• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

HISTORIA NË FOTOGRAFI…

September 21, 2021 by s p

A F G A N I S T A N I –   “V a r r e z a   e   P e r a n d o r i v e” dhe   historia  e  fotografisë   më   të   famshme   botuar   në   revistën      

 N A T I O N A L    G E O G R A F I C,     ‘’A F G A N     G I R L’’

“Afganistani   është   i   lehtë   për   të   marshuar   drejt   tij, por   i   vështirë   për   të   dal   prej   tij’’

                                                                       Aleksandri  i  Madh

Nga   Qemal  Agaj

 Afganistani, vendi ku u zhvillua lufta e parë e shekullit të 21, ku fuqia më e madhe ushtarake e kohës u vu përballë tij, i ka njohur këto pushtime 2300 vjet më parë kur  Aleksandri i Madh, në fushatat e tij për të vën ndën kontroll Persinë, gjatë rrugës së tij për në Hindi, duhej më parë të pushtonte  Afganistanin.

Aleksandri i Madh, gjenerali më i famshëm i kohës së tij dhe nga më të famshmit në histori, u përball me rezistencën e vendasve. Por ai e shpartalloi këtë rezistencë, krijoi atë që u bë qyteti modern, Kandahar – në atë kohë quhej, Aleksandria – dhe vazhdoi rrugën për në Hindi. Më vonë ai tha:’’ Afganistani ishte i lehtë për të marshuar drejt tij, por i vështirë për të dal prej tij.’’

Terreni i thyer, klima e paqëndrueshme, jeta politiko-sociale e mjedisit afgan –  ndar në fise dhe në luftë të vazhdueshme midis njeri tjetrit –   ka qën një tmerr për invaduesit’’, shkruan historiani dhe arkeologu amerikan, Frank Holt në libri e tij, ‘’Into the Land of Bones’’, ( 2005).

Holt shpjegon se si tre superfuqitë moderne që kanë invaduar Afganistanin – Britania në shek. e nëntëmbëdhjetë, Sovjetikëët në të njëzetin dhe dhe SH.B. A. në shek. e njëzetë e një, janë vazhdimësi e përpjekjeve që Aleksandri i madh filloi shekuj më parë. 

Historia e Afganistanit është shquar nga invazione dhe tërheqje me humbje nga të huajt, sa vendi është pagëzuar me titullin, ‘’The Graveyard of Empires.’’ ( Varreza e Perandorive). Ky simbolizëm tregon se edhe  më të  fuqishmet perandori mundet të kenë sukses në fillimet e invazionit, por asnjëri nuk mundi të mbaj pushtet në këtë vend. Historianë dhe  analistë janë në një mendim, me Holt kur shkruan: ‘’Është e lehtë në një luftë me gueriliet të vërshosh me trupa në qytete, por është shumë më vështirë të vërshosh nëpër male. Dhe Afganistani nuk është një vend me qytete të fuqishëm, por me mijëra fshatra të izoluara nga një terren i thyer me klimë të ashpër, që i bën guerilasit të zhduken dhe rikthehen.’’ 

 Ky vend malor, me një sistem kompleks fisnor dhe etnicitete të ndryshme, është shumë vështirë për t’a administruar. Afganistani, ’’Varreza e Perandorive,’’ qëndron më rëndë mbi aventurat imperiale të Britanisë, Bashkimit Sovjetik dhe  Sh.B. A.  Fundi i luftrave dhe tërheqja e tyre, koincidon me rënien e dy perandorive – Britanisë dhe Bashkimit Sovjetik.

Britania luftoi tre luftra në Afganistan. E para në vitet, 1839 – 1842. E dyta në 1878-1880 dhe e fundit në 1919.

     I N V A Z I O N I    S O V J E T I K ,   1 9 7 9 – 1 9 8 9                                                                                               _________________________________________________________

Në  24 Dhjetor, 1979, Sovjetikët hynë në Afganistan me arësyen për të mbështetur regjimin pro-sovjetik, stabilizuar në 1978 me një grusht shteti. Në një kohë të shkurtër, mijëra trupa sovjetike vërshuan në Afganistan. Kështu filloi një konflikt ushtarak me Muxhahedin – ose Holy Wariors –  të cilët përçmonin qeverinë e tyre komuniste dhe trupat sovjetike që i mbështesnin ata. Gjatë dhjetë  viteve, të dy palët u përleshën për kontroll në Afganistan, ku as sovjetikët, as forcat e Muxhahedin ( Mujaheden ), qëfurnizoheshin me armatim nga SH.B.A.,nuk ishin në gjendje të arrinin një fitore përfundimtare.

SH.B.A. me rreptësi kritikuan ndërhyrjen sovjetike në Afganistan me sanksione ekonomike dhe politke deri në bojkotimin e Lojrave Olimpike në 1980 në Rusi.

Në 15 Shkurt, 1989, pas nëntë vjet lufte dhe humbje të pallogaritshme në njerës dhe rrënimi ekonomik, sovjetikët u tërhoqën nga Afganistani. Tërheqja filloi në 15 Maj, 1988 deri në 15 Shkurt, 1989. Asnjëherë nuk u publikua një shifër nga ana e sovjetikëve për të vrarët në luftë, por mendohet se 15.000 trupa sovjetike dhe afërsisht një milion popullatë civile afgane u vranë gjatë luftës dhe miliona kërkuan strehim si refugjatë në Pakistan dhe Iran. Kjo luftë është quajtur, ‘’Soviet Union’s Vietnam.’’

Sipas NATIONAL GEOGRAPHIC, invazioni sovjetik krijoi një krizë të paparë refugjatësh. Rreth gjashtë milion Afgan u detyruan të largohen. Nga këta rreth tre milion e gjysëm në Pakistan, dy milon në Iran dhe pjesa tjetër në vende të ndryshme.

THE   AFGAN   GIRL   –   S H A R B A T    G U L A

Pakistan, 1984.

Eshtë interesante të shënohet se si një jetime nga Afganistani, refugjate në Pakistan, pa emër, pa prindër, pa shtëpi, u bë një nga fytyrat më të njohura në botë.

Ishte fundi i vitit 1984. Fotogazetari, Steve McCurry u ngarkua nga revista NATIONAL GEOGRAPHIC të mbulonte gjendjen e vështirë të Afganëve që emigruan nga tmeri i luftës dhe shkatërrimi i fshatrave të tyre gjatë invazionit sovjetik. Gjatë një shetitje përreth kampit të refugjatëve, Nasir Bagh, në Pakistan, dëgjoi zëra fëmijësh që dilnin nga një tend dhe kuptoi se ishte një shkollë vajzash. Ai hyri brenda dhe i kërkoi mësueses nëse lejohej të shihte dhe të merrte disa fotografi. Ajo ra dakord. Duke vrojtuar grupin e nxënëseve, vuri re në qoshe një fëmijë të veçantë me sytë mprehtë. ‘’Unë e vura re atë vajzë,’’ shkruan McCurry në librin e tij, ‘’ Untold StoriesBehind the Photography ‘’ajo kishte një shikim të mprehtë vëzhgues. Dukej shumë e turpshme, dhe mendova, nëse  fotografoj të tjerë fëmijë më parë, do të ishte më e  pranueshme  të pranonte, sepse nuk besoja se do të dëshëronte të  mos fotografohej.’’

Ajo ishte 12 vjeç, vetëm një vit para se të mbulont fytyrën me vello. McCurry mori në fotografi dy vajza, duke pritur për portretin që ai me të vërtetë ishte i interesuar. ‘’Duhet të ishin rreth pesëmbëdhjetë vajza në atë klasë.’’ Kujton Mc Curry.’’ Ato ishin te reja dhe ishin duke bër atë çfarë fëmijtë bëjnë në gjithë botën në shkollë, bridhnin përreth duke bër zhurmë dhe duke ngritur pluhur…Kështu unë fillova të fotografoj të tjera nxënëse. Unë  doja që ajo të kuptonte se nuk isha i interesuar për të, Kështu unë arrita atje ku dëshëroja. Ajo pranoi të fotografohej. Për çudi,  në këtë moment të shkurtër kur fotogrova vajzën, nuk dëgjoja zhurmën, apo shihja të tjerë fëmijë. Ishte një moment shumë i fuqishëm. Lidhja ishte shumë e shkurtër. Me sytë e ngulur drejt kameras si me inat, pas dy shkrepjesh ajo u largua, por nuk m’u shqit nga mendja ekspresioni i syve të saj. Mendoj se ajo ishte kurioze për mua, ashtu si isha dhe unë për të, sepse ajo kurrë nuk ishte fotografuar, dhe ndoshta nuk kishte parë një kamera. Vetëm kur u ktheva në New York dhe pash  imazhet e vajzës, kuptova sa i fuqishëm ishte portreti i saj.’’ 

Menjëherë sa u botua në kopertinën e NATIONAL GEOGRAPHIC, në Qershor, 1985, imazhi u shpall si një portret klasik modern.

‘’The Afgan Girl’’,  titulli me të cilin fotografia e McCurry është njohur, fitoi një status të veçantë. Për miliona prezanton vuajtjet e fëmijëve dhe  pasojat në njerëzit e zakonshëm gjatë luftrave, por në të njejtën kohë është një imazh i një bukurie të rrallë që rrezaton, edhe pse në konditat e tmerrshme në të cilat ajo gjendet. Është një përzjerje e hollë mes forcës  dhe dobësisë në portret. Për McCurry-in imazhi tregon për shikim ngulmues të tij  si fotograf, kur vajza vetë me shikim të ngulitur, duket e hutuar që fotografohet. 

Emocioni i saj në fotografi është pak misterioz. Një vepër arti shihet dhe gjykohet në mënyra të ndryshme, varet nga ai që e shikon. Kjo llojshmëri, është një cilësi për të  gjithë veprat e quajtura ‘’Ikon’’, ato çdo herë i ofrojnë  shikuesit diçka të re. Nuk është surprizë që portreti i vajzës Afgane është përmendur si, ‘’Modern Mona Lisa.’’

               SHTATËMBËDHJETË VJET MË VONË. 

‘’Është thën se Pashtu janë në paqe kur ata janë në luftë.’’

                                                           National Geographic

Në Janar të vitit 2002, McCurry me një grup televiziv të NATIONAL GEOGRAPHIC , kthehet në Pakistan në disa nga kampet që ai kishte fotografuar për artikujt e vitit 1985, me idenë të zbuloj për ‘’Vajzën Afgane.’’ Akti terrorist në 11 Shtator, 2001 dhe invazioni Amerikan i Afganistanit në muajt që pasuan, solli një tension të ri në rajon. Në 2002, pas një grumbullimi informacionesh dhe kordinim kontaktesh, McCurry dhe grupi që e shoqëronte, arritën në Pakistan. Kampi i refugjatëve ku ai fotografoi vajzën ishte vendosur të shkatërrohej dhe ata kuptuan se ishin në kohën e duhur për kërkimet e tyre.

Ata filluan të tregojnë fotografinë të moshuarve dhe autoriteteve të kampit dhe kur fjala u përhap, disa gra, duke menduar se mund të kishin ndonjë përfitim monetar, u shfaqën me pretendimin se ishin vajza në imazh. 

‘’Ne gjetëm një grua, që për  shumë nga grupi ishte Vajza Afgane’’ shkruan McCurry, ‘’por unë nuk isha aq i sigurtë. Sytë e saj ishin të errët, ndërsa  sytë e Vajzës Afgane ishin të gjelbër dhe ajo kishte një shenjë në hundë, e dukshme në fotografi. Hunda e gruas ishte e shkurtër dhe nuk e kishte gërvishtjen.’’

Kërkimet vazhduan dhe zhurma u përhapën se Vajza Afgane mund të kishte vdekur ose ishte vrarë. McCurry dhe grupi ishin gati të tërhiqeshin, kur një burrë pohoi se jo vetëm që njihte vajzën, por dinte dhe ku banonte vëllai i saj. Vajza jetonte në një nga zonat më të rrezikshme në Afganistan ndën sulmet ajrore të SH.B.A. Ai premtoi se do mundohej të sillte atë dhe vëllanë e saj matanë kufirit. Pas një udhëtimi të lodhshëm prej dhjetë orësh, vajza dhe familja e saj arritën në fshatin e vogël, ku McCurry dhe grupi i tij po prisnin. 

Zakoni i vendit diktonte që vetëm një grua mund të takohej me atë më parë. Kur pjesëtarja e grupit televiziv hyri në dhomën e vogël të errët ku ato do bisedonin, ajo diktoi sytë e ndritshëm të gruas dhe kuptoi se kjo ishte vajza që McCurry kishte fotografuar në 1984.

Ajo mësoi se emri i gruas ishte Sharbata Gula, që në gjuhë Pashtu do të thotë, ‘’Sherbet’’, e martuar me trefëmijë dhe bisedoi me familjen të lejonte McCurry-n të takohej dhe ndofta  t’a fotografonte.

 ‘’Biseda jonë’’ shkruan McCurry, ‘’ ishte e shkurtër dhe jo emocionale. Ajo më mbante mend, sepse takimi ynë ishte i vetmi moment që ajo ishte fotografuar dhe unë isha i vetmi i huaj që ajo kishte takuar. Kur pa fotografinë për herë të parë, ajo u ndje pak e turpëruar për shallin e saj. Një zjarr gjatë gatimit e kishte djegur tha ajo. Prindërit e saj ishin vrarë dhe ajo kishte jetuar një jetë shumë të kontrolluar. Ajo nuk kishte asnjë kontakt me njerës të tjerë, përveç burrit, fëmijëve të saj, dhe  fqinjët.’’

McCurry i shpiegoi sa i famshëm ishte bër imazhi dhe se imazhi tjetër mund të vinte në dijeni botën për vuajtjet e Afganistanit. Përfundimisht ajo pranoi të fotografohej përsëri.

McCurri kujton sa u trondit nga pamja e saj kur ajo ngriti vellon. ‘’Unë akoma në imagjinatë kisha imazhin e saj, një vajze 12 vjeçare, dhe tani përpara meje kjo grua në të tridhjetat, që dukej se jetonte një jetë të vështirë.’’ 

Imazhet e reja të McCurry-t u botuan në kopertinë të revistës NATIONAL GEOGRAPHIC  në Prill, 2002.

‘’Kur unë shikoj në sytë e fëmijve Afgan’’ kujton McCurry, ‘’unë shikoj një popull të rrept dhe me zemër, plotë dinjitet dhe të papërkulur. Jeta atje është e ashpër, por ata i përballojnë sfidat me gjallëri dhe sens humori. Shpresa ime për t’a dhe për fëmjët në mbarë botën është, një edukim solid dhe një kujdes i qëndrueshëm për shëndetin e tyre. Këto dy gjëra  janë të drejta bazë për çdo fëmijë.’’

Angazhimi i McCurry në Afganistan nuk mbaroi në atë kohë. Ai ka qenë nga dëshmitarët e parë në ngjarjet më të rëndësishme lidhur me Afganistanin në 20 vjetët e fundit, inkluduar  11 Shtatorin, 2001.

 Në gjithë këtë periudhë të gjatë, si ndodh shpesh me fotografët, McCurry u lidh ngusht me popullin Afgan dhe fatin e tij. Në një intevistë të fundit, 21 Shtator, 2021, me GUARDIAN,shpreh keqardhje për të ardhmen e popullit Afgan, kur thotë:

‘’ Ne ndoshta duhej të largoheshim nga Afganistani kohë më parë. Ne duhej të kishim mësuar nga invazioni Rus në vitet 1980.  Mënyra si u organizua largimi ishte një tmerr dhe një dështim komplet i iteligjencës tonë. Unë jam i dëshpëruar për fatin e popullit Afgan, në mënyrë të veçantë për të rinjtë, ëndrrat e të cilëve u shkatërruan.’’

Filed Under: Kulture Tagged With: Historia ne fotografi, Qemal Agaj

Artikujt e fundit

  • Kur karakteri tejkalon pushtetin
  • ABAZ KUPI DHE LUFTA ANTIFASHISTE NË SHQIPËRI
  • Fortesa Latifi: “It can be difficult to grow up when you’re constantly faced with a younger version of yourself”
  • ABAZ KUPI, I HARRUAR DHE I KEQTRAJTUAR NGA HISTORIA ZYRTARE
  • VATRA DHE FAMILJA KUPI ORGANIZUAN SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT TË SHQUAR ABAS KUPI
  • “E DREJTA ZAKONORE E ÇERMENIKËS. KANUNI I MUST BALLGJINIT” 
  • Retorika e Serbisë si agresion psikologjik: narrativa e rrezikshme e Aleksandar Vuçiçit në Ballkan
  • Çfarë “shteti” deshi Mehmet Ali pashë Misiri në luftën e tij kundër sulltanit osman?
  • 1939 / AUDREY SHAH : JU RRËFEJ TAKIMIN ME MBRETIN ZOG NË HOTEL RITZ (LONDËR)
  • Ndalimi i investitorëve nga tregu i shtëpive: a është zgjidhja reale?
  • “Pse ShBA nuk e pushtuan por e çliruan Venezuelën nga Maduro/t”
  • SPEKTËR…
  • ME SA POLITIKA SHIGJETON SERBIA NË DREJTIM TË KOSOVËS?
  • VENDI IM / 7th Annual Concert
  • ZOTI, SHPIRTI, BIBLA, DOGMA DHE MENDIME FILOZOFIKE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT