Kane kaluar vecse pak dite kur komuniteti ne Tampa Bay degjoj nga te gjitha mediat locale, audiovizive dhe te shkruara, se i riu shqiptar 22 vjecar Dhimiter Andoni kishte humbur jeten ndersa kishte mundur te shpetonte nje drejtues automjeti ne rezik. Ishe vecanerisht komuniteti shqiptar ne kete zone qe e perjetoi me dhimbshem humbjen e nje prej djemve te vet me te mire.
Dhimitri u lind ne Zicisht te zones se Devollit, ai gjithmone ka qene nje njeri me ambicie te medha dhe piksynime te larta per jeten. Si nje nxenes me perfundime te shkelqyera ne aresimin 8 vjecar, Dhimitri fitoj te drejten per te vazhduar studimet e mesme ne kolegjin Maltez te qytetit te Korces. Nje kolegj ne gjuhen angleze, me kerkesa te larta pedagogjike dhe kurikulum te nje niveli teper te larte dhe bashkekohor. Gjate viteve te studimit ne kete kolegj spikati talenti I jashtzakonshem i djaloshit te ri i cili edhe ne saje te punes se tij te palodheshme, ariti te behej nje nga nxenesit me te mire te ketij kolegji. Mbas perfundimit te arsimit te mesem, Dhimitri fitoi te drejten e studimeve te larta ne Gjermani, ku ariti te perfundonte vetem dy vitet e para per arsye se tre vjet me pare, ai dhe familja e tij emigruan ne SHBA, ne Clearwater, Florida.
Jane vetem tre vjet jete ketu, por qe vlejne me shume se 30 vjet per nga intensiteti dhe aritjet qe ky djalosh ariti te permbushte ne nje kohe kaq te shkurter. Dhimitri ariti te behej nje student i shkelqyer I finances ne USF duke patur nje GPA per tu admiruar. Profesoret dhe bashkestudentet e tij e kujtojne me shume respect si nje shok te virtytshem, si nje student qe anjehere nuk e kurseu ndihmen per kedo. Dhimitri ishte njeriu i enderrave te medha, te cilat kishte filluar ti realizonte. Ai kishte nje pozicion te admirueshem pune tek “Wells Fargo Bank” ne grupin e sigurise ndaj krimit ekonomik, ku edhe ka patur suksese spektakolare, sic ishte rasti I ndihmes se tij te vecante ne zbulimin e nje grupi qe kryente falsifikimin e parave, me shtrirje ndershteterore. Dora e Dhimitrit shtrihej pa hezitim per te ndihmuar cdo njeri. Si nje sudent me nje Anglishte perfekte, ai ishte i kudo ndodhur me perkethimet e tij per komunitetin.
Shoqata Vatra ne Tampa Bay, duke patur si moton e saj paresore ndihmen dhe kontributin ndaj komunitetit shqiptar, I ka qendruar prane familjes, ne keto dite te humbjes se madhe dhe te dhimbjes se pa pershkruar, duke I dhene familjes force te kaperzeje kete tragedy. Me fushaten e ndihmave per familjen te organizuar nga shoqata Vatra ne Tampa Bay, u ariten te mblidhen me shume se $20,000. Gjithe komuniteti shqiptar, u bashkua me dhimbjen e familjes moralisht por ne te njejten kohe nuk hezitoi te jepte edhe ndihmen e tij financiare per te ndihmuar kete familje qe vetem 3 vjet ka ne emigrim.
Ishte nata e 20 Shtatorit ’18, kur rreth ores 9:00 pm Dhimitri ishte duke u kethyer nga shkolla per ne shtepi pas nje leksioni qe do te ishte i fundit per te. Ne rrugen e kethimit ai pa nje drejtues automjeti qe humbi kontrollin e automjetit dhe ndodhej ne rrezik per jeten. Nuk e di ekzaktesisht se cfare mund te bente nje njeri i zakonshem ne ate situate, ne nje nate me shi perballe nje njeriu te panjohur ne nevoje. Por atje ishte Dhimitri, nje njeri jo i zakonshem, nje njeri qe ne karakterin e tij kishte humanizmin e vertete dhe altruizmin pakufi per cilindo qe do kish nevoje per te. Ka qene kjo force e brendeshme unike, e permasave qe jo te gjithe e kane, qe e shtyu te merte hapin dhe pa hezitim e me trimeri te ndihmonte njeriun, jeta e te cilit ndodhej ne rrezik. Mbasi dha ndihmen qe duhej, sigurisht me shpirtin plot drite dhe ngazellim per aktin qe kishte kryer, Dhimitri ishte duke u kethyer tek makina e tij ne ane te autostrades I-275. Ai nuk e dinte se ndersa ai shpetoi nje jete, vdekja tinzare e priste atje prane, fshehur ne skutat e erresires se nates. Ishte nje makine qe vinte nga pas si nje hijene, qe goditi djaloshin dhe u deshen vetem disa seconda per te kapecyer kufirin jete-vdekje. Jeta e Dhimitrit tragjikisht u nderpre atje, nje zemer e mbushur plot dashuri dhe zjarr rinor ndaloi se rahuri, nje shpirt i dlire u shkeput nga ai trup i pashem dhe fluturoi drejt parajses. Dhimitri nuk mundi te kethehej me ne shtepine e tij ku e prisnin me ankth nena dhe babai. Ai fali gjene me sublime, dha jeten e tij per te shpetuar nje jete tjeter! A ka act me heroik se ky? Akti i tij eshte frymezues per te gjithe ne. Dhimitri eshte pa diskutim nje hero. Heronjte gjithmone jemi mesuar ti shohim te rinj, te bukur dhe qe kur vjen momenti ne jete, lene gjithshka menjane dhe nuk kursejne as jeten e tyre ne emer te humanizmit dhe dashurise per njerezit. I tille ishte heroi yne me i ri Dhimiter Andoni. Ai ishte i nje djalosh i pashem sykalter, ishte vetem 22 vjec, ne kulmin e rinise, energjise dhe endrave te tij. Akti qe kreu e ben figuren e tij edhe me te bukur, I jep forcen e ideales. Gjithe komuniteti shqiptar eshte krenar per Dhimitrin, i cili i tregoi te gjitheve se kush jane shqiptaret e vertete, cfare vlerash te larta morale ata mbartin.
Dhimitri u largua ne banesen e tij te perjeteshme por kujtimi i tij do te mbetet gjithmone I bukur dhe rrezellites. Si nje engjell, i retuar nga aureola e dashurise per njerezit, ai do te qendroje mbi ne duke na dhene shembullin e heroit, e njeriut me virtytet me te larta humane.
Dhimitri shte njeriu qe ne ember te dashurise per jeten, fali jeten e tij! Ai do te mbetet nje hero qe do frymezoje gjeneratat me figuren e tij, ai do te mbetet ne memorjen kolektive si imazhi i njeriut qe zgjat doren e ndihmes te kushdo ne nevoje. Ai do te jete gjithmone i rrethuar nga dashuria e njerezve dhe nga dhimbja e thelle per ikjen kaq te vrullshme si vete rinia e tij. Si te gjithe heronjte Dhimiter Andoni do te mbetet I paharuar ne memorjen kolektive. Humbja dhe akti i tij heroik i miresise, do te na frymezoje te gjitheve ne per te qene me te mire, per te ndihmuar me teper njeriun qe kemi ne krah, sepse keshtu e nderojme edhe me teper heroin tone!