• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Hamit Matjani Legjenda e agjentit Shqiptare viktim e tradhetise se Kim Fillbit

April 15, 2015 by dgreca

Kur në prill të vitit 1954, në fushën e sportit në Lushnje, Hamit Matjani ngjitej në trekëmbësh, si i dënuar me varje në Washington dhe Londër i vunë një vizë operacionit “Valuable”‬‬/
Nga Beqir SINA – New York/
Xhavit Matjani, djali i vetëm i një prej “komandantëve” më të shquar shqiptar në vitet ´30-të, Hamit Matjanit, kur ishte në Amerikë,një vit para se të vdiste rrëfente nga Amerika ekskluzivisht për “Bota sot” gjithçka që kujtonte ai dhe dinte për babanë e tij “legjendar”. Transferimi i fisit Matjani nga zonat e Burrelit për hir të hasmërisë në kodrat e Peqinit dhe gjakmarrja e re që e bëri Hamit Matjanin, pas hakmarjes, një nga figurat më të njohura të zonës. Si u çua më pas në Napoli të Italisë, nga mbreti Zog, ku mbaroi shkollën e xhandarmërisë dhe emërimi në qytetin e Fierit. Beteja e trupave të xhandarmërisë së Hamit Matjanit me trupat e Riza Cerovës, gjatë kryengritjes së Fierit në vitin 1935 dhe shtypja e saj me ndihmën e forca të ardhura nga Tirana.
Simbas rrëfimeve të tij atdhetari dhe nacionalisti Hamit Matjani, lindi më 1910 në fashatin Matian të Lushnjes, fshat ky i krijuar nga njerëz të ardhur shumë kohë më parë nga rrethi i Matit, për hasmëri. Ky fshat i vogël, ka nxjerrë nga gjiri i tij, shumë njerëz patriotë që u dhimbsej atëdheu, dhe ishin gati të jepnin edhe jetën për të nëse do ta lypte nevoja. Dhe, me të vërtetë ashtu ndodhi. Shtatëdhjetë djem në lule të moshës, të cilët komandoheshin nga Isa Manastiri, u pushkatuan nga Mehmet Shehu, mes të cilëve gjendeshin shtatë Matjanë. Mes tyre ishin edhe Hamiti me gjithë dy vllezërit, Asllanin dhe Ibrahimin, Hasan, Dalip dhe Hajdar Matjani, nipërit e Hamitit si dhe Veliu, kushëri i tij.
Fatimeja, gruaja e Hamitit, edhe ajo ka bërë dhjetë vjet burg të regjimit komunist, ndërsa pjesën tjetër të jetës e kaloi në kampet e interrnimit në Savër e Gjazë. Shahe Matjani, gjith-ashtu ka bërë dy vjet burg. Po ashtu i gjithë fshati u internua. Historia e Hamit Matjanit fillon më 1929, kur u mobilizua me xhandarmërinë në Vlorë. Gjatë kryerjes së kësaj detyre, ai la përshtypje mjaftë të mira tek eprorët, të cilët shikonin tek ai një djalë trim, të shkathët dhe të zgjuar. Ai gëzoi besimin dhe respektin e tyre edhe pasi u largua nga kjo detyre. Më 1931 kur u largua nga ky shërbim, organet kompetente të asaj kohe, deshën ta mbanin ende në atë detyrë dhe i bënë thirrje të qëndronte pasi shikonin tek ai një njeri mjaft të zotin. Hamiti pranoi ta zgjaste shërbimin e tij, duke rritur aftësinë kualifikuese në kuadër të shërbimit të Xhandarmësisë. Duke parë aftësitë e tij të jashtëzakonshme, organet kompetente të asaj kohe e dërgojnë për studime në Shkollën e lartë të Xhandarmërisë në Napoli të Italisë, të cilën pasi e mbaroi me rezultate mjaftë të mira u kthye sërishmi në Vlorë.
Në prill të vitit 1935, Hamit Matjani transferohet si kuadër i shkolluar në Qendrën e xhandarmërisë në Fier. Më 10 dhjetor të vitit 1935, shpërthen një kryengritje e mercenarëve shqiptarë e pergatitur fshehtazi nga Italia fashiste. Këta mercenarë ishin të paguar nga italia për të përmbysur qeverinë e Ahmet Zogut. Në krye të kësaj kryengritje u vu komandanti, Musa Kraja, i cili qe një antizogist i thekur, i dëshmuar kundër monarkisë. Ai urdhëroi arrestimin e përfaqësuesve të autoriteteve qëndrore, duke shpresuar se shpërthimi i revolucionit do të merrte përmasa më të gjera në gjithë territorin e vendit. Në qytetin e Fierit, Hamit Matjani kishte reputacion të madh dhe bashkë me shokët e tij, ai, krijoi një rezistencë të madhe duke u ndeshur me çetën e Riza Cerovës, të cilën arriti ta shpartallonte duke e detyruar të largohej në drejtim të Mallakastrës, disa kilometra larg Fierit. Qeveria e asaj kohe, u vu në ndjekje të kryengritësve dhe gjatë kësaj lufte u vra edhe Riza Cerova. Ndërsa kryengritësit e tjerë u kapën, dolën para gjygjyt dhe u dënuan. Situata u stabilizua sërish dhe pas kësaj Hamit Matjanin e dërgojnë sërish me shërbim në Vlorë.
Pushtimi Italian në brigjet e Shqipërisë, më 7 prill 1939 në të gjith Shqipërin, nuk u prit me lule por me plumbat e patriotëve shqiptarë, luftëtarëve trima që nga Saranda e deri në Shëngjin, bënë rezistencën. Midis tyre, një rol të vecantë në këtë luftë luajti edhe Hamit Matjani, i cili luftoi me të gjitha mundësitë që ta hidhte në det Italinë fashiste për të mos e zaptuar Shqipërinë. Por kjo nuk u realizua për shkak të fuqisë së madhe ushtarake që dispononte në atë kohë Italia. Italia Fashiste, deklaroi pushtimin e plotë të Shqipërisë dhe në bashkëpunim me mercenarët e vendit ngriti qeverinë e saj. Por, kjo nisi pik së pari në arrestimin e shumë personave, patriotë dhe luftëtarë që e kishin kundërshtuar planin fashist që çonte në okupimin e vëndit të tyre. Kështu, që edhe Hamit Matjani u arrestua nga pushtuesit Italianët, ku u dënua me vdekje ku do të egzekutohej me varje në litar.

Qazim Dervishi nga Lushnja, ish mik i ngushtë i Hamit Matjanit, njëri nga veteranët e Luftës së Parë Botërore, kur mori vesh lajmin se Hamiti, qe arrestuar nga italianët dhe mercenarët shqiptarë dhe do të varej në litar, mundi të fuste në burgun ku mbahej miku i tij disa ushqime, mes të cilave edhe një sharrë hekuri, e cila do ti shërbente atij që të këpuste hekurat e dritares së qelisë. Kështu Hamit Matjani mundi të dilte e të arratisej duke u larguar në drejtim të fshatit të tij. Atëherë pasi vishet ushtarak, armatoset dhe zgjedh si vendqëndrim pyjet rreth një fshati malor. Arratisja e Hamit Matjanit, solli një shqetësim të madh mes personaliteteve të burgut, të cilët organizuan shumë forca të armatosura dhe u drejtuan drejtë fshatit Matjan për të kapur Hamit Matjanin. Ata nuk mundën ta kapnin Hamitin vetëm sepse ky i fundit zotëronte një dhunti të jashtëzakonshme natyrore, njihte mirë terrenin dhe ishte trim e i zgjuar. Atëherë në shenjë hakmarrje pse nuk mundën të shtinin në dorë Hanmitin, për ta demoralizuar shpirtërisht, vendosën ti interrnonin gjithë familjen.
Por, ky patriot, i shtoi akoma më shumë fuqitë dhe përsosi zotësinë. Ai ngriti çetën e tij me luftëtarë të zotët, djem besnikë dhe u hodh, mal më mal ku ra disa herë në përpjekje. Gjatë viteve 1941-1942, lindën grupet komuniste, të cilat filluan të organizoheshin në çeta të vogla, pastaj kompani, të cilat nisën të bënin një propogandë të madhe bolshevike. Ata afruan pranë tyre njerëz me qëndrime të lëkundura për të shtuar radhët e Partisë Komuniste. Njëri nga këta ishte edhe Mustafa Gjinishi. Pastaj ata i bënë thirrje edhe Hamit Matjanit, që të bashkohej me grupet komuniste, por ai e hodhi poshtë këtë ofertë. Hamiti i tha Mustafait se i vinte keq pse megjithëse ishte një njeri me mjaft kulturë nuk kishte kuptuar ende se komunizmi do të shkatërronte gjithshka në Shqipëri, që nga prona e deri tek identiteti kombëtar.
Në kuadër të kësaj përgjigjje, Matjani i drejtohet Gjinishit duke i thënë se “Ti bashkë me grupet e tua bën mirë të flakësh tej yllin bolshevik, që mban në ballë dhe të vish me mua sepse kjo ishte rruga më e mirë” Pas një debati të gjatë dhe të ashpër nuk u arrit asnjë rezultat dhe si përfundim Matjani i tha Gjinishit se “nëse dëshiron të vdesësh me nder ashtu siç i ka hije një atdhetari eja pas meje, në të kundërt po qëndrove aty ku je do të vdesësh me turp”. Të njëjtën thirrje ai i bëri edhe Sheh Karbunarës dhe mori po të njëjtën përgjigjje që i dha Gjinishi. Më vonë, Sheh Karbunara, bashkë me Gjinishin ranë pre e kurtheve të Enver Hoxhës, ku e pësuan me kokën e tyre. Ata u pushkatuan që të dy. Më 1943, Italia fashiste kapitulloi dhe në Shqipëri hyri Gjermania naziste. Hamit Matjani u vu përballë luftës me gjermanët, por edhe kundër komunistëve që shtoheshin në numër dita ditës. Si komandant i zoti, duke marrë nën kontroll Peqinin dhe Çorovodën si dhe disa zona të tjera, arriti të siguronte një territor për vetën e tij ku nuk qe e lehtë të vepronin komunistët. në kuadrin e luftimeve në të dy krahët , më të rrezikshme ishin luftimet që bëheshin me komunistët, pasi ata, veç luftës me armë përdornin mjaftë mirë edhe instrumentin e propogandës.

Populli nuk qe në nivelin e duhur për ta përballuar këtë propogandë dhe shumica ranë në kurthin e rekrutimit që iu bënë nga komunistët. Më 1944, kur Shqipëria u çlirua prej nazistëve, por jo nga komunistët. Ata morën pushtetin dhe nisën nga larja e hesapeve kundër patriotëve të vërtetë që nuk i kishin përkrahur duke mos u pajtuar me ideologjinë e tyre. Pjesa më e mirë e nacionalistëve shqiptarë e rrasën nëpër burgje, e pushkatuan dhe e dërguan në kampe interrnimi. Hamit Matjani vazhdonte të qëndronte në mal për të luftuar doktrinën komuniste bashkë me çetën e tij. Ai ra disa herë në përpjekje me komunistët. Kjo ndodhi në disa nga zonat më të njohura të asaj ane.
Ai u përpoq të krijonte bindjen në popull se nuk e kishin njohur mirë komunizmin i cili do ti krijonte vendit shkatërrime të mëdha. Ata që e kuptuan, u bashkuan me Hamitin, por rezistenca, për vetë kushtet e krijuara ishte mjaftë e vështirë. Hamiti bashkë me shokët dhe vëllezërit e tij, u rrethua në një pyll nga forca të shumta të ushtrisë dhe policisë. Kjo ndodhi për shkak të tradhëtisë që iu bë atijë nga një person, i cili qe në radhët e tij, por që punonte për sigurimin e shtetit. Rrethimi pati pasoja katastrofike për të, sepse pas një lufte të ashpër ku pati të vrarë nga të dyja palët ai humbi në atë rrethim vëllezërit dhe shokët e tij. Kjo ndodhi i përket vitit 1947. Kjo humbje e detyron Hamitin të largohet nga Shqipëria dhe të vendosej në Greqi bashkë me Nuri Plakun. Gjatë udhëtimit për në Greqi, ata arritën të mblidhnin me vete shumë njerëz të pakënaqur nga qeveria komuniste sepse kishin humbur pronat dhe personalitetin e tyre. Thuhet se kur po
kalonin kufirin, rastësisht ata u takuan me një bari, i cili po kulloste aty bagëtinë. Si u përshëndetën sipas traditës, Matjani i jep atij një cop letër, për të cilën i lutet ta çonte në postën më të afërt ku do ia dorëzonte
komandantit të postët duke i thënë “Ma dha Hamit Matjani”
Siç është parë më vonë, në këtë letër ai shkruante se “unë Hamit Matjani po largohem nga Shqipëria për në Greqi i plagosur rëndë dhe me shok të vrarë. Por kur të shërohem do të vij opërsëri në Shqipëri për ta vendosur në vend idealin tim. Dhe me të vërtetë ashtu ndodhi. Matjani erdhi në Shqipëri mbi njëzetë e pesë herë ku qëndronte me muaj të tërë nëpër bazat e tij ilegale. Sërishmi është tradhëtia që do ti hajë kokën. Më 1 maj 1953, Hamit Matjani kapet nga agjenti anglez, i cili punonte për shërbimin sekret rus. Ky quhej Kim Fillb.
Anglia mbasi mbaroj Lufta e Dytë Botërore, e mbajti sërish Intiligjent Servisin, që të punonte në mënyrë sekrete kundra rusisë dhe Komunizmit të përbotëshëm, edhe kur Amerika e pa mirë se propoganda komuniste, po shkonte shumë më larg se sa mendohej. Atëhere, Amerikanët dhe Anglezët në lojë kundra Rusisë dhe komunizmit të përbotëshëm së bashku zgjodhën Shqipërinë si vendin më të përshtashëm për të hedhur grupe diversantësh. Shqipëria, mbasi u “shkëput”, dhe nga Jugosllavia, për me i dhënë një grusht
të fort Stalinit, me lidhjen Tito – Hoxha, fituan një farë përkrahje Anglo-Amerikane për të vendosur një rregjim sipasë dëshirës së popullit shqiptarë dhe me njëher u bënë thirrje shqiptarve në perendim kush do me
luftue dhe me shkue në shqipëri vullnetarisht.

Mirpo Anglo-Amerikanët gabuan rëndë, siç u pa ma vonë, se ata nuk kishin pastuar akoma shtëpinë e vetë e lë pastaj të pastronin shtëpinë e shqiptarve nga komunizmimi dhe agjenturat serbo-ruse. Sepse që të pastronin Shqipërinë, duke pasë tradhëtinë në derë të tyre , misjonet e tyre për në Shqipëri ishin tradhëtuar qysh në ditët e para të nisjes së tyre. Duke filluar nga Agjenti angles Arnold Kim Filbi, që ishte i rekrutuar qyshë në moshën 17 vjeçare nga KGB-ja. Agjenti më i famëshëm në botë një ndër më të njohurit e agjenturave në botë, kur e mbaroi misionin e tij, të dubëlspiunazhit në dobi të KGB-ës shkoi e vdiq në Moskë, ku thuhet se ai jetonte me një partner mbasi thuhet që ai ishte homoseksual.

Anglo-Amerikanët e interesuar që Shqipëria të shkëputej realisht nga blloku i kuq Sovjetik i BRRSS, kishte analizuar dhe organizuar dhe zbarkime të grupeve diversatësh në Shqipëri, pasi anglo-amerikanët kishin informata të sigurta se rregjimi komunist në Shqipëri, nuk ishte stabil dhe se kishin lehtësira për ndërhyrje të ndrrimit të një rregjimi, mbasi dhe vetë gjëndja në të cilën ndodhej Shqipëria si niveli i ulët ekonomik e politik, i jepte shkas për të ndërrmarr hapa të tilla. Shteti ishte keqësuar , çdo ditë pushka-toheshin njerëz të pafajshëm, burgoseshin e interrnoheshin.
Kjo erdhi si rezultat kur u “keqësuan” dhe u “prishën” marëdhënjet me Jugosllavinë. Të mos harrojmë kjo periudhë i përket 1948 , perudhë kjo kur elementët patriotë, ballistë e zogistët, ende ishin të gjallë dhe ishin mjaftë aktivë.
Kur gjoja Shqipëria u prishë me Jugosllavinë, ajo faktikisht u gjendë e rrethuar nga të katër anët. Si për shëmbull për të shkuar në Hungari, duhej të hipje në një vaporr që nisej nga Durrësi, t’i bije për qark
deri në Detin e Zi, të dilje në Konstacë(Rumani) dhe pastaj nëpër Rumani të kaloje në Hungari. Jugosllavët i pezulluan dhe i bllokuan të gjitha flutrimet ajrore. Jugosllavët, nuk lejonin që të fluturonin aeroplanët që dilin nga Shqipëria mbi Jugosllavi, ata ju kërcënonin ulje të detyrushme dhe me dhunë në territorin Jugosllav. Kjo mënyr zgjati thuajse deri më 1956. Pra, kjo mënyrë e përdorur nga kjo bllokadë nxiti anglo-amerikanët të inkurajojnë forcat e tyre. Kjo kohë koncidojë me atë që Intiligjent Servisi dhe CIA, gjykuan se kishte ardhur koha e momenti i duhur që t’i jepej një goditje e fuqishme imperatorisë komuniste, të kuqve Moskë, Beograd, Tiranë.

Për këtë qëllim Anglo-Amerikanët zgjodhën Dejvid Smajli dhe Xhulja Emeri si dhe grupe të specializuar që bashkëpunuan me këta agjentë. Në Maltë u organizuan nga ana e Smajlit. Kur anglezët kërkuan ndihmën e Amerikanve , amerikanët krijuan një repart diversantësh e agjentësh me rreth 4,000 vetë në Gjermaninë perendimore me emigrantë shqiptar nga të gjitha trevat, Kosova, Maqedonia, Mali i zi, Çamëria e Shqipëria. Këto forca pasi u përgatitën në këto kampe u hodhën me parashuta në Shqipëri, dhe ranë prehë e pabesisë dhe e tardhëtisë, Ata u sollën në Shqipëri me anije dhe aeroplan por u likujduan thuajse të gjithë.
Për sa dihet sipas dokumnetave të arshivës së Intiligjet Sërvisit, CIA-s , për likudimin e tyre dihet mirë se vendimtare kanë qënë informatat e sakta që jepte Kim Fillbi, sipunit të KGB-ës që punonte me një aeroplan zbullimi MI-6(për agjensinë angleze të kundrasipunazhit) me të cilat Shqipëris i bëhej e ditur për ardhjen e këtyre forcave dhe vend zbarkimin. Angelëzët dhe Amerikanët, sot këtë lojë tradhëtie e kudnrasipunazhi ja atribojnë agjentit me famë botërore Kim Filbi, i cili përmesë Sovjetikve lajmëronte qeverinë shqiptare. Filbi duke ditur datën dhe vedëndodhjen e saktë të këtyre grupve arrinte të jepte alarmin për aksionet që ata kishin në plan të ndërrmerrnin .
Sipas dëshmive Mbreti i shqiptarve Ahmet Zogu, i cili kishte kaluar në ekzil, kishte sinjale se në brëndësi të grupeve kishte kundrasipunazh, prandaj dhe nuk i kishte përkrahur këto grupe dhe aksionet e tyre, duke ju bërë thirrje amerikanve dhe anglezve se po binin në lojën e sipunazhit sovjetik.
Në vitin 1953 hynë në lojë edhe Amerikanët, këta i’u lutën Mbretit t’ju jepte amerikanve katër vetë midis tyre edhe Zenel Shehun, i cili ishte adjutant i Mbretit. Zenel Shehu hyri i pari dhe ra në duart e sigurimit me
gjith paisjen e tij , radio, kodin dhe më vonë me gjith grupin dhe vu në shërbim të sigurimit shqiptar. Kështu përmes Shehut, sigurimi kërkonte armë për”çetat kundër pushtetit”, të cilat kinse ishin krijuar në Shqipëri, pastaj kërkonin dhe njerëz”për ndihmë” të cilët ishin vënë në shënjestër të sigurimit për tu kapur(Zenel Shehu u mbajtë disa vjet në burg, pastaj u lirua.
Hamit Matjani,është dekoruar si ‘Martir i Demokracisë’ nga ish-Presidenti Sali Berisha në vitin 1992.Ai ka qenë një nga desantët më të zhdërvjelltë, i cili ka hyrë disa herë në Shqipëri gjatë viteve 1950-54, në kuadrin e operacioneve agjenturore të CIA-s për të përmbysur regjimin komunist të Enver Hoxhës, deri sa u kap i tradhëtuar nga forcat e Sigurimit dhe u var në fushën e sportit në Lushnjë, në prill 1954.

Filed Under: Histori Tagged With: Beqir Sina, Hamit Matjani, i biri Xhaviti, Kim Filbi

HAMID MATJANI, GJËMIMI ANTIKOMUNIST

February 26, 2013 by dgreca

Gjëmon vendi anembanë/ Kush e mban Hamid Matjanë ?/

Shkruan Eugen SHEHU/

Konstitucioni moral i popullit tonë,mbart brenda hapsirave të tij,vlera të paçmuara.Nderi dhe besa,mikëpritja e bujaria,dhe ajo e para,shenjtëria e lirisë,na kanë përcjellë neve kurdoherë nëpër dallgë historie duke ruajtur të paprekur aspiratën e të drejtave natyrore.Në këtë rafsh,ky konstitucion,nuk e ka pranaur si të qenësishëm komunizmin.Përkundrazi edhe nëse e ka pranuar në detyrim  e heshtje,kjo lidhet dretëpërsëdrejti me metodat barbare që ky komunizëm i ardhur nga Uralet e largëta uhstroi për pesë decenie me radhë në pafajshërinë e kombit tonë. Por jo të gjithë shqiptarët heshtën,jo të gjithë u mashtruan,jo të gjithë e duartrokitën këtë sëmundje më të ligë se kanceri.Vetë burgjet e Tiranës,Beogradit dhe Shkupit,në këto pesë decenie,mbushur ding me antikomunistë shqiptarë,dëshmojnë genin e lirisë në gjakun tonë.Vetë vrasjet me mijëra, malltretimet,dëbimet nëpër gulagë më të tmershëm se ato staliniane,akuzojnë.Ndër këta shqiptarë,që e patën kuptuar ç’ishte komunizmi,që e luftuan ate me armë në dorë deri në çastet e mbarme,është padyshim edhe Hamid Matjani.Në vegjëlinë time dikur në Gostivar,kamë dëgjuar në natën e heshtur,(se dhe muret,doherë, kanë veshë,) prej babasë tim,për këtë trim  e burrë baroti, i kanë thënë Robin Hudi shqipëtar.

Ka lindur në verën e vitit 1910 në fshatin Matjan,midis kodrave të bukura të Lushnjës dhe Peqinit.Fshati mbante këtë emër ngase të parët e Hamidit kishin ardhur këtu nga Mati,në shekullin e kaluar.Gjakmarrja,ky mekanizëm i verbër i rregullimit të jetës shqiptare,ka bërë që gjyshi i Hamidit të linte malet më pyje të Matit për të shkuar në kudrat e Myzeqese¨.Vetë Hamidi,rritet trim.Dallohet nëpër shokë për disa cilësi të vyera si besa e burrëria me ç’rast edhe shokët do t’i kishte kurdoherë më të mëdhenj në moshë,se sa vetja.Mësimet e para i merr në vendlindje e më tej shkon në Lushnjë.Edhe këtu është tepër aktiv dhe duke parë gjallërinë dhe seriozitetin,prindërit e çojnë djalin e tyre në Tiranë.Por,ata nuk mund të shkollojnë dot jashtë Shqipërie dhe Hamidi ende i ri, e ndjen se ka edhe detyrime karshi shtëpisë.Për këtë ai futet në një kurs të xhandarmërisë me ç’rast rezulltatet i ka mjaft të larta.E vërteta është se në fillim të viteve 30-të xhandarmëria shqiptare po ndodhej sipas sistemeve perëndimore të kësaj arme.Vetë Mbreti Ahmet Zogu,kishte për armën  e xhandarmërisë këshilltarë perëndimorë dhe ai kujdesej që kjo armë të virej sa më mirë në ruajtjen e rendit.Pa dashur të zgjatemi së tepërmi për xhandarmërinë shqiptare të atyre viteve,mund të themi se ajo ishte plotësisht e gatshme në shërbim të popullit të vet.Këtë kishte parasysh edhe Hamid Matjani i cili fillon karierën këtu, me gradën e togerit,në vitin 1931.Peqini, lushnja,Durrësi dhe Tirana,do të ishin disa prej vendeve ku Hamidi shërbeu për 8 vjet me radhë.Aty ku detyrat ishin më të vështira,aty ku guximi vlente të ish sa ma i madh,aty ishte kurdoherë edhe Hamidi.

Dramën e prillit të vitit 1939,do ta përjetonin thellë.Që herët ai kishte shfaqur mosbesim ndaj disa qëndrimeve italiane me ç’rast komanda evropiane i kishte bërë edhe kritika.Dihet tanimë se ç’ngjau në Shqipëri më 7 prill.Mijëra ushtarë dhe oficerë italianë,të mbështetur prej tankeve, topave, destrojerëve dhe avionëve luftarak,iu vërsulën bregdetit shqiptar në vazhdim të synimeve shovene për të dalë në bullgari.Hamid Matjani,së bashku me disa shokë të tij xhandarmë të Lushnjës,vrapuan të armatosur në Durrës ku qëndresën shqiptare e udhëhiqte Abaz Kupi.Por kjo qëndresë natyrisht do të mund të arrinte veç kufijtë e simbolikës,ngase përballë 50 mijë ushtarëve italianë ishin vetëm 300 xhandarë dhe ushtarë të Mbrojtjes Kombëatre Shqiptare.“Mbasi Italia fashiste pushtoi Shqipërinë,Hamid Matjani ishte nga të parët që u ndoq dhe u arestua nga agjentët e Musolinit duke u vlerësuar si „elemet me rrezikshmëri të lartë“.U gjykua dhe u dënua nga pushtuesi fashist me „varje në litar“.I ndihmuar nga disa miq të tij,dhe veçanërisht prej Qazim Dervishit nga lushnja,më 27 shkurt 1940,Hamid Matjani mbasi sharroi hekurat e dritares së burgut,arratiset edhe me armë në dorë vazhdon luftën kundër pushtuesit fashist“.( Gazeta „Kosova“ shtator 1995).

Menjëherë pas Italisë fashiste,Hamid Matjani do të ofroj ndihmën e vet në armën e xhandarmërisë shqiptare.Tek ai,patën zënë vend idetë nacionalsite monarkiste dhe shihte me keqardhej se si komunistët bënin ndonjë atentat të turpshëm ndaj shqiptarëve të pasur,vetëm e vetëm pse këta nuk jepnin ndihmë në para.Në ditët e para të shtatorit 1943,ate e thërret në Lushnjë biri i Kosovës Isa Manastirliu.Ai kërkon bashkëpunimin e Hamid Matjanit ngase ka mësuar po aq,sa për trimërinë,edhe për sinqeritetin dhe pastërtinë në kryerjen  e detyrave.E vërteta është se në Shqipërinë e asaj kohe,menjëherë pas tradhëtisë që komunistët i bënë Mukjes,kish filluar një luftë e llahtarshme civile.Forcat nacionaliste shqiptare,të udhëhequra prej burrave të shquar si Mid’hat Frashëri,Fuad Dibra,Hasan Dosti,Kol Tromara etj,u pëpoqën me çdo kusht të shmangen nga kjo luftë që merrte jetë vëllezërish.Por kjo nuk ndodhte në kampin e komunistëve shqiptarë ngase ata e patën shitur vehten e tyre dhe krejt Shqipërinë,në duart e internacionalistëve serbo-malazes. Kështu që në vitin 1943,Isa Manastirliu,në detyrën e qarkkomandantit të Lushnjës,pret në qytet një grup nacionalistësh me në krye Mid?hat Frashërin.Mjaft prej qytetarëve aty u shprehën se do të ishin mbështetje e fuqishme e organizatës së Ballit Kombëtar dhe Legalitetit.Natyrisht,në këtë ngjarje,nuk mund të mos binte në sy,figura e Hamid Matjanit.me anë të një mikut të vet,që njihej si simpatizant i komunistëve,hamidi hapi fjalë se Lushnja i përket nacionalistëve ndaj veprimtaria më e thjeshtë do t’u kushtonte shtrenjtë komunistëve.Madje ishte po Hamid Matjani  që disa ditë më pas,organizoi një pritë ndaj forcave të mehmet Shehut e Dushan Mugoshës.

Është tanimë e njohur prej të gjithëve,se terrorizmi ka qenë natyrë e ndytë e veprimtarisë komuniste si në vitet 1943-1944 edhe më pas.Kështu,në vjeshtën e vitit 1943,forcat komuniste shqiptare,pasi goditën nacionalsitët në qytetin e Lushnjës,drejtuan aksionin e tyre edhe ndaj fshatrave përreth.Pos të tjerave,meren 72 djem e burra të këtyre fshatrave,lidhen me tela me gjëmba dhe me urdhër të kriminelit Mehmet Shehu dërgohen në Matjan,në fshatin e Hamidit ku merren edhe në pyetje nëse dini gjë për Hamidin.Më pas të 72 djemtë pushkatohen në varrezat e fshatit,ngase ishin shprehur se nuk donin të bashkëpunonin me komunistët.Gjatë vitit 1944, Hamid Matjani së bashku me Isa Manastirliun,ndërmuarën disa luftime ndaj forcave komuniste.Drejtimi i tyre „me dorë të hekurt“ bëri që në zonat Lushnjë-Fier-Berat,ndikimi i nacionalizmit të ishte i madh.Ajo çka vlen të mos harrohet,është fakti se Hamid Matjani,bashkëpunonte si me organizatën e Ballit Kombëtar ashtu edhe me Lëvizjen e legalitetit të cilën po e gjallëronte së tepërmi trimi Abaz Kupi.Ky bashkëpunim i Hamidit me këto dy grupime nacionalsite shqiptare,shprehte hapur qëndrimin e vendosur të tij si antikomunist.Tepër i rreptë,trupbëshëm,me sy që i shkrepitnin,biri i Mtajanit,do të sihte kurdoherë në krye të aksioneve,në ballë të burrave. Vjeshta e vitit 1944,do të jetohej në viset shqiptare,përmes trazirave të pafund.Si rrjedhojë e tërheqjes së trupave gjermane (paradoksalisht quhet thyerja e tyre nga nacionalçlirimtarët e Tiranës dhe beogradit) fitorja e komunistëve ndaj nacionlaizmit shqiptar u arrit lehtë.Tashmë,në ndihmë të komunistëve të Tiranës,vinin instruktorë prej Beogradit dhe udhëzimet e tyre ishin të prera :Luftë pa kompromis ndaj nacionalsitëve !.Anipse jugosllavët e quanin veten internacionalsitë,ata në fshehtësi ishin dhe mbetën nxënës të verbër të shovenizmit të tyre sllavo-ortodoks.Për Hamid Matjanin,si për dhjetra nacionalistë të tjerë shqiptarë,tashmë ishte e qartë.Ata duhej të largoheshin për t’u bashkuar diku në mërgim,me shpresën e madhe të angloamerikanëve,se një ditë do të mund të vinin në Shqipërinë e tyre.Ata kurrësesi nuk do të mund ta kuptonin fatin e atdheut të tyre në duart e përgjakura të komunistëve.Hamid Matjani së bashku me bijtë e tjerë të nacionalizmit shqiptar do të konstruktonin pas vitit 1944 qëndresën e madhe shqiptare ndaj sllavokomunizmit i cili po montohej për ditë e më shumë.Natyrisht jeta e tij në kampet e Greqisë dhe Italisë,do të ishte e vështirë.Nëpër këto kampe,nacionalistët shqiptarë u provokuan prej lloj-lloj njerëzish e ideshë.Por askurrë ata nuk mund të binin në batakun e mjerë për të shitur atdheun.Ngase bindjet e tyre kishin qenë kurdoherë për ta parë Shqipërinë të lirë,demokratike,ngase kishin kërkuar që viset etnike të bashkoheshin në një të vetëm,ata i rezistuan deri në fund çdo lloj mundimi fizik dhe shpirtëror.Hamid Matjani,në këto kampe kaloi përmes sakrificave të mëdha.Atij iu desh të duronte jo vetëm jetën e mundimshme të përditshme,por edhe dhimbjen që provonte ndërsa familja dhe të afërmit e tij burgoseshin e torturoheshin nëpër zyrat famkeqe të sigurimit shqiptar.

Qëndresa shqiptare,ndërkaq kish filluar të ravijëzohej si në vetëdijen e qytetarëve në shtetin amë,ashtu edhe në planet angloamerikane të cilët e parashihnin rrezikun  e madh që do t’u vinte prej komunizmit.Në fillim të vitit 1950,grupime antikomuniste në shtetin amë,patën krijuar organizatën „Bashkimi Kombëtar“.Ndër synimet kryesore të kësaj organizate,ishte propaganda e gjërë në masat popullore që shqiptarët të mos gënjeheshin prej komunizmit,që ata të bënin rezistencën e të përkrahnin idetë nacionaliste.Kjo organizatë përfshiu në gjirin e vet mjaft intelektualë shqiptarë,me ç’rast edhe idetë e vendimet e marra konvergonin tek rrëzimi i pushtetit komunist me mjete paqësore.Në një prej thirjeve që qarkulloi në pjesën më të madhe të shtetit amë,gjatë kësaj kohe është thënë :“Ju qytetarë që nuk kursyet asgjë në luftën e përbashkët,ju që dhatë djemtë më të mirë për çlirimin e Shqipërisë,që luftuat me krenari për një Shqipëri të Lirë dhe Demokratike,u tradhëtuat në mënyrën më të poshtër nga partia famëkeqe komuniste,si koseguencë e egzistencës së saj në vendin tonë,po vuani si ma keq në mizerjen  e urisë.Bashkohuni si një grusht i vetëm,në ndihmë të „Bashkimit Kombëtar“ e cila në saje të ndihmave dhe udhëzimeve të komitetit „Shqipëria e Lirë“,ka për qëllim të çliroje vendin nga skllavëria komuniste ! Jepni pra të kuptoje,qeverisë tradhëtare të Tiranës se populli do  liri,do demokracinë e vërtetë,bukën,bollëkun,punën  elirë dhe se nuk gënjehet me fjalime teorike që u ka dalë boja.Jepni pra,me kuptue se ka ardhur dita me kërkue demokracinë e vërtetë,lirinë e fjalës,të shtypit dhe të mbledhjevet“.(Arkivi i Ministrisë së Rendit,Tiranë,fondi „Bashkimi Kombëtar“fleta 81 ).

  Hamid Matjani,mësohet të ketë mbajtur lidhje të ngushta me këtë organizatë.Guximi i tij i sprovuar,ka bërë që të kontaktojë shpesh me krerë të kësaj organizate duke u dhënë shpresë dhe udhëzime konkrete se si duhej të vepronin në ilegalitet të plotë.Gjithashtu,burime dokumentare të oborit mbretëror shqiptar,në mërgim,flasin për lidhje të sinqerta të Hamid Matjanit me Mbretin Ahmed Zogun.Dy burrat e Matit,do t’i bashkonte jo vetëm origjina e tyre por sidomos vendosmëria për të luftuar deri në fund komunizmin.Në hyrje-daljet ilegale të Hamid Matjani,në shtetin amë,pat rënë në sy zgjuarsia e madhe e tij për t’u shpëtuar grackave të sigurimit të shtetit shqiptar,kësaj arme famëkeqe që gjoja në mbrojtje të diktaturës së proletariatit ka kryer krime nga më monstruozet.Edhe pse,sigurimi shqiptar,ka qenë mbështetur nga agjentë specialë të KGB-së sovjetike,Hamid Matjani mundi të jetojë me muaj të tërë në Shqipëri,me ç’rast ka bërë për vete  mjaft bashkëkombas.Është kjo arsyeja që një libër rreth që qarkullonte në vitet 1949-1950,në krejt organizatat komuniste të Shqipërisë,me titull „Kriminelët e luftës mbrohen nga imperializmi“ ishte përfshirë edhe emri i Hamid Matjanit.Paradoksi i këtij libri ka qenë pos të tjerave,në akuzën që u bëhej nacionalistëve të tillë si :Mid’hat Frashëri,Ahmet Zogu,Ago Agaj,Vasil Andoni,Hamid Matjani e tj,thuhej tekstualisht : „bëjnë pjes në planin e përgjithshëm luftënxitës dhe të ekspansionit të kampit imperialist antidemokratik,me në krye SHBA-në,që për epshet dhe dëshirat e tyre skallavëruese duan të përgadisin një luftë të tretë kundër Bashkimit Sovjetik si edhe demokracive të tjera“.( Krimet e luftës… tiranë 1948 ,faqe 25 ). Është qesharake që të mendosh për një çast që klika e Tiranës,ajo që pat mbytur çdo liri njerzore nga më të egrat në Evropë,akuzonte Amerikën si shtet antidemokratik !. Është i njohur fakti që zbulimi i fshehtë amerikan, i jepte një rëndësi të veçantë fjalëve dhe veprave të nacionalsitëve më të shquar shqiptar. Kështu midis Mbretit Ahmet Zogut dhe disa oficerëve të lartë amerikan,diskutohet në Vashimgton mundësia e dërgimit dhe instalimit për disa kohë në Shqipëri,Hamid Matjani.Analisti i njohur Nikolas Bethel,lidhur me këtë çështje shkruan ; „Ata ranë dakord se për këtë gjë,më i përshtatshmi ishte Hamid Matjani i cili jo vetëm një herë,kish dalë fitimtar ndaj autoriteteve italiane,gjermane e komuniste në Shqipëri“ ( Nikolas Bethel „ Tradhëtia e Madhe „ faqe 181 ).

  Vdekja e diktatorit Stalin në fillimmarsin e vitit 1953,duket se zgjoi shpresa jo vetëm tek antikomunistët shqiptar por kudo.Në shtetin amë,revolta e heshtur bëri punën e vet por diktatura godiste aq rëndë sa mijëra Tiranas i bënin homazhe Stalinit duke fshahur zemërimin diku brenda vehtes.Një dritë shprese sigurisht është ndezur edhe në zbulimet angloamerikane të cilat shpejtuan të dërgonin për në Shqipëri  Hamid Matjanin së bashku me Zenel Shehun,Halil Branicën dhe Haxhi Gjylën.Këta tri të fundit,shërbenin si oficerë në oborrin mbretëror dhe ishin ndër figurat më të dashura e besnike të Mbretit Ahmet Zogu. Ndër synimet kryesore të këtij misioni,ishte aktivizimi i antikomunistëve të deklaruar,në shtetin amë,krijimi i bazave të reja të rezistencës,zgjerimi i radhëve të atyre që donin të luftonin pushtetin komunist të klikës së Hoxhës.Ndryshe nga çështë thënë e shkruar deri më sot prej pseudohistorianëve të Tiranës,Prishtinës,ky mision nuk pat asnjë plan për terror në msa popullore.Ai sigurisht kërkonte të përmbyste pushtetin e instaluar me tradhëti,pushtetin e dhunës diktatoriale komuniste,por duke nxitur për këtë masat popullore që vuanin në kuriz të zezat e regjimit.Sigurisht një mbështetje e këtij misioni,mund të ishin pinjollët e familjeve të mëdha,të cilët u dhunuan dhe shkatërruan në mënyrë sistematike,me ç’rast shkatërrohej vetë kombi ynë.Një periudhë përgaditore në vendin e quajtur Haxhiniklis,do t’i shërbente Hamid Matjanit,për t’u njohur edhe me nacionalsitë të tjerë shqiptarë të cilët patën vënë jetën e tyre në shërbim të idealeve antikomuniste.Krejt shoqëror në këto biseda,biri i Matit do t’u imponohej atyre jo me emrin dhe famën që pat fituar,se sa me urrejtjen e madhe që kish për komunizmin.

Kështu në natën e 30 prillit të vitit 1953,një avion ushtarak duke iu drejtuar alpeve shqiptare,mbante në bord misionarët shqiptarë antikomunist.Ndërsa fluturonin drejt vendlindjes,ata sigurisht nuk dinin se ishin kthyer në pengje të garës që zbulimet dhe kundërzbulimet amerikane dhe sovjetike bënin midis njëri-tjetrit.Kim Filbi,ky agjent i njohur i disa zbulimeve (ndofta i trefishtë) kësaj radhe dpunuar për KGB-enë sovjetike,çonte ata burra shqiptarë,direkt dhe në duar të sigurimit të shtetit.Sapo hidhen nga avioni,në një fshat të Matit,të tradhëtuar,Hamid Matjani,së bashku me G.Malushin dhe N.Sulën,nuk mundin dot as të fshehin parashutat.Në fshehtësinë më të madhe,ata u transportuan për në Tiranë duke u vënë nën kontroll të reptë të KGB-së sovjetike.Është i njohur gjithshtu fakti se,në krye të këtij superaksioni si ta quajm të KGB-ës në Shqipëri ishte vendosur vetë krimineli Kadri Azbiu,ish ministër i punëve të mbrendshme i asaj kohe.

E vërteta (ashtu siç ka dalur dhe në gjuq) është se pothuaj një vitë më parë,me anë të Kim Filbit,KGB-ja drejtonte në pjesën më të madhe agjenturën,në Shqipëri.Ish ky agjent i cili jo njiherë pat kryer edhe atentate ndaj figurave nacionalsite shqiptare në mërgim.Hamid Matjani,në fillim iu propozua që të vazhdonte „lojën“ duke deklaruar zbulimit amerikan se po vazhdonte detyrën.Por trimi i Matit e kuptoi se kjo do të ishte një humbje e thellë jo vetëm për dhjetra nacionalsitë që mund të vriteshin,por për krejt qëndresën shqiptare antikomuniste.Ai kurrsesi nuk mund t’i këmbente 44 vitet e jetës së tij,me çmimin  e ndyrë të tradhëtisë.Më tej,kur të gjitha manovrat e KGB-së,për të mposhtur trimin nacionalist Hamid Matjanin dështuan,mbi te u përdorën krejt arsenalet e torturave për të treguar gjithashtu çfar dinte.Por edhe kësaj radhe,biri i Matit,dijti të fitonte me stoicizmin dhe heshtjen e vet.Mesa dukej,tek personaliteti i Hamid Matjanit,kish ndalur përgjithmonë akrepi i shpresave të KGB-ës.Sigurisht kanë qenë ekspertë të saj,që u sugjeruan komunistëve të Tiranës daljen në gjuqe të mëdha,popullore të këtyre „Kriminelëve që donin rrëzimin e pushtetit  popullor komunist“.Vasal të bindur të bollshevikëve rus,internacionalsitët e Tiranës nuk munguan të bëjnë gjyqe të tilla „të fuqishme“ për të terrorizuar edhe më shumë popullin shqiptar.Nuk mund të jepte „sihariqin“ e madh se banda e Hamid Matjanit është kapur dhe do t’i jepet gjyqit. Procesi gjyqësor është mbajtur në prillin e vitit 1954.Edhe ai u kthye në farsë për t’i shërbyer farsës groteske të legjislativit të Tiranës.

„Për një javë të tërë komuniteti shqiptar në mërgim,në Romë,Athinë,Mynih dhe Aleksandria, dëgjonte me tmerr se si radio Tirana informonte botën me aktivitetin ushtarak dhe politik të tyre… Më 12 prill,mbreti Zog dhe familja e tij ishin ulur rreth radios në vilën e tyre në Aleksandri dhe dëgjonin se si gjyqtari në Tiranë shpalli se të akuzuarit provohen se janë fajtorë dhe dha vendimin:

Sheu,Brainica,Sula dhe Malushi u dënuan me pushkatim.Hamid Matjani me varje sipas frazës së frikshme të gjyqtarit „ta vuaj vdekjen në litar“.(N.Bethel,“Tradhëtia e Madhe“,faqe 196-197).

Ndërsa disa shqiptarë mjeranë  servil,mercenarë e duartrokisnin këtë vendim,ndaj „armikut“ Hamid Matjanit,të tjerë,ata që e patën njohur në trimëritë dhe bujarinë e tij,natyrisht trishtuan.Vetë biri i Matit nuk dinte se ndërsa ecete drejt litarit mbytës komunist,qindra kilomatra larg,në Lushnjë,Fier,Vlorë,Burrel,Strugë,Gostivar,Pejë,Prishtinë,Romë,Bruksel,Paris,Nju Jork,Sidnej e gjetiu ku shtriheshin nacionalsitët,kish nisur të këndohej nën zë,një këngë që fillonte me vargjet :

                                                 Gjëmon vendi anembanë

                                                  Kush e mban Hamid Matjanë ?

Nacionalist i përbetuar,monarkist i vendosur,besëfort dhe trim i pashoq,Hamid Matjani ngel i nderuar jo vetëm në faqet e historisë së ndershme shqiptare në përpjekjet antikomuniste,por edhe në shpirtin  e gjdo nacionalsiti si shembull sakrifice,duke qenë besnik i Kombit dhe Atdheut.

Bern-2000

 

Filed Under: Histori Tagged With: Eugen Shehu, Gjemimi antikomunist, Hamit Matjani

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT