• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Banorët, Kisha dhe historia e Shkrelit ndër shekuj

July 4, 2017 by dgreca

1 kisha_e_shkrelitNga Gjon Frani Ivezaj*/Sipas shumë studiuesve, albanologëve, fiologëve, poetëve dhe shkrimtarëve tanë dhe të huaj, emri “Shkrel”, gjendet në forma të ndryshme fonetike, ndër shkrime të studiuesve dhe albanologëve. E gjejmë si emer: “Schirelli”, “Schereli”,  “Shkripol”,  “Scariel”, “Strelli”, “Ikreli” etj.

Kjo me sa duket historikisht, ka ardhur nga përdorimi i ligjeve të ndryshme fonetike të gjuhëve, në të cilat janë shkruar veprat e tyre. Prej vështrimeve antropologjike mund të vihet re se ky emër kaloi nga antroponim (emër njeriu) në patronim (mbiemer njeriu) dhe me vonë në emër vllaznie dhe së fundi në emër fisi. Por, etimologjia e kësaj fjale, duket se i ka rrënjet edhe më thellë.

Megjithatë, për herë të parë në kuptimin e sotëm të kësaj fjale, pra si emër fshati apo si mbiemër, e shohim në vitin 1416 në rregistrimin e Kadastrës së Shkodrës. Aty mund të shohim të gjitha format e përmendura më sipër, si mbiemrate banorve kryefamijarësh: Vlassi Schirelli (Vlash Shkreli), Morici Schirelli (Moriç Shkreli) etj.

Po me këtë mbiemër, gjenden edhe persona që kanë jetuar ndër fshatra të tjerë të qytetit Shkodrës, si: në Rrjoll, Pulaj, Malkolaj, Prekal, Grykë të Bunës etj. Kurse si toponim e gjëjmë në rrethin e Lezhës, në anën e poshtme të Matit, si dhe në Velipojë.

Etnografi i shquar shqiptar, Rrok Zojzi, thotë se: “Fisi i Shkrelit si dhe fiset e tjera të Malësisë së Madhe, kanë ardhur si blegtorë nomadë prej viseve të epërme të Ballkanit nga krahina e Dallmatëve, e Novi Pazarit, Sanxhakut e të Bosnjës, e populluar në atë  kohë me shqiptarë, të cilët kishin si epiqender Judbinën, ku banorët e tyre kanë ardhur nga trungu i fiseve të  lashta ilirë besët, ardianët, dalmatët, paonet, pirustët, legjendat e shumta mbi prejardhjen e tyre, lidhjen toponomastike dhe onomastike me bazën e vjetër etj.

Një tjetër dëshmi, është dhe ajo e historianit Millorad Ekmeciq. Këto fise të Malësisë, ka shumë mundsi të kenë zbritur me formimin e shtetit serb në kohën e Stefan Nemanjes (1166-1196). Për shkak të torturave të egra e keqtrajtimeve, kjo popullatë autoktone, e cila nuk desh kurrsesi t’i nënshtrohet okupuesit e të asimilohej, u detyrua të shërngulet nga tokat e plleshme të trungut ilir.

Për më tepër, duhet theksuar se në shekujt mëvonshëm si pasojë e pushtimit të gjatë otoman, këto troje iliro shqiptare sllavizohen dhe islamizohen, ku sot mbas shumë shekujve njihen me emrin e shtetit Bosnje – Dalmatcia.

Historia e krahinës së Shkrelit, dëshmohet më së pari prej zbulimesh arkeologjike të bëra përgjatë luginës së Prronit të Thatë. Në pikëpamje arkeologjike kjo luginë ka qenë e njohur për vendbanimin e fortifikuar ilir të Marshejit, në dalje të saj, dhe për gjurmë të tjera lashtësie perreth. Fortifikimi i Marshejit, është një vendbanim ilir prehistorik i ndërtuar në periudhën e parë të hekurit.

Veç kësaj, tumat e gërmuara pranë fshatit Dedaj dhe materiali arkeologjik i gjetur në to, i përkasin bronxit të hershëm dhe lidhen me grupin kulturor Kotorac – Cetinë. Kultura e gjëndur në krahinën e Shkrelit përbëhet nga komponentë që lidhen edhe me vendbanime të tjera të vendit tonë, me ato të Veriut, dhe në një kuptim më të gjëre me atë ballkaniko- përëndimor.

Sipas burimeve historike del se i pari i fisit të Shkrelit ishte Skeni, i cili zuri vendbanim në Vrith të Malësisë. Kështu  studiuesit dhe historianët vendas dhe të huaj, Skini kishte gruan Tinën dhe katër djem: Verlinin (ku rrjedh emri Vrith), Dejani, (Dedajt), Zagojani (Zagora), Bishtaja (Bzheta).

Nga ana tjetër, kemi edhe dëshmi gojore, që mbështesin variantin e albanologut italian At Giuseppe Valentini (sikurse njihej asokohe në qytetin e Shkodrës, si At Zef Valentini, shënimi im Gj.F.I.). Kështu thuhet se kur Shkreli erdhi për herë të parë në vendbanimin e ri, gjeti aty një popullatë autoktone të quajtur “Anas”. Anasit, qenë të përbërë nga  popullsia Xhaj.

Armiqët tanë shekullorë turqit, me pushtimin e qytetit verior të Shkodrës, të vitit 1479, ku më vonë përfundimisht trojet shqiptare ranë në sudimin e Perendorisë Otomane në vitin 1571.

Gjatë vërshimeve të ekspeditave barbare turke, ushtarët aziatikë dogjën, shkatërruan, rrënuan dhe kovertuan të krishterët me dhunë në fenë islame të gjithë trojet tona, duke tjetërsuar gjithcka kristiane autoktone iliro-shqiptare.

Përballë këtyre rreziqeve të asimilit u gjend edhe Shkreli dhe banorët e tij, të cilët luftuan ndër shekuj për të ruajtur  identitetin shqiptar, gjuhën, zakonet dhe vijimsinë e pastër shqiptare (shekulli XVII), ekzistojnë të dhënat e shkrimtarit dhe kronistit të njohur turk Evlia Celebiu.

Ky jep shënime të hollësishme për jetën ekonomike, shoqërore etj. Për më tepër, edhe fakti historik i pjesëmarrjes së gjerë të shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria e Veriut, sidomos nga trevat e Kelmendit dhe Shkrelit.

Në Luftën Austro-Turke më 1690, nen komandën e arkipeshkvit të Shkupit imzot Pjetër Bogdani, në Bosnje u zhvilluan luftra të ashpra midis dy perenadorive të krishterë dhe islame…

Austria dhe shqiptarët humbën luftën kundër otomane. Menjëherë mbas kësaj filloj hakmarrje e ushtarëve turq, të cilët filluan raprezaljet, djegiet e shtëpive, vrasjen e grave e të fëmijeve në djep, dhe pleqve, të cilët nuk mund të iknin nëpër male të thepisura. Në këtë kohë filloi edhe shpërngulja më e madhe e malësorëve të Malësisë të Kelmendit e të Shkrelit në vitin 1700, drejt qendrave të banimit në Serbi, Novi Pazar, Rugovë, Pejë, Roxhajë, Kotorr, Dalmaci, Zadër (Shibenik) etj.

Etnografi serb Andreja Joviqeviq shënon vitin 1870 kur u bë shperngulja e dytë e madhe e banorëve malësorë të Shkrelit, të cilët u vendosën në Amull, Shën Gjergj dhe Shtoj të Ulqinit, ku edhe sot këto familje malësore shqiptare mbajnë mbiemrin Shkreli, duke ruajtur ndër shekuj traditat e zonës nga ato kanë ardhur shumë kohë më parë.

Historia e trimave shkreljanë, është vazhdimisht e lidhur me fatet e gjithë kombit tonë, si një histori luftrash dhe mbijetese, për mbrojtjen e identitetit etnik,  kulturorë etj.

Po kështu kryengritjet kundër turqve, që kryesoheshin prej Osman Pashës, gjatë vitëve 1834-1835 kryengritjet malësore kundër turqve u udhëhoqën nga luftëtari i madh Dasho Shkreli. Ky kryekomandant i shquar popullor kryesoi luftrat e pandërprera kundër turqve dhe shovinistëve serbo malazezë. Në vitin 1840, në luftën e kalasë së Shpuzës ra heroikisht Dasho Shkreli së bashku me vëllanë e tij Sefon.

Nga ana e tjetër, dihet se qeveria islame osmane, shpesh herë bajraqet e fiseve shqiptare i përdori për t´i shpypur kryengritjet breda  vendit, duke krijuar armiqësi mes tyre dhe luftra të shpeshta vëllavrasëse.

Po japim një shembull nga hisoria, që tregon se Turqia futi vëllavrasjen mes shqiptarëve katolikë dhe muslimanë të Gjakovës. Për të shuar këtë gjakderdhje të pakuptimtë mes shqiptarëve, me inisiativë personale nisën drejt Gjakovës disa nga burrat më të shquar të Malësisë të kryesuar nga Marash Vata Shkreli etj. Pra, ishte i pari bajraku i Shkrelit, ai që ndërhyri për të shmangur e për t´ i ndalur vëllavrasjet.

Malësorët, trima të Shkrelit gjithënjë kanë qenë përkrah komunitetit katolik të qytetit të Shkodrës. Kështu në vitin 1871 ishin shkrelasit ata që u dolën zot 250 familjeve katolike të Shkodrës, meqënëse turqit kishin mbyllur Pazarin, gjatë periudhës nga 19 deri më 25 gusht, ku trimat shkreljanë thyen barrikadën turke dhe hynë Brenda në pazar.

Shkreli dërgoi përfaqsuesin e vet në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit 1878-1881, bajraktarin Marash Dashi së bashku me krerët e Malësisë së Madhe. Në këtë kuvend Bajraktari i Shkrelit tregoi edhe një herë urtinë dhe oratorinë tipike malësore, me shprehjet lapidare dhe simbolikën tradicionale për mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare.

Një përmbajtje të ngjashme pati edhe peticioni tjetër i dërguar nga këto burra më shkreljanë në vitin 1883. Gjatë vitit 1883 midis Shkrelit, Hotit, Grudës dhe Kastratit u bë lidhja me besën e burrave, për të penguar pazarlleqet e Komisioneve Ndërkombëtare me Malin e Zi, në ndarjen e tokave shqiptare.

Ëshë fort i rëndësishëm kontributi i madh që dhanë shkrelasit në kohën e kryengritjës së Malësisë së Madhe, kur Porta e Lartë e Stambollit në vitin 1910 dërgon kryegjaksorin, Turgut Pashën, për të përdhunuar Dukagjinin dhe Malësin e Madhe, së bashku me Bedri Pashën, valiun e Shkodres. Siç thotë historiani dhe njohësi i shquar i historisë shqiptare, gjermani Peter Bartl: “Malësorët e Shkrelit u bashkuan edhe me bajraqet e Shalës, Shoshit dhe Nikaj-Mërturit për t’i bërë ballë këtij sulmi të ri.” Në këtë menyrë, të bashkuar tashmë edhe me malësitë e tjera, ata u përgatitën për të zhvilluar beteja më të vertëtë të ashpra.

Në këto beteja të ashpra u dalluan malësorët: Nikollë Mirash Luca i Kastratit, me vojvodën Gjelosh Gjekës, të cilët shkuan në Dedaj të Shkrelit, në shtëpi të Zef Mirashit, ku lidhën besën dhe prej këtej dolën në Bzhetë të Tomë Nika, me djemtë e të tij zhvilluan një betejë luftarake në Përrua të Thatë, ku u derdh gjaku i shumë trimave shkreljanë.

E gjithë kjo histori lufte, ishte një përgatitje shpirtërore dhe atdhetare për Kryengritjen e përgjithshme të 6 prillit 1911. Me 24 mars 1911 Turgut Pasha shpalli tradhtarët e Malësisë së Madhe, në mesin e të cilëve edhe komandantin e djelmisë Tomë Nikë Shkrelin, i cili ishte protagonisti kryesor bashkë më Nikollë Mirash Lucën dhe Gjelosh Gjokën, vojvodën e Kastratit, që kishte luftuar për t´i kundërshtuar heroikisht Turgut Pashës dhe synimeve të tij, për ta djegur Malësinë, duke ia filluar nga Shkreli e deri në Majën e Deçiqit.

Këtë ngjarje e pershkruan në kujtimet e tij historike imzot Nikollë Ashta, famullitar i Shkrelit. Ai ndër të tjera kujton: “Me 24 mars 1911, djelet e Malësisë së Madhe të Shkreli, të Hotit, të Grudë të Kelmend, të Kastratit, me nji heroizem, pushtuen të gjitha postat ushtarëve turke, u marrin armët,i kapen rob shume ushtar turq,e rrethuen Tuzin e kështjellën e Shipshanikut“.

Ndër burrat trima dhe sypatrembur ndaj armikut ishte edhe luftëtari i lirisë Rrush Man Hasani dhe Bec Patani, Cul Patani, të cilët luftojnë me shpatë, për të mbrojtur trojet shqiptare Plavës dhe Guci, ku shpata e tyre i shtiu tmerrin ushtrisë së Mark Milanit,te Malit te Zi, të cilët braktisën frontin e luftimit nga frika.

Sipas Poetit Kombëtar atë Gjergj Fishta O.F.M., në poemën e famshme të tij “Lahuta e Malcis”, shkruhet se shkrelasit shquhen për urti, trimëri dhe virtyte të larta kombëtare, duke mbetur të pavdeshmëm me figurat e tilla si: Gjon Dedë Shkreli, Bec Patani, Dasho Shkreli, Marash Dasho Shkreli, Kacel Deda, Kermik Gila, Llesh Marash Shkreli, Vat Marash Shkeli, Luket Marashi, Tomë Nika, Pjetër Gjoka nga Shkreli etj.

Shkreli me burrat e tij të shquar, luajti një rol të rëndsishëm në periudhën e Pavarësisë të vitit 1912, ku disa nga bijtë më të mirë të tij nënshkruan Memorandumin dërguar Kryesisë së Konferencës së Paqes në Paris më 2 korrik 1919.

Ky memorandum i hartuar kundër copëtimit të trojeve shqiptare u nënshkrua jo vetëm nga Arqipeshkvi i Shkodrës Jak Serreqi, ipeshkëvi i Sapës Gjergj Koleci, ipeshkëv i Pultit at Benardin Shllaku, dom Zef Gjonali administrator i abacies së Mirditës, Dom Nikollë Kimëza delegat epishkopal i Lezhës, etj., por edhe nga famullitarët e famullive, që u përkasin këtyre dioqezeve me bajraktaret e fisëve të malëve të Malësisë, ku nder të tjerë të bie në sy emri i bajraktarit të Shkrelit Vatë Marashi, bashkë me famullitarin e kishës dom Frano Karma.

Duhet theksuar se edhe një delegacion atdhetar i burrave të Shkrelit muren pjesë në Kuvendin e Gerçes (bjeshkë midis Triepshit-Bekajt dhe Selcës) të mbajtur me 10-23 qershor 1911, ku u nënshkrua një Memorandum (Libri i kuq) me 12 parashtrime, që i perkisnin kuadrit kombetar te levizjes mbarëshqiptare për autonomi të Shqipërisë. Në këtë kuvend morën pjesë përveç bajraktarit Vat Marashi, edhe Tomë Nika, e Martin Preka prej Shkreli.

Por vuajtjet e shkreljanëve nuk mbarojnë asnjëherë. Kështu Shkreli gjatë regjimit komunist kaloi kalvarin e gjatë të persekutimit nga diktatori antishqiptar dhe antikatolik Enver Hoxha.

Komunistët me ardhjen në pushtet me mashtrime dhe dhunë fizike në vitin 1944, për Shkrelin dhe gjithë Malësinë erdhën ditë të zeza, të cilat do të vazhdojnë deri në vitin 1990.

Shkreli, është një zonat më atdhetare, liridashëse e fetare, ndaj të cilit nisi një epokë e zezë e persekutimit komunist. Enver Hoxha si nip hoxhe nga Gjirokastra bëri një kasaphane e gjakederdhje në trevat e Malësisë, sidomos në Klerin Katolik në gjithë Shqipërinë.

Pikërisht njerëzit e Shkrelit ishin ata të cilët të parët kundërshtuan rregjimin e dhunshëm komunist, sepse nuk mund ta duronin shtypjen dhe nënshtrimin. Shkreljanët të mësuar ndër shekuj me kryengritje kundër pushtuesve shumë shekullorë, dhanë shenjat e para të kundërshtimit antikomunist nga viti  1945-1990.

Kujtojmë, se në muajin e ftohtë të janarit të vitit 1945 plasi kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri dhe ndoshta në gjithë Evropën Lindore, e kryesuar prej burrave të Bajzës dhe të Shkrelit, për të penguar hyrjen e forcave partizane në këto zona të pamposhtuara.

Forcat antikomuniste udhëhiqeshin nga komandanti trim Llesh Marashi nga Zagora, i cili ishte edhe komandanti i të gjithë forcave nacionaliste.

Lleshi kishte  bashkëpunetorë trima, si: Pjetër Gjokën, bajraktar i Shkrelit, Nikollë Prekë Gjeka – Dedaj, kryetar i komunës së Shkrelit, Luket Marashin prej Grishajve, Gjergj Kolë Lucën prej Vrrithi, Zef Tomë Çeken nga Çekdedaj, si dhe Gjon Martin Lulen Ivanaj, me Mirot Palokën Ivanaj nga Bajza.

Mbas këtyre thirrjeve për liri nga komunizmi i zi, rreth 100 burra të Shkrelit u mblodhën të armatosur në Stol të Zagorës afër Grishajve, ku u bë mobilizimi në shtëpinë e Zef Nikë Colajt.

Mbledhja përfundimtare u mbajt në Grishaj në shtëpinë e Luket Marashit. Detyrat luftarake u dhanë prej komandantit Llesh Marashi.

Lufta kundër forcave komuniste i çoi kryengritesit deri te Kisha e Bajzës. Me çlirimin e Bajzës, kryengritja zgjerohet me trima të Kastratit dhe Hotit, dhe të gjithë së bashku u drejtuan për në qytetin e  Shkodrës, ku mendohej të hynin edhe forcat nga Postriba, të udhëhequr nga nacionalisti antikomunist Jup Kazazi.

Beteja për marrjen e qytetit të Shkodrës, u bë në urën e Rrjollit, ku malësorët u gjendën të vetmuar dhe pa mbështetjen e parashikuar. Në këtë betejë nga malësorët ranë dëshmorët e lirisë dhe demokracisë: Gjon Martini dhe Mirot Paloka si dhe u plagosën mjaft të tjerë. Gjatë kësaj trazire, të Kisha e Shkrelit u vra edhe Mark Tomë Gjeloshi nga Makajt.

Padyshim që historia e kësaj krahine është e lidhur ngushtë me historinë e kishës, kjo gjithashtu e bën atë edhe një histori kulture përpos se një histori luftërash e betejash të përgjakshme.

Historikisht e para dëshmi e shkruar për ekzistencën e kishës shenjte, si objekt ne këtë krahinë, vjen prej albanologut të shquar austro-hungarez Franc Baron Nopsca, i cili, në një dorëshkrim të vetin, na tregon sesi një farë Mal Pepa nga Shkreli diku rreth vitit 1625, ka ndertuar shtëpinë e vet në Prelë Ivanaj, pas malit te Bulecit, ku aty gjen rrenojat e një kishë të vjetër kushtuar Shën Prenës.

Për të njëjtën gjë flet edhe i dërguari i Selisë Shenjtë në Shqipëri, imzot Shtjefen Gaspri në vitin 1671. Ai ndër të tjera thotë se Shkreli ka Kishën e vet kushtuar Shën Prenës dhe kujdesin për Kishën e ka prifti i Rrjollit, atë Klementi nga Brindisi i Italisë.

Për kishat katolike ne Shkrel dëshmon edhe imzot Frano Bardhi në relacionin e vet dërguar,nje leter Papes ne Selisë Shenjte në vitin 1635, ku ndër të tjera thotë se Shkreli ka pasur kishën e vet kushtuar Shën Nikollës dhe ka shërbyer për 56 shtëpi dhe 520 banorë.

Historikisht, dokumentohet nga arkiva e Raguzës Dubrovnikut, nga imzot Pjetër Abrnori, se kishte edhe kisha më të vjetëra, si në Gerben, Serkuj, Zagorë, në mahallen e Kolajve, te Brija e Fierkuqe dhe në Ducaj, ku ekzistojnë edhe sot e kësaj dite themelet e kishave të lashta shekullore.

Deri në këto vite për të cilën po flasim, kisha e Shkrelit ka fituar dhe atributet e një famullie. Prej kësaj kohe e këndej kisha e Shkrelit është bërë gjthnjë e më tepër një vend i shenjtëruar procesionesh, lutjesh e qendër kulture e fetare.
Rregjistri i kishës dhe i famullisë së Shkrelit mbetet sot e kësaj dite, si një ndër burimet më serioze e më të besueshme sa i takon referimeve historike, duke qenë një dokument i pazëvendësueshëm.

Tani  më lejoni të falënderoi për kontributin e madhe,   që ka dhënë për disa dekada në Kishën tonë, djali i Shkrelit, profesor Mark Koliqi Shkreli, i cili gjithnjë dhe pa u lodhur, si një aktivist i Kishës dhe komunitetit tonë, ka drejtuar disa herë Këshillin e Kishës, si drejtor i Qendrës Kulturore dhe Fetare Nënë Tereza, dhe vazhdon të drejtoi më shumë sukses si kryeredaktor i revistës Jeta Katolike.

Së fundit duke ju përshendetur të gjithëve juve, fjalë të ngrohta zemre, po i përcjellim edhe meshtarit të shquar, udheheqësit tonë shpirtëror dhe atdhetar Të Përndershmin Dom Pjetër Popaj, dhe ndihmësin e tij të palodhur Dom Viktorin, për kontributin e madh, që ata po japin çdo ditë për të mirën e komunitetit tonë.

Është meritë e klerikut të shquar të komunitetit tonë Dom Pjetër Popaj, i cili na bashkon në një familje të madhe të gjithë shqiptarët, duke nxitur ruajtjen e fesë së të parëve tanë të krishterë, kulturën amtare, gjuhës e bukur shqipe, zakoneve dhe traditave të bukura shqiptare.

Kjo kishë sot është kthyer në një vatër të madhe, dhe të ngrohtë të ushqimit shpirtëror fetar dhe kombëtar, të djemve dhe vajzave  nipave dhe mbesave tona, që janë lindur dhe rritur këtu në Amerikë, duke ruajtur si gjithmonë frymën e humanizmit, duke mbledhur gjithnjë ndihma për vendlindjen, dhe njerëzit në nevoj pa dallim feje dhe krahine.

Nën udhëheqjen e Dom Pjetër Popaj, këtu janë pritur dhe përcjellë personalitete të shquara të trojeve etnike shqiptarë, që kanë vizituar Kishën tonë.

Është pikërisht ky meshtar i palodhur dhe i përkushtuar për Fe e Atdhe, i cili gjithnjë po udhëheq fushatat humanitare, për mbledhjen e fondeve për popullin shqiptar në trojet etnikë, për ndërtime e riparime të kishave shëjte e katedralave si në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi.

Eshtë meritë e madhe të klerikut tonë, Dom Pjetër Popaj, me kontributin e tij të pa lodhshëm, e me idealet e pastra kombëtare dhe fetare, është kleriku më i madh, përsonaliteti më i shquar dhe figura më e shtrenjtë e të gjithë  shqiptarëve, në Shtetet e Bashkuara të Amerikes.

Një falënderim për këtë darkë dhe bashkimin në një sofër  të madhe të shqiptarëve në ketë restorant, dua të falënderoj edhe kryetarin aktual të Këshillit të Kishës zotit Tonin Lumaj, për kontributin e madh, që po jep gjithëmonë, duke qenë i pa lodhshëm për kishën tonë Zoja e Shkodrës. Ai është  i biri i Prekë Mark Sokolit, një derë e mirënjohur në Dedaj të Shkrelit dhe mbarë Malësinë, si shtëpi me famë e me za, e cila ka nxjerrë shumë figura të shquara dhe  personalitete të dalluar si luftarë trima, të besës, bujarisë tipike shqiptare, që lanë gjurmë të thella në historinë e popullit shqiptarë.

*Nga fjalimi mbajtur ne takimin fondmbledhes organizuar në Nju Jork per riparimin e Kishës historike të Shën Nikollës në Shkrel

Filed Under: Histori Tagged With: Gjon Frani Ivezaj, Kisha dhe Historia, shkreli

Krishtërimi dhe Arqipeshkvia e Tivarit ndër shekuj

April 19, 2017 by dgreca

Nga Prof. Gjon Frani Ivezaj/

Iliria, ka qenë një nga vendet e Evropës që e pranoi me vullnet krishtërimin dhe ka një histori të gjatë plot humbje dhe fitore. I pari që predikoi Ungjillin e Krishtit në Shqipëri ka qenë vetë Shën Pali i cili shprehet, “Nga Jeruzalemi e rrethinat deri në Iliri plotësova predikimin e Ungjillit të Krishtit” (Romakëve 15:19).

Është e qartë se themelet e krishtërimit në Shqipëri janë hedhur nga vetë apostujt e Jezu Krishtit. Besimi në Krishtin është predikuar për herë të parë në Evropë nga shën Pali, i cili predikoi “gjer në Illiri”, sipas Dhiatës së Re. Egzistenca e rrugës romake ‘Via Egnatia’, që kalonte përmes Shqipërisë, të bind se predikuesit e parë të krishterë e kanë përhapur lajmin e Krishtit në brendësi të Shqipërisë, ndërsa udhëtonin në drejtim të Romës.

Historiani Farlati shkruan për kishën e Durrësit se ajo është më e lashta në Shqipëri, dhe se u themelua prej apostullit Pal ndërsa ai po predikonte në Ilir dhe në Epir. Thuhet se në vitin 59 të shekullit e parë, kishte një numër jo të vogël të krishterëve në Durrës.

Njoftimet historike mbi bashkësitë e krishtëra, mbi strukturat kishtare, gjetjet arkeologjike (bazilikat e shumta të shek. III–VI mbas Krishtit), elementë të shumtë gjuhësorë, terminologjia kishtare dhe veçanërisht toponimia e krishterë, ofrojnë që të gjitha prova domethënëse mbi raportin e fesë së krishterë me popullin e ilirëve, raport që ishte aq intensiv, saqë një autor i shek. VI mbas Kr., Kozmas, i përfshin pamëdyshje ata në listën e popujve të krishterë.

Nga historia mësojmë, se edhe apostulli Shën Andrea, ka predikuar me passion në Epir. Një numër i madh krishterësh ka jetuar në portin e Durrësit në vitin 58 mbas Krishtit.

Nga shekulli IV-V Krishterimi ka lënë gjurmë të dallueshme anembanë vendit. Peshkopët e krishterë nga Dardania dhe Maqedonia Salutare, d.m.th zyrtarët e lartë nga Shqipëria lindore dhe Kosova e sotme, kanë marrë pjesë në Këshillin e Parë Ekumenik, i cili u mblodh në Nikea në vitin 325 mbas Krishtit nga Perandori Konstandin. Gjithashtu, gjashtë peshkopë nga Dardania, Epiri i Ri dhe Epiri i Vjetër morën pjesë në Këshillin e Sardikës në vitet 343-344 mbas Kr.).

Në vitin 395 mbas Kr., Shqipëria Ilire e ndjeu çarjen e madhe fillestare midis Perandorisë Romake të Lindjes dhe Perëndimit, pasi gjendej mes kufirit kulturor dhe politik mes Lindjes bizantine dhe Perëndimit italian.

1-Në monografinë e tij Geografia Ecclesiastica dell’Albania, botuar në 1934, studiuesi jezuit dhe albanologu i madh At Fulvio Cordignano O.F.M., nxori një listë me 275 kisha katolike që ekzistonin në Shqipëri deri në vitin 1670, ku 42 kisha i kushtoheshin Shën Mërisë.

Kisha e Zojës në Shkodër, ka qenë gjithëmonë shumë e nderuar nga katolikët shqiptarë të Veriut të Shqipërisë. Në prill 1946, një vit pas marrjes se pushtetit nga komunistët, mbi 2000 vetë morën pjesë ne shtegtimin tek ajo. Megjithatë, jo shumë kohë më vonë, kisha u mbyll dhe u shndërrua në salle vallëzimi dhe ne vitin 1967, gjatë fushatës komuniste kundër fesë, kisha u rrafshua përtokë.

Provinca e hershme e Prevalisë, në shek. X–XI, ishte riorganizuar në arqipeshkvinë katolike të Tivarit, e cila u vendos nën varësinë e metropolisë së Raguzës. Në shek. XII Selia e Shenjtë e ngriti Tivarin në nivel Metropolie. Në shek. VII mbas Kr. kemi Primatin e Arqipeshkvisë së Tivarit, kur fillon edhe dyndja e sllavëve ne territorin e Ilirisë. Kjo Arqipeshkvi Metropolitane mori vijimsinë e Dioklës antike, në të cilën përfshihej edhe popullsia sllave e atyre territoreve e cila në shek. XI tërësisht ishte pagëzuar.

Tivari u bë vatra kryesore nga ku katolicizmi roman fitoi terren në drejtim të trevave të tjera shqiptare, deri atëherë nën ritin ortodoks.

Në vitin 1583, në zonën midis kështjellave Podgoricë, Zhabjak, Drisht, Shkodër, Lezhë e Krujë, 4/5 e popullsisë vazhdonte të ishte katolike. Në varësi të marrëdhënieve midis shtetit islam osman, Republikës së Venedikut dhe Selisë së Shenjtë, ishin marrëdhëniet e popullsisë katolike me autoritetet osmane në Shqipëri.

Shteti islam osman dhe Papati, nuk ishin vetëm qendra ekumenike, por edhe politike, pa dyshim me ndryshime të konsiderueshme. Popullsia shqiptare nuk kishte një qendër të vetme ku të mbështetej, por orientohej nga Selia e Shenjtë, Venediku, Napoli, Spanja e Austria.

Kur acaroheshin marrëdhëniet politike, dhe shqiptarët e besimit katolik kalonin në anën e aleatëve të natyrshëm evropianë dhe fetarë, në fund të konfliktit furia islame osmane binte mbi shqiptarët. Kështu ndodhi më 1571, më 1683, etj. Më 1688 Jegen Pasha, në krye të një ushtrie prej 100.000 vetësh, kudo mbolli shkretim, pikëllim, çoroditje dhe hidhërim. Kishat u mbyllën dhe populli iku në mal.

I vetmi vend ku mund të drejtoheshin katolikët shqiptarë ishte Selia e Shenjtë, e cila u përpoq nga jashtë të ndihmonte në shumë drejtime. Momente kthese për katolikët shqiptarë ishte krijimi i Kongregacionit Propaganda Fide dhe fillimi i shek. XVIII, kur në fronin papal u ul Klementi XI, me origjinë shqiptare. Me nxitjen e tij, në vitin 1703 u mblodh Konçili i peshkopëve të Shqipërisë.

E ndodhur përherë nën presionin e shqiptarëve katolikë për të vendosur

2-klerikë vendas, Selia e Shenjtë pranoi kërkesën për arsimimin e klerit vendas. Në të njëjtën kohë nga kleri vendas dhe nga përfaqësuesit e Françeskanëve në Shqipëri u bënë përpjekje në dy drejtime: për hapjen e shkollave fetare në Shqipëri dhe për përgatitjen e klerit shqiptar në shkollat e huaja.

Megjithëkëtë, numri i priftërinjve nuk plotësonte nevojat e vendit. Meshtarët ishin larg njëri nga tjetri tri deri katër ditë udhë, prandaj me mijëra katolikë vdisnin pa iu bërë ceremonitë fetare.

Mungesa e klerikëve jo rrallë ishte shkak për të kaluar nga katoliçizmi në ortodoksi. Më 1670, nga arqipeshkvia e Tivarit bëhet e ditur se për mungesë të klerikëve, mjaft katolikë po kthehen në ritin “grek”, d.m.th në ritin bizantin.

Popullsia katolike kishte përballë shtetin dhe fenë islame. Kjo e fundit kishte mbështetjen materiale dhe morale të shtetit islam osman. Të gjithë ata që ngrinin krye, vlerësoheshin në radhë të parë si armiq të fesë dhe pastaj të shtetit. Të gjithë fermanët e sulltanëve theksonin përparësinë e fesë ndaj shtetit. Feja islame kishte mbështetjen e administratës shtetërore. Qysh në vitin 1537 sulltani urdhëroi që në çdo fshat të ndërtohej nga një xhami. Në qytetet shqiptare u vendosën klerikë myslimanë që predikonin lirshëm fenë islame. Herë pas here ata i ndihmonin dervishë të ardhur nga Stambolli. Natyrën e shtetit osman e ka përcaktuar mjaft bukur P. Bogdani më 1648: “Të çlirohen delet e shkreta të Krishtit nga goja e këtij ujku islamik të tërbuar”.

Me ligj ndaloheshin të ndërtoheshin kisha të reja, madje ato të ndërtuara pa leje, prisheshin. Procesi i kthimit të kishave në xhami vazhdoi gjatë shek. XVI – XVIII. Kështu, në një raport të vitit 1745 mbi dioqezën e Shkodrës, thuhej se katedralja e Shën Stefan Protomartirit në Shkodër ishte kthyer në xhami nga autoritetet osmane. Në raste të tjera autoritetet osmane nuk lejonin zhvillimin e ceremonive të ndryshme fetare kristiane, nuk lejonin të çoheshin fëmijët për sakramendin e krezmimit.

Një persekutim i vazhdueshëm iu bë klerikëve që mbronin katolicizmin. Arsyen e këtij persekutimi i jep një përfaqësues i bejlerbeut të Sofjes, që kishte mbërritur në Shkodër. Ai u mat të godiste P. Bogdanin me shpatë, duke e kërcënuar se do ta copëtonte, se “ky është ai që pengon këtë vend të bëhet turk”.

Ilirët e kanë pranuar dhe ushtruar krishterimin qysh nga koha apostolike, nga Shën Pali dhe nxënësi i tij, Titi në tekstet të Besëlidhjes së Re, tek Libri Romakëve, (Rom 15, 19, kah viti 66), ku, Shën Palit shprehe se: “Kështu predikova që nga Jerusalemi dhe përreth deri në Ilirik, duke kryer detyrën e shpalljes së Lajmit të Gëzuar mbi Krishtin.”

Kështu për krishterimin në trevat Iliro-shqiptare, flasin një numër i madh i shkrimtarëve kishtarë: Shën Gregori i Nishit (nga Naissusi, 334-379). Shën

3- Jeronimi (347-420) nga Stridoni e shumë të tjerë.

Studiuesi Pavle Mioviq, duke u mbështetur në gjurmime arkeologjike, konstaton se Ulqinin ishte si dioqezë që në kohen e Justinianit në shek. VI dhe Tivari figuron si dioqezë që në shek. VI. Në valën e krijimit të dioqezave të reja, mund të jenë themeluar edhe, Shasi, Budva, Kotorri dhe Risani si kryeqendër e mbretëreshës Teutë. Kurse, Drishti (Drivasto), në bazë të dokumenteve del si dioqezë në vitit 458. dhe Lezha (Lissus-Alessio) vitin 592.

Si pasoj e pushtimit nga barbarët, avarëve dhe sllavët në shek. VII, të Gadishullin e Ballkanit, nuk dihet asgjë për fatin e mëtejshëm të dioqezave në trevat Iliro – Arbërore deri në Koncilin kishtar, të mbajtur në kohën e papa Gjonit VIII (872-882) në Delmitanum (Duvno) në vitin 877, ku Dioklea figuron si kryedioqezë metropolitan, duke pasur nën juridiksionin e vet dioqezat e tilla si: Kotorri, Budva, Tivari, Ulqini, Shasi, Shkodra, Drishti, Pulti, pastaj Serbia, Bosna, Travunia dhe Zahumle.

Pavarësia e Dioklës gjatë shek. XI-XII, mendohet së zgjati për 140 vjet. Me ardhjen në fronin mbretëror të Dioklesë, mbretit Konstantin Bodinit (1081- 1101), iu drejtua papës të pa ligjshëm, Klementit III (1080-1100), për riorganizimin e jetës kishtare në Prevalitanë. Papa Klementi III, më 8 janar të vitit 1089, nxori në Romë bullën drejtuar ipeshkvit të Tivarit, Pjetrit, “Petro Diocliensis sedis Archiepiscopo”, (Arqipeshkëvit Pjetrit të Selisë së Dioklesë), me të cilën themeloi provincën e veçantë kishtare për Dioklenë, respektivisht gjallon metropolinë e dikurshme të Dioklës, duke i dhënë një formë të re, Mitropolia Diokleato-Tivarase dhe duke e vendos nen juridiksion kryesisht dioqezat, të cilat i kishte marrë në Koncili e Delmitanus viti 877. Kështu ai shtoi, kishat me gjithçka që u takonte dhe kuvendet, si të dalmateve, ashtu edhe të grekëve dhe sllavëve. Nga ana e tjeter papati theksoj dhe dhënien e titullit “Primat i Serbisë”. “Më ketër rast filloj një faze e re e historisë se Kishës në Shqipëri”, do shprehej njohësi më i mirë i çështjeve shqiptare, Milan Syfllay.

Duke u mbështetur në të kaluarën e Diokles, del qartë roli që kishte arqipeshkvia e Tivarit. Në vitin 1248, papa Inocenti IV, emron dominikanin e njohur Gjon Plani Karpini, arqipeshkëv të Tivarit. Karpini, parapriu një sistemi të ri të Selisë Shenjt, sipas të cilit Shqipëria behet baza e operacioneve kundër ortodoksisë në Ballkan, kurse Tivari shtabi kryesor kundër depërtimit të kishës ortodokse në bregdet.

U mundova me pak fjalë dhe në mënyrë telegrafike të përshkruaj një histori të shkurtër të Kishës dhe Arqipeshkvisë Metropolitane të Tivarit ndër shekuj, e cila i ka mbijetuar rrebesheve dhe stuhive të fuqishme të kohës, lutrave dhe pushtimeve të njëpasnjëshme që kanë pësuar trojet shqiptare ndër shekuj. Por historia e popullit dhe kishës sonë të lavdishme është ë mbushur me humbje dhe fitore, duke u shfaqur krenare në ditët tona.

4- Gjithëmonë Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës”, në Harsdale Neë York, nën udhëheqjen shpirtërore të bariut të saj të nderuar Dom Pjetër Popaj së bashku me Këshillin e Kishës dhe zotin Leonard Berishaj, po kontribuojnë shumë për të mbledhur fonde, për ripërtëritjen dhe rinovimin e Kishës antike, duke ruajtur vlerat dhe identitetin e saj autokton.

Në këtë nismë të re dhe shumë domethënëse, është përfshirë sot me një përkushtim të përhershëm edhe Arqipeshkvi i ri i Tivarit dhe Primat i Serbisë Shkëlqësia e Tij Imzot Rrok Gjonlleshaj sëbashku me Vikarin e Përgjithshëm apo Sekretarin dhe franceskanin e përkushtuar për Fe e Atdhe Pader Pashko Gojcaj O.F.M. Ato kane gjetur mbështetjen e madhe nga komuniteti shqiptaro- amerikanë, të cilët me bujari po dhurojnë shumë të mëdha për të bërë të mundur realizimin me sukses të projektit rinovues të Katedralës së Tivarit një nga më të vjetrat në Arqipeshkvinë Metroplitane në fjalë.

 

Filed Under: Histori Tagged With: Arqipeshkvia e Tivarit, Gjon Frani Ivezaj, Krishtërimi dhe

Studiuesit botërore mbi Ilirët në rrjedhat e historisë

December 27, 2014 by dgreca

Nga Prof. Gjon Frani Ivezaj/
Historia e popullit shqiptar, është e mbushur me ngjarje të lavdishme dhe data të rëndësishme plot fitore dhe humbje tragjike, që kanë lënë gjurmë të thella, gjatë shekujve të kaluar.
Me këtë temë të preferuar, gjithnjë janë marrë dje dhe sot autorë vendas dhe të huaj, të cilët e kanë parë historinë e popullit tonë në këndvështrime të ndryshme.
Shumë zona dhe qytete të civilizuara (për kohën), kanë qenë objekt studimi dhe përshkrimi të përgjithshëm, por edhe në mënyrë të veçantë, sipas peshës dhe rëndësisë, që zë secili nga këto qendra të rëndësishme të banuara.
Në këtë pjesë të Shkodrës dhe Malësisë, sipas autorëve të vjetër, banorët e qytetit të mirënjohur antik, nuk quheshin popull barbarë.
Historianët, flasin shumë për studimet ilirike dhe shkruan shumë për ilirizmin. Mbi të gjithë, dominonte mendimi i konsoliduar dhe provuar historikisht, se ilirët kishin qenë gjithnjë në këto territore, ku, ende janë sot. Ka shumë të dhëna nga historianët, gjeografët, filozofët të ndryshëm, që kanë shumë të dhëna për Ilirizmin dhe shumë fise të tjera ilire.
Kështu, sipas autorëve të rëndësishëm antikë, që nga ato (letrare) nga Homeri, Hesiodi, Virgjili, Herodoti, Turkiditi, Isokrati, Skylaksi, Skymna, Pilibi, Apollodori, Straboni, Plini, Lukami, Ptolemeo, që luajnë rolin e rëndësishëm të dardanëve dhe fiseve të etruskëve.
Me themelimin e Romës e të Athinës, Raguzës, Kretës dhe të Trojës, Nissusit (Nishi i sotëm), Mikena, e të gjithë qyteteve të ndërtuara prej fisit estrukëve dardanë dhe fiseve të tjera, që ishin prej trungut të pellazgëve.
Të gjitha këto fise, sipas burimeve historike, njihen qysh nga shekulli i VIII para Krishtit. Kjo vlen më shumë për estrukët dhe për shtrirjen e pellazgëve në Ballkanin Qendror. Po ashtu në Perendim dhe Veri të Europës, sikurse do të dëshmohet edhe në të gjithë zonën e brigjeve të Detit Mesme, në Veri të kontinentit të Afrikës, në Azinë e Vogël dhe deri në Indi. Kjo çështje megjithatë hap rolin politik dhe ekonomik të pellazgëve, si një Mbretëri me një shtrirje të gjërë Euro-Aziatike.
Filozofi i njohur gjerman Gotfried Ëilhem Laibnez (1647-1717), ishte ndër të parët, që u muar me historinë e studimeve rreth gjuhës dhe popullit shqiptar në letrën e tij të 10 dhjetorit 1707, e cila u citua në vitin 1897 në revistën “Albania” të Bukureshtit, deklarohet, se studimet e tij të librave shqipe, midis të cilëve, është edhe një fjalor, që e bindi, se shqipja është gjuhë e ilirëve të lashtë. Kështu, sipas shkrimeve të tjera, e në gjurmimet e arkivave europiane, cilësojnë, se gjuha shqipe është e para gjuhë, që është shkruar në Ballkan.
Studiuesi Hans Erik Tunman (1746-1788), historian suedez, professor në Universitetin e Halles në Gjermani, ishte një nga albanologët e parë, ku, studio shkencërisht origjinën e gjuhës dhe të popullit shqiptar. Ai, bëri kërkime në burimet antike greke dhe byzantine dhe studioj fjalorin tre gjuhësh greqisht-sllavisht dhe shqip (të botuar në vitin 1770), të historianit të mirënjohur Theodor Kavaljotit, në veprën e tij: “Hulumtime për historinë e popujve të Europës Lindore”.
Në vitin 1774, ai arriti në përfundimin shkencorë se shqiptarët janë populli i parë në Gadishullin e Ballkanit dhe vijues autokton të popullsisë së lashtë Ilire dhe se ata nuk kanë asgjë të përbashkët as me sllavët as me grekët.
Po ashtu historian gjerman Bopp Franz, në veprën e tij: “Uber das Albanesischen”, shkruan në mënyrë të hapur ose sikurse thuhet botërisht, se gjuha shqipe dhe shqiptarët, nuk kanë asnjë motër në kontinentin e Europës. Ai, bazohet në strukturën gramatikore të gjuhës së lashtë shqipe.
Historiani austriak John Georg Von Hahn (1811-1869), i diplomuar në Universitetin e mirënjohur Haidelbergut. Ai shërbei si gjykatës në shtetin e sapoformuar grek, nën drejtimin e Mbretit të Bavarisë (Oton).
Ai, për më shumë bëri një seri studimesh me arvanitasit e Greqisë dhe me gjuhën e tyre shqipe, ku, në vitin 1854, botoi të plotë veprën themelore në tre vëllime: “Albanesische studien” (Studimet shqiptare), mbi kulturën, gjuhën dhe historinë e tyre.
Po ashtu me burimet antike u bind, se ilirët epirotë dhe maqedonët, nuk ishin grekë, por ishte populli më i vjetrë se ata kishin prejardhjen nga pellazgët e lashtë. Ai, ishte i pari, që studioj fjalorin e ilirishtes së vjetër, ku, drejtpërsëdrejti arriti të përfundimin, se gjuha shqipe ishte vijuese e ilirishtes, kurse ilirishtja rridhte nga pellazgjishtja. (Shih “Studimet shqiptare”, Tiranë, f.13-27, 378-339).
Sipas historianit gjerman Karl O’Muller, përshkruhet, se populli shqiptar, është populli më i vjetër parahistotik dhe origjina historike e tyre vjen nga antikiteti. (Shih, Muller Karl O “Pralegomena”, 1825)
Studiuesi Italo Arberesh (1846), bëri studimet e rrënjës, sankristishtes, persishtes, latinishtes, greqishtën klasikë dhe shqipe. Nga analiza kritike e shumë burimeve shkencore, ai arriti në përfundimin, se gjuha e popullit shqiptar, ishte ndër më të vjetrat e të gjithë popujve të Europës.
Filozofi dhe historian i mirënjohur Jacques Edëin, në veprën “Shqiptarët” (f.64), përshkruan, se pellazgët erdhën në Ballkan, diku nga fillimi i mileniumit të dytë para Krishtit, ku, sollën me vete gjurmët e qytetërimit të hershëm, që ishin zhvilluar në brigjet e dy lumenjëve të mëdhenj lindorë Eufratit dhe Nilit.
Në këtë rrugëtim të gjatë, pellazgët, u përhapën në të gjithë pellgun e Detit Egje, në Gadishullin Ballkanik edhe në Itali. Por, ata qëndruan më sëshumti në trevën jugore të Ballkanit, që më vonë u quajt Greqi. Ky autor vlerëson, se gjithë këto rajone njieshin si shtete pellazgjike, ku, asokohe Athina, Sparta, Mikena dhe Agrosi, ishin qendra të forta ekonomike e shoqërore pellazge. (Shih, “Pellazge”, f.43).
Historian Hesiodi, ishte ndër poetët më të njohur dhe më të rëndësishëm grek. Ai jetoi në shek. VIII-VII para Krishtit. Hesiodi, shkroi dy poema në Heksametër, ku, në njërën poemë “Theogonia”, u muar me krijimin e perendive, me përmbatje tërësisht mitologjike. Autori, ndër të tjera shkruan, se perënditë grekë, u muarën krejtësisht nga populli autokton pellazgët. Gjithashtu, kultura dhe shkrimi, prej botës pellazge u përhap nëpër Greqi dhe gradualisht në Gadishullin Ballkanik.
Po ashtu, historian tjetër Thukididi (Thucididis), lindi në Athinë rreth vitit 460 para Krishtit. Në vitin 424, ai ishte komandant i një njësie detare në Athinë, pranë ishullit Thasos. Ai, u muar edhe me studime historike, duke prekur shumë kulturën dhe trajtoi tema të rëndësishme për gjuhën dhe për çështje pellazge.
Studiuesi, la edhe shumë dëshmi të rëndësishme të drejtpërdrejta, për lashtësinë e ilirëve dhe sidomos për fisin e Taulantëve, që hyri në luftë në përkrahje të Spartës, gjatë luftimeve në Gadishullin e Peloponezit. Ky fis ilir, tregoi trimëri të fortë e të patrembur, kundër ushtarëve të Gadishulllit të Peloponezit.
Sipas historianit grek Homeri, në mënyrë specifike, ai përshkruan Luftën e famshme të Trojës në kryeveprën e tij të mirënjohur “Ilida”, ku, populli ilir të fisit dardan me Mbretitn e tij Priami, luftuan heroikisht, për nderin e vendlindjes së tyre Troja. (Homeri, “Iliada”, III, 38.VII.89).
Historiani grek Apiani, i lindur në Aleksandri të Egjiptit, nga fundi i shekullit i para Krishtit, në vitin 70, shkroi historinë e Romës me 24 libra. Aty gjenden gjëra shumë të vlefshme, për ilirët dhe pellazgët, shtrirjen e tyre gjeografike si dhe për hisotrinë e tyre, sepse është populli më i lashtë para grekëve dhe romakëve. (Apiani, “Historia Romana” 4, Illyrike, 1 f.250).
Për më shumë, thuhet se ata, pra ilirët, ishin të parët, që morën civilizimin në Ballkan, ku, në vijimsi ndër shekuj kultivuan kulturën e vlerave të Europës.
Kështu Straboni, për pjesën Qendrore të Shqipërisë të sotshme thotë, se: “Në Illyricum, jetonte një popull me emërin Epiriot, në vitin 20 të erës sonë.”
Edhe Georgaj grek, thoshte të vertetën, se aty ishin me të vërtetë banorët autoktonë epirotët, duke vërtetuar bindjen, se ky popull ishte i Epirit, i cili, me heroizëm luftonte shumë kundër forcave të armatosura të Perandorisë Romake asokohe.
Epiriotët, për më shumë përshkruheshin nga kronistët e kohës antike, si luftëtarë trima, të gatshëm gjithmonë për të mbrojtur Atdheun e tyre të shtrenjtë.
Sipas autorëve të huaj Skylaks dhe Appionit, thuhet, se popullsia autoktone e Shqipërisë së sotme, të zonave të Krujës, Lezhës, Shkodrës deri tek tokat e Malit të Zi (pra deri tek Birizinjumi i Serbisë së sotme), thuhej se ishte ilire. Për më shumë, ata shkruajnë: “Popullsia e atyre trevave ishte Kalaja e Mbretërisë Ilire e pamposhtur. Ajo vijonte deri në Bokën e Kotorrit, të cilët, luftonin kundër armiqve helenë dhe më vonë edhe kundër pushtuesve romakë, për të mbrojtur tokat dhe vijimsinë e kulturës ilire.” (Skylaks & Appion, V. Kaptina 2 f.221).
Edhe më vonë, do të shohim se kronistët dhe historinët e kohës, do të vijojnë të trajtojnë temen shqiptare dhe të historisë së lashtë të saj.
I tillë, është historiani i njohur Stefan Byzantini (“Urbibus et Populis”, Prishtinë, f.417)
Leksikografi i shquar me prejardhje nga Konstandinpoli, që jetoi në shek.VI mbas Krishtit, trajton shumë temën shqiptare. Në këtë mënyrë, shohim se leksioni i tij, ka një rëndësi shumë të madhe, për vetë faktin, se ai trajtoi historinë e Ilirisë, mbasi ai shkruan shumë gjerë dhe jep përshkrime mbi territorin e Ilirikumit dhe fiset e hershme autoktone ilire, kulturën e pasur të tyre për kohën, të cilat natyrshëm janë përfshirë në botimet e vjetra.
Për më tepër, ai shkruan për disa qytete ilirike, që nuk janë trajtuar nga shkrimtarët paraardhës. Po ashtu, autori shkruan, se në këto tërritore të pasura zhvillimi të administratës dhe qendrave të banimit, janë ruajtur disa fise të hershme autoktone ilire, që nuk ishin përmendur deri në atë kohë.
Në përshkrimet e tij, autori i quan ato banorë si qytetarë ilirë, pra me një prejardhje autoktone pellazgjike të lashtë autoktone. Në këtë grup fisesh, bëjnë pjesë epirotët, sipas autorit të sipërcituar.
Sipas studiuesit bashkëatdhetarë Spiro N. Konda, në librin: “Shqiptarët dhe problem pellazgjik” (Tiranë, 1964, f.231), thuhet se grekët, gjithnjë janë munduar të na shuajnë si popullsi autoktone ilire.
Edhe pse të gjithë tokat greke, ishin toka pellazgjike, helenët, thonin se ishin ata të parët në Ballkan. Por historia, flet të kundërten, ndonëse ‘Enciklopedia e Madhe Greke’, vijon të këmbngulë në kënvështrimin e saj të njëanshëm dhe aspak objektiv, duke e futur historinë në situatë të mjegullta.
Në opinionet e tyre të botuar si dëshmi prove sot, në shumë libra me karakter historik, shohim se në tërësi ata përputhen në një pikë të përbashkët, kur ruajnë udhen e vijimsisë së autoktonisë së trevave tona, të banuar natyrshëm, qysh herët nga paraardhësit tanë pellazgë dhe ilirët, të cilët e ngritën në nivele të dëshiruara përparimin e vendit të tyre, në përshtatje me kushtet dhe kohën kur ata vepruan.
Në punimet e veta hulumtuese shumëvjeçare, autori shqiptar Spiro N. Konda, shkruan, ndër të tjera, se: “Ilirët autoktonë, janë populli i parë, që kanë populluar dhe sjellë civilizimin e hershëm të Gadishullit të Ballkanit, në pjesën Perëndimore të Europës Juglindore.”
Autori, në shumë këndvështrime e kundërshton historiografinë e pasaktë greke, e cila nga ana e saj, është munduar të mohojë tezën e autoktonisë dhe vijimsisë së popullisë dhe qendrave të banimit të hershëm ilir, brenda territorit të madh të shtetit të Illirikumit.
Me dobësimin ekonomik dhe politiko-administrativ të trevave të administratës vendase të Ilirisë, shohim, se vijnë në trevat tona të pastra shumë kolonë sllavë nga Stepat dhe Malet Urale të Rusisë, që gjenden në pjesën e Europës Lindore.
Këto ardhacakë sllav, kur u dynden në shek. VI mbas Krishtit në trevat tona, u sollën në mënyrë barbare, duke tjetërsuar gjithçka autoktone ilire. Ata, vazhdimisht dhe në mënyrë sistematike ushtruan dhunë, raprezalje, krime, shfarosje barbare të popullisë auktone, shkatërruan civilizmin e kulturës ilire askohe, duke shkëputur barbarisht vijimsinë e saj shpirtërore dhe material, me pjesët e tjera të trungut të Europës Perendimore ose me fqinjët e saj, më të afërt si helenët dhe romakët.
Këto veprime, u bënë në mënyrë të vijueshme, që të zhduket sa më shumë të jetë e mundur historia dhe kultura amtare ilire.
Gradualisht dhe sistematikisht, shohim, se asokohe nga sllavët filloi në të shkruhet dhe përhapet gjerësisht metoda e gënjeshtrës, se: “Ilirë, sipas tyre janë të ardhur në Gadishullin e Ballkanit”, ndërsa serbët sllav sipas autorëve sllav, janë autoktonë, gjë e cila bie në kundërshtim, me realitetin e gjuhës së fakteve historike Ballkanike dhe Europiane.
Pra, jabanxhitë serb, u munduan të behen si zot të shtëpisë, në tokat e huaja iliro-shqiptare.
Ata, më vonë dhe gradualisht, sipas një plani të detajuar kolonizues, falë edhe aftësisë së përshtashmërisë dhe përhapjes së mitit të gënjeshtrës, u bindën në vetvete, se janë “autokton”. Për më tepër, ata arritën kështu të formojnë shtetin sllav dhe u bënë një fuqi e madhe në Ballkan.
Pika më kulmore e tyre shenohet periudha e Car Dushanit, që arriti të pushtoj Shqipërinë deri në dyert e Durrësit dhe më në jug e shtrinë pushtimin e tyre, në zonën pjellore të Kosovës, Maqedoninë, Malin e Zi, Gregorinë Bullgare, gjysmën e Bosnjës dhe arritën të zaptojnë pa ndërprerje gjysmën e territorëve të Dalmacisë.
Këto pushtime Mbretëria e Car Dushanit, i bëri në vitin 1321 deri më 1355. Duke përdorur forcën ushtarake, shumë territore, ranë në duart mizore të ushtrive pushtuese të Car Dushanit, të cilët, si objektiv primarë të tyre kanë pasur ç’popullimin, shkombëtarizmin dhe asimilimin në maksimum të banorëve dhe popullisë autoktone.
Në këto mizori sllave, ranë edhe trevat Arbërore, të cilat, kaluan një kalvar të pashembullt krimesh dhe masakrash antinjerezore për shekuj me radhë, duke u munduar të shuaj shqiptarët, gjuhën, fenë, zakonet, traditat, pra, të sllavizojë cdo gjë të identitetit të pastër shqiptarë.
Kur Car Dushani vdiq, tokat e pushtuara prej tij, mundën që të fitojnë lirinë. Ata, ranë më në fund, në dorë të principatave arbërore. Të tillë ishin: Principatat e Balshajve, Kastriotëve, Topijasit, Muzakët etj.
Qysh nga viti 1355 deri me ardhjen e barbarëve të tjerë të Perandorisë Minore Turke (në Fushë Kosovë), populli i Arbërisë asokohe, provoi dhe jetoi në një liri ekonomike, politike, sociale dhe kulturore.
Por kjo nuk zgjati shumë, se pushtuesit e rinj otomane, do të bëjnë sërisht shkatërrime dhe barbarizime edhe më të mëdha, që ende nuk janë zbardhur si dhe sa duhet nga historianët e kohës dhe ato të periudhës së sotme modern të historisë së njërëzimit.
Në Arkivat e Stambollit, ruhet ende e freskët ngjyra e gjakut të krimeve të përbindshme, që taborret mizore turke, kanë ushtruar për 5 shekuj mbi popullin shqiptar dhe popujt e tjerë të Ballkanit.
Tokat shqiptare, gjithnjë kanë qenë në gojën e ujkut apo synimeve shoviniste të fqinjëve të huaj, të cilët, kanë pasur dhe kanë oreks, që të shkëpusin cope nga torta e majme e shqiptarëve autoktonë.
Në histori, ka mbetur e shënuar ardhja e barbarëve otomanë, në Gadishullin e Ballkanit në vitin 1392, mbas betejës së madhe në Fushë Kosovë, e cila udhëhiqej nga Car Llazari i Serbisë.
Në këtë betejë të njohur, në historinë e njerëzimit, si luftë kryqzatash, morën pjesë shqiptarët, sërbët, vllahët, bullgarët, grekët. Ushtria pushtuese otomane, kryesohej nga përbindshi i famshem në krime Sulltan Vdekjeprurës Murati I-rë.
Në betejën e përgjashme, ishte në krye të ushtrisë apo forcave ushtarake shqiptare edhe Gjon Kastrioti, babai i Gjergj Kastriotit Heroit tonë Kombëtar.
Ushtritë e bashkuara ballkanike, kundër një armiku të përbashket të Perandorisë Otomane të Bosforit, pësuan disfatë të madhe, mbasi armiqt ishin më të organizuar dhe të armatosur gjerë në dhëmbë, më mjetet më modern të kohës. Midis të humburve në këtë betejë sfiduese, ku, varej fati i popujve të Ballkanit, ishin edhe shqiptarët.
Kështu deri në vitin 1389, kur ushtritë e panumërta turke fituan betejën, ata mënjeherë filluan të hakmarren ndaj kundështarëve të tyre, duke nisur të nënshtrojnë shtetet, mbretëritë dhe princat, që i rezistuan pushtimit të tyre. Këtë fat të zi, kishin edhe tokat arbërore.
Ky pushtim i gjatë, vijoi pandërprerje deri më 28 Nëntor 1912, kur plaku i urtë mjekërbardhë Ismail Bej Qemali, dhe patriotët e tjerë të shquar, si: ish zv/Kryeministri në Qeverinë e re të Vlorës Imzot Nikollë Kaçorri, Ministri i Financave liberatori Luigj Gurakuqi, etj., në qytetin historik të Vlorës, shpallën Pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Otomane, e cila ishte plasaritur dhe po pësonte kalbëzimin dhe tjetërsimin e pashmagshëm të plotë…
Në vitin 1572, përfundimisht trevat shqiptare arbërore, ranë nën sudimin e flamurit barbar të gjysmëhenës turke, e cila rifilloi sërisht masakrat e përbindshme, kundër popullsisë së pafajshme, duke vra e prerë gjatë 5 shekujve qindra e mijëra gra, fëmijë, pleq etj.
Ata, menjëherë filluan planin e islamizmimit me dhunë të pashembullt të trevave tona, fenomen që vijoi pandërpreje për një kohë të gjatë. Otomanët barbarë, përdoren metodën e kërbaçit, taksen e xhizies, për të krishterët katolik dhe ortodoks shqiptarë, dhe u bënin lëshime e u jepnin privilegje atyre, që konvertoheshin në fenë e pushtuesit islam.
Kështu trojet e shqiptarëve, gradualisht ranë në sundimin e plotë të mizorisë së osmanëve të pashpirt, të cilët, pamëshirë kudo filluan të shkatërrojnë çdo gjë, tokat, kulturën përparimtare ekzistuese, djegin gjithçka, shtëpitë e qyteteve dhe qendrave të tjera të banimit në periferi të tyre, vrasin pamëshirë pleq, fëmijë, gra dhe nëna shtatzëne, që nuk konvertoheshin në fenë islame.
Të imponuar nga dhuna e madhe dhe e papërshkruar turke asokohe, duke mos pasur rrugë dalje tjetër, për mbijetesë, popullsia arbërore, pa dëshirë, filloi në mënyrë masive të marrë rrugën e emigracionit politik, në drejtim të vendeve të tjera të Europës, ku, nuk kishte shkelur ende këmba barbare e pushtuesve të huaj otoman. Atje, ku, ata, u vendosën në dhe të huaj, arbëreshët tanë, lanë gjurmë të thella të identitetit të tyre nga toka e të parëve të Arbërisë.
Arbëreshët e gjakut të shprishur, asnjëherë nuk harruan, se janë arbërorë të Gjergj Kastriotit, ku, në vendet apo zonat e tjera, ku u vendosën ruajtën dashurinë për familjen, varret e të parëve të tyre, të cilët, i kujtonin me shumë nostalgji, duke i përjetuar në shumë këngë dhe vjersha me tharm të thekshëm patriotik. Atje ata vijuan të ruajnë gjuhën, kulturën, fenë, zakonet, traditat, doket etnike, emërat e fëmijëve të tyre, nipave dhe mbesave si arbërorë, i trashëguan gjatë shekujve brez mbas brezi…

Filed Under: Histori Tagged With: Gjon Frani Ivezaj, mbi Ilirët në, Prof, rrjedhat e historisë, Studiuesit botërore

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT