NJU JORK, 10 maj /ATSH-AFP/ – Me mijëra eshtra të paidentifikuara të viktimave të 11 shtatorit 2001 u transferuan sot gjatë një ceremonie në “Ground Zero” aty ku ndodheshin kullat binjake të “World Trade Center” dhe ku aktualisht gjendet një memorial dhe një muze.
Ky transferim është parë si një ofendim dhe një sakrilegj nga disa familje të viktimave dhe që refuzojnë që mbetjet e të afërmve të tyre të vendosen në muzeun nëntokësor të 11 shtatorit, që ndodhet në të njëjtin vend ku ndodheshi kullat, rrëzimi i të cilave shkaktoi më shumë se tre mijë të vdekur më 11 shtator 2001.
Ky transferim u krye nga disa dhjetëra automjete të policisë, zjarrfikësve dhe të autoriteteve portuale të qytetit të Nju Jorkut dhe të Nju Xhersit.
Korteu u nis nga qendra mjeko-ligjore në Nju Jork në lindje të Manhatanit dhe mbërriti rreth orës 07 : 00 me orën lokale (11 : 00 GMT) në “Ground Zero”, që ndodhet në jug të ishullit.
Autoritetet parashikuan të mos mbahet asnjë ceremoni dhe se vetëm të afërmit e viktimave mund të merrnin pjesë