• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Agim Xh. Dëshnica vjen me”HESHTJA DHE GURI” ne Sofren e Diellit

September 3, 2015 by dgreca

HESHTJA DHE GURI/
Nga Agim Xh. Dëshnica/

Heshtja, thotë dikush,/
një tingull guri ka./
Jo! Heshtje është frika,/
heshtje guri s’ka./

Kumte na sjell një gur,/
fosilet ligjërojnë,/
për kohëra akullnajash/
përmbytje na tregojnë./

Shpërthen si llavë guri
dhe zjen në çdo krater.
Gjëmon e vorbull sillet,
kjo magmë flakë e tmerr.

Ndaj guri është krijim,
i shenjtë në zhvillim.
Shenjë bese për shqiptarin,
për Zotin një blatim.

Për mbrojtjen e Atdheut
– një armë fitimtare,
për bukën e bekuar
– një blojë legjendare.

Kur qasej grabitqari,
a kishin gurët heshtje?
Sokolat përmbi shtigje
dhe gurët – në përleshje!

Në se, o mik, kërkon
si gjaku një flamur,
e gjen atë të ngulur,
fuqishëm te një gur.

Nga shkëmbi del përroi,
ndër gurë mërmërin,
zvarritet nëpër gjemba,
as duket, s’pipëtin.

Kur hiqet nëpër baltë,
sa turbull përparon!
Kur ikën përmes gurësh,
zënë valët diçka thonë.

Kur shtillet ujët, zbardhet,
e brofin lart stërkala,
shpërndahen e shkëlqejnë,
të çojnë edhe të fala.

Me gurë ndërtohen ura
me harqe e parmakë,
mbi urën kalon nusja,
syulur, shpirtin flakë.

E vello e bardhë, mëndafsh,
seç fërfërin ngadalë,
ndërsa rrëmbesë e lumit
e pastër rrjedh në zall.

Në gur tuneli mbahet,
traseja pa mbarim,
përpara turret treni,
gjëmim e fërshëllimë!

Çfarë trajtash guri s’merr!
I lartë, i gjerë, i hollë!
Lumenjve u bën prita,
në stepa – karakoll!

Me daltë artisti gurin
e shtyn të qeshë, të flasë,
e dallgët deti kot
mbi gurin – shkëmb përplas.

Jo, guri s’është heshtje,
por tingëllimë e gjallë,
përherë këndon në Hind,
te një pallat i rrallë.

Një melodi hyjnore,
kur era hyn e del,
të lashtë e të magjishme,
dëgjimin përkëdhel.

Pra heshtja është mosqenie,
dhe tingull fare s’ka!
Ndërsa me zëra guri
gjithë jetën mban në krahë.

Boston Mars, 3 tetor 2002

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Agim Xh Deshnica, HESHTJA DHE GURI

Artikujt e fundit

  • ANNA KOHEN: Nuk harrroj vlerat humanitare dhe bujarinë e shqiptarëve
  • Akademia e Shkencave përkujton me nderim në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta akademik Kristo Frashërin
  • Ndryshimet e Kodit Penal një realitet me risqe dhe kurthe penalizimi për gazetarët
  • Kongresi Kombëtar i Lushnjes u bë gur themeli për ndërtimin e shtetit shqiptar
  • Libri “Tragjedia Çame” i bashkëautorëve Lita-Halimi, një testament dokumentar
  • FREEDOM IN JANUARY 2026
  • “ALBLIBRIS”, NJË PREMTIM KADARESË QË E KREVA NË NËNTËDHJETËVJETORIN E TIJ
  • Përmendorja e Skënderbeut në Ulqin
  • Join us at Albanian Heritage Day at Yankee Stadium!
  • ABAS KUPI, AKTIVITETI POLITIK NË EMIGRACION DHE NË SHBA
  • Marksizmi, nostalgjia e sfumuar filozofike dhe praktike
  • U mbajt konferenca shkencore “Tish Daija në 100 vjetorin e lindjes”
  • NDËRROI JETË PJETËR LEKA IVEZAJ
  • LIRIA KA EMËR: UÇK
  • VENDI IM

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT