• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ARBERESHET- HORA MIREPRET DHESPOTIN E RI

June 26, 2015 by dgreca

SHUGURIMI PER PESHKOP I SH. T. MONS. GJERGJ DHIMITER GALLARO DHESPOT  I HORES SE ARBERESHEVET/

Shkruan:Zef Chiaramonte -Palermo/

Pas dy vitesh me seli te zbrazet,  Eparkia e Hores se Arbereshevet po pergatitet te mireprese Dhespotin e ri, Imz.GJERGJIN  DHIMITER GALLARO, i emeruar nga Shenjteria e Tij Papa Françesku fill nga prilli i ketj viti.Ai merr vendin si  pasardhes i Mons. Sotir Ferrara-s, i cili pati dhene doreheqje me 2012 per shkak te moshes, sipas te Drejtes Kanonike.Mungesa e Bariut shpirteror i mundoi shume besimtaret e te pese vendbanimeve te Eperkise, deri sa here pas here grupe besimtaresh  iu kane drejtuar Kongregates per Kishat Lindore, zyra e Kurise Romane e ngarkuar per çeshtjet e Kishave Lindore katolike, dhe lutje publike jane bere ne mbarim te Sherbeses se  Shenjte ne te gjtha famullite e Eparkise, per te spejtuar emerimin e Dhespotit te ri.

Eparkia (Dioqeze me tradite bizantine) e Hores se Arbereshevet, Piana degli Albanesi, pati qene themeluar me 1937 dhe permbledh pese Bashkite me origjine shqiptare ne provincen e Palermos:  Hora e Arbereshevet-Piana degli Albanesi,  Sendahstina-Santa Cristina Gela,  Kuntisa-Contessa Entellina,  Munzifsi-Mezzojuso dhe Pallaci-Palazzo Adriano, perveç nje numeri te madhe besimtareshe arbereshe me banese ne kryeqitetin e Sicilise, te cilet i referohen kishes antike (sh.XII) te Shen Merise se Admiralit, sot selia e famullise arbereshe e Sh. Kollit ndaj Martoranes, kishe kjo kokatedrale e Eparkise.

Mu ne kete kishe monumentale e zbukuruar me mozaike bizantine nga sh.XII, Bariu i ri me ngrohtesi ka shprehur deshiren te shqiptoje Formulat e Besimit, brenda sherbeses se Mbremesores , diten e Shtune, me 27 Qershor, ora 19.00. Kurse Hjrotonia, Dorezimi si peshkop, do te mbahet te Katedralja e Shen Mitrit te Madhit Deshmor, ne Hore te Arbereshevet, te Diellen, me 28 Qershor, ora 10.30.

Qe te dya keto ceremoni do te jene te kryesuara nga Eminenca e Tij Kardinali Paolo Romeo, Kryeipeshkev Mitropolit i Palermos, i cili pergjate kohes me seli te zbrazet ka ushtruar detyren e Administratorit Apostollik te Eparkise

Peshkopet Shugurues, tre nga numeri sipas kanonit bizantin, do te jene:  Sh.T. Imz. Donato Oliviero, Dhespot i Ungres per Arbereshet e Gadishullit Italian;  Sh. T. Imz. Nikolas Samra, Peshkop i Newton (SH.B.A) per Greko-Katoliket Melkite, dhe Sh. T. Imz. Dhimiter Salahas, Eksark Apostollik ne Athine per Greko-Katoliket e Greqise.

Me padurim kleri dhe populli presen omiline, pretkun, qe Dhespoti i ri do te mbaje fill mbas shugurimit, ngase Mons. Gallaro, me origjine nga Sicilia, nuk eshte arberesh.  Ai vjen nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes ku pati perqafuar traditen kishtare bizantine, baras me te Arberesheve, ne Komunitetin Melkit i atjeshem.  Ka ligjiruar te Drejten Kanonike tek Universiteti i Newton-it, ndersa ishte Protosynqellos, Vikar i Pergjithshem, i Eparkise se vete dhe Konsultues i Kongregates per Kishat Lindore.

Pritet te jene te pranishme personalitete te larta nga Amerika, Shqiperia, Kosova dhe vet Italia.

Ceremonite mund t’i shikoni ne striming  http://sandemetriopiana.blogstop.T/  te shtunen nga ora 19.00, te Dielen ora 10.00.

Palermo,26 qershor 2015

Zef Chiaramonte

Filed Under: Mergata Tagged With: HORA MIREPRET DHESPOTIN E RI, Zef Chiaramonte

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT