Kryetari i Komunës së Gostivarit, çmimin “Qytetar Nderi” ia ndau z. Branko Manajlloskit, ku thuhet “TI JE KRENARIA E KOMBIT, SEPSE ME VEPËRN TËNDE KORRIGJOVE FAQET E HISTORISË. /
Me një manifestim të veçantë, nga ky vit si Ditë e Komunës së Gostivarit u shënua 29 Qershori, kur për herë të parë me 29 Qershor të vitit 1992, u formua Kuvendi Komunal i Komunës së Gostivarit.
Në ceremoni morën pjesë kryetari aktual i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, kryetari i Këshillit Komunal, Nasir Musliu, kryetari i parë i komunës i zgjedhur në zgjedhjet shumë partiake, Enver Zenku, nënkryetari i parë, Nasir Selimi, këshilltarët komunal që nga përbërja e parë e deri më tani, Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri, Ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari, i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, i Vetëqeverisjes Lokale, Lirim Shabani, Ministri Pa Resor, Furhan Çako, Muftiu i BFI-së në Gostivar, Shaqir Fetahu, deputet e zonës, si dhe shumë drejtues të institucioneve lokale dhe qendrore.
Kryetari i Komunës së Gostivarit, çmimin “Qytetar Nderi” ia ndau z. Branko Manajlloskit, ku thuhet “TI JE KRENARIA E KOMBIT, SEPSE ME VEPËRN TËNDE KORRIGJOVE FAQET E HISTORISË.
“Në emrin tim si kryetar, në emrin e të punësuarve dhe në emrin e gjithë qytetarëve, në qytetin tonë shpallim “Qytetar Nderi” i vitit 2014, Mixhën Branko, njeriu i cili e donë natyrën, njeriu i cili e donë njerëzinë, njeriu i cili e donë gjuhën dhe kombin e vetë, njeriu që e donë flamurin e vet. Ne Mixhës Branko në emër të gjithë qytetarëve ia japim “Çelësin e qytetit të Gostivarit”, tha Nevzat Bejta kryetar i komunës së Gostivarit.
Në fjalën e tij, Branko Manajlloski i emocionuar tha: “Me nder qofshi, shumë bukur është. Bukuria e madhe është se rekan ma dha atë. Me nder qofshi të gjithë, shumë llafe nuk di se çfarë thotë zemra e shpirti nuk mund ti thuash me gojë, Me nder qofshi Zoti edhe juve u gëzoftë”, tha Manajlloski.
Manifestimi për Ditën e Komunës vazhdoi me prezantimin e punëve të realizuara gjatë periudhës Prill 2013 – Qershor 2014, ndërsa më pas foli kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.
“Pas 22 viteve demokraci, qytetarët e Gostivarit e festojnë 29 Qershorin e vitit 1992, si ditë e komunës, sepse në këtë ditë është bërë kthesë e madhe në shoqërinë shqiptare, maqedonase, turke dhe në përgjithësi në shoqërinë tonë, për shkak se për herë të parë qytetarët me votën e lirë zgjodhën këshilltarët dhe kryetarin e parë të demokracisë, pluralizmit dhe njerëzisë. Sot një vit pas marrjes së detyrës, ne dalim para qytetarëve për të treguar për punët që kemi bërë, për të thënë se atë që kemi premtuar jemi duke e realizuar. Komuna ka qenë e hapur për çdo qytetar, pa marrë parasysh përkatësisë etnike, apo fetare, i kemi dëgjuar hallet dhe kërkesat e mbi 4 mijë qytetarëve dhe u kemi ndihmuar aty kemi pasur mundësi dhe gjithnjë do jemi në shërbimin e tyre. Ne kemi punuar që t’ju dalim në krye të gjitha premtimeve të dhëna para qytetarëve, për ta realizuar programin e premtuar. Kemi bërë reforma të mëdha në gjitha sferat që ne menaxhojmë, urbanizëm, arsim, kulturë, sport, dhe sferat tjera. Për një vit, ne kemi realizuar shumë prej punëve të premtuara të cilat ishin pjesë e programit tonë dhe që ishin kërkesa të qytetarëve. Reformat janë të vështira dhe nuk janë të lehta, por reformat i kërkojnë qytetarët dhe ata bëhen për interesat e shoqërisë tonë”, tha në fjalimin e tij Bejta duke thënë se Bashkë do vazhdojmë të punojmë në interes të shoqërisë, bashkë do ta ndërtojmë qytetin tonë, për të larguar injorancën, varfërinë dhe përçarjen, se vetëm në këtë mënyrë Bashkë mund të shkojmë përpara.
Para të pranishmëve fjalën e mori edhe kryetari i parë i komunës së Gostivarit, Enver Zenku i cili falënderoi këshilltarët komunal dhe kryetarin e komunës, Nevzat Bejta të cilët e bënë 29 Qershorin si datë të Ditës së komunës. Zenku gjithashtu foli edhe për sfidat dhe për vështirësitë me të cilat është përballur ai si kryetar komune në periudhën që ka drejtuar komunën e Gostivarit.
“Me takon një përshëndetje, një mirënjohje të garniturës së këshilltarëve të tashëm aktual të komunës së Gostivarit, kryesinë e kryetarit aktual Nevzat Bejta që për herë të parë i thanë PO demokracisë, për votimin e datës së 29 Qershorit, datës së parë të konstituimit të Kuvendit të parë të pluralist politik në komunën e Gostivarit. Kur jemi me rastin e konstituimit, unë do të përmendi disa fjali më kryesore. Në vitin 1991 u zhvilluan zgjedhjet e para të lira pluraliste në Maqedoni dhe në ato zgjedhje ne i fituam zgjedhjet Partia për Prosperitet Demokratik dhe kishte dy këshilltarë Partia Popullore. Mirëpo, përkundër asaj se ne kishim 38 këshilltar dhe vetëm 10 ishin të nacionaliteteve tjera, u pengua konstituimi i këshillit komunal edhe atë jo pak, po gati një vjet e gjysmë dhe konstituimi u bë në vitin 1992 edhe atë me 29 Qershor, them dhe kështu ka qenë me reagimin e faktorëve posaçërisht ndërkombëtar. Atëherë ishte e pamundur që prej 34 komunave e fundit e konstituuar ishte Komuna e Gostivarit. Për këtë edhe njëherë i përshëndes dhe i falënderoj udhëheqjen dhe këto këshilltarë të komunës së Gostivarit, për herë të parë e respektuan demokracinë. Prandaj në vazhdën e kësaj ishte edhe ajo vonesë e cila zgjati një vit e gjysmë, shkaku ishin marrëdhëniet e brishta ndërnacionale dhe marrëdhëniet e acaruara ndërpartiake. Gjitha ato ishin faktor kryesor që e penguan konstituimin për një vjet e gjysmë. Ishte e vështirë të udhëhiqet atëherë për arsye se ne funksionuam pa ligj për vetëqeverisje lokale, funksiononim me një buxhet jo një milion e gjysmë marka gjermane të plota. Do ishte e pamundur funksionimi dhe më takon një përshëndetje atij stafi të udhëheqjes apo ministrave tonë të pushtetit qendror të atëhershëm të cilët nuk kursyen nga ndihma që të ndërtojmë, të realizojmë në komunën e Gostivarit. Edhe njëherë i shpreh punë të mbarë kësaj udhëheqje të Kuvendit Komunal të komunës së Gostivarit, sëbashku me gjithë këshilltarët në sjelljen e vendimeve të cilat do jenë pozitive dhe do të jenë vendime që do ta ndihmojnë komunën e Gostivarit në pikëpamjen zhvillimore”, tha Enver Zenku kryetar i parë i komunës së Gostivarit.
Në emër të përfaqësuesve pushtetit qendror, foli Musa Xhaferri, Zëvendëskryeministër i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
“Përgëzoj kryetarin e komunës dhe stafin e tij për të gjitha ato suksese për gati një vit. Ndaj mendimin që Gostivari meriton si një qendër e madhe në rajonin e Pollogut si një qytet shumë i madh që të ketë një infrastrukturë të mirë, kushte të mira për shkollim dhe kryetari i komunës ta zhvilloje edhe turizmin malor ku do të ketë më shumë vizitor, më shumë të hyra. Do bëjë një apel që qytetarët e Gostivarit të jenë më patriot ti paguajnë taksat për buxhetin e komunës, se ajo u vjen në shërbim të atyre, do ketë shkolla më të mira dhe të rinovuara, do të ketë rrugë më të mira, do ketë pastërti. Ne si pushtet qendror do të insistojmë në programin e ardhshëm dhe ashtu e kemi programin që t’ju japim më shumë financa komunave, më shumë pushtet”, deklaroi Xhaferri.
Për punën njëvjeçare të Këshillit Komunal, foli kryetari Nasir Musliu.
“Gjej rastin të falënderoj kryetarin e komunës së Gostivarit Nevzat Bejta dhe administratën komunale me të cilët kemi një bashkëpunim të shkëlqyer dhe të ndërsjellë dhe rezultat janë tonat, janë rezultate të përbashkëta. Nga 11 mbledhje të mbajtura deri më tani, Këshilli i komunës së Gostivarit ka sjellë vendime të rëndësishme në dobi të qytetarëve dhe në këtë mënyrë ne realizojmë obligimet që ne i kemi para qytetarëve. Vendimet që i kemi sjellë kanë qenë një zgjidhje e shumë nevojave që ekzistojnë në shumë sfera, si në atë te arsimit, urbanizmit, kulturës, sportit, mirëmbajtjes se ambientit etj”, tha Musliu.
Fjalë rasti mori edhe përfaqësuesi i komunës së Smolenit nga Republika e Bullgarisë, me të cilën komuna e Gostivarit është binjakëzuar.
Programi u shërua me pikë muzikore nga Orkestra profesionale nën dirigjim të Prof. Jeton Pustina
Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në fund ndau mirënjohje për të gjithë ata të cilët kanë kontribuuar në zhvillimin dhe promovimin e qytetit, afaristët, sportistët dhe gazetarët.
Viti 2013 dhe 2014 ka qenë historik për sportistët tanë, të cilët na bëjnë krenar neve si Gostivar, prandaj falënderoj të gjithë për sukseset e arritura, Bellma Bebën, Berat Jakupin, Shëndrit Dearin, Admir Mehmedin, Shkordran Mustafin, Nuri Seferin, por edhe sportistët tjerë për kontributin që japin për ta promovuar kombin dhe shoqërinë e Gostivarit sa më mirë në vend por edhe në mbarë botën”, tha në fund Nevzat Bejta, kryetar i komunës së Gostivarit.
Dita e komunës këtë vit u shënua me shumë aktivitete kulturore, ku pjesë e shënimit të kësaj dite ishin edhe vendosja e fotografive të të gjithë kryetarëve të komunës së Gostivarit, kolonia artistike “Gostivari 14”, komedia “Stjuardesat” dhe ekspozita në Qendrën për Kulturë në Gostivar, me krijimtarinë e pjesëmarrësve në koloninë artistike. Drejtuesit e Shoqatës së Artistëve Figurativ të Maqedonisë “Draudacum”, të udhëhequr nga profesor Reshat Ameti ndanë mirënjohje për kryetarin e komunës, Nevzat Bejta dhe shefin e kabinetit të kryetarit, Bashkim Hasani, artistët pjesëmarrës dhe mediumet.
Dita e komunës më parë festohej me datë 23 Dhjetor.(Kortezi:INA)
G O S T I V A R I SI PARATHËNIE E SHPRESËS
Shkruan:Eugen SHEHU/ BERNE/ ZVICER/
Është marrë si aksiomë tanimë,shprehja e latinëve se koha në rrjedhat e saj mbyll plagët.Për më tej,kur simbolet tona kombëtare ende po dhunohen publikisht në shtetin artificial të FYROM-it,nuk mund të flitet për plagë të mbyllura dhe histori të kaluara.Klithmat e gjakut të derdhur në rrugët e Gostivarit jo shumë larg se ca vite më parë,akuzojnë ende.Ç’ka mund të ketë trazuar qetësinë shqiptare të atyre viteve ? Mendoj se janë disa faktorë.
Së pari qyteti i lindjes sime Gostivari,është historikisht e njohur për kontributet e saja në çështjen mabrëkombëtare.Bijt dhe bijat e saj kanë dhënë kontributin më të madh mes të mëdhenjëve për zgjidhjen e çështjes shqiptare,në luftëra,beteja,organizime ilegale,veprimtari patriotike e atdhetare,me një fjalë Gostivari ka qenë dhe mbetet një kështjellë e fortë e nacionalizmit të pastërt shqiptar,ndaj dhe gjithmonë ka qenë në shënjestër të ekstremeve shoveniste,serbe,bullgaro, sllavomaqedonase e komuniste.
Së dyti,Gostivari gjatë gjtha decenieve të sundimit sllavokomunist ishte një fole e ngrohtë e nacionalizmit shqiptar,i cili në heshtje rrefyzonte gjdo ndërmarje të pushtetit sllavomaqedonas,por edhe ishte iniciatorja kryesore e lëvizjeve ilegale në hapsirat e Maqedonisë shqiptare.Por edhe një votër e ngrohtë mbrojtëse e veprimtarëve dhe aktivistëve ilegal nga të gjitha hapsirat shqiptare.
Së treti,Gostivari mbeti gjithmonë në shënjestër të nacionalshovenizmit ortodoks sllavomaqedonas i cili nuk i shuajti kurrë hakmarrjet kundra popullatës shqiptare të këtij qyteti me rrethina që nga kohrat e luftës së dytë botërore , thellë të humbura nga forcat e Xhem Gostivarit dhe nacionalistëve të tjerë shqiptar,për ti kujtuar më pas demostratat e 68-ës,ata të 74-ës,të 81-shit e me radhë,me aktivitetet e saja në të gjitha përpjekjet mbarëkombëtare deri tek rrezistencat e armatosura.
Mendoj se këto janë disa nga arsyet e epsheve në nacionalshovenizmit sllavoortodoks për hakmarrje ndaj popullatës shqiptare të Gostivarit,kështu për të ardhur deri tek dita kobzezë e regjistruar në memorjen e gjdo Gostivarasi si një ditë zie,ku tupanat e mortës paralajmëronin vaditjen e rrugëve të qytetit me gjak shqiptari.
LEGJITIMIMI I PADREJTËSISË
Në mëngjezin e datës 8 korrik 1997,kish nisur të luhej skenari i përgaditur që ma parë,prej idhtarëve të verbër të boshtit sllavoortodoks Beograd-Shkup.Dhe akti i parë i kësaj drame filloj të shfaqej në sallën e parllamentit sllavomaqedonas dhe realizimi i saj,vë përpara përgjegjsisë kolektive,deputetët e zgjedhur prej elektoratit sllavomaqedonas.Në këtë ditë,parrlamenti sllavomaqedonas miratoi ligjin mbi përdorimin e simboleve kombëtare të kombësive,me ç’rast mohohej plotësisht mbajtja e tyre për shqiptarët etnik.E vërteta është se pro këtij ligji apsurd,votuan deputetët sllavomaqedonas të pozitës ndërsa opozitarët votuan kundra.Grupi i deputetëve shqiptarë të opozitës,në mënyrë të hapur,në çastet e votimit,u largua i indinjuar nga salla.Po të martën mbas dite,zëvendësi i qeverisë sllavomaqedonase,njoftoi (sipas agjensisë Enter) se :”Nëse pushtetarët lokal në Gostivar,nuk respektojnë kërkesën e gjykatës kushtetuese maqedonase,për heqjen e flamujve përpara kësaj komune,atëherë këtë do ta bëjnë organet kompetente”.
Pas kësaj deklarate ( që mund të konsiderohej si një kërcënim i hapur) policia sllavomaqedonase ndërmerri hapin tjetër kriminal.Në befasi të plotë,në mesnatën e 9.korrikut,rreth orës 1-2 ajo arrestoi me dhunë qindra shqiptarë aktivistë të Gostivarit,jashtë çdo lloj procedure ligjore,qoftë edhe prej atyre që vetë parlamenti pat vendosur.Asnjë mandat arrestimi nga gjykata nuk pati në duart e policëve sllavomaqedonas përveç se të armatosur deri në dhëmbë,të cilët shumica të prurë nga monopolet e duhanit e orizit nga rrethinat e Gjevgjelisë ,Kavadarcit,Koçanës e tj,zona të cilët janë të tërbuara nga antishqiptarizmi shoven ortodoks.Midis qindra të arestuarve me dhunë,ishin edhe kryetari i komunës së Gostivarit Rufi Osmani,kryetari i këshillit komunal të Gostivarit Refik Dauti,zëdhënësi i PDSH-së,Ernard Fejzullahu etj.Arestimet në masë u pasuan kësaj nate edhe në heqjen e flamujve shqipatrë nga të gjitha ndërtesat e objekteve shtetërore në Gostivar,Tetovë e Dibër etj,duke dashur të përulnin kësisoj dinjitetin shqiptar,krenarinë emblematike të tij.Me këtë rast,shërbimet sekrete sllavomaqedonase,të kontrolluara tërësisht nga UDB-ja dhe KOS-i,vërtetuan edhe një herë si shum herë fytyrën e tyre të pafytyrë kriminale,duke hyrë e dhunuar edhe votrat e qindra qytetarëve e veprimtarëve shqiptarë.Kuptohet lehtë pse kahu kryesor i goditjes ishte pikërisht Gostivari.Prej vitesh ka qenë dhe mbetet qyteti më krenar shqiptar në kreaturën FYROM,si në pikëpamje të rrjedhava demokratike ashtu edhe në rrafsh të vlerave të nacionalizmit të pastër shqiptar.Mbase nuk duhet harruar fakti që në Gostivar,në vitet 1941-1944,krejt rendin qetësinë,ngritjen e shkollave etj,i siguronte pushteti i cili ishte plotësisht në duart e nacionalistëve të ndershëm shqiptar.Në ato vite,falë pikërisht autoritetit dhe largëpamësisë të atyre burrave,flamuri ynë kuqezi valonte krenarisht në çdo shtëpi e shkollë në Gostivar e rrethina.Nacionalshovenizmi sllavomaqedonas,pra i një “populli” që nuk ka ende historinë dhe flamurin e tij,në vend që t’i shtyje këta në kërkim të simbolikës së humbur të tyre,i nxit për masa të tilla bizantine ndaj shqiptarëve me ç’rast kanë patur një histori,një gjuhë të folur e të shkruar,një flamur-simbol,së paku 6 shekuj më parë.Dita e dhjetë korrikut,do të vinte me përcjelljen në varr të viktimeve të para,të burrave të parë të Gostivarit që dhanë jetën për flamurin tonë kuqezi,për ate simbol të shenjtë i cili përmbledh në vetvehte aspiratën shekullore të shqiptarëve për liri,prosperite,demokraci e bashkim kombëtar.
Vrasjet e tre shqiptarëve të cilët demonstruan hapur dashurinë e tyre për mbrojtjen e simboleve arbërore, e rritën tepërimi revoltën e banorëve të krejt Maqedonisë shqiptare.Përballë kësaj revolte në shpërthim,policia e fshehtë sllavomaqedonase,ndërmori hapa të tjera kirminale duke montuar reparte të tjera nëpër udhëkryqet kryesore të Gostivarit,të gatshëm për reprezalje të tjera.Ndërkaq,në mbramjen e datës 9 korrik,parlamentarët shqiptarë në parllamentin sllavomaqedonas,kërkuan që qeveria në mënyrrë urgjente të japë spjegime mbi terrorin dhe vrasjet e kyrera,por spjegimet veç ishin shum kohë ma parë të përgaditura në sirtaret e shovenizmit sllavoortodoks.
KOMPONENTE ANTISHQIPTARE NË VEPRIM
Mendoj se ka influencuar së tepërimi,propagnada e Shkupit shoven e cila duke u rrekur t’i fshehë e minimizojë masat represive të qevrisë sllavomaqedonase,arritiu së paku një objektiv në arenën ndërkombëtare,natyrisht duke pasur në krah të vetin diplomacia sllavomaqedonase edhe disa politikan shqiptarë nostalgjik të ish mbeturinës komuniste jugosllave.Kështu u caktua të shkojë në Shkup,komisioneri i lartë i OSBE-së,për minoritetet,Van der Shtul,i cili do të mundësonte edhe një fare “zgjidhjeje të problemit”,këtë lëvizjeje të politikës mafioze të qeverisë sllavomaqedonase, e mbështeti edhe lobi sllavoortodoks në ballakn me elemntin e tyre në zyrat e OSBE-es.Misioni i Van der Shtulit,do të menodeh i gabuar që në fillim prej disa analistëve përëndimorë.Dy-tri gazeta gjermane të atyre ditëve e quajtën madje qesharake këtë misioner i cili ishte i mirë informuar dhe me predispozitën për interesim ndaj minoriteteve dhe jo ndaj rastit në fjalë,ku shqiptarët janë më shumë se 40% e popullsisë së këtij shteti të ngjitur me pështyme disa decenie më parë.Van der Shtul do të dështonte ashtu sikundër në Shqipëri e më pas edhe në Bosnjë ndaj krimeve shovene serbosllave.Në bisedën që Rufi Osmani,ka bërë me të,në mjediset e paraburgimit,ia ka spjeguar me hollësi ç’kish ndodhur,duke u ndaluar sidomos në ato plane çka fshiheshin prapa heqjes së flamujve.Por mesa duket për Evropën “e qytetëruar” çështja e flamurit të shqiptarëve,mund të jetë edhe si çështje e kaluar,që nuk ja vlen të rimeresh.Përkundër kësaj,kryeministri gjakatar sllavomaqedonas Cërvenkovski,vetëm dy ditë pas dhunës së Gostivarit,përgëzoi pjestarët e policisë kriminale që sipas tij:”Kanë kryer më së miri detyrën që u ishte besuar”.Në unison me këtë deklaratë,mund të merret edhe kërcënimi në po ate ditë i kryekriminelit dhe antishqiptarit të tërbuar Gligorov,i cili u shpreh tekstualisht ndaj shqiptarëve se “Do të jetë me rrezik vazhdimi i rezistencës së tyre”.Më pas situata e tillë e rrezikshme u përcuall edhe në Dibër,Strugë dhe Kumanovë.Pas këtyre ngjarjeve ishin me dhjetra letra e telegrame që arritën në Shkup,në qendër të misioneve diplomatike të huaja,sidoqoftë,protestat shqiptare binin në vesh të shurdhër,qëndrimi i ftohtë i këtyre misioneve në Shkup e gjetkë,dëshmonte trajtën e palëvizshme të qëndrimit ndaj shtetit amë,përndryshe detyrimin që këta shtete kishin ndaj boshtit Beograd – Shkup.
SHTETI AMË… APO NJERKË ?
Ngjarjet e Gostivarit,nuk mund të kalonin heshturazi në Shqipëri.Në shtetin tonë amë,mijëra shqiptarë marshuan drejt ambasadës së FYROM-it,duke protestuar zëshëm si “Shkupi-kryeqytet i Dardanisë” mandej “Shkodra,Tirana e Vlora janë në Gostivar” edhe parrula si “Shkupi,Tirana, Prishtina,Janina” mbulonin pankartat demonstruesit,duke rënë në sy edhe këngët patriotike të shoqatës “Dardania”,ndërsa në protestën e lexuar pos të tjerave thuhej se “Gjaku i derdhur në Gostivar,çjerr përpara botës perden e krimit të kuazidemokacisë së shtetit tuaj, e cila është demokraci e tankeve dhe e automatikëve.Ju bëjmë me dije se gjaku i derdhur në Gostivar,në mbrojtje të flamurit kombëtar nuk mund të shlyhet dot,asnjëherë”.E vërteta është se këto tubime,protesta,deklarime e qëndrimeve nacionale,ishin njëra anë e medaljes,Ana tjetër ajo më e turpshmja,më paradoksalja,më ogurzeza është qëndrimi socialisto-komunist i Tiranës,në një deklaratë e cila ende sot dallon prej njollash turpi,ku asnjë nuancë dhimbjeje për të rënët e Gostivarit,asnjë fjalë humane për qindra të plagosur e maltretuar,por vetëm disa fraza të ftohta të cilat Shkupi shoven i ka dëgjuar duke qeshur.Duam apo s’duam,kjo butafori politike më jep të drejtën tju kujtoj vitin 1945,atëherë kur sllavomaqedonasit kryenin masakra të përgjithshme në Maqedoninë shqiptare ndërsa klika e Tiranës së kuqe,u binte borive të miqësisë vëllezërore me popujt e ballkanit.Po ato ditë Paskal Milo (minoritar grek),i cili në përgaditje për postin e ministrit të jashtëm,pat bërë një deklaratë të shëmtuar ( jo pa qëllim) në të cilën popullsinë shqiptare mbi 40% të Maqedonisë perëndimore e pat quajtur minoritet.Kjo deklaratë turpi u përshëndet nga Shkupi shoven,por u denoncua ashpër nga partitë politike shqiptare të spektrit të Djathtë.,si një deklaratë antishqiptare që sinkronizohet me qëndrimet më të ndyra të shovenizmit sllavo-maqedonas.
Ultranacionalistët e Shkupit shoven,ata që i vunë flakën Gostivarit,ata që vranë e maltretuan mbrojtësit e flamurit tonë kombëtar,ata që më pas legjitimuan këtë gjakderdhje,në fundkorrikun e vitit 1997 do të vazhdonin gjyqet farse ndaj atdhetarëve shqiptarë,pikërisht duke parë se Shqipëria nuk sillej si shteti amë por si njerkë e jona.Shovenistët sllavoortodoks përsëri u liheshin duart e lira për të vazhduar krimet dhe proceset e montuara politike ndaj shqiptarëve,prona dhe votra shqiptare rrezikohej deri në skajshmëri,ndërsa qytetari gostivaras humbte vlerën përballë krimit ditorë.
SIMBOLIKAT SI KUNDËRVËNIE
Simbolikat kombëtare përfaqsojnë një histori të tërë me epikën dhe tragjizmin e tyre.Anipse ato janë ngjizur me një moment të caktuar të historisë,bashkëjetesa me fatet e popujve ka qenë e mbetet shekullore e palujtshme.Parë në këtë rrafsh,unë them se lufta antishqiptare për flamur,asesi nuk mund të jetë shprehje e një nacionalizmi romantik të vonuar.Por ajo luftë ka qenë dhe është,betejë për të drejtat themelore për liritë e harruara,për prosperitetin dhe tek e mbramja për vetë egzistencën e shqiptarëve etnikë.Se sa e rrezikuar është kjo egzistencë prej sulmeve të verbërta shovene,mund ta rrëfejnë dhjetra ngjarje në këto shtatë decenie të triumfit të internacionalizmit proletar në ballkan dhe Evropën Lindore.Në FYROM nuk pati asnjë precedent të djegjes së “flamurit maqedonas” për të vënë flamurin shqiptar.Por me djegjen e flamurëve shqiptar,me vrasjet e njerëzve që e mbajtën ate,policia kriminale e Shkupit shoven kërkonte të vriste në radhë të parë historinë tonë,në përpjekje për ta mbuluar ate me një histori të shkurtër në kohë krejt të sajuar nga të tjerët.Të pretendosh paskëtej,të fshish nga kujtesa e një kombi,një flamur lavdie disa shekullore duket tepër donkishotesk dhe e rrezikshme.Kjo ngase duhet të varrosësh një etni të tërë,me kontinuitetin psiko-moral,me vlerat e fituara përmes sakrificave sublime.Në rastin më konkret,synimet e gostivarasve që mbajtën me gjak flamurin tonë kombëtar,ata e vunë jetën e tyre,jo vetëm në mbrojtje të historisë shumshekullore tonën por edhe të egzistencës fizike e morale të kombit tonë,duke u dëshmuar segmenteve kriminale të shtetit sllavomaqedonas se shqiptarët në asnjë rast nuk do të konsiderohen si qytetarë të dorës së dytë,në vatrat tona,në trojet autoktone shqiptare.
Tek e mbramja,une do të thosha se ngjarjet e Gostivarit,në 9-të korrikun e vitit 1997,shërbyen si prologu i një stuhie të madhe që afronte.Brenda zemrave të gostivarasve të mij,jetonte jo vetëm dëshira për flamur e shkollë shqipe,por krejt dimensioni njerzor që të fal liria.Ndaj në horizontet e Maqedonisë shqiptare nuk do të vononin krismat e pushkëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare,të cilat paralajmëronin rizgjimin e shpresave për qëllimin emblematik të shqiptarëve,liri,bashkim, prosperitet e ardhmërinë kombëtare,në tokat ku zoti ua ka falur shqiptarëve.Dhe amanetet e dëshmorëve të kombit,le të jenë të shenjta për gostivarasit e mij.
Bern-Zvicër