• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Dita Ndërkombëtare kundër Fashizmit dhe Antisemitizmit

November 9, 2017 by dgreca

1 ok rrethore

-Kryeministri Haradinaj: Jemi rreshtuar në taborin e civilizimeve të botës për të dhënë mesazhe paqeje dhe harmonie mes popujve/

1 haradinaj ekspo

-Shqiptarët e Kosovës aso kohe dhanë provimin e tyre, por në traditën, kulturën dhe unin tonë si popull, është një vlerë e pashkruar, që mikut mos t’ia përmendim të mirën që ia dhamë në një moment të caktuar kur ai ka nevojë/

PRISHTINË, 9 Nëntor 2017-Gazeta DIELLI/Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare kundër Fashizmit dhe Antisemitizmit.
Në këtë ngjarje, në të cilën morën pjesë përfaqësues të institucioneve, ambasadorë të akredituar në Kosovë, përfaqësues nga Izraeli, dhe nga institucionet fetare e kulturore në vend, u hapë ekspozita e fotografive dhe dokumenteve, të cilat pasqyrojnë dëshmi e ngjarje, që flasin për kontributin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve, sidomos të Kosovës dhe Maqedonisë, për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së II Botërore. Gjithashtu, u promovua edhe libri “Rrugëtimi – Journey”, i autorëve Skender Asani dhe Albert Rama.

1 Haradinaj flet

Në vazhdim, po e japim të plotë fjalën e kryeministrit Haradinaj:

 Të nderuar përfaqësues fetarë,

Të nderuar të pranishëm,

Më vjen mirë qe jemi sot këtu. Dëshiroj të falënderoj për organizimin e këtij takimi të tillë, të kësaj dite, në përkujtim të “Natës së Kristaltë”. Sot kujtojmë dhe reflektojmë një natë, e cila njihet si Natë e Kristaltë e që është 9 nëntori i vitit 1938. Në Gjermani, kjo natë gdhiu me thyerjen e xhamave të dyqaneve hebreje, djegien e qindra sinagogave, shkatërrimin e varrezave dhe vrasjen e qindra hebrenjve të pafajshëm.

Kjo ishte një hyrje në tragjedinë e madhe njerëzore e njohur si holokaust, si fashizëm, e udhëhequr nga Hitleri.

Edhe pse populli shqiptarë në atë kohë ishte në gjendje të rëndë për vete dhe kishte kohë të gjatë në okupim dhe vuajtje, por i njohur me virtytet e larta të bujarisë, mikpritjes, solidaritetit dhe humanizmit, e tregoi veten dhe në ato momente tejet dramatike, nëpër të cilat kaloi populli hebre gjatë Luftës së II Botërore, shqiptarët, si në Kosovë, Shqipëri dhe kudo që ishin, morën rreziqe të mëdha mbi supe për të shpëtuar qindra familje hebreje, të cilat u depërtuan nga vende të ndryshme.

Është pranuar botërisht fakti, se derisa në shumë vende harta e ngulimeve hebreje tkurrej, vetëm në tokat shqiptare prezenca zgjerohej. Pra, ishin shqiptarët, ata që hapën dyert e tyre, hapën zemrat e tyre dhe strehuan shumë hebrenj, të cilëve edhe ua dhanë besën dhe as me çmimin e jetës nuk i dorëzuan.Shqiptarët e Kosovës aso kohe dhanë provimin e tyre, por në traditën, kulturën dhe unin tonë si popull, është një vlerë e pashkruar, që mikut mos t’ia përmendim të mirën që ia dhamë në një moment të caktuar kur ai ka nevojë.

Prandaj, shqiptarët edhe pse ishin më meritorët për shpëtimin e shumë hebrenjve nga Ballkani, pas mbarimit të luftës nuk ngarendën pas dekoratave apo pas çfarëdo kërkese tjetër me aktin e tyre të drejtë që kishin bërë.Mirëpo, e vërteta dhe faktet mbesin, janë prezentë dhe, këto të vërteta dhe fakte i ruajnë edhe në kujtime njerëzit tanë, por edhe ata që u pritën, pranuan dhe u mbrojtën nga shqiptarët.Sot, kam kënaqësinë, që me rastin e shënimit të “Natës së Kristaltë” së bashku me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve dhe Shoqatës “Acta Non Verba” nga Shkupi, të hapim ekspozitën dhe të promovojmë librin dokumentar “Rrugëtimi” nga autorët Skender Asani dhe Albert Rama.Besojmë që përmes punës së tyre hulumtuese dhe shkencore do të dalin në shesh të vërteta të reja lidhur me kontributin e shqiptarëve në këtë kauzë të drejtë.Besojmë se kjo është mënyra më e mirë për të demonstruar vullnetin tonë përkrah popujve të qytetëruar të botës për kujtimin e luftës ndërkombëtare kundër fashizmit dhe antisemitizmit.Jemi rreshtuar në taborin e civilizimeve të botës për të dhënë mesazhe paqeje dhe harmonie mes popujve, pavarësisht racës, gjuhës, fesë apo kombit.I kujtojmë bashkë ato ngjarje të së kaluarës, në mënyrë që ato të mos përsëriten më kurrë.

Faleminderit.

Filed Under: Kronike Tagged With: Antisemitizem, Dita nderkombetare, fashizem, Haradinaj, kosova

Haradinaj vendos lule tek varrezat e hebrejve, takim me afaristët izraelitë

November 9, 2017 by dgreca

 2 takimi afaristet

Prishtinë, 9 tetor 2017- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim një delegacion të afaristëve izraelitë të prirë nga Arik Grafy, të cilët e përgëzuan për detyrën e re, duke shprehur simpatinë e popullit hebre për shqiptarët.Përfaqësuesit e bizneseve hebraike u shprehën se lidhjet e vjetra ndërmjet hebrenjve dhe shqiptarëve do të thellohen edhe më tej, përmes mbështetjes politike dhe investimeve në Kosovë.

Kryeministri Haradinaj, u zotua se do të punojë në krijimin e mundësive sa më të mira dhe të lehta për investitorët e jashtëm, që ndikojnë në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve kosovarë porse sjellin profit edhe për investitorët, sepse, sipas kryeministrit, Kosova i ka të gjitha mundësitë dhe se tashti Qeveria që ai drejton është fokusuar në zbatim.Në delegacionin e afaristëve izraelitë ishin Yoely Or, Jonathan Spenser, MIha Groznik, Chaim Sharvit, të shoqëruar nga afaristët kosovarë Mehmet Prishtina, Bekim Geci dhe Agim Keka.

1 Haradinaj lule Hebrejte

Kryeministri Haradinaj vendosi kurora me lule tek varret e hebrejeve.

Filed Under: Kronike Tagged With: afaristet izraelite, Haradinaj, varrezat e hebrejeve

Kryeministri Haradinaj priti familjarët e të dënuarve në rastin e Kumanovës

November 6, 2017 by dgreca

2hardinaj Kumanova

PRISHTINË, 6 Nëntor 2017-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot familjarët e të dënuarve në rastin e Kumanovës.

Kryeministri Haradinaj dëgjoi shqetësimet e familjarëve për mirëqenien, si dhe dënimet e qytetarëve të Kosovës që po mbahen në Maqedoni.Familjarët e të dënuarve thanë se dënimet e shqiptuara nga Gjykata janë të papranueshme dhe nuk përkojnë me asnjë parim të së drejtës.
Kryeministri Haradinaj siguroi familjarët se Qeveria e Republikës së Kosovës është në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe se do të jetë në përkrahje të familjarëve gjatë këtij procesi.

Filed Under: Kronike Tagged With: Haradinaj, Kumanove, priti perfaqesi

Një hetim ndërkombëtar për ngjarjet në Kumanovë

November 3, 2017 by dgreca

Ramush-Haradinaj-Deklaratë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas dënimit të “Grupit Kumanova” nga një Gjykatë në Shkup/

PRISHTINË, 3 Nëntor 2017- Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas dënimit të “Grupit Kumanova” nga një Gjykatë në Shkup, bëri sot këtë deklaratë:“Kemi përcjellë me kujdes dhe vëmendje të shtuar procesin pas ngjarjeve tragjike në Kumanovë, në maj të vitit 2015 dhe dënimet e shqiptuara nga Gjykata në Shkup. Drejtësia duhet të vihet në vend, duke nisur që nga zbardhja e plotë e ngjarjes me të gjitha dimensionet e saj. Një hetim ndërkombëtar do të ndihmonte zbardhjen e plotë të së vërtetës, për të cilën mundohemi të gjithë”.

Me këtë rast, ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thirr në konsulta të brendshme ambasadorin e Kosovës në Shkup, Ylber Hysa, ndërkohë që për të njëjtën çështje e ka thirrur për sqarim ambasadorin e Republikës së Maqedonisë, në Kosovë./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Haradinaj, ngjarjet ne Kumanove, Një hetim ndërkombëtar për

KOSOVA SI I GJITHË RAJONI, PERSPEKTIVË EVROPIANE

October 11, 2017 by dgreca

-Kryeministri Haradinaj priti në takim ministrin e Jashtëm të Finlandës, Soini/

1 Haradinaj Kryem Finland

Prishtinë, 11 tetor 2017-Gazeta DIELLI/

2 Haradinaj Finlanda

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini.Kryeministri Haradinaj e vlerësoi lart mbështetjen e Finlandës për Kosovën në proceset e shtetformimit dhe angazhimin e saj për rrugën evropiane të vendit. Ai e vlerësoi edhe rolin e çmuar të ish-presidentit të Finlandës, Martti Ahtisaari, si i dërguar i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në bisedimet për statusin e Kosovës, të zhvilluara në Vjenë.Kryeministri Haradinaj tha se perspektiva e Kosovës është në BE dhe se institucionet e Kosovës janë të angazhuara në zbatimin e agjendës evropiane, posaçërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe në zhvillimin ekonomik të vendit. Ai tha se Kosova ka nevojë për mbështetje në rrugën e integrimeve evropiane dhe në anëtarësimin e saj në organizatat e mekanizmat ndërkombëtar, para së gjithash në UNESCO dhe në INTERPOL.Kryeministri Haradinaj, theksoi se Kosova është një faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon dhe ajo po kontribuon në avancimin e fqinjësisë së mirë, përfshirë edhe Serbinë.Ai tha se platforma e re e dialogut me Serbinë do të bazohet në një kornizë të re kohore dhe në gjithpërfshirjen politike e qytetare në vend dhe duhet të rezultojë me njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve.

Kryeministri Haradinaj theksoi se bashkëpunimi i Kosovës dhe i Finlandës në të gjitha fushat duhet të thellohet me theks të veçantë në zhvillimin ekonomik dhe në investimet e jashtme.Ministri i Jashtëm i Finlandës, Timo Soini, duke e përgëzuar kryeministrin Ramush Haradinaj tha se dy vendet kanë një histori të marrëdhënieve të mira dhe ato duhet të vazhdojnë dhe të thellohen.Ai tha se Kosova si i gjithë rajoni i Ballkanit ka perspektivë evropiane dhe Finlanda do të vazhdojë të ndihmojë në procesin e integrimeve.“Ishte mundësi për të evoluar gjithë bashkëpunimin bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Finlandës. Ka plot tema që Finlanda është prezent në Kosovë. Kjo vizitë dëshmon vazhdimin e një përkushtimi për marrëdhëniet bilaterale, do t’i japim në të ardhmen dimension edhe marrëdhënieve ekonomike”, tha kryeministri Haradinaj, pas takimit me ministrin Soini. Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini, konfirmoi bashkëpunimin e mëtejshëm ndërmjet Finlandës dhe Kosovës edhe në të ardhmen.“Kemi pasur diskutime të shkëlqyera me kryeministrin dhe jemi të lumtur që të festojmë dhe të konfirmojnë raportet tona të mira bilaterale. Ne do të bashkëpunojmë edhe në nivelin ndërkombëtar dhe është mirë të jesh në mesin e miqve, andaj ju faleminderit”, tha ministri Soini.Në takim, ishte e pranishme edhe ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Finlandes, Haradinaj, prat Minsitrin e Jashtem, Timo Soini

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • …
  • 13
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT