• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Historike: UEFA në Kongres pranon Kosovën

May 4, 2016 by dgreca

Budapest, 3 Maj 2016/ Kosova u pranua sot me shumicë votash në Federatën Evropiane të Futbollit, UEFA, gjatë Kongresit të 40-të në Budapest, Hungari. Ditë historike për futbollin e Kosovës ky 3 maj 2016.

Në Kongres votuan 54 shtetet anëtare, nga të cilat 28 votuan pro, 24 kundër e dy fletëvotime ishin të pavlefshme. Votimi ishte i fshehtë. Në Kosovë po festohet.

***

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi shkruan në ‘facebook’: Kosova në UEFA! Lajmi më i mirë i mundshëm për tifozët e panumërt në Republikën tonë. Tash e tutje do të luajmë në kampionate ndërkombëtare – disa lojë do t’i fitojmë, disa do t’i humbim, por kurrë më s’do të na ndalin nga fusha e gjelbër. Urime Fadil Vokrrit dhe federatës, urime lojtarëve të kombëtares sonë, urime të gjithë qytetarëve. 

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili gjendet në Budapest,  shkruan: Ndihem shumë i lumtur dhe krenar që shteti ynë sapo arriti edhe një sukses kulminant historik.Futbolli kosovar nga sot është anëtar i familjes evropiane të futbollit, UEFA-s. Shumë shpejt edhe i FIFA-s. Kosova po përjeton një periudhë të sukseseve të jashtëzakonshme.

Rezultatet kulminante, produkt i përkushtimit tonë dhe përkrahjes së miqve ndërkombëtarë, do të vazhdojnë në ditët në vijim. Të ndihemi krenarë me Atdheun tonë! 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, shkruan:

Dita e shumëpritur e daljes së futbollit tonë nga izolimi i padrejtë dhe i tejzgjatur, më në fund erdhi. Urime të gjithëve për këtë fitore të madhe për Kosovën! Tanimë jemi anëtarë me të drejta të plota në UEFA dhe futbollistët tanë mund të shpalosin talentin e tyre nëpër stadiumet më prestigjioze ndërkombëtare.

SHALA: FUTBOLLI I KOSOVËS NË FAMILJEN E MODERNE TË FUTBOLLIT 

 Ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, pas pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA, uron futbollistët e Kosovës dhe gjithë ata që kanë kontribuar për këtë sukses historik të vendit tonë. Më ketë rast, ministri Shala u shpreh se pranimi i Kosovës në shtëpinë e madhe të futbollit evropian është ngjarje madhore për futbollin në veçanti dhe për sportin e Kosovës në përgjithësi, por edhe shenjë e dëshmi domethënëse e suksesit të shtetit të tonë.Me këtë rast, ministri Shala përgëzoi drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës për punën e palodhshme që kanë bërë që futbolli i Kosovës të shënoi këtë sukses historik. Ai u shpreh se pranimi i Kosovës në UEFA është një akt historike dhe i jashtëzakonshme për sportin e Kosovës, dhe një nxitje e fuqishme për zhvillimin e mëtejmë të këtij sporti, meqë Kosova ka talent të shkëlqyer, të cilët mund ta prezantojnë Kosovën dhe vlerat e saj në arenën ndërkombëtare. Me këtë rast ministri Shala uroi veçmas futbollistët e Kosovës, të cilët do t’i mbrojnë ngjyrat e shtetit tonë.

Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për prezantimin dhe njohjen e vlerave të Kosovës në botë, shtoi Shala dhe u shpreh se Kosova ka talent të shkëlqyer të cilët mund t’i kontribuojnë vlerave të futbollit Evropian.Ministri Shala këto ditë ka qëndruar për vizitë zyrtare në Budapest, ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të këtij shteti, dhe ka përcjellë nga afër zhvillimet rreth pranimit të Kosovës në UEFA. Ai gjatë gjithë kohës u ka dhënë mbështetje të fuqishme drejtuesve të FFK-së, të cilëve u ka premtuar përkrahje të mëtutjeshme në krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e garave të Kosovës./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Historike: UEFA në Kongres, pranon Kosovën

Artikujt e fundit

  • HISTORIA E KRYEVEPRES SË NDOC MARTINIT
  • SI LETRAT BRENDA SHISHEVE…
  • Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror
  • SI U HOQ BUTRINTI NGA DUART E PUBLIKUT
  • Të arratisurit nga Shqipëria deri më 31 tetor 1990
  • Nga lufta e Kosovës, në Distriktin 14-të në New York
  • Hieroglifet e mallit…
  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT