• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PAULIN MRNAÇAJ, HISTORIA E RRALLË

September 11, 2020 by dgreca

Paulin Mrnaçaj, historia a arratisjes, përndjekja nga Sigurimi dhe protestat për shëmbjen e komunizmit-

Nga Sokol PAJA*-

Historia e arratisjes së Paulin Mrnaçajt së bashku me familjen e tij nga përndjekja prej regjimit komunist, është një ndër historitë më komplekse dhe të rrezikshme të ndërmarra për kohën. Akti i arratisjes familjarisht i familjes Mrnaçaj nga Kelmendi drejtë Jugosllavisë, shkaktoi një tronditje të thellë për sistemin komunist të kohës. As rojet kufitare me pushkë në dorë, as qentë e kufirit, as telat me gjemba, as sigurimsat e bashkëpunëtorët e tyre në çdo cep të Shqipërisë nuk arritën ta ndalnin arratisjen e familjes Mernaçaj prej ferrit komunist.

Paulin Mrnaçaj u arratis kur ishte vetëm 3 vjeç nga Shqipëria. Familja e tij përbëhej prej 9 personave në kohën që u nisën në rrugën pa kthim në kërkim të lirisë. Në dhjetor të vitit 1959 familja Mrnaçaj kaloi kufirin shqiptar drejtë Malit të Zi. Arrestimi i xhaxhait të Paulin Mrnaçajt, Nikoll Mrnacajt më 1952 vuri në shënjestrën e hakmarrjes komuniste mbi gjithë familjen. Pas burgosjes së Nikollës, gjatë vitit 1959, komunistët po përgatisnin një tjetër arrestim mbi familjen. Mrnaçajt nuk kishin rrugë tjetër, ose persekutimin ose arratisjen.  Familja e Paulinit kaloi kufirin shqiptar në pikën kufitare Pshtan mbi Tamare dhe Triesh. Ishte mesnatë dhjetori. Mesnatë akull bore, ngrice e breshër i fortë. Një terren i tmerrshëm malor shkëmbor ku familja rrezikoi seriozisht jetën  për ti ikur persekutimit. Në kohën e luftës së klasave një gabim sado i vogël i një prej familjarëve, e paguante disa fish e gjithë familja. Komunistët përhapnin frikë, panik, dhunë, ndëshkim e viktima kudo. Me qëllim mbajtjen nën kontroll të malësorëve të Kelmendit, komunistët planifikuan një hakmarrje primitive ndaj Mrnaçajve. U përgatit plani i burgosjes totale dhe internim familjar. E vetmja zgjidhje ishte arratisja. Paulin Mrnaçaj tregon se pas arratisjes në Mal të Zi, në fshatin Triesh dajat e babës së tij i strehuan dhe u erdhën në mbështetje. Për shkak të kohës së keqe gjatë arratisjes, Paulini luftoi me jetën disa javë pasi pothuajse u ngri fizikisht si pasojë e kushteve të tmerrshme atmosferike për një fëmijë 3 vjeçar. Paulini në rrëfimin e tij na tregon se familja u arratis me gjithë gjënë e gjallë e çdo gjë që kishin nga  frika se çfarë i priste matanë kufirit. Në Mal të Zi iu dorëzuan ushtrisë dhe familjarisht jetuan 8 vjet. Xhaxhai i tij Pjetri ishte i pari familjar që erdhi në USA. Më pas erdhi e gjithë familja e Paulinit në New York në shtator të vitit 1967.

Paulin Mrnaçaj  filloi në vitin 1981 radioprogram shqip në New York, Zëri i rinisë shqiptare në mërgim. Të gjitha informacionet që transmetonte radio kujton Paulini ishin rreth çështjes shqiptare në Kosovë, Mal i Zi e Maqedoni, kudo kishte shqiptar zëri i Radios shkonte aty. Kryelajm në këtë radio kujton Paulin Mrnaçaj ishte arratisja e njerëzve prej ferrit komunist. Sigurimi i shtetit për shkak të veprimtarisë së tij mediatike e kërcënoi me jetë Paulinin nëse kthehej në Shqipëri. Prej vitit 1989-1991 për çdo të shtunë Paulini familjarisht ishte në krye të komunitetit shqiptar që demonstroi kundër regjimit komunist pranë misionit diplomatik shqiptar dhe Kombeve të Bashkuara, me qëllim rrëzimin e komunizmit në Shqipëri dhe demaskimin e krimeve para syve të botës e mediave ndërkombëtare që përcillnin rregullisht protestat e shqiptarëve. Gjatë transmetimit në radio, kujton Paulini, sigurimi i shtetit na telefononte në radio dhe kërcënonte për mbyllje prorami. Ndaloni transmetimet se jeni të dënuar për vdekje-thuhej në kërcënime tregon Paulin Mrnaçaj por kjo gjë na motivonte më shumë, kujton ai.

Vrasja e Dom Shtjefen Kurtit prej komunistëve se pagëzoi një fëmijë u bë kryelajm botëror dhe irritoi fort edhe komunitetin shqiptar në New York të cilët të udhëhequr prej Dom Zef Oroshi bashkë me klerikë myslimanë, ortodoksë dhe bektashi në Manhatan, protestuan fuqishëm para selisë konsullore shqiptare në New York. Sa herë protestonim kujton Paulini, Sigurimi dhe Diplomatët na godisnin me vezë nga pallati ku banonin dhe me sende të forta. U desh policia e New York të dilte dhe ti kërcënonte me arrestim në mënyrë që ata të ndalnin kërcënimet e gjuajtjen me sende ndaj  nesh. Përgjatë zhvillimit të protestave dhe aktiviteteve në komunitet, Sigurimi rekrutonte dhe joshte njerëz e inskenonte ngjarje të shëmtuara në komunitet, kujton Paulini. Sapo ra komunizmi, kur babai i Paulinit, Marash Mrnaçaj po përgatitej të vizitonte Shqipërinë, Paulinin një mik e lajmëroi se nëse kthehej në Shqipëri do hakmerreshin ndaj tij. Përndjekja prej sigurimit ndaj familjarëve ka qenë e tmerrshme kujton Paulini. Burgim, survejim, internim dhe presione të vazhdueshme, humbje e së drejtës së studimit, luftë e tmerrshme dhe diskriminuese e klasave, konfiskim pasurie etj. Familjarisht tregon Paulin Mrnaçaj jemi çliruar kur komunizmi ra në Shqipëri pasi ne dhe njerëzit tanë kanë vuajtur një përndjekje e kërcënim disa vjeçar prej sigurimit të regjimit komunist. Marash Mrnaçaj, babai i Paulinit pak para vdekjes i ka lënë amanet: “Mos t’ju dhimbset gjaja e jeta për kombin, për atdheun, për bashkëatdhetarët tuaj. Kujtoni sa kemi vuajtur. Mos kurseni asgjë në ndihmë të shqiptarëve.  Kurdoherë që kombi t’ju thërrasë të jeni gati për atdheun”.

Duke perkujtuar Diten e Lirise Shqiptare ne New York…

Paulin Mrnaçaj në vitin 2014 u rikthye në Shqipëri pas arratisjes 55 vjeçare. Ai vizitoi vendlindjen, kujtimet e prindërve dhe të një foshnje tre vjeçare. Një ritakim malli, nostalgjie e kujtese. Një vizitë që e rilindi në shpirtin e vrarë prej regjimit komunist. Në vizitën e parë Paulin Mrnaçaj vizitoi disa nga qytetet kryesore të Shqipërisë si Shkodër, Tiranë, Elbasan, Lezhë, Laç, Durrës duke u magjepsur prej atdheut të tij.  Ai tregon se ishte tmerruar  kur i kishin rrëfyer për krimet e komunizmit ndaj popullsisë civile të pafajshme dhe i dukej një çmenduri administrimi komunist i vëndit duke ndërtuar burgje, bunker e qëndra zjarri për të luftuar me armiq imagjinarë. Shqipëria  u përgatit për të vrarë armikun dhe kur armiq nuk kishte, sistemi i çmendur komunist vrau popullin e tij të pafajshëm. 

Shënim: Paulin Mrnaçaj është anëtar i Këshillit të Vatrës…

Nik Mrnacaj, vellai i Paulinit, eshte kthyer ne simbol lirie.
Tek varri i Mithat Frasherit me axhen Pjeter e nipin Mark Mrnacaj.
Gjate vizites se kryetares se Autoritetit te Dosjeve te Ish Sigurimit te Shtetit ne Familjen Mrnacaj.

Filed Under: Emigracion Tagged With: HISTORIA E RRALLË, PAULIN MRNAÇAJ, Sokol Paja

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT