• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

HERMAN BERSTEIN, NJË MIK I MADH I SHQIPTARËVE

December 15, 2014 by dgreca

Ambasadori shqiptar në Londër z. Mal Berisha prezantoi të Dielën e 14 Dhjetorit në Institutin e Kerkimeve Hebraike YIVO, ne New York, “Albanian – American – Jewish Relations and the Contribution of U.S Ambassador to Albania, Herman Bernstein”/
Nga Dalip Greca/
Në Gazetën”Dielli” të 21 Marsit 1930, faqa e parë i kushtohej”Ekselencës së Tij, zotit Herman Berstein, Ministër i Shteteve të Bashkuara pranë Oborrit Mbretëror të Shqipërisë.” Ka vetëm një titull faqja e parë e Diellit të atij numri dhe pesë fotografi, të zotit Herman Berstein, zonjës Bernstein dhe fëmijëve të tyre, Miss Dorothy, Mr. David dhe Miss Violet Bernstein.
Ndërsa në faqen e dytë të gazetës, në vend të editorialit botohej shënimi”Ministri i ri i Amerikës”.
Në momentin që janë publikuar fotografitë e familjes Bernstein në Faqen e parë të Diellit dhe shënimi editorial në Faqen e dytë, z. Bernstein, ende nuk ishte nisë për në Tiranë, por po gatitej. Në fakt ai u nis nga Amerika të mërkurën e 2 prillit 1930 me avulloren”President Roosevelt”.
Ministri shqiptar në Washington, Faik Konitza shkoi ta përcillte në avullore , duke shpënë tri buqeta me trandafila për të shoqen dhe dy të bijat.
Para nisjes së Ministrit Amerikan, miqtë e tij, shtruan të Hënën e 31 Marsit 1930, një darkë përcjellje në Hotelin”Astor” në New York. Në darkë morën pjesë më shumë se 200 të ftuar, mes të cilëve shquheshin diplomatë, kongresistë, juristë, shkrimtarë, artistë, financierë të shquar, gazetarë etj. Në këtë mjedis i ftuar nderi ishte dhe Ministri i Mbretërisë Shqiptare z. Faik Konitza, fjala e të cilit u duartrokit. Në fjalën e tij z. Konitza e komplimetoi Ministrin Amerikan, z. Bernstein, si një njeri që bashkon në personin e tij dy gjëra që rrallë janë të bashkuara-Ëndrrën dhe Veprimin:Zoti Bernstein, tha ai, është”both a man of letters and a man of action, both a dreamer and a fighter”.
Konica shtoi se z. Bernstein pati fatin e çuditshëm të njihet dhe të fjaloset me fytyra historike si Papa Benedikti i XV dhe Presidenti Wilson, me shkrimtarë si Tolstoi dhe Bernard Shaw, me shkencëtarë si Mecnikof-i dhe Einstein-i, me artistë si August Rodin-i etj. I patrembur dhe i palodhur, si korrespondent lufte dhe kryengritjesh është futur në sheshet më të rrezikshme. Vetëm një popull kishte mbetur gjer tani i panjohur për zotin Bernstein-populli shqiptar dhe këtë popull do ta vizitojë për së afërmi si i Dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në fjalën e tij Ministri shqiptar tërhoqi vëmendjen për pasaktësitë e disa gazetarëve që e paraqesnin Shqipërinë jo siç ishte por sipas fantazisë së tyre. Shpifjet të shumta i bëheshin Mbretit të Shqiptarëve….që natyrisht nuk ishin të vërteta. …Banketi përfundoi me dhurimin e një busti mermeri të z. Bernstein, vepër e skulptorit të njohur të kohës, Moses Dykaar, dhuratë e miqëve.
Banketi u mbyll në orën 1 të mëngjesit të 1 prillit 1930. Shumë gazetarë i shtërnguan dorën Konicës për informacionin e hollsishëm që dha për shqipërinë dhe Mbretin Zog….
… Gazeta “Dielli”e 21 Marsit e përcaktonte kështu personalitetin e ministrit Amerikan Bernstein: “Shkrimtar i zoti, njeri me karakter, dhe me kurajë, z. Bernstein është një nga personalitetet më të forta të Amerikës. Është ay që e shtërngoi Henry Ford-in të heqë dorë nga lufta fanatike që industrialisti i madh kish vazhduar disa vjet me radhë kundër izraelitëve. Sot, z. Ford është një nga miqtë e çquar të z. Bernstein, i cili ka një shumicë miqësh këtu dhe veçan, gëzon miqësinë dhe besimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në komentin e tij, Dielli shënonte se z. Bernstein shkonte si përfaqësonjës diplomatik në një vend që ka vuajtur qindra vjet dhe vazhdon së vojturi nga grackat dhe çpifjet e popujve të tjerë.
Dielli shfaqte bindjen se z. Bernstein do ta përkrahte popullin shqiptar dhe se shpejt ai do të shfaqte simpatinë për shqiptarët, me gjithë mungesat e mëdha.
Po ashtu Dielli shfaqte bindjen se”S’kemi asnjë dyshim se Shqipëria, e cila kurdoherë ka nderuar karakteret e forta dhe mendjet e holla, do ta bëjë z. Berstein të ndjejë se është mes miqsh dhe si në shtëpinë e tij.”
Pasi prezantonte familjen e Ministrit Amerikan, artikulli mbyllej me urimin:”Vatra dhe Dielli, i urojnë udhë të mbarë!”
Po si e kreu detyrën e kryediplomatit në Shqipëri Ministri Amerikan, si e fitoi miqësinë me Mbretin Zog, me Ministrin e Shqipërisë në Washington Faik bej Konica,çfarë roli luajti në forcimin e marrdhënieve me komunitetin hebrej, kush ishte Bernstein si njeri dhe intelektual? Kush ishte Bernstein si gazetar, bashkëpunëtor i shumë gazetave, që nga “The New York Evning Post”, i të përkohshmeve “Nation”, “Ainslee’s Magazine” dhe”Independent” e deri tek korrespondent i The New York Times”-it në Evropë në vitet 1908, 1909, 1911? Cili ishte roli i tij në Luftën e I Botërore, po në Konferencën e Paqes në Paris. Kush ishte Bernstein shkrimtar? Këto dhe këndvështrime të tjera të marrdhënieve të shqiptarëve me hebrejtë dhe Amerikën, për shpëtimin 100 për qind të hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore e më tej morën përgjigje nga ambasadori shqiptar në Londër z. Mal Berisha në Institutin e Kerkimeve Hebraike YIVO, ne New York, ku prezantoi përpara një audience të zgjedhur Amerikano – Hebraiko – Shqiptare: “Albanian – American – Jewish Relations and the Contribution of U.S Ambassador to Albania, Herman Bernstein (1876 – 1935)”.
Më shumë lexoni në Diellin e printuar.
.

Filed Under: Komunitet Tagged With: dalip greca, Herman Berstein, Mal Berisha

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT