Në Vuthaj hapet Muzeu Etnografik në të cilin përfshihen eksponate të vjetra tradicionale karakteristike e fshatit Vuthaj dhe e trevës tonë Plavë Gucisë.
Dëshira e madhe për të ruajtur nga zhdukja e vlerave të mirëfillta autoktone bëri të veten që bashkëvendësin ynë Ramok Çelaj të hap Muzeu Etnografik për her të par në Vuthaj në një nga anekset e kullës qindravjeçare të kësaj familje.
Është kjo një hapësirë i posaçëm ku do të ruhen dhe ekspozohen për vizitoret ky thesar i çmuar dhe me vlerë i vendlindjes tonë .
Dashuria e madhe e Ramok Çelajt bëri të veten që kjo pasuri kombëtare, tani e tutje mos të mbes në mëshirën e fatit por të jetë e ruajtur dhe e mirëmbajtur nga një adhurues i flaket i etnografisë siç është fisniku vuthjan Ramok Çela.
Ramok e përgëzojmë për këtë nisme, ndërkaq ju të dashur vizitor dhe adhurues të etnografisë ju sugjerojmë qe sa her qe jeni ne Vuthaj, jeni te mirëseardhur në Muzeu Etnografik.