• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LINDITA KOMANI NË VATËR

October 5, 2015 by dgreca

SHKRIMTARJA LINDITA KOMANI, E FTUAR NË NEW YORK, NË VEPRIMTARITË E 150 VJETORIT TË “LIZA NË BOTËN E ÇUDIRAVE” , VIZITOI VATRËN/

Shkrimtarja Lindita Komani, që së bashku me Merita B McCormack, janë ftuar në veprimtaritë festive të 150 vjetorit të “Liza në Botën e Çudirave” të autorit Lewis Carroll, si dhe në darkën që organizohet në Carroll Club në New York,të mërkurën me 7 Tetor 2015 ( Veprimtaritë për përvjetorin e 150-të të Liza në Botën e Çudirave te autorit anglez Lewis Carroll, kanë nisë ne Nju Jork që nga 2 tetori dhe do të vazhdojnë deri më 11 Tetor 2015. Shoqëria Carroll Lewis i Amerikës së Veriut ka udhëhequr përpjekjet për të krijuar një festë të denjë të kësaj historie te çuditshme), të Dielën me 4 tetor, bëri një vizitë në Selinë e Federatës Panshhqiptare të Amerikës VATRA.

Shkrimtarja u prit nga kryetari i Vatrës, i shoqëruar nga zonja e tij, Nikoleta dhe Editori i Diellit Dalip Greca.

Kryetari i Vatrës e informoi mysafiren rreth zhvillimeve aktuale dhe historike të Vatrës, në 103 vitet e jetës së saj aktive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jo vetëm mbajti gjallë frymën e shqiptarizmës, gjuhën dhe traditat kombëtare, por në çaste kritike për Kombin, ajo luajti rolin e shtetit të vdekur shqiptar, organizoi shërbimin diplomatik në Europë dhe Amerikë, kreu rolin e avokates për çeshtjen shqiptare, bëri fushata për shtetin shqiptar etj. Natyrisht, tha dr. Buçaj, vatranët e sotëm nuk janë as Noli dhe as Konica, por ata janë atdhetarë të përkushtuar, që kryejnë vullnetarisht obligimin kombëtar të Vatrës në ditët e sotme dhe kanë mbajtë në aktivitet të përhershëm organizatën më të vjetër të Botës Shqiptare.

Kryetari Buçaj e njohur shkrimtaren me kontributet historike të Vatrës, drejtuesit e saj përgjatë 103 viteve, për fatin tragjik të një pjesë prej themeluesëve dhe drejtuesëve, që diktatura komuniste i pushkatoi, burgosi, internoi, edhe pse ta qenë shërbestarë të Kombit.

Editori i Diellit përmes fotografive dhe arkivit e njohur shkrimtaren Komani me fushatat e mëdha Kombëtare që organizoi Vatra për të shpëtuar shtetin shqiptar si dhe me historikun e gazetës 106 vjeçare të Gazetës “Dielli”.

Shkrimtarja dhuroi dy librat e sja për Bibliotekën e Vatrës, ndërkohë që asaj iu dhurua një kopje origjinale e konservuar e Rubairave Omer Khajamit, e shqipëruara nga Imzot Noli, dhe botuar 1927 në Bruksel.

Mysafirja tha se ndjehej e gëzuar që viztoi selinë e Vatrës dhe u njoh me historinë e saj. Ao shkroi në Librin e vizitorëve:” Sot ndihem e nderuar si rrallëherë në jetë. Në prani të kryetarit të Vatrës, Dr. Gjon Buçaj dhe editorit të Gazetës Dielli Dalip Greca, munda të vizitoj Muzeun Historik Kombëtar për shqiptarët….Frymëzim i vërtetë për shqiptarët, Vatra me themeluesit e saj e drejtuesit në vite, ka qenë dhe mbetet shembull i asaj që ne mund të jemi kur duam të jemi.-Të mrekullueshëm!

Jetë të gjatë Vatrës dhe vatranëve….!

Shkrimtarja dhuroi për Bibliotekën e Vatrës librat e saj: Postimpresion-Poezia Bashkohore Shqiptare dhe librin në prozë”Në gjuhën e zgjimit” me shënimin:”Vatrës, me nderime,respekt dhe mirënjohje për gjithçka keni bërë për Shqipërinë.”-Autorja.

***

Lindita Komani ka studiuar në Graz të Austrisë për biznes dhe financë dhe ka kryer studimet pasuniversitare në po këto fusha në Graz, sikurse dhe në të drejtë biznesi në Universitetin e Tiranës. Ajo është autore e librit me poezi”PostImpresion”(2012) si dhe librin në prozë”Në gjuhën e zgjimit”, botim 2015.

Krijimtaria e Lindita Komanit është shkruar në shqip dhe gjermanisht. Pjesë nga krijimtaria e saj janë përkthyer dhe botuar në anglisht dhe kroatisht, mes të cilave përmendet”Antologjia Revija malih knjiz’evnosti Albanija”-Zagreb 2014.

Dy vitet e fundit Lindita Komani ka botuar në periodikët letrarë “Poeteka”, “Milosao”, dhe më herët në “Mehr Licht”, “Fjala”,”Ars Poetica” etj.

(Fotografite i gjeni ne facebook)

 

Filed Under: Vatra Tagged With: dalip greca, Gjon Bucaj, LINDITA KOMANI NË VATËR

VATRA- KRONIKE E AKADEMISE PERKUJTIMORE NE NDERIM TE AKADEMIK MARK KRASNIQI NE NJU JORK

September 7, 2015 by dgreca

-Bashke me Kroniken e veprimtarise perkujtimore edhe fjala e Kryetarit te Vatres dr. Gjon Bucaj, mesazhi i Presidentit te nderit te Vatres, Agim Karagjozi dhe fjala e zv.Kryetarit Agim Rexhaj/

Me 5 shtator 2015 VATRA organizoi nji aktivitet për përkujtimin e akademik Mark Krasniqit, i cili vdiq pak ditë ma parë dhe u vorros në Prishtinë. Perkujtimi u zhvillue ne Royal Regency Hotel dhe filloi para orës 11:30 të ditës dhe zgjati rreth dy orë. Aktiviteti u zhvillue në mënyrë krejt spontane ku, përveç kryetarit Dr. Gjon Buçaj i cili foli në emën të Vatrës, folësit tjerë shprehën kujtime dhe mbresa përsonale për lidhjet miqsore, nga takimet e ndryshme që kanë pasë me Profesorin e njerë. Drejtimi i aktivitetit iu ngarkue zotit Besim Malota i cili ka pasë marrëdhanje të ngushta, edhe familjare, në shpinë e të cilit profesor Krasniqi ka ndejtë të shumtën e kohës sa herë që ka ardhë në Shtetet e Bashkueme. Në fillim ai përshëndeti dhe ngushlloi të pranishmit për humbjen e akademikut të shquem si dhe për dy kolegët tjerë të tij që mbrenda pak ditësh u ndanë nga jeta, akademikët Esat Stavileci dhe Pajazit Nushi. Mbas nji minut heshtje për të tre, ai ftoi kryetarin Dr. Gjon Buçaj i cili foli në emën të Vatrës. Agim Rexhaj mik përsonal shprehi dhimbjen e madhe dhe vlersoi plot emocion humbjen e randë me përshkrime të kontakteve të shumta miqsore që ka pasë. Liridona Malota të cilës profesor Krasniqi i ka dhanë emnin kur ka lindë, në vjetin 1991 ai gjindej në Amerikë “tue kërkue lirinë”, dhe i dha emnin Liridona, emën me të cilin i ati u pajtue me kënaqsi. Harry Bajraktari i cili kishte marrë pjesë në vorrim përshkrou nderimet që Akademikut iu banë në Kosovë dhe solli kujtime nga bashkpunimi me të ndjerin. Ai gjithashtu solli për Vatrën nji ekzemplar të librit të fundit, i cili u botue me shpenzimet e tij në mënyrë të përshpejtueme nji ditë para vdekjes. Idriz Lamaj, Marjan Cubi, Tomë Paloka edhe Mithat Gashi vlersuen lart veprën e profesor Krasniqit dhe përpjekjet e tij të palodhshme deri në fund të jetës për Kosovën, për kombin shqiptar dhe për bashkimin e trojevet etnike. Profesor Mithat Gashi lexoi poezinë “Kosovës” të shkrueme kur autori ishte 22 vjeçar, student në Itali me bursë të Ministrisë së Arsmit të Shqipnisë. Në fund nipi i Profesorit, Martin Krasniqi, falënderoi të pranishmit dhe, prej këtij tubimi, i drejtoi mirënjohjen Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës për përcilljen shumë dinjitoze të axhës Mark në pushimin e mbram. Gjatë programit, i cili ishte i lirë dhe folësat u shprehën simbas deshirës së tyne, u treguen disa pjesë filmike të përgatituna mjeshtrisht nga z. Dritan Haxhia, ku fliste vetë Akademik Krasniqi. Në të mramin fragment filmik, për realizimin e botimit të librit të fundit ai falënderon Hajdar Bajrakarin dhe redaktorin Bajrush Morina. Me zanin e lodhun shqiptoi porosinë për shqiptarët: Mos hiqini dorë kurrë nga Bashkimin Kombëtar. 

FJALA E DR.GJON BUÇAJ KRYETAR I VATRES MBAJTUR NE AKADEMINE PERKUJTIMORE/

Në përkujtimin e Akademik Mark Krasniqit – 5 shtator 2015, New York

Me rastin e vdekjes së Akademik Mark Krasniqit, lindi spontanisht ideja për organizimin e nji përkujtimi këtu, në komunitetin shqiptaroamerikan të New York-ut me rrethe, për të tregue respektin tonë për këtë atdhetar të shquem dhe mirënjohjen për kontributin që Ai i ka dhanë kulturës shqiptare dhe, në mënyrë të veçantë, arsimit dhe luftës për liri e pavarësi të Kosovës. Fatkeqsisht, lajmet për humbje të randa nga Kosova nuk u ndalen me kaq, mbrenda nji muejit u shuen edhe dy figura të tjera, kolegë e miq të Mark Krasniqit, akademikët Esat Stavileci dhe Pajazit Nushi. Gjithashtu në Kroaci vdiq edhe studiuesi arbëresh, Alekander Stipçeviq, ilirologu ma i madh bashkëkohor.

Në tubimin e sotëm, ata që e njohën nga afër ose e admiruen nga larg profesor Markun, qoftë në Kosovë ose gjatë vizitave të Tij në Amerikë, do të kenë rastin të sjellin kujtime dhe mbresa përsonale, kurse në nji rast të përshtatshem ma vonë, mund të organizohet nji konferencë shkencore, ku do të ndigjojmë studiues dhe njohës të kualifikuem, mbi jetën dhe veprën e këtij përsonaliteti kombëtar të shumanshëm.

Megjithatë, lypet që këtu të njifemi, shkurtimisht, me disa të dhana biografike të jetës së tij. Ai lindi me 19 tetor 1920 në katundin Gllaviqicë, që tash thirret shqip Shëngjon, në rrethin e Pejës, në nji familje me origjinë prej krahinës Nikaj e Mertur. Shkollën fillore e kreu në katundin e lindjes, kurse gjimnazin në Prizren më 1941. Prej atij viti deri në 1943 ka studiue letërsinë në Universitetin e Padovës (Itali), e prej 1946 ka studiue Gjeografinë dhe Etnografinë në Universitetin e Beogradit, ku ka diplomue me 1950. Prej 1950 deri 1961 ka punue në Akademinë e Shkencave në Beograd, asistent e mandej bashkëpunëtor shkencor. Në vitin 1960 ka doktorue në Universitetin e Lubljanës, sepse në Beograd ia refuzuen temën që trajtonte aspekte të ndryshimevet bashkëkohore gjeografike shoqnore në Kosovë. Prej vitit 1961 ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, deri sa pushteti antishqiptar serbo-komunist e përjashtoi nga arsimi në vitin 1981. Për studentat dhe për kolegët ka mbetë gjithmonë Professor Marku ose Baca Mark, i nderuem dhe i dashtun. Baca Mark e thërriste me respekt edhe President Rugova, të cilit Baca Mark i ndejti gjithmonë përkrahës besnik.

Ka qenë nënkryetar e kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kryetar i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, disa herë prodekan e dekan i Fakultetit Juridik-Ekonomik, antar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe i Akademisë së Shkencave të Shqipnisë deri në fund.

Si autor ka shkrue shume libra shkencorë, letrarë, publicistikë dhe tekste shkollore. Posta e Porositur, Lepuri analfabet; monografitë etnografike Rugova, Lugu i Beranit (koautor), Rrënjët tona etnike, Gjurmë e gjurmime – studime etnografike, Besa në traditën shqiptare, Toleranca në traditën shqiptare dhe Mikpritja në traditën shqiptare, Jehona e Kohës (përmbledhje poezishë për të rritun), Reagime (polemika), janë disa nga titujt e veprave të tij. Ka botue edhe librin Kujtime e Përjetime, me shenime autobiografike, si dhe librin e fundit që doli nga shtypi nji ditë para vdekjes, Porosia ime per shqiptarët: Mos hiqni dorë kurrë nga Bashkimi Kombëtar. Ka ba disa përkthime në gjuhën shqipe nga autorë të ndryshëm. Si polemist njifet sidomos me shkrimet që botoi në mprojtje prej sulmeve nga intelektualët shovenista dhe pushtetarët serbë në vitin 1966, me forcën e fakteve dhe të guximit përsonal, si e tregon tema “Qëndrimet shkencore në thumb të politikës antishqiptare”. Guximi i tij ishte mbështetje e fortë morale edhe për intelektualët tjerë shqiptarë të Kosovës në kohë presioni dhe persekutimi. Në vitin 1992 paraqiti raportin “Kosova sot” (Kosova Today) në Senatin Belg në Bruxelles, në mbrojtje të çashtjes së Kosovës. Nji vepër tjetër me vlerë të madhe kombtare asht edhe roli i tij gjatë procesit historik të pajtimit të gjaqeve në Kosovë.

Burrë i ndershëm, i sinqertë, i kandshëm në shoqni, i ambël në biseda, cilësi këto që shumë prej jush i keni shijue, patëm kënaqsinë me i shijue ma se nji herë edhe në Vatër. Agim Karagjozi i pat dhurue nji libër me dedikimin:

“Akademik Mark Krasniqit me admirim e mirënjohje për kontributin madhor që ka dhënë kulturës shqiptare dhe mbrojtjes së të drejtave të Kosovës. Kujtim nga Vatra.”       

Agim Karagjozi

New York, 20 prill 2004

Akademik Mark Krasniqi ka marrë shumë çmime e vlersime akademike kombëtare e ndërkombtare. Ai asht nderue me Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit nga Presidenti Rugova dhe me medaljen Nderi i Kombit nga President Nishani.

Ai ka meritën e madhe të ngritjes së monumentit të Skënderbeut në Prishtinë, si inisjatori dhe organizatori i palodhshëm deri në realizimin e qellimit. Kam pasë kënaqsinë me qenë pjesë e publikut të gëzuem në tubimin festiv të asaj dite plot emocion të 28 nandorit 2001 në Sheshin ku u ngrit monumenti.

Bashkimi Kombëtar ishte synim i tij jetsor, ai asht edhe AMANETI i Tij i fundit për shqiptarët.

I letë i qoftë dheu i tokës së ambël të Kosovës!

I paharrueshem qoftë kujtimi i Tij!

FJALA E ZV/KRYETARIT TE VATRES, Z. AGIM REXHAJ NE AKADEMINE PERKUJTIMORE

Miq te nderuar, para se të them diçka për mikun tim, për mikun tonë, të madhin Mark Krasniqin, do t’iu them edhe njëherë ngushëllime, të gjithë juve këtu dhe familjes së tij, ngushëllime për humbjen e të shtrenjtit tonë, të profesorit të pashoq Mark Krasniqi. 
 
Këtu dhe tash, më duhet t’ua them se profesorin e njoh, ashtu siç e njohin gjeneratat e shqiptarëve, që nga fëmijëria ime, qëkur e kam mbajtur me respekt në duar librin antologjik të poezisë shqiptare për fëmijë, “Postën e porositur”, librin me të cilin jemi rritur dhe me porositë e të cilit jemi edukuar ne shqiptarët, që jetonim nën tutelën komuniste, me të cilën kurrë nuk është pajtuar profesor Marku  .
 Por unë, unë kam pasur fatin e madh që profesorin tonë ta njoh tash e një çerek shekulli, që nga viti heroik, një nga vitet më të mëdha të historisë shqiptare, që nga viti i Pajtimit të Shenjtë Kombëtar, që nga viti 1990, kur profesori Mark, bashkë me intelektualët dhe figurat  më të shquara shqiptare, si Anton Çeta, Bajram Kelmendi, Azem Shkreli etj., kishte arritur në New York me një mision të shenjtë, me misionin e pajtimit të shqiptarëve dhe të faljes së gjaqeve.
 Që nga ato ditë të korrikut të vitit 1990, profesor Marku është bërë pjesë e jetës, e preokupimit, e mendimit tim dhe, ashtu siç koha lind dhe krijon personalitetet të mëdha jo rastësisht, ai, bashkë me të madhin e të mëdhenjve, me President Rugovën, si burra të pashoq të shqiptarizmës, u bënë pjesë jo vetëm e jetës sime, por e të gjithë neve që përpiqeshim për Kosovën e për Shqipërinë, për Shqiptarët dhe për çlirimin e demokratizimin e tyre.
 Dhe, kurdoherë që ndjehesha i pafuqishëm, kurdoherë që punët dhe çështjet e kombit nuk na shkonin mirë dhe ndjehesha i dobësuar, i pashpresë dhe i zhgënjyer, më kujtoheshin këta burra të burrave, Rugova dhe profesor Marku dhe, prapë, ndjehesha me fat, fuqizohesha, trimërohesha dhe bashkë me shokët e mi të punës e të idealit,  vazhdonim rrugën tonë të madhe.
 Shkuarja në amshim e profesor Markut, e njeriut i cili kishte lindur si njeri i kombit dhe për kombin, është një humbje e pazëvendësueshme dhe sot, edhe nëse ligështohem sot ose nesër, unë do ta ndjej mungesën e fjalës së tij, të këshillës së tij, të urtisë së tij, shumë dhe thellë. 
 
