• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

U promovua në Krajë “Veshja e nusënisë Krajane”

August 5, 2022 by s p

U promovua në Krajë botimi etnografik me titull “Veshja e nusënisë krajane” i studiuesit të mirënjohur Hamid Alaj. Edhe pse në një mot percjellur me të nxehtin afrikan dashamirësit e librit nuk munguan ne evenimentin e përurimit të librit të autorit krajan i kthyer nga mërgimi në vendlindje për këtë promovim. Botimi që sjell një vlerë kulturore dhe etnografike për Krajën “Veshja e nusënisë krajane” ngjalli shumë interes te të gjithë pjesëmarrësit. Promovimi i librit u mbajt në shtëpin e kulturës në Ostros të Krajës.

Pjesëmarrja ka qenë e konsiderueshme në një ditë të nxehtë vere dhe evenimenti kulturor ka qenë i përcjellur nga moderatorja dhe kryetarja e Degës se Shoqatës “ Kraja” në Ostros-Krajë znj Medina Cura. Të pranishëm kanë qenë edhe televizioni TV Teuta dhe gazetarë të tjerë të sferës së kulturës e jo vetëm ku bie në sy ajo e Radio Tivarit në gjuhën shqipe znj. Drane Mavruçiq. Kumtesa për librin mbajtën z. Dr. Nail Draga ish-pedagog në Universitetin e Prishtinë, z. Ismet Kallaba kryetar i Shoqatës se Artistëve dhe Intelektualëve ArtClub nga Ulqini, ish mësuesi dhe aktivisti i dalluar nga treva e Krajës dhe jo vetem z. Ali Gjeçbitaj, znj. Luljeta Avdiu Cura kryetare e shoqatës OJQ “ Labeatët” ku njëkohësisht dorëzoi te autori i librit edhe një mirënjohje për kontributine tij të çmuar. Mirënjohje kjo dhënë autorit si pjesmarrës i konkursit të fotografin në vitin 2019. Pastaj të pranishmit me anë të një video nga New Yorku i pershëndeti dhe mbajti kumtesën e tij rreth librit edhe z. Dr. Paulin Marku ish pedagog Universitar nga Shqipëria dhe studiuesit në Akademinë Albanologjike.

Një karakteristikë tjetër e ketej evenimenti ka qenë se si kurrë me parë autori beri një nënshkrim të mjaftueshëm të librave për dashamirësit e librit. U njoh me figura të ndryshe të shkencës dhe dije në përgjithësi ku mund të veçojmë ate me Dr. Sabina Osmani pedagoge pranë Universitetit Shtetërorë në Mal të Zi me seli në Podgoricë.

Sponzor i këtij evenimenti ka qenë shoqata “ Kraja” ku autori i librit për disa vite ishte edhe kryetar i saj.

Pas përurimit të librit për nder te pranishmëve u shtrua një koktej në restaurantin “ Votra” në Ostros të Krajës.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Hamid Alaj

TRASHËGIMI NGA DIASPORA KRAJANE

May 26, 2022 by s p

Nga: Hamid Alaj – New York/

Veshja e nusërisë krajane-allaturka është trashëgimi e trevës së Krajës që e ka ruajtur origjinën e vet edhe brenda shukullit XX, mbase edhe më parë, e deri në ditët tona. Ajo paraqet një thesar të çmuar  të kulturës tradicionale të trevës në fjalë, e cila po i kanoset rreziku i zhdukjes së saj nga vërshima e kohëve moderne.

Image may contain: 1 person, smiling, standing and child           Kjo veshje me ngjyrat e saja dhe dekoracionet e larmishme si dhe estetika e sajë i ngjanë një petku magjik që mund të zgjojë kurreshtjen e artistëve ashtu siç ka zgjuar kurreshtjen e mjeshtreve krajane, të cilat e  kanë qëndisur me gjilpërë duke formuar këtë veshje si formatike të ruajtjes së sajë në formë suveniri. 

Image may contain: 1 person, smiling, standing           Bukuria e kësaj veshje tradicionale e nusërisë krajane (allaturka) që i ngjanë një petku magjik, ajo shfaqet e qetë për bartëset e saj. Mirëpo,  kurë e shpalosë pjesë-pjesë këtë dekor ke të bëshë me supriza, me shumë mendime, me shumë gjykime etj., se si është krijuar dhe është ruajtur deri në ditët e sotit gjithë ky dekor i kësaj veshje, edhe pse me ndryshime të shumta që ajo ka kaluar nga dekada në dekadë. Një nga suprizë e tillë është edhe për ditët tona, që kjo veshje gjithnjë e më tepër po ruhet dhe po trashëgohet edhe në diasporen krajane, si në Amerikë, Australi, Gjermani e kudo ku ka krajane, e cila ja dinë vlerë dhe bukurinë e sajë. 

           Kjo veshje është një trashëgimi e kulturës materiale, të cilën vasha krajane e ruan me fanatizëm, pa i’u shmangur asaj, kurse për nga zbukurimet e saja ajo është si pjesë e kulturës shpirtërore e vashave krajane, të cilat e kanë krijuar, dekoruar e dhënë formën e sajë të duhur, gjë që ka bërë të mundur mbajtjen gjallë të kësaj veshje, në radhët e tyre. Ajo jo vetëm është e pranishme në trevën e Krajës, por siç kemi cekur edhe më parë, ajo ruhet dhe trashëgohet edhe në diasporën krajane. Sot kjo veshje është, pothuaj se më e pranishme në diasporën krajane se sa në vetë trevën e Krajës, prej nga është e trashëguar në diasporë. Po thuaj se nuk ka vashë krajane që kurë martohet nuk e veshë këtë veshje kur bëhet nuse, ndoshta jo ditën e nusërisë së sajë, por patjetër që e veshë për fotografi kujtimi, apo edhe për trashëgimi, me të cilën identifikohet prejardhja e sajë. Kur shohim ndonjë vashë krajane me veshjen e “nusërisë krajane (allaturka)”, çdo krajani i cohet zemra pesh, çdo krajani ia kujton vendlindjen e vet Krajën, çdo krajani ia kujton ato ditët e dasmave të hershme krajane , kur një dasëm e tillë , kur përcillej nusja, ajo ishte e veshur me një veshje “allaturka”. Sot kjo nuk ndodhë në trevën e Krajës. Kjo nuk ndodhë as në diaporë, sepse aty nuk ka ndodhur kurrë, por sot në diasporë kjo veshje po ruhet dhe kujtohet edhe më shumë se në vetë Krajën, prej nga rrjedh trashëgimia e saj në diasporë.

           E gjithë veshje e “nusërisë krajane (allaturka)” është produkt i punëve nga vetë dora e vajzës krajane, pra e punëdorës shtëpiake. Materialet e kësaj veshje kryesisht janë nga mëndafshi dhe pambuku. Dikur, secila shtëpi krajane e kishte tezjehun e vendosur horizontalisht ku endnin gratë për përgaditjen e veshjes së nusërisë krajane. Ato, përpos që endnin, qendisni, qepnin pjesë të kësaj veshje dhe thurnin në grep materialet e nevojshme të sajë. 

F:\Pictures\1bbbbbbb.jpg           Vashat krajane dinë t’i ruajnë traditat e tyre të pasura, si në kulturë, në fushën shpirtërore, në folklor etj., poashtu edhe në veshjet e tyre, e në veçanti veshjen e “nusërisë krajane (allaturka)”. Ajo gjithmonë është trajtuar si element kryesorë i kulturës shpirtërore e asaj materiale të vashës krajane, gjegjësisht të përkatësisë etnike të sajë.

           Kjo veshje ka shumë karakteristika të rëndësishme në përbërjen e sajë, por njëra ndër to është për tu veçuar, mbulesa e kokës “kaferxhiku”, i cili është i punuar nga mëndafshi me ngjyrë të kuqe ose me ngjyrë rozë (bajbakame), i dekoruar dhe në fund të pëlhurës së mëndafshit ka thakë që lëshohen poshtë shpinës së nuses. Në përbërjen e “kaferxhikut” bënë pjesë edhe kapuçi i vogël i cili vendoset mbi kokë dhe ka ngjyrë rozë (bajbakame), ose të kuqe, qe duhet të jetë e kundërta e ngjyrës së “kaferxhikut”. Pastaj, për tu veçuar është edhe vargu i madh me lira ari (teste me florinj), pa të cilat kjo veshje as që mund të paramendohet se do ta mbërrijë vlerën e sajë estetike për nga stolit që ajo përmbanë në kuadrin e vet.

           Paraqitja e veshjes së nusërisë krajane te bartësja e sajë, bëhej sa më dinjitoze dhe ishte diçka e veçantë, andaj krajanija, konkretisht prindërit e saj, kompenzonion me vetëdije të plotë, sepse një sakrificë e tillë ekonomike për vajzën e vet (për t’ia përgaditur veshjen e nusërisë), konsiderohej si një gjë tradicionale apo detyrim shpirtëror ndaj fëmisë (vajzës) së vet, gjë së cilës nuk mund t’i shmangësh lehtë. Duke qenë kaqë e shtrenjtë dhe kaqë e çmuar në vlera materiale dhe ato shpirtërore, kjo veshje u bë shenjë e dashur e përkatësisë së vajzës krajane e sidomos atyre që e bartin atë.

           Mund të themi se ruajtja e kësaj veshje në diasporën krajane, si pasuri shpirtërore e vajzës krajane, si përkatësi etnike të trevës nga rrjedh ajo, veshja e “nusërisë krajane (allaturka)” është një veshje tradicionale që tregon për: relacionet në shoqërinë krajane, për ëndrrat, dëshirat, aspiratat, për të ruajtur traditën e vet, etj., të çdo vajzë krajane që ta ketë dhe ta ruajë si relike të origjinës së sajë, edhe pse sot kjo mund të konsiderohet si e tillë.

                                                                                                                  Nga: Hamid Alaj

                                                                                                                        New York

Filed Under: Analiza Tagged With: Hamid Alaj

“VESHJA E NUSËNISË KRAJANE”

November 17, 2021 by s p

Hamid Alaj*

Fjala e mbajtur me rastin e promovimit të librit në Vatër

Të nderuar të pranishëm!Të nderuar Udhëheqës dhe Këshilltarë të Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” në New York.I nderuari Kryetar z. Elmi Berisha.I nderuari Editori i gazetës DIELLI, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” z. Sokol Paja .Të nderuar mysafir!Zonja dhe zotërinj, Si fillim dua të ju paraqitem me një fjalë krajane, fjalë që vjen nga treva e cila vije edhe unë vetë, nga ajo e Krajës, që kur takohen krajanët dhe krajanet në kohë të tillë të ditës, pra në mbrëmje thonë: “MRAMJA MIR” atëherë më lejoni që edhe unë të ju them të njëjtën gjë në një takim siç është ky i kësaj mbrëmje “MRAMJA MIR E MIR SE KENI ARDHR”. Të nderuar pjesëmarrës. Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim përsonal të ju përshëndes dhe të ju shpreh mirëseardhje në këtë tubim të promovimit të librit tim; “VESHJA E NUSËNISË KRAJANE”. Gjithashtu dua të falënderoj dhe të përshëndes perzemërsisht të gjithë juve të pranishëm dhe në mënyrë të veçantë komisionin organizativ si dhe të gjithë të tjerët që kanë kontribuar në realizimin e këtij tubimi, gjë që do ti japë këtij tubimi apo thënë ndryshe këtij promovimi të librit tim nivelin e duhur shkencor.Sot është hera e parë për mua që marr pjesë në një organizim të tillë në bashkëpunim me Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” në New York. Është një privilegj i veçantë për mua që sot gjindem para jush por edhe nji kënaqësie e veçantë për adhuruesit e librit që ju shohim kaq entuziast në pjesmarrjen tuaj. Zonja dhe zotërinj, Treva e Krajës është një “oqean” i traditave dhe i kulturës, e për ta përshkuar atë duhet një timonier i mirë dhe i sigurt. Unë e di se nuk jam njëri nga ata, por thjesht po ia nisi lundrimit tim në këtë oqean me një sul, pra barkë të thjeshtë me rrema, ku në ndihmë do të më dalë edhe flladi i vendlindjes sime duke më ndihmuar që sadopak të përshkoj këtë “oqean” të vlerave të shumta dhe të pamohueshme kulturore që kanë lindur dhe trashëgohen në këtë trevë. Pra, qëllimi i këtij lundrimi dhe bindja se shtrati i kësaj trashëgimie kulturore të trevës së Krajës, plotësohet prej larmive të saj, ashtu sikur lumi mbushet prej degëve të tij është siç e kam paraqitur në titullin e këtij punimi, “veshja e nusënisë krajane” që në të folmen e Krajës njihet me emrin “Veshja Allaturka”, që të shpalosi vlerat e traditës dhe kulturës popullore të trevës së Krajës, e në veçanti që t’i kujtojmë gjeneratat e shkuara dhe të sotmet dhe t’ua lëmë trashëgim brezave të ardhshëm. Duke parë rëndësinë e kësaj veshjeje si dhe rolin që luan në etninë e popullit të trevës së Krajës, këtë punim mendova t’ia kushtoj kësaj etnie kulturore të trevë në fjalë. Padyshin, se një nga arsyeja tjetër që më shtyu të merrem me këtë studim etnografit të trevës së Krajës është se unë i përkas asaj që e ka pasë traditë dhe vazhdon ende ta ruaj (edhe pse jo me të madhe) këtë artizanat familjar. Si karakteristikë e nuses krajane padyshim se është veshja e saj, që është një veshje e këndshme, një veshje e bukur dhe kaq e pasur me elementet e saj përbërëse. Si çdo veshje traditore edhe kjo veshje shquhet për shumë elemente etnografike të cilat ofrojnë mundësi studimi për shumë disiplina shkencore, aq më tepër kur kjo veshje gjallon edhe sot, edhe pse jo me shumicë si dikurë, por e ruajtur me fanatizëm nga vashat krajane, edhe pse e transformuar dhe e modifikuar, është ende e pasur. Kjo veshje është shumë joshëse (tërheqëse) për nga pamja e saj e cila të mbushë me emocione dhe krenari, për pasurin dhe bukurin e saj. Ajo në pamjen e saj tregon artin e thjeshtë të vashës krajane, e cila e punon dhe e bartë me krenari të veçantë këtë kostum dedikuar enkas asaj. Kjo veshje është thesar i femrës krajane sa që shumë lehtë mund të dallohet se cilës trevë apo krahine i takon. E bartur dhe trashëguar brez pas brezi, ndër nuset krajane kjo veshje është pasuri dhe si një element më i rëndësishëm i kulturës materiale të kësaj treve. Ajo është një veshje e këndshme, e bukur dhe kaq e pasur me elementet e saj përbërëse. Kur flasim për veshjet duhet të kemi parasysh edhe një thënie të Faik Konicës, i cili thotë: “Ka aq kostume shqiptare sa ka edhe krahina”. Pra, lirisht mund të thuhet se në gjeohapsirën ku jetojnë shqiptarët, gati secila trevë ka veshjen e vet karakteristike me të cilat dallojnë njëra nga tjetra. Një ndër to është edhe veshja e nusënisë krajane, e cila veshje identifikon tevën e Krajës. Që në shikimin e parë kjo veshje lë përshtypjen e një mozaiku shumë ngjyrësh, ku bie në sy një larmi që duket e pashterrshme si për nga ngjyrat po ashtu edhe për nga forma e saj. Elementet e zbukurimit, forma, ngjyrat dhe pjesët e kësaj veshje, përmes talentit dhe mjeshtërisë së punuar nga dora e vashave krajane, shprehin dhe krijojnë ndjenjat shpirtërore të popullit që i krijon dhe i përdorë. Të gjitha këto elemente, kërkojnë njohje paraprake që shërbejnë për të shqyrtuar në detaje përbërjen e kësaj veshje. E kush nuk është dashuruar me bukurinë e kësaj veshje që me duart e arta dhe të gdhendura të vashave krajane, thurnin e ç’thurnin pëlhurë për përgaditjen e veshjes së nusënisë, me vite të tëra, sepse e tillë është dashuria ndaj sajë, e cila i mbijetoi viteve me forcën e saj. Duart e vashës krajane na kanë magjepsur me punën dhe besnikërinë e tyre ndaj kësaj veshje, të cilat shikuar në përgjithësi luanin rolin e artisteve, në përpuninim dhe dekorin e sajë, po ashtu sikur artistet që luajnë rolin e tyre të magjepsur gjatë interpretimit në skenë. Ndërkohë, edhe pse kjo veshje duke shkuar në harresë, nuset krajane gjithnjë po e ruajnë me fanatizëm këtë trashëgimi kulturore të trevës së vet. Ajo shfaqet e lidhur ngushtë me karakterin e popullit të cilit i takon dhe vazhdon jetën e saj edhe në kohët moderne. Trashëgimia kulturore është e rëndësishme për çdo shoqëri, për çdo trevë apo krahinë qoftë ajo, sepse ajo është pjesë e historisë së shoqëris, treve apo krahine, andaj edhe për trevën e Krajës vlenë po e njëjta gjë. Nuset krajane të veshura me këtë kostum, si dhe me pjesët përbërëse të saj, ngjajnë si mbretëresha të vërteta në paraqitjen e tyre. Prandaj, lirisht mund të thuhet se veshja paraqet një flamur të trevës, të identitietit të vet, në këtë rast të femrës krajane me veshjen e nusënisë, me të cilën dëshiron të identifikohet se cilës trevë i përket. Andaj ajo duhet të qëndojë besnike ndaj flamurit të vet, ashtu si një popull qëndron besnik ndaj flamur të vet kombëtar. Ashtu siç krenohet me shumë gjëra në jetën e saj, ashtu duhet të krenohet edhe me këtë veshje e cila zë vend tejet të veçant në identifikimin e trevës që i përket, duke e ditur se mënyra e veshjes është diçka me të cilën njeriu krenohet. Kjo veshje është e atillë sa që me përdorimin e saj i japin një pamje të hijshme e madhështore vashës krajane. Realizimi i këtij punimi ka qënë një eksperiencë dhe përkushtim disa vjeҫar i cili nuk do të kishte qenë i mundur të finalizohej pa ndihmën dhe mbështetjen e shumë personave e sidomos të femrës krajane. Sa më shumë që njeriu e thellon një studim, çfarë do qoftë ai, e ndijen veten si një fillestarë. I tillë jam edhe unë përballë gjërave të reja që na dalin përpara për të ndiçuar sa më shumë thesaret e trevës së Krajës. Ne mund të bëjmë vetëm atë që na vjen për dore, duke përdorur literaturën shkencore dhe ate orale të kohës, me anë të intervistave, me bindjen e fortë se: “gurë, gurë bëhet murë”, ku me dashuri të madhe dhe sakrifica të shumta do të mbesë ajo rreze e vogël drite të zbulimeve tona. Kjo vepër është shkruar me qëllim që të tregoj pasurin dhe rëndësin e saj ndër veshjet tjera të popullit shqiptar. Them këte se për këtë veshje është shkruar shumë pak, sa mos të thënë aspak. Megjithëse etnografët më të shquar të Shqipërisë, apo shqiptarë në përgjithësi, kanë bërë studime nga më të ndryshmet për veshjet e ndryshme të popullit shqiptar, për veshjen e nusënisë krajane nga etnografët e tillë ende nuk është arritur në një shpjegim konkret, ndoshta pse kjo veshje ka qenë ekzistente vetëm në malësinë e Krajës dhe jashtë kufirit shtetëtror të shtetit shqqiptar. Këtu në këtë libër është shkruar për të shqyrtuar origjinën e saj, strukturën, motivet, elementet e saj, etj., gjë e cila do të mundësojë që edhe kjo veshje të integrohet dhe të bëhet e njohur në sfera të ndryshme të kulturës sonë shqiptare. Pa pretenduar se me daljen në dritë të këtij libri, arrita shkallën përfundimtare të shqyrtimit të veshjes së nusënisë krajane, si pjesë e trashëgimisë së trevës së Krajës, mendoj se libri do ti shërbejë sadopak plotësimit të njëfarë boshllëku të mirëfilltë në këtë fushë. Dhe së fundi dëshiroj të falenderoj të gjithë ata që sado pak, por në mënyrë modeste, dhanë kontributin e tyre duke u bërë pjesë e suksesit tim në studimin, trajtimin dhe realizimin e këtij projekti! Një falenderim i veçantë shkon për famijen time, për sakrificen, durimin dhe mbështetjen që kanë treguar gjatë gjithë kohës që kam shpenzuar për përgaditjen e këtij punimi-libri. Kurse falenderimi tjetër, sa i ngrohtë po aq i përzemërt shkon për femrat krajane për mbështetjen e vazhdueshme, motivimin dhe furnizimin me material të duhur e në veçanti atij fotografik ndaj të cilave jam thellësisht mirënjohës. Ato janë të shumta, janë bija, nëna dhe gjyshe krajane, janë punëtore duar arta, aktiviste të dalluara, janë të arsimuara etj., të cilat të gjitha së bashku, pa hezituar më ofruan ndihmën e tyre shumë të çmuar për ta përfunduar këtë punim, pa të cilën ndihmë nuk do të ishte ky punim që sot është në duart e juaja. Gjithashtu u jam mirënjohës dhe u shpreh falenderimet e mia më të mira edhe juve si pjesmarrës në promovimin e librit tim, po ashtu u jam mirënjohës dhe u shpreh falenderimet e mia më të përzemërta edhe organizatorit dhe në veçanti Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” në New York, me në krye me Kryetarin, këshilltarët dhe editorin e Gazetës Dielli, organi i Vatrës. Se si dhe sa është mbërritur me këtë punim do të thotë vetë lexuesi përmes fjalës së tij, në kuvende apo edhe në shtyp. Sidoqoftë e mirëpresim fjalën e tij. Ju uroj, gjithashtu, ta shijoni sa më shumë leximin e këtij libri mjaft modest. Lexim të këndshem! Ju falënderoj për vëmendjen dhe kohën që më latë në dispozicion. Shprehi respektin tim për të gjithë Juve të pranishëm. Ju faleminderit.

Filed Under: Kulture Tagged With: Hamid Alaj

U PROMOVUA NË VATËR “VESHJA E NUSËNISË KRAJANE”

November 16, 2021 by s p

Sokol Paja/

New York, më 16 Nëntor 2021, në selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” u zhvillua promovimi i librit “VESHJA E NUSËNISË KRAJANE” i studiuesit Hamid Alaj. Vatranë, studiues, gazetarë, klerikë, historianë, etnografë u bënë pjesë e një ceremonie festive që la shumë mbresa te të gjithë të pranishmit. Nënkryetari i Vatrës Dr. Pashko Camaj në fjalën përshëndetëse deklaroi se: “Vlerësimi për etnografinë është vlerë për ruajtjen e kulturës dhe traditës të një populli dhe kombi. Pasqyrimi i etnografisë është në vetvete pasqyra e shpirtit të kombit. Pasuria jonë, kultura jonë, identiteti ynë europian, tregojnë përkatësinë tonë kulturore dhe vlerat në popujt e tjerë të botës. Ata studiues që promovojnë, ruajnë e trashëgojnë kulturën tonë, meritojnë nderim e respekt përherë. Vatra do mbështesë e promovojë në çdo kohë studime e nisma të tilla në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore dhe shpirtërore” përfundoi fjalën e tij Dr. Camaj. Edin Gjoni, Imami i Xhamisë Shqiptare të Queens u shpreh rreth vlerave etnografike, historike, kulturore dhe mbi të gjitha teologjike. Ai theksoi se libri është një kryevepër përsa i përket dëshmive dhe intervistave që autori ka sjellë në punim duke dëshmuar kulturën e gjërë dhe pasurinë e jashtëzakonshme të trevës së Krajës. Imami Edin Gjoni falenderoi për organizimin Vatrën e Diellin dhe kryetarin Elmi Berisha për punën në dobi të çështjes kombëtare dhe rivitalizimin e Vatrës. Selman Haxhimurati në fjalën e tij u ndal në aspekte të veçanta të veshjes së Krajës që përbëjnë vlera të veçanta të kësaj treve në krej viset shqipfolëse. Studiuesi Dr. Paulin Marku në kumtesën e tij theksoi se: “Autori ka bere një pune te thelluar ne literaturën perkatese per pasurimin e librit me bibliografi, edhe pse studimet per Krajen nuk jane te mjaftueshme per objektet qe lidhen drejt per drejt me veshjen krajane, etnografine dhe kulturen e kesaj treve te rendesishme shqiptare duke na sjelle ne vëmendje te lexuesit disa intervista si dhe ilustrime me foto te larmishme, te cilat pasqyrojnë mese se miri vlerat e veshjes dhe te traditës krajane. Punimi eshte i pasur me hulumtime dhe reflektime, i radhitur sipas tematikave te studimit qe nga origjina e veshjeve, materiali i përdorur dhe objektet e qëndisjes, ku per keto veshje tradicionale, i japin vlera te rendesishme folklorike historike. Punimi na jep informacione dhe detaje te shumta per veshjen krajane, strukturen e veshjes, dizajnin, dekorin e tyre dhe per stolite e përdorura, duke i dhene vleren dhe imazhin e nje perfaqesimi dinjitoz te femres krajane. Ne liber kemi informacione te shumta për ritualet e ndryshme, duke trajtuar me kujdes edhe menyren e veshjes qe përdoret nga nuset për te shkuar ne dasëm, ne Pazar, ne jetën e perditshme apo dhe ne rast (Zie) mortje”. Hamid Alaj në fjalën e tij theksoi se: “Libri është një studim për veshjet tradicionale të zonës së Krajës. Veshjet kombëtare e tradicionale vishen për të shfaqur identitetin kombëtar dhe atë kulturor të një populli. Ato përveç që përfaqësojnë një komb në tërësi, herë përfaqësojnë edhe një trevë apo një zonë të vogël rajonale, nëpër periudha të ndryshme kohore. Njëra nga karakteristikat kryesore të një treve, krahine, madje edhe të një kombi, pa dyshim se është edhe veshja si pjesë e kulturës popullore. Njëjtë është edhe për trevën e Krajës, e cila karakterizohet me anë të veshjes së nuses krajane. Veshjet popullore janë zhvilluar dhe kanë ndryshuar vazhdimisht nga një epokë në tjetrën. Ky zhvillim i veshjes është bërë në varësi të kushteve konkrete historike, ekonomike dhe shoqërore në të cilën ka jetuar një komunitet” theksoi studiuesi Hamid Alaj. Në përfundim të promovimit, patrioti Toni Musaj në bashkëpunim me Vatrën shtroi një koktejl në respekt dhe nderim të të gjithë pjesëmarrësve.

Filed Under: Featured Tagged With: Hamid Alaj, Sokol Paja

“VESHJA E NUSËNISË KRAJANE” PROMOVOHET NË VATËR MË 16 NËNTOR 2021

November 8, 2021 by s p

Sokol Paja/

Të Martën më 16 Nëntor 2021, në orën 6.00 pm, në selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” në New York, organizohet promovimi i librit “VESHJA E NUSËNISË KRAJANE” i studiuesit Hamid Alaj. Libri është një studim për veshjet tradicionale të zonës së Krajës. Veshjet kombëtare e tradicionale vishen për të shfaqur identitetin kombëtar dhe atë kulturor të një populli. Ato përveç që përfaqësojnë një komb në tërësi, herë përfaqësojnë edhe një trevë apo një zonë të vogël rajonale, nëpër periudha të ndryshme kohore. Njëra nga karakteristikat kryesore të një treve, krahine, madje edhe të një kombi, pa dyshim se është edhe veshja si pjesë e kulturës popullore. Njëjtë është edhe për trevën e Krajës, e cila karakterizohet me anë të veshjes së nuses krajane. Ato mund të jenë të ndryshme po aq sa janë të ndryshëm edhe njerëzit që i bartin ato. Veshjet popullore janë zhvilluar dhe kanë ndryshuar vazhdimisht nga një epokë në tjetrën. Ky zhvillim i veshjes është bërë në varësi të kushteve konkrete historike, ekonomike dhe shoqërore në të cilën ka jetuar një komunitet. Andaj edhe veshja e nusënisë krajane është një burim shumë i pasur që na ndihmon në studimin e mëtejshëm të entitetit të popullit të Krajës, në periudha të ndryshme historike. Ftohet i gjithë komuniteti shqiptar të marrë pjesë.

Filed Under: Vatra Tagged With: Hamid Alaj

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT