• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gara për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton dhe Donald Trump ne krye

August 23, 2015 by dgreca

Dy kandidatë të pazakontë, një republikan dhe një demokrat, dominojnë fazat e para të fushatës presidenciale amerikane. Është shumë shpejt për të parashikuar cilët do të jenë kandidatët përfundimtarë që do të përballen në zgjedhje. Por vëmendja që e rrethon biznesmenin Donald Trump dhe senatorin Bernie Sanders sinjalizon se votuesit amerikanë janë të lodhur nga gjendja aktuale e situatës politike.
Miliona amerikanë në anët e kundërta të spektrit politik kanë shprehur pakënaqësi me politikën e zakonshme. Dhe duket se ata mendojnë se pak nga kandidatët e mundshëm presidencialë mund të ofrojnë diçka ndryshe.
Manjati i pasurive të patundshme Donald Trump ka përdorur këtë pakënaqësi në avantazh të tij.
“Ka një lëvizje të madhe që po ndodh dhe ajo nuk ka të bëj me mua. Por me atë që unë them. Me mesazhin tim.”
Disa analistë politik kanë përqeshur shpresat e Trumpit për të marr kandidaturën e Partisë Republikane për shkak të deklaratave pa takt dhe të stuhishme, si dhe mungesës së një programi të qartë politik. Por anketat e opinionit tregojnë se ai kryeson në kampin republikan që aspiron Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë takimeve që po realizon, Trump duket se po tërheq turma të mëdha njerëzish. Ndërkohë, ish guvernatori i Floridas Jeb Bush, në familjen e dy ish presidentëve amerikanë, konsiderohej si më favoriti kur filloi gara.
“Na duhet një president republikan që të respektojë kushtetutën dhe që nuk nënshkruan urdhëra ekzekutivë rastësisht si diçka që bëhet lehtë.”
Në anën e demokratëve, senatori nga Vermonti, Bernie Sanders tërheq audiecë të madhe kudo që shfaqet. Ai ka një axhendë të qartë që tërheq qytetarët në pozita të pafavorshme.
“Askush nuk e merr seriozish idenë se ndoshta, thjesht ndoshta, ne kemi nevojë për një revolucion politik në Amerikë.”
Sanders ka qënë kritik i hapur i kapitalizmit modern dhe thirrja e tij për një shpërndarje më të barabartë të të ardhurave rezonon me votuesit, por kritikët thonë se axhenda e tij socialiste nuk do ta ndihmojë të marr kandidaturën e partisë së tij.
Ish Zonja e Parë dhe Sekretare e Shtetit, Hillary Clinton, ende është në krye të anketave në garë.
“Ne do të punojmë drejt mundësive. Ne do ta bëjmë vendin tonë përsëri një vend ku nuk i kthen kurrizin askujt.”
Pavarësisht vëmendjes që tërheqin, as Trump dhe as Sanders nuk pritet të fitojnë kandidaturat e partive respektive për zgjedhjet 2016. Por analistët thonë se ata i kanë detyruar kandidatët e tjerë të trajtojnë çështje të debatueshme si imigracioni dhe hendeku në rritje mes të pasurve dhe të varfërve.(VOA)

Filed Under: Analiza Tagged With: Donald Trump, Hillary Clinton dhe, ne krye

Artikujt e fundit

  • ANNA KOHEN: Nuk harrroj vlerat humanitare dhe bujarinë e shqiptarëve
  • Akademia e Shkencave përkujton me nderim në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta akademik Kristo Frashërin
  • Ndryshimet e Kodit Penal një realitet me risqe dhe kurthe penalizimi për gazetarët
  • Kongresi Kombëtar i Lushnjes u bë gur themeli për ndërtimin e shtetit shqiptar
  • Libri “Tragjedia Çame” i bashkëautorëve Lita-Halimi, një testament dokumentar
  • FREEDOM IN JANUARY 2026
  • “ALBLIBRIS”, NJË PREMTIM KADARESË QË E KREVA NË NËNTËDHJETËVJETORIN E TIJ
  • Përmendorja e Skënderbeut në Ulqin
  • Join us at Albanian Heritage Day at Yankee Stadium!
  • ABAS KUPI, AKTIVITETI POLITIK NË EMIGRACION DHE NË SHBA
  • Marksizmi, nostalgjia e sfumuar filozofike dhe praktike
  • U mbajt konferenca shkencore “Tish Daija në 100 vjetorin e lindjes”
  • NDËRROI JETË PJETËR LEKA IVEZAJ
  • LIRIA KA EMËR: UÇK
  • VENDI IM

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT