Poezi Nga Gilbert Keith Chesterton/

Pershtati ne shqip per Gazeten Dielli-Merita B. McCormack –Vjeshte 2017/
Shih! Unë paskam mberritur në vjeshtë,
Kur të gjitha gjethet janë te arta;
Kur thinjat mbi koke dhe gjethe-artat bërtasin:
Viti dhe unë jemi tashmë te plakura .
Në rini kërkoja te isha princ mes njerëzve,
Kapiten në luftërat kozmike, nje Titan ,
Madje edhe “barërat e këqija”
ishin sfiduese për yjet, une ndjehesha luan.
Por tani , kjo gjë e mrekullueshme në rrugë
Duket si një dicka shume njerëzore sot
Qe shperndare si demokraci e papare
Shperndan miliona imazhe të se madhit Zot
Në rini kërkoja lulen e florishte,
Shtrire mbi toke a fshehur mes pemesh te larta ,
Por tash, shoh se paskam ardhur në vjeshtë,
Kur te gjitha lulet dhe gjethet janë te arta .
~ G.K. Chesterton: në “Princi i shthurur dhe poezi të tjera”.
Arti : “Vjeshte”, nga Frederic Edwin Church. Vaj mbi kanavacë, 1875;
Museu Thyssen-Bornemisza, Madrid.