Miq të nderuar, sigurisht se unë, po edhe ju, do ta keni në çdo prag-feste një boshllëk, një zbrazëti, dhe ato festat tona, në të cilat i këmbenin urimet dhe mesazhet tona të mbarësisë, Festa e Kërshëndellave, Festa e Pashkëve, Festa e Pavarësisë, e 28 Nëntorit të madh, dhe Festa e Vitit të Ri, nuk do ta kenë më atë ngjyrë dhe atë shije që kishin kur ne këmbenim urimet tona me aq shumë shpresa e përgëzime mbarësie.
 Miq të nderuar, për mua, as vizitat në Prishtinë e në vendlindjen time në Pejë, nuk do të jenë njësoj pa profesor Markun dhe do të jenë më të varfra për shumëçka, sepse atje tash e tutje do të më përcjellë vetëm kujtimi për te, jehona e fjalëve të tij, e humorit të tij të pashoq, e gjesteve dhe e guximit të tij njerëzor e kombëtar. 
 
Zonja dhe zotërinj, megjithëse nuk dua të ligështohem dhe dua t’ia zë pritën vajit e lotit për humbjen e madhe të të madhit, profesor Markut, edhe nëse ligështohem, dua të ma falni, se udhëtimi për në amshim i të shtrenjtit tonë, na lë neve këtu ku jemi, në Amerikë, shqiptarët e tjerë kudo ku janë, në secilin cep të trojeve shqiptare, na lë pra ne shqiptarëve më të varfër, na lë pa demokratin e madh, pa atdhetarin e shtrenjtë, na lë për një hap a për më shumë hapa më larg idealeve të shenjta shqiptare. Sepse ai ishte një nga ato shtyllat e mëdha të kombit, të demokracisë, të pajtimit të njëmendët kombëtar, të pavarësisë dhe përparimit të shqiptarëve.
 
Zonja dhe zotërinj, miq të nderuar, edhe njëherë ngushëllime familjes dhe miqve të profesor Markut, të gjithë juve këtu, për jetë e mot lavdi dhe i qoftë dheu i lehtë.
Agim Rexhaj, 5 Shtator 2015

Filed Under: Vatra Tagged With: akademik Mark Krasniqi, Gjon Bucaj, me 5 shtator, ne Nju Jork, Vatra perkujtoi

Obituary for Pjeter S. Dedaj from Monroe, New York

August 26, 2015 by dgreca

Pjeter Smajl Dedaj died on August 6, 2015 at Orange Regional Medical Center, Middletown, New York. He was born in 1925 in Kapit of Nikaj, a remote hillside village located in the heart of the Northern Albanian Alps.

He escaped communist Albania in 1951 into Yugoslavia and emigrated to the United States of America by way of Italy and Belgium. Throughout his life he was dedicated to his homeland and its people. Pjeter was a member of the Pan-Albania Federation of America VATRA and enjoyed reading the newspaper Dielli in his upstate New York home.

Funeral services were held at Smith, Seaman & Quackenbush Funeral Home in Monroe, New York on Monday, August 10th. Albanian compatriots traveled many miles to pay their respects as friends and loved ones mourned with the grieving family. Representatives from VATRA expressed their condolences on behalf of the organization including, vice president Asllan Bushati, Dielli editor Dalip Greca and others. The next day, Pjeter’s remains were taken to Our Lady of Shkodra Catholic Church in Hartsdale, New York where Pastor Peter Popaj presided over the Requiem Mass. From there, the deceased was laid to rest at Gate of Heaven Cemetery in Valhalla, New York.
Pjeter’s grandson, Sebastian Kolaj, and nephew from Albania, Tonin Dedaj, wrote touching eulogies. Pjeter’s wife of 58 years, Mrika, dignified her husband with authentic highlander wails and lamentations—a customary ritual among Europe’s oldest natives. Dr. Gjon Buçaj spoke about Pjeter’s life at grave site.

EULOGY by Dr. Buçaj (recorded live):
The dash between the dates 1925-2015 represents the story of Pjeter Dedaj’s life, a story not uncommon for the Albanian Highlands. He was born among the rugged mountaintops where freedom has reigned supreme in the face of oppression; where honor, chivalry, hospitality and courage are ever constant. Reared in a family that exemplified these traits, he grew up like so many other sons and daughters of those mountains—free like eagles that soar to the very peaks where the heavens meet earth. Before his twentieth birthday, Pjeter had already proven that he was a worthy heir to the legends who had planted the trees of liberty and nurtured them with blood each time foreign enemies threaten country and family; this is how our ancient ethnic identity was preserved throughout the ages. Since antiquity, powerful invading armies have sought to occupy our land but our ancestors fought bravely under the old adage “greet death as another birth” and thus, freedom endured. Sadly, the invader of the 20th century, Slavic-communism, breached the homeland not with foreign armies, but with a cancerous ideology that was imported by our centuries old enemy, and unfortunately, many Albanians embraced it at which point it began to spread like a contagious disease. Pjeter Smajli and other young men joined a volunteer military unit known as “Dode Nikolla’s Batallion” on an expedition to the source in Albanian’s south, where communism first took root. In America, we got to know the few veterans who survived like Zef Sadria, Pjeter Ndue Beqiri and Jak Hasa. The communist plague took power all the same under the tutelage of our Serbian neighbors through a campaign of terror. Most Albanians who supported communism were deceived and knew not what they were doing, but a minority of them were well aware that they were benefiting our adversaries and inflicting immeasurable damage on the nation.

The communist regime, comprised of Albanians themselves, would turn out to be the most brutal, bloodthirsty, and destructive occupier our nation has had to withstand. It spread like an infection to the furthest corners of our homeland, and regrettably it even reached the Albanian Alps where eagles’ nests had been untouched until then. Communist ideology penetrated the Albanian family, the sacred nucleus of the nation; it changed and trampled on our unique customs and traditions in an effort to eradicate them completely; it was like a wild beast had been set loose on our values and way of life. Not only were intellectuals, professionals, military and the clergy targeted, but even national symbols of culture and heritage. Pjeter’s father, Smajl Qerimi, was publicly executed because he was a respected man of honor who represented the highest traditions of Albanian heritage; they hoped such an act might terrorize the people and bind them in fear. The dictatorship rose to power by terrorizing its people, and by terrorizing its people it remained in power.

Pjeter Dedaj had always maintained contact with the anticommunist resistance movement until his time came to join them in the mountains. He brought along his cousin Zef Sadria, and Kol Ademi to link up with Pal Bib Mirakaj’s team of freedom fighters that included Pashk Ademi and the like. Those two wore different military uniforms but never compromised their commitment to country or their principles. They could not have anticipated the wave of death and destruction that would have eventually swept them up too just as it had swallowed those who cooperated with the party like Beqir Ndou and many others.

Pjeter’s life was full of challenges and dangerous encounters where he demonstrated bravery and skill; when he went head to head against the odds, in Rrogam when his crew was pursued by defense forces; or another instance at the end of June 1951 on the way to the border with Pal Biba and others (the Balaj family was a part of that group, Zef Balaj is here and he remembers when they clashed with the ambush set by Sigurimi, Albanian Secret Police), and other skirmishes that I don’t recall but I have heard them from others because Pjeter didn’t talk much about his exploits.

Throughout the four plus years he lived in Yugoslavia he was in constant contact with Pal Biba and special operations paratroopers Gjon Gjinaj, Kol Çuni and others. By that time, Pashk Ademi had already become his brother-in-law after marrying Filja, Pjeter’s sister. From there, he risked his life by sneaking back into communist Albania to save others and to deliver messages for the paratroopers (the National Independent Block); Ndue Gjomarkaj often noted that Sigurimi had known about resistance activities through the Greek border and from Titograd as well as about the training camp in Germany, but they never knew about our messages that came across the Prushi Corridor (Qafa e Prushit), Pjeter’s route.

I met Pjeter for the first time in Gjakova in 1951 where I often saw him with his uncle, Ndue Qerimi and with friends from not only his region, but also from Malsia e Gjakoves, like Rrustem Bajrami, Halil Hamza, Musli Mulosmanaj who is here today, and others.

Nonetheless, now it’s starting to rain and Pjeter is eager to get on his way so he can reunite with his father and his mother who suffered many years in a concentration camp with his uncles. Just a few years ago Ndue Qerimi left this life and now he too awaits Pjeter, the nephew who transported his uncle’s remains to the homeland on a plot of land that Ndou himself had secured for his entire extended family for whom he cared dearly and without favorites.

Pjeter’s life is filled with fascinating events and anecdotes, but let me be brief: after four years in Kosova and almost a year in the infamous Gerova internment camp in Croatia, he made it to the free world. In a refugee camp in Italy, he married the love of his life, my sister Mrika. Whereas Pashku, who used to say “Pjeter Smajli is not only my brother-in-law, but also my friend”, immigrated to the US with his wife, Pjeter and Mrika went to Belgium and started a family. They were blessed with four beautiful children. Even there he was active in the struggle against the regime of tyranny as a member of the National Independent Block. Leka, Kol Bib Mirakaj’s son, recently uncovered old Sigurimi documents where it’s reported that Kol Biba’s command post in Belgium was at Pjeter Dedaj’s house. He was recruited to an elite group that was being trained in Germany by CIA experts in clandestine operations to be parachuted back into Albania; once again, willing to abandon his new life and family to die for the liberation of his country. His training was Top Secret, therefore, Mrika had to take care of the kids while covering for her husband. Even later on, when he came to the land of freedom, America, he continued his involvement with the national cause. At a National Independent Block meeting in New York in February 1992, he and Zef Perndocaj adamantly proposed that a delegation of Albanian Americans should be sent to Albania ahead of the March elections in order to encourage people to vote against the socialist party which had elected Ramiz Alia, Enver Hoxha’s protégé, a year prior.

In the US, he had to start his life all over again. Through hard work and dedication, like many of you, he built a future and his family achieved the “American Dream” until that fateful night on June 21, 1996. Both of his sons were visiting a childhood friend for his birthday at an infamous nightclub in Manhattan when a life-changing tragedy occurred. Their lives were threatened, two people were killed, both brothers were on the run from the police and the mob until arrested and sentenced harshly. This tragedy destroyed what the family had built, it shattered their American Dream. Pjeter’s aching heart reached some level of relief when his older son, Victor, was released just over a year ago. Sadly, he left this world longing to see Simon, but for those of us whom he left behind, we cannot lose hope because American justice is sometimes delayed, but it does not fail. Simon Dedaj will never see his father, but I am certain the day will come when, as a free man, he will lay down a wreath of flowers by his father’s tombstone with his own hands. He cannot do life in prison for a crime he did not commit!

These last 19 years have been a difficult burden to bear for Pjeter and Mrika but they’ve had the love and support of their two daughters along with their husbands and kids, Pashku, until he passed away, and Filja with her children, Zef Sadria’s family and the Perpepaj clan, as well as other friends and loved ones especially during their darkest days. In his last few days, he was never alone; by his bedside were Mrika and Filja, wife and sister, grandkids, family and friends. Therefore, take comfort knowing that you surrounded him in love and supported each other just like he would have wanted and rightfully deserved. He is honored by Tonin’s heartfelt words for his uncle in a piece that is circulating on the internet and by Sebastian’s emotional eulogy for his grandfather.

He lived his life with honor to the very end. You, friends and family who knew him and respected him, will remember him with affection and admiration, as an honorable man, noble, courageous and generous— loyal to his friends and compassionate to all. We are grateful to our pastor, Fr. Peter Popaj, who has eased our pain with religious and patriotic words while sending off God’s faithful servant with prayers and blessings. God Bless you.

To the grieving family, as it is said in the Highlands, “may you experience joy after this day.”

May God’s Perpetual Light shine upon him.

August 11, 2015 (Transcribed and translated by Leka Buçaj)

*************
Pjetër Smajl Dedaj vdiq me 6 gusht 2015 në spitalin Orange Regional Medical Center. Ai lindi në vitin 1925 në Kapit të krahinës Nikaj, iku në Jugosllavi në vitin 1951, emigroi në botën e lirë me 1956, së pari në Itali, pastaj në Belgjikë dhe në fund në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithë jetën ishte i përkushtuar për interesin e atdheut e të kombit. Ishte antar i Federatës Panshqiptare “VATRA” dhe lexonte me kënaqsi gazetën “Dielli” rregullisht.

Trupi i të ndjerit pushoi në Smith, Seaman & Quackenbush Funeral Home në Monroe, NY ditën e hane me 10 gusht, ku një numër i madh bashkatdhetarësh nga komuniteti shqiptar, miq e shokë të tij shprehën ngushëllimet familjes. Në emër të Vatrës i shprehën ngushëllimet zv kryetari, z. Asllan Bushat, editori i gazetës “Dielli”, z. Dalip Greca e të tjerë. Të nesërmen u përcoll për meshën e Dritës te kisha shqiptare “Zoja e Shkodrës”, prej aty në varrezat Gate of Heaven në Valhalla, NY. Pas varrimit familja shtroi një drekë për të gjithë përcjellësat dhe ndezi një qiri për shpirtin e tij në restorantin Royal Regency në Yonkers. Në kishë famullitari Dom Pjetër Popaj, foli për jetën e tij dhe ngushëlloi familjen. Në shtëpinë mortore, e veja Mrika, e vajtoi simbas traditës së vjetër në malsina. Eulogji prekës shprehën nipërit e të ndjerit, Sebastjan Kolaj, djali i vajzës, dhe në internet nga Shqipëria, djali i vëllajt, Tonin Dedaj.
Dr. Gjon Buçaj foli te varrezat për jetën e tij.
****************************
Eulogji (nxjerrë nga inçizimi në magnetofon)

Koha në mes dy datavet 1925 kur lindi dhe 2015 kur u nda këso jete, përmban historinë e jetës së Pjetër Dedajt, histori karakeristike e Malësinavet tona. Ai lindi në ato male të lira kreshnike, të cilat nuk e duruen kurrë robninë dhe ruejtën të pa prekun, të pa ndryshueme besën, burrninë, bujarinë e trimninë. I pajisun në familje më këto tradita, u rrit si shumica e bijve të atyne maleve, i lirë si shqipet që i bien ajrit kryq e tërthuer deri në majet e nalta të alpevet që prekun qiellin. Pa i mbushë të njizetat, atij i ra me dishmue se ishte trashigimtar i denjë i herojve të hershëm që shkruen me gjak epopenë e lirisë, sa herë që anmiku u rrezikoi trojet e familjen, dhe kështu ruejtën identitetin tonë të lashtë etnik.

Kaluen nëpër tokat arbnore okupatorë të fuqishëm, qyshë prej shekujve të kaluemes së largët, por të parët luftuen me trimni e vetëmohim, “banë dekën si me le” dhe trojet nuk i lëshuen. Por vaj, se nji okupator tjetër i shekullit 20, sllavokomunizmi, po i kërcnohej atdheut si nji okupator që vjen jo me kambën e huej, por me nji ideologji të huej që e sollën anmiqt tanë shekullorë dhe, mjerisht, e përqafuen shumë shqiptarë dhe që filloi të përhapet si mikrob vdekjeprues. Pjetër Smajli dhe shumë djelmoça të tjerë iu bashkuen vullnetarisht nji njisije ushtarake që njifet si Batalioni i Dodë Nikollës, dhe shkuen për me përballue komunizmin në atë krahinë ku kishte nxanë rrajë e po përhapej. Ndër ata pak që kanë shpëtue prej asaj ekspedite, i kemi njoftë edhe këtu në Amerikë, si Zef Sadrinë, Pjetër Ndue Beqirin, Jak Hasën e të tjerë. Por murtaja e komunizmit, e ndimueme nga anmiqt sllavë dhe nga rrjedha e luftës botnore dhe me luftën e egër me terror për pushtet, e muer sundimin. Shumica e atyne shqiptarëvet që e ndimuen komunuzmin, nuk ishin të vetëdijshëm se çka bajnë, por nji pjesë e vogël ishin të vetëdijshëm për shërbimin që po i bajshin anmikut dhe për tragjedinë që po i sjellshin kombit.

Regjimi komunist, i ushtruem nga vetë shqiptarët, u dishmue si një okupator ma i egër, ma gjaksor, ma shkatërrues se as nji prej të gjitha okupimevet që njeh historia e kombit shqiptar. Me anë të shqiptarëvet u përhap si sëmundje ngjitëse deri në skajet ma të largëta të atdheut, mjerisht edhe në bjeshkët e nalta ku çerdhet e shqipavet ishin ruejtë deri atëherë të pa prishuna: ideologjia komuniste depërtoi në familjet shqiptare, u fut mu në palcin e kombit, ndrroi e shkeli traditat dalluese etnike dhe me qellim për t’i zhdukë, u lëshue si bishë e egër mbi vlerat në shej, jo vetëm kundër intelektualëve, profesionistave, ushtarakëve të karrierës dhe klerikëve, por zhduku edhe përsonalitetet e tradiës. I ati i Pjetërs, Smajl Qerimi, u pushkatue në publik, pse ishte burrë tradite në shej dhe për me tmerrue popullin. Kjo ideologji u imponue me terror dhe me terror u mbajt deri në fund.

Pjeter Dedaj mbajti gjithmonë lidhje me nacionlistat e rezistencës antikomuniste, derisa u detyrue edhe vetë të hidhej në mal. Me luftarët e lirisë të grupit të Pal Bib Mirakajt, me Pashk Ademin e të tjerë, ai lidhi edhe kushërinin e vet Zef Sadrinë dhe Kolë Ademin, të cilët kishin veshë uniformat me grada ushtarake, por pa ndërrue ndiesitë kombëtare as cilsitë e traditës. Kështu ata nuk e pritën valën e spastrimit që do t’i përfshinte heret a vonë, sikurse përfshiu edhe ata që e ndimuen komunizmin, si Beqir Ndou e shumë të tjerë.

Pjetërs i ra me kalue nëpër shumë rreziqe, ku ka tregue guxim e shkathtësi, edhe kur asht ndeshë grykë për grykë në flake të pushëve, si në Rrogam kur grupi ndiqej nga forcat e mbrojtjes, një here tjetër në mbarim të qershorit 1951, në rrugë drejt kufinit me Pal Bibën e të tjerë, nji grup ku ndodhej edhe familja Balaj, këtu asht Zefi të cilit i kujtohet kur janë ndeshë më pritat e forcave të Sigurimit, në ndeshje të tjera që nuk po më kujtohen, por i kam ndigjue nga të tjerët, pse Pjetra nuk fliste shumë për ndodhitë e veta.

Për rreth katër vjet që jetoi në Jugosllavi, ishte gjithmonë në kontakt me Pal Bibën dhe me misionarët parashutista Gjon Gjinajn e Kolë Çunin e të tjerë, kurse me Pashk Ademin tashma ishte ba mik, pse Pashku u martue me motrën e tij Filen. Disa herë, tue rrezikue jetën, ka dalë në Shqipni me shpëtue njerëz dhe me luejtë postën e parashutistavet (të Blokut Kombtar Indipendent); Ndue Gjomarkaj thotë se Sigurimi i shtetit ishte në dijeni për lëvizjet në kufi të Greqisë, për ato prej Titogradi dhe për stërvitjet që baheshin në Gjermani, por kurrë nuk e ka hetue postën tonë që kalonte nëpër Qafë të Prushit.

Unë e njofta Pjetrën për herë të parë në Gjakovë, në vitin 1951, ku e shifshem shpeshherë, me axhën e vet Ndue Qerimin, dhe me shokë nga vendi i tij, por edhe me të tjerë nga Malsia e Gjakovës, si Rrustem Bajramin, Halil Hamzën, Musli Mulosmanajn që asht këtu, e të tjerë.

Sido që të jetë, këtu tash po na kërcnohet shiu e Pjetra po ngutet me shkue dhe me u bashkue me babën, me nanën që vuejti shumë vjet në internim me axhët e Pjetërs, njeni i vdiq atje, e pret edhe axha tjetër Ndue Qerimi që u nda këso jete para pak vjetësh këtu në Amerikë dhe Pjetra, me rrethin e vet, e kanë përcjellë në atdhe, e kanë vorrosë atje ku Ndou, sa ishte gjallë, i pat bashkue eshnat e familjarëvet në nji vend. Ai u kujdes edhe për të gjithë familjarët e gjallë njisoj, pa dallim.

Jeta e Pjetër Smajlit asht e mbushun me ngjarje e rrethana interesante, por po i bije shkurt: mbas rreth katër vjetësh në Kosovë dhe afër nji vjeti në kampin famëkeq të Gerovës në Kroaci, duel në botën e lirë. Në kampin e refugjatëve në Itali, u martue me besniken e jetës, me motrën time Mrikën. Ndërsa Pashku që thoshte se “Pjetër Smajlin e kam mik, por e kam edhe jaran”, bashkë me Filen emigruen në Amerikë, kurse Pjetra e Mrika shkuen në Belgjikë, ku krijuen familje dhe i gëzoi Zoti me katër fëmij si drita. Edhe atje ishte aktiv kundër regjimit komunist të Shqipnisë, pjestar i Blokut Kombtar Indipendent. Në nji dosje të Sigurimit që tash vonë e ka gjetë Leka, i biri i Kolë Bib Mirakajt, shenohet se i ati Kola, kur shkonte në Belgjikë, qendrën e kishte te Pjetër Dedaj. Rekrutohet në një grup sekret që stërvitej nga ekspertat e CIA-së në Gjermani, për t’u hjedhë me parashutë në Shqipni. Pra, i gatshëm me lanë jetën e rahatshme dhe familjen, përë shkue me vdekë për lirinë e atdheut. Shkonte për stërvitje në mënyrë sekrete, ndërsa Mrika kujdesej për fëmijt dhe mbante mësheftë udhëtimet e tij. Edhe ma vonë, mbasi erdhi me familje në token e bekueme të Amerikës, ai do të vazhdonte me qenë gjithmonë aktiv. Në nji mbledhje të Blokut Kombtar Indipendent në New York, në shkurt të vitit 1992, ai bashkë me Zef Përndocën ishin propozuesat kambëngulës që të dërgohej nji delegacion në Shqipni në kohën paraelektorale, në Mars të atij viti, me inkurajue njerzit të votojnë kundër Partisë Socialiste, e cila kishte fitue nji vjet ma parë me Ramiz Alinë.

Në Amerikë ia ka nisë jetës prej së pari. Me djersë, sikur shumë prej jush, ka ndërtue ardhmëninë dhe familja ka përjetue andrrën amerikane “The American Dream”, deri në natën fatale të 21 qershorit 1996, kur të dy djelt, vizitojnë për datëlindjen e nji shoku të shkollës, nji klub famkeq në Manhattan, ku ndodhë fatkeqsia tragjike. E shohin jetën në rrezik, vriten dy vetë edhe të dy vllaznit marrin arratinë të ndjekun prej policisë dhe prej mafjes, deri sa i zanë dhe marrin denime të randa.

Kjo fatkeqsi, e prishi jetën e kësaj familje, “it shattered the American dream”, si shprehet im bir Leka, në nji shkrim të pa botuem. Natyrisht Pjetra e ka ndije thellësisht këtë tragjedi, por lirimi i djalit të madh, Viktorit para nji vjeti, ia ka shërue zemrën përgjysë. Ai shkoi me mallin e Simonit, por të gjallët nuk duhet me e humbë shpresën, pse drejtësia amerikane mund të vonojë, por nuk mungon. Simoni nuk e sheh ma babën, por jam i sigurtë se shpejt do të vijë dita kur, i lirë, do të mundet me vu nji tubë lulesh mbi vorrin e tij. Nuk mund të mbetet në burg për jetë për nji krim që nuk e ka ba.

Tash 19 vjet ka qenë kohë e randë për Pjetrën e Mrikën, por kanë pasë afër për ngushllim e mbështetje, të dy vajzat me burrat dhe me fëmijt e tyne, Pashkun deri që shkoi dhe Filen me fëmij, familjet e Zef Sadrisë dhe të vllazënvet Përpepaj, si edhe miq e dashamirë të tjerë të ditëve të ngushta.

Në këto dit, ju familjarët iu keni gjetë pranë shtratit të vdekjes, Mrika e Filja, bashkshorte e motër bashkë me nipa e mesa dhe me rrethin e gjanë të farefisit e dashamirëvet, prandej duhet ta ndieni veten të ngushlluem, pse e keni rrethue me dashuni dhe po e përcjellni të bashkuem afër njeni tjetrit, sikur ka dëshirue edhe si e ka meritue ai. Shkrimi plot mall për axhën, që Tonini në Shqipni ka vu në internet, eulogjia prekse e Sebastjanit për gjyshin, të gjitha këto do t’a bajshin kryenaltë.

Ai e ka krye jetën me nderë, ju do ta kujtoni me dashuni, miqt e dashamirët që e kanë njoftë dhe e kanë respektue e çmue, do t’a kujtojnë po me rerspekt, si nji burrë serioz, i ndershëm, i guximshëm, bujar dhe mik i mire e besnik për miqt dhe i njerzishëm me të gjithë.

Famullitarit tonë, Dom Pjetrit, i jemi mirënjohës që na ngushëllon të gjithëvet me fjalë fetare e kombëtare, kurse Pjetrën po e përcjellë me uratë e bekime. Zoti ia shpërbleftë!
Ju familja e pikëllueme, paçit gëzime mbas sodit!

11 gusht 2015

Filed Under: Komunitet Tagged With: Gjon Bucaj, New York, Obituary for Pjeter S. Dedaj from Monroe, Simon Dedaj

KRYETARI I VATRES NGUSHELLOI AKADEMINE E SHKENCAVE TE KOSOVES

August 17, 2015 by dgreca

New York/ 16 gusht 2015
Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Republikës së Kosovës/
Prishtinë/
Me pikëllim të thellë morëm lajmin e idhtë të vdekjes së Akademikut, juristit të shquem, pedagogut të përkushtuem dhe atdhetarit të kulluet,Esat Stavileci.
Në emën të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA dhe t’imin përsonal, ju sjell përdhimtimet ma të sinqerta për ketë humbje të randë që len nji zbraztësi të thellë në Familjen e nderueme Stavileci dhe në botën kulturore të Kosovës dhe të kombit shqiptar.
Ju lutemi t’ia përcjellni ngushëllimet tona edhe Familjes së të Ndjemit, me deshirën që të kenë gëzime mbas sodit.

Me nderime,
Dr. Gjon Buçaj, Kryetar

Filed Under: Vatra Tagged With: Akademia e Kosoves, Esat Stavileci, Gjon Bucaj, Kryetari i Vatres

KRYETARI I VATRES U URON BASHKATDHETAREVE FESTEN E BAJRAMIT

July 17, 2015 by dgreca

Përzemërsisht uroj Bajramin e Madh besimtarëvet myslimanë dhe të gjithë shqiptarëvet, për shumë mot gëzime e shëndet, paqë e rahati shpirtnore dhe përtrimjen e shpresës për dit ma të mira, ma të begata dhe ma të drejta për kombin dhe për të gjithë njerzit vullnetmirë. Zoti i shpërbleftë dhe i mëshiroftë të gjithë ata që jetojnë në hirin e Tij, Zoti ua ruejttë shqiptarëvet harmoninë ndërfetare që trashiguen prej të parëve!
Kryetari i Vatres
Gjon Bucaj

Filed Under: Vatra Tagged With: Gjon Bucaj, Kryetari i Vatres, uron Bajramin

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • …
  • 16
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT