229.5 metra dhe 68 kate është hoteli më i lartë në Nju Jork, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe hemisferën Perendimore, i cili u hap zyrtarisht, të Mërkurën me 8 Janar 2014, në Manhattan – New York. Qyteti i New Yorkut vazhdon të mahnitë botën me ndërtimet më lartë ose i quajtur ndryshe edhe Qyteti i Gradaçieleve.
NGA BEQIR SINA, New York City/
NEW YORK CITY : Titulli si i hotelit më të lartë të vendit, është deklaruar të Mërkurën me 8 Janar 2014, për hotelin Marriott Midtown në adresën 1717 Broadway në West 54 Street. Hoteli ka një lartësi mbi 753 feet ose 229.5 metra, me 68 kate . Hoteli më ri ka kushtuar 319.5 milion dollarë. Arkitekti është Nobutaka Ashihara, i cili ka bërë artitekturën edhe të hotelit Mandarin Oriental .
” Ky është hoteli më i lartë jo vetëm në New York City , në Amerikën e Veriut , por ne mendojmë se edhe në hemisferën perëndimore , ” tha CEO Marriott, Arne Sorenson, në një ceremoni të prerjes së shiritit të martën .
Hoteli është duke pranuar mysafirët që nga 29 dhjetor, tha ai por sot është duke u zhvilluar ceremonia zyrtare e inagurimit të këtij hoteli gjigand.
Marriotte Midtown e tejkalon edhe lartësinë e hotelit më të lart deri tani “Detroit’s Renaissance Center” në Detroit , me 727 feet i lartë , i cili kishte mbajtur deri tani edhe titullin e hotelit më të lartë në SHBA , si dhe në New York, i cili ka ndërtesat – gradacielet, më të larta në vend
Në qytetin e New Yorkut deri tani hoteli më i lartë ka qenë hoteli Katër stinët – New York Four Seasons , e cila është e lartë 682 feet.
Pronarë të Hotelit më të lartë në New York, SHBA dhe hemisferën perendimore është i ndarë në mes pronarëve të Courtyard by Marriott dhe e Marriott Residence Inn . Ky hotel gjithashtu ka një Bistro, një sallë të madhe gjimnastike , dhe shpreson për të hapur edhe një restorant të madh në verë , tha menaxheri i hotelit Paul Viapiano .
” Për një hotel të tillë në Nju Jork , kjo është e pabesueshme , ” tha Jesse Tilly , 39 vjeç , e cila kishte zgjedhur për të paguar dhomën e saj për më pak se 300 dollar. ” Unë kam dhomën me një pamje të bukur të këndit nga Central Park . ”
Dhomat e këtij hoteli , të cilat janë të dizajnuara me një- apo dy krevat – me dhoma ditore të biznesit , fillojnë me një çmim prej rreth 300 dollar e lartë, për një dhomë dhe një natë. Kurse, dhomat e tipit Residence Inn , të cilat janë projektuar për më shumë qëndrime të zgjatura dhe që vijnë të shoqëruara edhe me me një kuzhinë të vogël , fillojnë me çmimet me rreth 350 dollar nata.
Megjithatë, gjatë festave të caktuara si Krishtëlindje dhe prag të Vitit të Ri , dhomat me pamje nga Times Square, mund të shkojnë edhe deri në 1200 dollar dhoma për një natë , tha Viapiano .
“Kohëve të fundit hotelet e qytetit të Nju Jorkut, patën një bum vizitorësh, me një rekord me rreth 54 milion vizitorë në vitin 2013 .Hotelet e qyteti ishin 87 për qind të zëna edhe në vitin 2012 dhe 88 për qind e tyre ishin të zëna në vitin 2013 . Ndërkohë, qëMarriotte Midtown hoteli më i ri dhe më i lartë në New York, SHBA dhe hemisferën perendimore, pret që të jetë me një frekuentim deri në 90 për qind për vitin 2014 , ka thënë CEO Marriott, zoti Sorenson .
“Hoteli i ri aktualisht ka të punësuar rreth 120 punëtorë me orë dhe rrogë të plotë, ne shpresojmë të kemi këtë vit 160 të punësuar si sezonin në hotel,” tha Viapiano .
Ndërtesa e hotelit Marriotte Midtown në 1717 Broadway, është në pronësi të kompanisë G Holdings , e cila e bleu atë për 32.000.000 në vitin 2001 .