Republika e Kosovës – Republika Kosova – Republic of Kosovo/
Ministria e Punëve të Jashtme –Ministry of Foreign Affairs/
Konsullata e Republikës së Kosovës në New York/
Consulate General in New York/
Konsullata e Republikës së Kosovës në Nju Jork- Shpall:
K O N K U R S/
Për vend të lirë pune:/
Pozita: Asistent/e Ekzekutiv/e
Kohëzgjatja e kontratës: Një vit (me mundësi vazhdimi) me një periudhë provuese prej 3 muajsh
Data e aplikimit: 2 Shkurt 2016, (15 ditë Kalendarike)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Shërben si sekretar/e ose asistent/e/ e Udhëheqësit/es, së Misionit, por edhe mund të ofrojë mbështetje administrative për zyrtarët e tjerë të misionit. Ai/ajo mund të ngarkohet me funksionet e zyrtarit të protokollit si ndërlidhje të përditshme me Zyrën e Protokollit të shtetit pranues dhe autoritetet e tjera vendore. Ushtruesi i kësaj pozite duhet jetë në gjendje që të kryej një mori të funksioneve me qëllim të menaxhimit të zyrës:
• Ofrimi i shërbimeve të telefonit dhe recepcionit;
• Mbajtja e kalendarit zyrtar të Shefit të Misionit ose zyrtarit kryesor të konsullatës;
• Mbajtja e evidencave për pushim dhe për paraqitje në punë, dosjet e personelit të misionit, të dhënat për menaxhimin financiar, të dhënat dhe llogaritjet e tjera për pagat shtesë dhe gostitje, si dhe dosjet themelore (politike, ekonomike, të tjera) të misionit;
• Procesimi i korrespondencës së të hyrave dhe shpenzimeve, hartimi i korrespondencës së thjeshtë dhe joteknike, si dhe hartimi i shkresave rutinore;
• Përgatitja e ftesave dhe mirëmbajtja e dosjeve protokollare të misionit, listës së mysafirëve, korrespondenca me Zyrën e Protokollit të shtetit pranues dhe misionet e tjera diplomatike ose konsullore, si dhe të dhënat që kanë të bëjnë me ngjarjet dhe gostitë zyrtare.
• Kryerja e përpunimit të fjalëve në kompjuter, transkriptimi, fotokopje, përgatitja e dokumenteve dhe funksioneve përkatëse.
• Aranzhimet e takimeve, ngjarjeve sociale, vizitat e delegacioneve dhe vizitorët e tjerë zyrtarë, si dhe udhëtimet zyrtare; mbajtja e kontakteve me ofruesit e shërbimeve për të mbështetur vizitat zyrtare dhe aktivitetet e misionit.
Kualifikimet, shkathtësitë, aftësitë dhe përvoja:
• Të ketë diplomë e universitare apo të shkollës së mesme;
• Të jetë shtetas/e e Republikës së Kosovës ( me qëndrim të rregulluar në shtetin pranues) apo shtetase e shtetit pranues;
• Të ketë njohuri të gjuhës angleze apo njohuri të gjuhës zyrtare të shtetit pranues;
• Aftësia e dëshmuar për sistemimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit, përcaktimin e zgjidhjeve të duhura;
• Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhën angleze apo në gjuhën e shtetit pranues;
• Njohuri nga aspekti i ofrimit të shërbimeve diplomatike;\
• Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme të vet-organizimit, të jetë në gjendje që të krijojë përparësi në mënyrë efektive duke punuar në një ambient nën presion;
• Të ketë përvojë relevante të punës
Me rastin e përzgjedhjes së kandidatëve përparësi do tu jepet atyre me përgatitje shkollore universitare dhe me përvoje relevante.
Kandidatet e interesuar duhet paraprakisht të dorëzojnë
– CV-në;
– Kopjen e letërnjoftimit;
– Kopjet e kualifikimit-diplomës;
– Dy referenca të punës dhe një letër motivuese;
– Çertifikatën nga mjeku për gjendjen shëndetësore;
– Çertifikaten se nuk janë nën hetime nga autoritetet e shtetit pranues;
Këto dokumente mund të dërgohen përmes postes ne adresën. (Consulate General of the Republic of Kosovo in Ney Work , 801 Second Avenue 42 Street, New York, NY 10017)
Dokumentet i dërgoni fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen.