Provanisë së Zotit dhe historisë sonë, figurë për nderim, admirim, mbi të gjitha imitim dhe vijim për çdo shqiptar. Historia, si Mësuesja e jetës, edhe një herë na fton dhe na mëson për atdhedashuri dhe vëllazëri gjithëshqiptare, si parakusht për zhvillim dhe përparim të gjithanshëm

 

Filed Under: Editorial Tagged With: – “Moisiu arbëror”, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, don Lush Gjergji

VATRA NIS VEPRIMTARITË PËR 550 VJETORIN E HEROIT KOMBETAR

January 19, 2018 by dgreca

1 Vatra– KISHA “ZOJA E SHKODRËS” NË NJU JORK, NË BASHKËPUNIM ME FEDERATËN VATRA, ORGANIZUAN SIMPOZIUMIN KUSHTUAR 550 VJETORIT TË VDEKJES SË HEROIT KOMBËTAR GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU ME 17 JANAR/2 Hymnet* Kryetari i Vatrës: Ne shqiptarët e Amerikës duhet të kapemi fort pas mesazhit që na ka lënë Heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbe- BASHKIMI!Të gjithë duhet t’i lëmë mënjanë ndasitë sepse sfidat e mëdha që ka përpara Kombi, kërkojnë Bashkim.1 dom PjetriNga Dalip GRECA/*1 DritaniTë Të mërkurën me 17 Janar, në ditëvdekjen e 550 vjetorit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu nisën veprimtaritë e përbashkëta të komunitetit shqiptar në Nju Jork, ku Federata Panshqiptare e Amerikës në bashkëpunim me Kishën Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës” ishte bashkëorganizatore e Simpoziumit shkencor.1 Teuta

Veprimartitë kanë nisur në orën 5 pasdite me Meshën Përkujtimore kushtuar Heroit Kombëtar. Famullitari i palodhur me shpirt Atdhetar Dom Pjetër Popaj, ka përcjellë mesazhin e Meshës dhe ka prezantuar Ipeshkëvin e Mirditës Imzot Gjergj Meta për Meshën përkujtimore.1 Marku
Imzot Meta ka përcjellë mesazhet e jetës dhe vepërës së Heroit Kombëtar, duke u ndalur në mesazhet e Lirisë, bashkimit dhe të vizionit Perëndimor të udhëheqësit Legjendar të shqiptarëve, që për 25 vite u bë simbol i qëndresës dhe mbrojtjes jo vetëm të trojeve të Arbërit por edhe të qytetërimit Perëndimor.26814662_1923297887699143_1338217256060859370_n
Në Meshë ishte i pranishëm edhe Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto, zv. Kryetari Agim Rexhaj, me bashkëpunëtorë si dhe shumë vatranë.1 Idrizi
Po ashtu merrte pjesë edhe Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës zonja Teuta Sahtacia, diplomati nga Misioni Shqiptarë pranë OKB Arben Idrizi e të tjerë.
Në Qendrën Kulturore “Nëna Terezë” është organizuar Simpoziumi kushtuar heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Hymnet Kombëtare janë intepretuar nga artisti Frederik Ndoci.
Dom Pjetër Popaj ka uruar ligjërusit për Kumtesat e tyre të përgatitura me këtë rast, si dhe pjesmarrësit e shumtë dhe ka përcjellë mesazhin për Heroin Kombëtar: Ne, sot flasim shqip falë heroit tonë. Po ahstu ,falë heroit tonë, kemi simbolet tona kombëtare,Flamurin tonë kombëtar; falë Heroit- gëzojmë shumë nga mirësitë kombëtare që kemi sot. Ne gëzojmë emrin shqiptarë falë atyre 25 viteve lufte dhe qëndrese të Heroit tonë Gjergj Kastrioti Skënderbeu, tha famullitari dom pjetër Popaj.
Fjalën e hapjes në emër të Komisionit përgatitor e ka mbajtë Kryeredaktori i revistës”Jeta Katolike” z. Mark Shkreli.
Në fjalën e hapjes z. Shkreli ndër të tjera tha: Është nder tepër i madh për mua që Komisioni përgatitor më ka besuar detyrën e hapjes së këtij Simpoziumi Shkencor, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Kryetrimit tonë kombëtar, të madhit dhe të veçuarit, Gjergj Gjon Kastritotit-Skënderbeut….Që nga Viti i Ri 1468, Skënderbeu, bashkë me “Fisnikët e Arbërit”, që i kishte ftuar, sikur kishte bërë më 2 mars 1444, filluan këshillimet për t’u përgatitur për të sulmuar kështjellën turke të Elbasanit. Por, në ato ditë, siç na thotë jetëshkruesi i tij, Prifti Marin Barleti, “…e zunë një palë ethe të rënda…”. Është titulli i një filmi, “Ushtarët vdesin me çizmet mbathur”. Edhe pse me ethe të rënda, kur i thanë se turqit do të sulmonin Shkodrën afër lumit Kir, ai u çua në këmbë, u vesh me rrobat luftarake, por nuk mundi të hyp mbi kalin e tij. U kthye në shtrat për mos t’u ngritur më. I rrethuar nga fisnikët dhe familja, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu vdiq, para 550 vitesh, më 17 janar 1468. Françeskani Dhimitër Frangu, miku dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Heroit tonë Kombëtar, thotë: “…ra i sëmurë nga një ethe e fortë… Më në fund, duke ndjerë vdekjen fare pranë, thirri rreth vetes kapedanët dhe pati me ta një bisedë të gjatë. Ata u përlotën…” (Dh. Frangu, fq. 63).
Duke përcjellë Mesazhin e Heroit Kombëtar z. Shkreli komentoi: Sikur i pati bashkuar fisnikët para vdekjes së tij, pas 550 vitesh, Ai vazhdon t’i bashkojë shqiptarët kudo që janë, në trojet tona dhe në diasporën anë e mbanë botës.
Dy qeveritë e shteteve shqiptare, në Tiranë dhe Prishtinë e kanë shpallur Vitin 2018 – Viti i Gjergj Kastriotit-Skënderbe.
Edhe Kisha Katolike, në Shqipëri dhe Kosovë, e ka bërë të njëjtën gjë. Kudo po organizohen konferenca, simpoziume, seminare, mbrënje solemne, për ta përkujtuar këtë “super-njeri” të kombit tonë. Poashtu, skikur bëmë ne sot, për shpirtin e Gjergjit gjatë vitit do të kremtohen edhe meshë të shumta.
Duke u kthyer pas në përkujtimet e 500 vjetorit të vdekjes së Heroit, kur Diaspora shqiptare e Amerikës dhe Europës u bashkuan nnë Romë, z. Shkreli solli mesazhin e Papa Gjon Palit të VI, që mori pjesë aktive në ato festime përkujtimore:- Papa Pali VI, më 1968 mori pjesë aktive gjatë manifestimit 4-ditorë në nder të 500-vjetorit të Skënderbeut. Janë të paharrueshme fjalët e tij me atë rast:“Ne ju shohim me kënaqsi, pse e dijmë se shpirti me të cilin ju e kujtoni këtë ditë është ai i gjithmonëshmi i fisit tuaj, i cili gjithëherë, mbi çdo interes ka vendosur vlerat e trashëguara të Besës, të Nderit e të Burrënisë “.
Mandej,theksoi Shkreli, Papa na porosit që këto vlera të trashëguara t’i ruajmë dhe t’ua lëmë trashëgim breznive të reja duke thënë:“Fatosi Skënderbeg ka qenë personifikimi i gjallë i këtyre cilësive: ai ua ka lënë si trashëgim, bashkë me miqësinë e miqëve të vjetër të Atdheut tuaj, ndër të cilët kjo Seli Apostolike gëzohet që bën pjesë, mbasi e numëron veten ndër ata që kurrë s’i dolën fjale. Këto virtyte Gjergj Kastrioti ua ka lënë në roje trashëgim të shënjtë në Atdhe dhe në mërgim”, dhe përfundon porosinë:“Uroj që kjo trashëgimi të japë mundësi dhe meritim, që të jeni element kuptimi dhe paqeje ndërmjet fisesh e gjuhësh të ndryshme. Këso dore do të rindërtohet testamenti i Skënderbeut dhe Atdheu i juaj do të shkëlqejë me meritime të reja, Atdheu i juaj, të cilin na e kemi aq fort për zemër dhe që e bekojmë me dashuri atënore.”..
Në emër të komisionit përgatitor z. Mark Shkreli ka falenderuar famulliatrin e Kishës “Zoja e Shkodrës”, të përndershmin Dom Pjetër Popaj, pa të cilin ky takim nuk do të ndodhte; Kryetarin e Vatrës, z. Dritan Mishto për bashkëpunim në organizimin e këtij simpoziumi; Komisionin Përgatitor dhe koordinatorin z. Leonardo Berishaj; Qendrën “Nëna Tereze” dhe drejtorin z. Marjan Cubi; Grupin “Drita” me në krye z. Mark Berishaj; Dekoruesin e ambientit piktorin-skenograf z. Astrit Tota; dhe “Last but not least”, falënderoj ju, të nderuar bashkatdhetarë që keni marrë mundimin për të ardhë edhe pse sot është ditë pune dhe moti nuk është shumë i volitshëm.
Në veçanti, ai falenderoi kumtuesit e pranishëm, Prof. Dr. Romeo Gurakuqi, Dr. Azeta Kola, Dr. Pashko Camaj, si dhe z. Fahri Xharra nga Kosova, i cili për arsye shëndetsore nuk mundi të ishte fizikisht.
Moderator i Simpoziumit ishte z. Mhill Velaj, nënkryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikane.
Në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra ka përshndetur Kryetari i saj z. Dritan Mishto. Ndër të tjera kryetari i Vatrës tha se është kënaqësi që të përshëndes bashkëorganizatorët, Kishën Zoja e Shkodrës, famullitarin Dom Pjetër Popaj, Imzot Gjergj Metën, komisionin, ligjërusit dhe të gjithë pjesmarrësit në këtë simpozium. Me këtë rast, tha z. Mishto, shpreh angazhimin e Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra për bashkëpunim me komunitetin për veprimtari të tjera të përbashkëta.
Nga Simpozium, theksoi Kryetari Mishto, ne shqiptarët e Amërikës. duhet të kapemi pas mesazhit që na ka lënë Heroi ynë kombëtar; BASHKIMI!Ndaj të gjithë ne duhet t’i lëmë mënjanë ndasitë sepse sfidat e mëdha që ka Kombi, kërkojnë Bashkim. Së pari kërkohet Bashkimi i Diasporës për të realizuar synimet tona Kombëtare, përfundoi kryetari i Vatrës.
Konsullja e përgjithshme e Kosovës, zonja Teuta Sahatcija ka falenderuar organizatorët për fetsën dhe i ka përgëzuar ata për organizimin e veprimtarive dhe ka bërë thirrje për të qenë ët bashkuar si komunitet në veprimtari të përashkëta.
Ka përshëndetur edhe zv. ambasadori i Misionit Shqiptar në OKB, z. Arben Idrizi.
Një përshjëndetje të vecantë u ka drejtuar pjesmarrsëve dhe organizatorëve edhe një mysafire e vecantë, pjesë e gjakut arbëror, sic u shpreh ajo, që edhe pse nuk mund ta fliste shqipen, e ndjente veten arbërore. Zonja Victori Muzakaj Murphy, që kishte ardhë nga Teksasi në Nju Jork për të ndjekë veprimtaritë për Heroin, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, tha se ishte pjesë e Trungut të Muzakajve, dhe kishet një gjak, atë arbëror.
Këshilltari i Nju Jork-ut, z. Mark Gjonaj, ka përshëndetur dhe ka përcjellë mesazhe bashkimi. Veprimtari Xhevat Kukaj ka recituar një poemë kushtuar Heroit Kombëtar dhe betejave të tij 25 vjecare, që lartësuan racën arbënore përballë turqëve pushtues.
Pjesmarërsit ndoqën Kumtesat e përgatiura nga Profesori Romeo Gurakuqi, dr. Azeta Zhabjaku Kola, Dr. Pashko Camaj si dhe studiusi Fahri Xhara-lexuar prej Mhill Velaj(Kumtesat i gjeni në Dielli online). Pjesmarrësit shijuan në fund edhe ushqime tradicionale si dhe verën Stone Castel, dhuratë nga biznesmeni Rrustem Gecaj.

  • Per me shume fotografi shkoni ne Facebook

 

Filed Under: Featured Tagged With: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, 550 vjetori, dalip greca, Vatra, Veprimtarite

FEDERATA VATRA PËR HEROIN KOMBËTAR GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU

January 18, 2018 by dgreca

Nga Dr. Pashko R. Camaj*/

1 Pashku1

Te nderuar pjesëmarrës të këtij manifestimi madhështor;/

Te nderuar mysafirë Imzot Meta, Dom Pjeter, Perfaqaues të Shtetëve të Shqipërisë dhe Kosovës, Krytarë i Vatrës Dritan Mishto, i nderuar Mark Gjonaj;/

Si anëtar i kësaj Shtëpie të Zotit dhe te Kombit, në qendrën e se ciles organizohet ky simpozium dhe si anëtar i Kryesisë së Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, që është dhe bashkëorganzatore e këtij kremtimi, e ndiej vehten në shtëpinë time, prandaj edhe Ju përshëndes, edhe ju uroj mirëseardhje të gjithëve.Në veçanti përshëndes ligjërusit në këtë simpozium (Prof. Romeo Gurakuqin, Publicist Fahri Xharra dhe Dr. Azeta Zhabjaku/Kola.  Po ashtu ju përshëndes edhe në emër të Kryetarit të Federates Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, Zotit Dritan Mishto, të cilin dua edhe ta falenderoj, që ma besoi këtë kumtesë.

Tema e kumtesës sime ka të bëjë me veprimtarinë dhe aktivitetet e Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”, lidhur me figurën e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Gjurmët e kësaj veprimtarie i gjejmë në faqet e gazetës Dielli, që ështe organ i kësaj Federate gjatë të gjthë ekistencës se saj, madje qe e themeluar për më shumë se 3 vjet para saj. Kështu që ky punim imi modest nuk ka për qëllim të trajtojë figurën e ndritur të kryetrimit të kombit Shqiptar, Gjergj Kastrioti- Skenderbeu, por të dëshmojë aktivitetet e Vatrës lidhur me këtë figurë dhe kontributin e madh që dha gazeta Dielli.Prandaj, për të realizuar temën që mban titullin: “Veprimtaria dhe aktivitetet e Federatës Pan-Shqiptare Vatra për figuren e Heroit tonë Kombëtare Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, kryesisht u bazova në shkrimet publikuar në gazetën Dielli.

Megjithatë, fjalën time po e filloj nga ajo që është aktuale dhe që na ka mbledhur sot këtu, e që ka të bëjë me 550 vjetorin e vdekjes së prijësit legjendar. Pra, para 550 viteve, në Lezhë, vdiq Heroi ynë kombëtar, GJERGJ KASTRIOTISKËNDERBEU. Atë ditë të ftohtë 17 janari, të vitit 1468, në fakt u shua trupi i tij, por vepra, fama, lavdia dhe porosia e tij nuk do të vdesin kurrë. Ato kapërcyen shekujt, dhe Gjergjin e bënë figurën me të cilën, ne shqiptarët e të gjitha kohërave, vendeve, partive, apo dallimeve të tjera, krenohemi! Këtë e dëshmon edhe ky simpozium sot në kët vënd, me ç’rast afirmojmë historinë tonë, por edhe bëjmë homazh dhe përulemi para figurës më të shkëlqyer të tokës arbënore!

Dihet se heronjt vdesin, vetëm nëse harrohen, prandaj duhet vlerësuar edhe puna e atyre që nuk lejuan që kryetrimin ta mbulojë pluri i harresës. Nëse u referehomi rrethanave në të cilat jetoi populli shqiptar pas vdekjes së kryetrimit, kur edhe eshtrat nga vorri iu tretën, dhe sanksionohej çdo kujtim për të, atëherë duhet vlersuar edhe më lartë sakrificat e atyre që nuk lejuan që heroi të vdes. Të parët ishin Rilindasit tonë, ata të cilët glorifikuan këtë figurë madhore, rreth të cilit u lidh e githë rezistenca dhe krenaria jonë kombëtare, që atëherë e deri më sot. Por, kur flasim për ruajtësit e heronjëve nga harresa, edhe për ruajtësit e memories sonë kolektive dhe ndergjegjes sonë kombëtare, atherë nuk mund dhe nuk guxon të kapërcehet kontributi i Vatres dhe i gazestës Dielli.

Fedrata Pan-Shqiptare Vatra në misionin e vet të shënjtë kombëtar, që nga themelimi i saj, 105 vite më parë, ka synuar të jetë vatra e të gjithë shqiptarëve,duke synuar që së bashku të mbrojmë e të ruajmë identitetin tonë kombëtar, të mbrojmë e ruajmë atë për çka njeriu për të cilin flasim sot, kishte luftuar dekada të tëra. Në jetën e vet mbi 100- vjeçare, Vatra gjithnjë ka kultivuar dhe ngrit në pediestal të kaluerën dhe sakrificat e shumëta të popullit tonë, të heronjëve tonë, e në veçanti figurën dhe rolin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Këtë kolos të kombit, Vatra e kujtonte përmes veparimtarisë dhe aktiviteteve të shumta të veta, të cilat janë publikuar dhe ruajtur përmes revistës Dielli, që nga fillimi i publikimit, në vitin 1909, kështu që nëse duam të flasim për kontributin e Fedratës Pan-Shqiptare Vatra, patjetër duhet të shfletojmë faqet e gazetës Dielli.

Duhet vërejtur se seicili numër dhe seicili artikull i publikuar në revistën Dielli, që nga numri i parë i sajë e deri më sot, është i ruajtur në arkivin, në qëndrën e Vatrës. Sot, ky arkiv organizohet, plotsohet dhe mbahet me kujdes të veçantë nga editori i gazetës Dielli, Z. Dalip Greca. Ai me punë të perkushtuar, jo vetëm që mban dhe ullëheq revistën Dielli, por drijeton me një enciklopedi të pasur, me libra dhe punime nga e gjithë bota shqiptare, që nga fillimi i shkrimëve të para shqipe. Shfrytëzoj rastin që këtu nga kjo platformë ta falenderoj dhe përgëzoj për punën e madhe qe ai bën për Vatrën dhe për gazetën Dielli.       Kur flasim për veprimtarinë dhe aktivitetet e Vatrës, për figurën dhe veprën e madhe të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, kthehemi tek themeluesit e Federatës Pan-Shqiptare Vatra, pikërisht tek Imzot Fan Noli, i cili në vitin 1921 publikoj veprën e tij madhështore “Historia e Skënderbeut” në Boston.  Më 1947, në New York, Noli botoi përpunimin e plotë  që i bëri “George Castrioti Scanderbeg (1405-1468),” vepër që do ti shërbente atij si temë diplome në Universitetin e Bostonit.

Një kontribut me plot vlerë e Fan S. Nolit është dhe përkthimi në gjuhën shqipe i peomës “Scanderbeg” të poetit Amerikan të shekullit XIX, Henry Wadsworth Longfellow. Kjo poemë konsiderohet nga shumë studiues si poema më e denjë shkruar nga një autor i huaj, kushtuar heroit tonë kombëtar.

Një punim tjeter i rëndësishëm për veprën e Skënderbeut publikohet në punimin shkencor(“L’Albanie et l’invasion turque au XVe siècle” )-“Shqipëria dhe Invazioni Turk në të XV-tin Shekull” nga Dr. Athanas Gegaj, i cili për një kohë 8 vjecarë ishte dhe Editori i gazetës Dielli. Me këtë vepër Zoti Gegaj  mbrojti temën e doktoraturës në universitetin Louvain në Belgjikë më 1937, pra 30 vite para se të merrte detyrën e editorit të Diellit. Imzot Noli, e kishte cilësuar këtë si një ndër veprat më të mira për heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin Skënderbeun.        Vepër tjeter për figurën e Skënderbeut është dhe libri me titullin “Scanderbeg” botuar me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Heroit, pikërisht në vitin 1968 nga vatrani, Nelo Drizari, ish-Editor i Diellit në vitet 1937-39. Z. Drizari ishte gazetari i parë Shqiptarë i diplomuar në SHBA, gjegjsisht në Universitetin Columbia, dhe si i tillë, themeluasi i Seksionit Shqip në “Zërin e Amerikës”.

Ma në fund, një vepër tjetër e rëndësishme është nga Isa Ndreu (vëllai i Jonuz Ndreut, Vatranit qe shërbeu në ushtrinë Amerikane) i cili me patriotët e tjerë lobuan pranë  Zhak Shirak-ut, kryebashkiak i Parisit i asaj kohe, i cili më datën 10 korrik të vitit 1978, me rastin e 100- vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, mori vëndimin zyrtar dhe i akordoi emrin e Skenderbeut, njërit prej shesheve në qendër të Parisit. Pas marrjes së atij vendimi, ceremonia zyrtare për emrimin e sheshit “Skënderbeg,” u zhvillua me datën 6 Maj të vitit 1980, ku morën pjesë me qindra personalitete të mërgatës antikomuniste shqiptare nga shumë vende të botës.  Për të treguar dhe më shumë për aktivitete  e Vatrës, për figurën dhe veprën e madhe të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, kthehemi në një kohë të vecantë dhe specifike. Kthehemi tek viti 1968, pra plot 50 vite mrapa. Revista Dielli që nga muajët e fundit të vitit 1967 e fillon fushatën për “Vitin e Skenderbeut’’, konkretishtë 500-vjetorin nga vdekja e Heroit tonë Kombëtare, Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Në numrat e njëpasnjishëm të gazetës Dielli, shkruhet me detaje më të vogla për organizimin i këti përvjetori historik. Fillimisht shkruhet për planet e dy manifestimeve madhështore: së pari një shtgëtetim madhështor të Vatranëve dhe shqiptarve nga e gjithë bota e lire ku do bashkoheshin në Romë me Arbreshet tonë të gjakut shqipëtare në Italisë.  Në Romë te Italisë do the bëhej një manifestim madhështor i organizuar nga Arbreshët të cilët në zemër e ruajnë atë shqipatri nga e cila parardhësit e tyre ishin largaur 5 shekuj më parë. Kuptohet, këti manifestimi nuk mundën tu bashkohëshin edhe shqiptarët nga shteti amë i Shqipërisë ngase qeveria komuniste kishte shpallë luftë pothuajse gjithë mërgatës, e vecenarishtë Vatrës së Nolit.  Dhe kremtimi i dytë, po aq madhështor, i organizuar në Boston me 5 Maj- ku u ftuan të gjithë shqipëtarët nga të gjitha vëndet e Amerikës dhe Kanadas te marrin pjesë, “në Kremtimin e Kremtimëve” siç shkruan faqja e parë e gazetës Dielli e datës 29 Nëndor të vitit 1967. Në kët shënim përmes të tjerash jepën sqarime që degët e Vatrës në shumë vënde të Amerikës dhe Kanada, kanë mundësi të festojnë sipas dëshirës dhe planëve të veta, por “Kremitmi i gjith Kremtimëve” do të bëhej për gjithë shqipëtaret në Shtëpinë e Vatrës, në Boston të Massachusetts, me 5 maj 1968.

Prëgatitje për këto kremtime, gazeta Dielli i mbuloi në secilin edicion që nga fundi i vitit 1967 dhe gjerë në fund të manifestimeve. Ështe i dukshëm pubilikim i një eseje të gjatë nga Vatrani, Xhavit Kallajxhiu, i cili një kohë ishte dhe Editor i gazetës Dielli. Kjo ese në vazhdimësi publikohet në 8 numrat e Diellit nga Dhjetori 1967 der në Shkurt te 1968, nën pseudonimin Gjin Shpata, ngase z. Kallajxhiu aso kohe ishte gazetar në seksionin Shqip të ‘Zërit te Amerikës.’ Në kët ese, ai publikon një pjesë të poemës të Longfellow-it, të cilën Fan Noli e kishte përkthyer në gjuhën shqipe disa vite më parë.

Kështu e përshkruan hyrjen e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Kalanë e Krujës Longfellow (e përkthyer nga Imzot Fan S Noli):

“Dhe pastaj me salltanet,

Veshur armët si një mbret,

Shkon kaluar në kështjellë

Edhe hyn nga port’ e gjerë

Nga kështjella shpejt ka rënë

Flamuri me gjysmë-hënë

Edhe populli shikon

Që në vënt të tij valon

Flamur’ i Skënderit n’erë

Shkab’ e zezë me dy krerë.

Dhe një thirrje lart-u-ngrit,

Se çdo zëmër e çdo shpirt

U-mërzit nga Turku i lik,

Q’e kish bërë atë Krujë

Zi, murtajë edhe rrëmujë.

Ai zë me gas e me bujë

Q’oshëton nga breg në breg

Është: “Rrofsh, o Skanderbeg!”

Editorialet, shkrimet historike dhe informacionet me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, dominojn numra me radhë të gaztës Dielli gjatë të gjithë pjesës së parë të vitit 1968. Rëndesi të madhe i jepet shtegtimit në Itali me 23, 24 dhe 25 Prill, ku delagacioni i Vatrës i udhëhqur nga kryetari Anthony Athanas, iu bashkangjitën grupit Arbëresh për një manifestim madhështor. Numra me radhë të Diellit stolisën me shkrime, lajme dhe fotografi të bukura që e përshkruajnë një eufori dhe një manifestim të mrekulluashëm. Kështu shkruan Dielli për suksesin e madh të shtegtimit në Romë: “Të nipërit e Skënderbeut u bashkuan në basiliken e Shën Pjeter dhe kënduan shqip dhe përshëndetën në gjuhën shqipe Shënjtrinë e Tij Papa Palin VI-të. Nga Shën Pjetri Shqiptarët kremtuan 500 vjetroin në qëndrat e Romës rrethuar nga autoritet civile e fetare të qytetit te pavdekshëm.” Një ndër ceremonitë më madhështore u zhvillua në “Piazza Albania” pranë monumentit të Skënderbeut, ku në prezencën e mijëra njerzësh, u celebrua heroi ynë Kombëtare shkruan gazeta Dielli. Njëkohësisht,  Dielli i cilson të rëndesishëm dhe të sukseshëm takimet e delegacionit të Vatrës, Kryetarit Anthony Athanas, Prof. Ernest Koliqit etj. me Shënjtrinë e Tij Papa Palin VI të si dhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, me Kryebashkiakun e Romës etj. Dielli i 15 Majit 1968 publikon dhe letrën e falenderimit nga Kryetari i Vatrës dërguar Shëjntrisë së Tij Papa Palit VI-të ku përmes të tjerash thuhet: “Që nga Faik Konitza e nga Peshkop Theofan Noli që tash 60 vite e themeluam këtë Federatë shqipëtaresh pa ndryshim feje e kemi të ditur se Selia e Shënjtë na dashuron e mbron sikurse na dashuroi dhe na mbroi në keto 500 vite e më tepër.” Mund të thuhet se manifestimi në Romë ishte një ngajrje e rëndësishme përmes së ciles i treguan botes së lirë jo vec të kaluarën tonë madhështore, por dhe qeverisë komuniste në Tiranë si dhe mbarë popullit shqipëtarë, se Vatra dhe mërgata shqiptëre janë të organizuar dhe kan fuqi dhe influence të gjërë, në aspiratat tona për ta parë popullin Shqiptarë të liruar nga telat me gjëmba që e kishin kapluar popullin tonë.   Manifestimi i dytë madhështore u zhvillua me 5 maj 1968, në Boston. Dielli i datës 22 Maj, 1968 shkruan “Qe një kremtin që nuk harrohet.” Në preznecën e qindra e qindra shqipëtareve nga shumë vende të Amerikës dhe Kanadasë, u përkujtua 500 vjetori i vdekjes së Heroiit tonë Kombëtare. Në të mes të tjerash, gazeta Dielli shkruan se Kryetari Anthony Athanas lexoi letrën përshëndetëse të Guvernorit të shtetit Massachusetts (Z. John Volpe) dhe deklaratën e Kryebashkiakut Kevin White, me të cilën ai e proklamoi 5, Majin si “Dita e Skënderbeut” në qytetin e Bostonit.

E përfundoj këtë kumtesë me fjalët e Dr. Athanas Gegaj, që në editroialin e botuar në gazetën Dielli me 20 Maj 1968 përmes të tjerash shkruan: “Skënderbeu qe përhere pranë popullit shqiptar në luftra e në mbledhje, në të vështira dhe në gëzime. Hija e Skënderbeut ështe si një fuqi hyjnore, që udhëzon popullin shqipëtar tash 500 vjet e këtej. Ai ësht i shenjtë, është drejtonjës, dhe bashkonjës i të gjitha aspiratave ose dëshirave të popullit tonë. Ne e provuam këtë gjë në Boston me 5 maj 1968. E Arbreshët tonë, që jetojnë në Itali tash disa shekuj, e dëftuan me 24-25-26 Prill 1968 në Romë. Një gjë e vetme i bashkon shqiptarët e mirë: Skënderbeu. Ky do ti bashkojë kurdoherë!”

Në zëmrat e cdo shqiptari, i përjetshëm qofte Gjergj Kastrioti Skëndebeu!

* Përgatitur nga Dr. Pashko R. Camaj, Shef i Kabinetit të Presidentit të Federatës Pan-Shqiptare Vatra, mbajtur në Simpoziumin me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu organizuar nga Kisha Zoja e Shkodrës dhe Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA”

Filed Under: Featured Tagged With: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Dr. Pashko R. Camaj, Vatar dhe Heroi Kombetar

Gjergj Kastrioti Skenderbeu, përcaktues i rrugës së shqiptarëve

January 15, 2018 by dgreca

1 -550 vjet-Në Kosovë nisin aktivitetet e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut/

1 Shtatorja-Kryeministri Ramush Haradinaj: Gjergj Kastrioti ishte ndër të parët në Ballkan, që vizion e kishte rreshtimin me Perëndimin dhe ishte përcaktues i rrugës të cilën shqiptarët do ta ruajnë në vazhdimësi/

1 Ramushi ne qender

-Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova nw 28 Nëntor 2001:Sot është një ditë e madhe për Kosovën, sepse po e përurojmë monumentin e Heroit Nacional të shqiptarëve në Prishtinë. “Shumë gjenerata të mëparshme si dhe gjenerata jonë e kemi ëndërruar këtë ditë. Gjeneratat e reja, fëmijët tanë do të rriten me Skënderbeun, do të rriten me Heroin e vet dhe me fat të rinjve të Kosovës/1 front of

PRISHTINË, 15 Janar 2018-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Në Kosovë nisën aktivitetet e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, të shpallur në 28 Nëntor 2017 në Vlorë, në 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, pas mbledhjes së katërt një ditë më parë të dy qeverive, në Korçë. Në mbrëmjen e sotme, në Biblioteka Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe me pjesëmarrjen e tij, u mbajt Ora e Madhe Letrare “Ora e Gjergjit”, në kuadër të organizimeve në 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.1 Ramushi2

Në këtë manifestim morën pjesë artistë, shkrimtarë dhe personalitete tjera nga fusha e kulturës.“Gjergj Kastrioti – Skënderbeu u përket shqiptarëve por edhe ballkanasve tjerë, sepse ai u përkiste tre feve, ndërsa kronistët thonë se fliste gjuhët e Ballkanit”, u shpreh kryeministri.Gjergji ynë, vijoi ai, është pararendës i multikulturalizmit dhe multifetarizmit, që sot janë vlera të përbashkëta, por ideali i tij ishte liria e kombit.

“Hyjnitë ua falën arbërorëve Gjergjin për t’i frymëzuar, për t‘ua ndezë zjarrin e guximit, për të vepruar pareshtur për të mbajtur gjallë patriotizmin shqiptar, deri në pavarësinë e Shqipërisë dhe për ta sjellë edhe pavarësinë e Kosovës”, theksoi Haradinaj.Ai tha se, me manifestimin “Ora e Gjergjit” po nisemi në rrugëtimin epik përgjatë Vitit të Skënderbeut, sepse ideja e luftës për liri na bën bashkë dhe na mban në këmbë edhe sot pas 550 vjetësh.

“Gjergj Kastrioti ishte ndër të parët në Ballkan, që vizion e kishte rreshtimin me Perëndimin dhe ishte përcaktues i rrugës të cilën shqiptarët do ta ruajnë në vazhdimësi”, tha kryeministri i Kosovës.
Ai vijoi se, Gjergj Kastrioti ishte dhe vazhdon të mbetët fija e artë që na lidhë me aleatët tanë të përhershëm, por që na u gjendën edhe në ditët e vështira dhe me të cilët jemi edhe sot.“Gjergji na është bërë mburojë, përkrenare ndër shekuj, dhe inspirim për ta ruajtur lirinë kombëtare edhe me çmimin e jetës.Duke ju falënderuar të gjithëve, ju uroj Vitin e Gjergj Kastriotit!”, përfundoi kryeministri Haradinaj.Në manifestim, Shoqata kulturore artistike “Mirdita” kryeministrit Haradinaj në shenjë mirënjohje i ndau stemën e parë të shtetit të Arbrit, flamurin kombëtar shqiptar dhe numrat e plotë të revistës “Mirdita”.Në 17 janar në Prishtinë do të bëhen homazhe te Shtatorja e Skënderbeut, do të mbahet një akademi, do promovohen dy pulla postale të Postës së Kosovës dhe Postës së Maqedonisë, ansambli kombëtar “Shota” do mbajë një koncert  dhe do hapet ekspozita e piktorëve “55 portrete për 550 vjetorin”.Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 12 janarit 2018 formoi komisionin ndërministror për shënimin e 550 vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Komisioni është i mandatuar t’i bëj të gjitha parapërgatitjet si dhe axhendën e shënimit të këtij jubileu.

***

ARKIV-28 Nëntor 2001: Sot në Prishtinë u bë përurimi i monumentit të Skënderbeut

M.Krasniqi: Skënderbeu do të mbetet frymëzim, prijës e udhërrëfyes i të gjitha brezave të sotëm e të ardhshëm

PRISHTINË, 28 Nëntor 2001 (QIK) – Sot aty rreth orës 15,30 u bë përurimi i monumentit të Skënderbeut në qendër të Prishtinës, në ditën e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, ku që nga orët e mëngjesit ishin tubuar me dhjeta mijëra qytetarë të Prishtiëns, Kosovës dhe viseve të tjera etnike shqiptare dhe nga diaspora.Duke folur para mijëra qytetarëve të tubuar, kryetari i Këshillit organizativ për ngritjen e monumentit të Skënderbeut akademik Mark Krasniqi.Pasi përshëndeti dhe uroi të gjithë pjesëmarësve qëndrim të këndshëm dhe të paharrueshëm në Prishtinë në përurimin e monumentit të Heroti tonë Kombëtar, Mark Krasniqi tha se “sot po përurojmë me respekt e devocion, me mallëngjim e dashuri ndaj stërgjyshit tonë të lavdishëm e të pavdekshëm, ndaj babait shpirtëror të kombit shqiptar”.Në vazhdim tha akad.Krasniqi tha se do t’i drejtohet me një përshëndetje Heroit Kombëtar: “Mirëse erdhe në mesin tonë o i madhi Skënderbe”!

“Kaluan shumë shekuj që të presim me përmallim e dashuri me lot të zemrës e me shpresë të pashuar. Por padrejtësia historike ndaj popullit shqiptar ta preu rrugën e Dardanisë sonë antike, rrugës së Kosovës së sotme kreshnike. Ti ke qenë gjithmonë gjallë në shpirtin e zemrën e të gjitha gjeneratave tona gjatë gjithë këtyre 533 vjetëve, që na ndajnë fizikisht prej Teje”, theksoi akad.Krasniqi.Në vazhdim ai tha: “Ti sot erdhe në Kosovën tënde, e cila ende nuk i ka shëruar plagët e rënda të robërisë shekullore. Por megjithëse e plagosur, e djegur, e shkatërruar, Kosova sot qëndron në këmbë pa okupatorin, duke bërë hapat vemdimtarë drejt lirisë dhe pavarësisë së plotë për çka kemi luftuar shekuj me radhë deri në ditët e sotit të frymëzuar e të përkrahur nga heroizmi Yt i pashoq nga idelai Yt dhe yni kombëtar për të qenë të lirë dhe zot në shtëpinë tonë”.Pasi foli për bëmat e Skënderbeut kundër hordhive otomane dhe u bë digë e pathyeshme e regjimit shkatërrues aziatik, akademik Krasniqi përkujtoi fjalët e thëna për Skënderbeut nga të huajt.Në vazhdim z.Krasniqi tha: “Ti je krenaria jonë, Ti i bashkove i e pajtove në Kuvendin e Lezhës të gjithë krerët e prijësit shqiptarë, lidhe besën shqiptare për të mirën e kombit, për lirinë e Atdheut, duke u dhënë shembull brezave të ardhshëm për bashkim e bashkëpunim…Në Ty pasqyrohen të gjitha vyrtytet e larta të traditës sonë të lashtë kombëtare. Ti ke qenë dhe do të mbetesh përgjithmonë frymëzimi, prijësi, udhërrëfyesi i të gjitha brezave të sotëm e të ardhshëm në rrugën e ndershme të realizimit të të drejtave dhe aspiratave të tona për liri, pavarësi, demokraci dhe tolerancë, për një jetë më të lumtur dhe më të qetë në trojet tona etnike”.3Mark ok

Mark Krasniqi në përfundim të fjalës së tij tha: “Ti nuk i takon vetëm popullit tënd shqiptar, ti je personi më i madh i merituar i mbarë botës liridashëse të civilizuar. Ti je një ndër nejërëzit më të mëdhenj të shekullti 15, siç është Nëna Tereze gruaja më e madhe e shekullti 20. Mirë se ke ardhur në mesin e vëllezëve Tu”!Pastaj akademik Krasniqi foli për vetë monumentin i cili është kopje e atij që gjendet sot në Krujë, vepër e skulptorit Janaq Paço si dhe për kontributet që u dhanë për ndërtimin e monumentit të Skënderbeut në Prishtinë.

Dr. Ibrahim Rugova: Gjeneratat e reja dhe fëmijët tanë do të rriten me Skënderbeun

 Një falë përuruese e mbajti edhe Dr. Ibrahim Rugova, kryetar i LDK-së. Ai para mijëra qytetarëve të Prishtinës, Kosovës, territoreve etnike shqiptare dhe shqiptarëve që kishin ardhur enkas për këtë ngjarje nga diapsora iu drejtua:”Zonja dhe zotërinj, qytetarë të nderuar të kryeqytetit, qytetarë të nderuar të Kosovës, mysafirë të nderuar nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi e Presheva, të nderuar miq ndërkombëtarë dhe përfaqësues diplomatik në Prishtinë.Sot është një ditë e madhe për Kosovën, sepse po e përurojmë monumentin e Heroit Nacional të shqiptarëve në Prishtinë. “Shumë gjenerata të mëparshme si dhe gjenerata jonë e kemi ëndërruar këtë ditë. Gjeneratat e reja, fëmijët tanë do të rriten me Skënderbeun, do të rriten me Heroin e vet dhe me fat të rinjve të Kosovës”, tha Dr. Ibrahim Rugova.”Do të ndiehen edhe më të qetë edhe dëshmorët e shumë brezave dhe ata të luftës së fundit për liri dhe pavarësi të Kosovës. Sot Kosova është e lirë, e bënë të lirë nipat dhe miqtë e Skënderbeut. Gjergj Kastrioti ndihet i lumtur për lirinë e Kosovës, të Dardanisë antike.Ndihet i lumtur, sepse miqtë e tij janë në Kosovë dhe me Kosovën, se Kosova dhe shqptarët po bashkohen e integrohen në botën perëndimore, aty ku e kanë vendin. Në atë botë, që e mbrojti me dinjitet dhe hapi perspektiva për shekujt e rinj evropianë e perëndimorë, për prosperitetin e civilizimit njerëzor”.”Shekuj me radhë Skënderbeu ishte simbol i lirisë dhe i pavarësisë për shqiptarët, ishte simbol i lirisë dhe i pavarësisë për Kosovën. Poashtu, shekuj me radhë Skënderbeu ishte simnol i lirisë dhe pavarësisë për shumë popuj evropianë dhe të botës. Ishte simbol edhe për lirinë dhe pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai e vazhdon këtë mision edhe sot”, theksoi Dr.Rugova.Në vazhdim ai tha: “I nderuari profesor Krasniqi, ju falemnenderit për angazhimin tuj, që në Prishtinë e ngritet këtë monument, e kryet edhe një punë që i ka hije profesorit. Falenderoj edhe udhëheqjen komunale të kryeqytetit, që përkrahu angazhimin e profesor Krasniqit dhe të gjithë ata që kontribuan, pra TMK-ja, pastaj të tjerët që i përshendeti profesor Krasniqi që e sollën monumentin, apo shtatoren e Skënderbeut në Prishinë, që e kemi këtu para nesh.Me fat Prishtinë, me fat Kosovë, zoti e bekoftë Skënderbeun siç e ka bekuar. Zoti e bekoftë Kosovë, ju falenderit dhe urime për monumentin e Skënderbeut. I nderuari profesor e solla kët copë ari që ta vendosni në monumentin e Skëndebeut një copë ari-kristal të Kosovës.Ky është një ari natyral i kristaleve të Kosovës. Ju falendroj shumë juve qytetarë që keni ardhur ta ndani gëzimin së bashku këtu në Sheshin Skënderbe të kryeqytetit të Kosovës sonë ta dashur. Me fat”, tha në fund të fjalës së tij Dr.Ibrahim Rugova.Pastaj akademik Mark Krasniqi ia dorëzoi këtë objekt madhështor kryetarit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Salih Gashi. Ndërkaq, Sali Gashi në fjalën e tij të rastit tha: “Më në fund erdhi edhe ky monument i shumëpritur dhe i lavdishëm për popullin tonë,- ngritja e përmendores së Skënderbeut në Prishtinë.Ky momenti i Heroit tonë kombëtar, kjo fazë historike sot po përfundon. Ja sot me 28 nëntor të vitit 2001, ëndrra e kahmotshme kombëtare e shumë brezave u bë realitet. Tash si kurrë më parë Prishtina, Kosova dhe populli i saj ndjehet i privilegjuar, që pati fatin të realizojë këtë projekt madhështor”, tha ndër të tjerat prefekti i Prishtinës Salih Gashi.Pastaj folën edhe Namik Dokle, kryetar i parlamentit të Shqipërisë dhe Bujar Bukoshi, kryetar i Fondit UFORK.

Filed Under: Featured Tagged With: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Behlul Jashari, përcaktues i rrugës, se shqiptareve

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT