• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Hoti: Grupet kriminale po e cenojnë sigurinë në veri

February 9, 2016 by dgreca

Flet Per Europen e Lire, Besim Hoti – Zëvendës komandant i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës/
Radio Evropa e Lirë: Zoti Hoti, ka vlerësime të ndryshme nga ekspertët e sigurisë në Kosovë se me gjithë përparimet e bëra kohët e fundit, në veri të Mitrovicës gjendja sigurisë vazhdon të mbetet e brishtë. Si e vlerësoni gjendjen aktuale atje, referuar zhvillimeve të muajve të fundit?
Besim Hoti: Mund të pajtohem pjesërisht me deklaratat e analistëve, por jo tërësisht. Incidentet e tilla, të cilat herë pas herë mund të ndodhin, sigurisht që nga aspekti i paragjykimeve mund të jenë si të tilla, por, ato duhet të vërtetohen, para se ne të konstatojmë një gjë të tillë; mendoj, në mungesë të dëshmive dhe fakteve.
Se a ka grupe, individë ose persona me qëllime të caktuara, për të pamundësuar zhvillimin e institucioneve…po, ekziston si mundësi, por po flasim për individë e për grupe të caktuara. Sidoqoftë, vlerësimi i përgjithshëm i sigurisë në rajonin e veriut, përkatësisht në katër komunat më veriore të Republikës së Kosovës, tregon se nuk kemi regjistruar incidente dhe nuk kemi pasur raste të cilat në formë të përgjithshme do ta cenonin sigurinë. Ka incidente, të cilat mund të jenë të organizuara ose të izoluara, por nuk mund të flasim për incidente të cilat cenojnë përgjithësisht situatën e sigurisë.
Radio Evropa e Lirë: Ju po flisni për grupe dhe persona. Për cilat grupe bëhet fjalë?
Besim Hoti: Ju jeni dëshmitarë se në veri kemi një zbatim më të fuqishëm të ligjit, në përpjekje edhe të shtrirjes së institucioneve të tjera, që për grupe të caktuara kriminele, me qëllim të përfitimeve materiale të jashtëligjshme, sigurisht që shtrirja e institucioneve nuk është mjaft e mirëpritur. Viteve të fundit kemi një shtrirje më të fuqishme të zbatimit të ligjit në veri, dhe kjo i pengon grupet e caktuara të interesit, sepse i prishë hesapet e tyre të përfitimeve.
Edhe rasti i fundit, që lidhet me djegien e veturës zyrtare, sigurisht që mund të jetë një çështje personale e një individi apo grupi të caktuar, kundrejt të cilëve zyrtarët policorë kanë zbatuar ligjin, duke u nisur nga arrestimet e deri te sekuestrimi i mallrave ose elementeve të jashtë ligjshme. Këto mund të merren si çështje të hakmarrjeve të ndryshme ndaj zyrtareve policorë, të cilat s’ëndërrohen në çështje personale te individët. Zyrtarët policorë nuk i shohin si zbatues të ligjit, por çështjet i marrin si personale. Kemi pasur raste të hakmarrjes edhe në të kaluarën ndaj zyrtarëve që kanë zbatuar ligjin.

Radio Evropa e Lirë: Kur flisni për këto grupe, kjo nënkupton se janë disa grupe, apo jo?

Besim Hoti: Janë individë, grup, ose grupe. Nuk dua të paragjykojë me numra se sa grupe janë, por, mund të jenë grupe të interesit prej dy apo më tepër personave. Nuk do të thotë që është vetëm një grup i caktuar i organizuar… nuk duhet të jetë ai i strukturuar, por, po preken interesat e grupeve të ndryshme.
Radio Evropa e Lirë: Atëherë, sa mund të konsiderohen këto grupe si faktorët që po i rrisin tensionet në veri, dhe sa janë të fuqishme ato që t’i sfidojnë organet e rendit?
Besim Hoti: Sigurisht që nuk janë [të fuqishme]. Ndoshta mund të pajtohemi ose të mos pajtohemi, por ajo që është më e rëndësishmja, e veçanërisht për një zonë mjaft të ndjeshme, si Mitrovica e veriut, aty ku ndër vite kemi pasur incidente jashtëzakonisht madhore, e kryesisht të orientuara nga karakteri i urrejtjes ndëretnike, [tash] të tilla nuk kemi.
Tash po flasim për qërim hesapesh të grupeve kriminale, të cilave u preken interesat, dhe kjo fuqi e tyre nuk mund të jetë aq e madhe sa mund të paragjykohet. Mund të themi se fuqia e këtyre grupeve të interesit dhe fuqia e këtyre grupeve kriminale për çdo ditë vjen e zbehet, dhe në këtë mënyrë, në veri të kemi sa më pak incidente.
Radio Evropa e Lirë: Një çështje shqetësuese, që në vazhdimësi është ngritur në lidhje me veriun, ka të bëjë edhe me lirinë e lëvizjes. Sa janë bërë përparime në këtë drejtim, sidomos në lirinë e lëvizjes në lagjet me popullatë shumetnike?
Besim Hoti: Sipas statistikave, ne nuk kemi pasur incidente të karakterit të tillë, të cilat vërtetë do të pasqyroheshin negativisht në veri. Gjatë vitit të kaluar kemi pasur katër raste të tilla të regjistruara, por kryesisht kemi pasur të bëjmë me persona të mitur, pra, të moshës së re.
Në të gjitha këto raste, policia i ka arrestuar personat si kryerës të mundshëm të veprës, dhe të njëjtit i ka sjellë para drejtësisë. Kemi të bëjmë edhe me raste madhore, të rënda, deri në vrasje të rëndë në tentativë, por, policia i ka zgjidhur këto raste të regjistruara. Ambienti i sigurisë ka ndryshuar mjaft dhe tani kemi një ngritje të sigurisë dhe një ngritje të besimit në organet e sigurisë në të gjitha zonat e banuara me popullatë të përzier. Kemi një qarkullim, bashkëpunim dhe koordinim mjaft të mirë edhe me përfaqësuesit e këtyre lokaliteteve.
Radio Evropa e Lirë: Sa është numri i pjesëtarëve shqiptarë të policisë në veri, dhe numri i përgjithshëm i policëve në atë pjesë të Kosovës?
Besim Hoti: Kemi diku mbi 40 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të përkatësisë etnike shqiptare, të cilët shërbejnë në këto zona; pra, e kam fjalën për katër stacionet policore, të cilat janë në komunat më veriore të Kosovës. Kurse, numri i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në drejtorinë rajonale të veriut është rreth 506 pjesëtarë të policisë, pra, zyrtarë të uniformuar.(Bisedoi: Arton Konushevci)

Filed Under: Interviste Tagged With: Hoti: Grupet kriminale, po e cenojnë, sigurinë në veri

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT