• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Hoti: Fitorja jonë çliron Kosovën dhe krijon perspektivë për fëmijët tanë

June 9, 2017 by dgreca

 

unnamed (3)unnamed (2)unnamedunnamed (1)Para mijëra simpatizantëve të koalicionit të djathtë, kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të premten se fitorja jonë nënkupton çlirimin e Kosovës dhe krijimin e një perspektive për fëmijët tanë.
“Të nderuar qytetarë. Sot, iu shoh të lumtur. Sytë tuaj e tregojnë këtë. Dhe keni të drejtë. Fitorja është afër. Kjo fitore e çliron të ardhmen tonë. Kjo është fitore për fëmijët tanë. Askush më nuk mund të mbajë peng të ardhmen e vendit tonë. Fitorja jonë lindi në Podujevë, Obiliq, Fushë-Kosovë, Kaçanik, Junik, Deçan, Drenas, Shtime. U rrit në Pejë, Gjakovë, Istog, Ferizaj, Lipjan, Viti, Gjilan. Sot, po kulmon këtu në Prishtinë, me këtë masë të jashtëzakonshme”, ka thënë Hoti.
Ai i ka garantuar të gjithë qytetarët e Kosovës se do ta mbrojmë fitoren tonë dhe askush nuk mund të shkelë mbi të, sepse ne Brezi i Republikës bashkë me qytetarët jemi më të fortë se kurrë.
“Kur baballarët tanë, në krye me arkitektin e pavarësisë, Presidentin Historik Ibrahim Rugova, filluan projektin për pavarësinë e Kosovës, shpresa ishte e madhe. Ajo ishte shpresë për një Kosovë të pavarur, të zhvilluar, demokratike, me rend dhe ligj, të integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Sot, ai testament i baballarëve tanë na është besuar ne, Brezit të ri, Brezit të Republikës. Ne jemi të gatshëm ta marrim këtë përgjegjësi. Mua më është besuar ta udhëheqë këtë projekt historik. Dhe unë e mbaj fjalën”, ka potencuar Hoti.
Ai ka deklaruar se Republikën mund ta bëjnë vetëm njerëz të ndershëm e atdhetarë dhe ky është ekipi im, kjo është lista që ne ua prezantojmë.
“Lista jonë përbëhet nga njerëz që e njohin Republikën si atdheun e tyre të vetëm. Mbrojtës të lirive themelore. Liberalë. Ithtarë të pushtetit të deleguar. Legalistë. Ëndërrimtarë për Kosovën që duam. Por, mbi të gjitha, njerëz të dashuruar në atdheun dhe familjen e tyre. Këta njerëz jemi ne, Brezi i Republikës”, ka thënë Hoti.
Kandidati i djathtë për kryeministër ka deklaruar se na duhet patriotizëm qytetar, që mbron të drejtën tonë për jetë më të mirë, që mbron mundësitë tona të barabarta dhe na duhet patriotizëm qytetar, për t’i mënjanur ata që na mbajtën peng kaq gjatë.
“Kosova ka nevojë për një rrugë të re politike. Unë kam marrë përgjegjësinë, që bashkë me aleatët, ta bëj këtë. Dhe unë e mbaj fjalën e dhënë”, ka shtuar Hoti.
Sipas Hotit neve na duhet një Qeveri e vogël dhe e përkushtuar, na duhet një qeverisje me qytetarin dhe për qytetarin. “Unë jam këtu sot për të komfirmuar para jush vullnetin dhe gatishmërinë për t’i udhëhequr këto ndryshime”, ka shtuar ai.
“Nuk mund të lejojmë më tutje dhunimin e lirisë sonë. Nuk mund të ketë indiferencë ndaj shkeljes së lirisë. Ky është rasti ynë për të realizuar ëndrrën e lirisë. Ne jemi përcaktuar për Republikën. Ne do t`ia dalim. Fatin tonë do ta marrim në duart tona më 11 qershor. Kthim prapa nuk ka. Republika u përket qytetarëve”, ka potencuar kandidati për kryeministër.
Hoti ka thënë se përcaktim i yni nuk është çështje partie, por është çështje e përcaktimit të fatit të fëmijëve tanë, është nevojë që çdo zemër ka për ta gjetur lumturinë, përmes drejtësisë, barazisë e të vërtetës.
“Këto ditë kemi udhëtuar bashkë në çdo cep të Kosovës. Ju kemi larguar nga obligimet tuaja, hallet e preokupimet, për t`ua bërë me dije sa e rëndësishme është vota juaj. E kemi bërë këtë, sepse kemi marrë përgjegjësinë e madhe – ta kthejmë te ju lirinë e vjedhur. Atë liri të kapur, të nëpërkëmbur e të përbuzur. Ne duam që përmes votës së 11 qershorit ta çlirojmë lirinë tuaj nga kapësit, një herë e përgjithmonë. Ja pse na duhet vota juaj, e secilit prej jush. Edhe e atyre që nuk na kanë votuar deri tash, për shkak të hallit apo të mashtruar, apo edhe për fajin tonë. Ne iu kërkojmë ndjesë. Por, tash ka ardhur koha të ktheheni në shtëpinë tuaj. Aty ku kanë lindur ëndrrat tuaja për liri, pavarësi e demokraci – në familjen e madhe rugoviane”, tha Hoti.
Ai ju ka drejtuar qytetarëve, në mënyrë të veçantë vajzave dhe djemve që për herë të parë u drejtohen kutive të votimit. “Unë kërkoj nga ju, të dashur të rinj, që votën, ashtu si dinjitetin, ta ruani si të shenjtë. Vota juaj është përcaktuese për të ardhmen tuaj.  Ajo do ta bëjë ndryshimin e duhur. Ju lus që më 11 qershor të dilni në zgjedhje, krenarë dhe besimplotë se ndryshimi po vjen bashkë me ju”, ka qenë mesazhi i Hotit për rininë.
Ai është shprehur i bindur se do t’i fitojë këto zgjedhje, por ne na duhet një fitore e madhe, për ta çkapur shtetin, për t’i çuar në opozitë kapësit e saj.
“Vetëm fitorja jonë i siguron Kosovës frymëmarrje të lirë.  Me mbështetjen tuaj më 11 qershor, ne do të krijojmë një qeveri që do ta udhëheqë Kosovën kah përmbyllja e shtetndërtimit. Vetëm qeverisja jonë, Kosovës ia çel rrugën për integrimet euro-atlantike, sepse vetëm ne jemi forca proevropiane”, ishte mesazhi i Hotit.
Kandidati i djathtë për kryeministër ka thënë se ne do të sjellim liberalizimin e vizave, ne do ta krijojmë ushtrinë e Kosovës, ne e përfaqësojmë denjësisht shtetin tonë, ne jemi seriozë përballë të gjitha obligimeve ndërkombëtare, ne do ta reformojmë dhe do ta pavarësojmë sistemin e drejtësisë, ne kemi miq të fortë që na besojnë dhe na ndihmojnë, na besoni neve, më besoni mua dhe dilni masivisht në këto zgjedhje, që janë referendum për Kosovën.
“Bashkë do ta vulosim të ardhmen evropiane të Kosovës.  E diela është ditë feste. Siç thoshte Presidenti Rugova, në këtë ditë vishuni bukur, të dukuni bukur, sepse 11 qershori do të jetë festa jonë e madhe. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë popullin e saj, Zoti i bekoftë miqtë tanë! Mirupafshim në Festën e fitores”, ka përfunduar Hoti.

Zyra për Informim e LDK-së

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, femijet, Fitorja, Hoti, kosova

Hoti: Jemi të bashkuar dhe të fortë sikur në kohën e Rugovës

June 1, 2017 by dgreca

3 HotiKandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Lëvizja për Drejtësi, Avdullah Hoti, ka thënë të mërkurën gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Obiliqit, se koalicioni i shpresës dhe besës janë bashkuar sikur në kohën e Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, për t’ia sjellë Kosovës fitoren e madhe.

2 ok Hoti3

“Ne u bashkuam si në kohën e Ibrahim Rugovës dhe po shkojmë drejt 11 qershorit më të sigurt se asnjëherë më parë në fitoren tonë të madhe, në fitoren e Republikës së Kosovës. Programi dhe ekspertiza e përfaqësuesve të LDK-së, AKR-së, Alternativës dhe Lëvizjes për Drejtësi, nën udhëheqjen e time, janë garancë e një qeverisjeje të mirë, të pakorruptuar, të përgjegjshme dhe shërbyese për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Hoti.hoti

Ai ka shtuar se ky koalicion ka program të harmonizuar, që i garanton Kosovës zhvillim ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës, mirëqenie sociale, arsimim e shërbim shëndetësor cilësor. “Kësaj alternative duhet t’i besojnë të gjithë qytetarët. Jo vetëm përkrahësit e partive tona politike. Sepse do të jetë një qeverisje për të gjithë qytetarët. Këto ditë të fushatës, secili prej nesh duhet të japë kontributin e tij për mobilizimin e strukturave tona për ta siguruar një fitore të thellë”, ka thënë Hoti.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se fitoren në zgjedhjet e 11 qershorit do ta kemi më të merituar nëse mbërrijmë t’i bindim qytetarët e Kosovës të na përkrahin në këtë proces. “Qytetarët e Kosovës e meritojnë të qeverisen prej LDK-së dhe partnerëve të saj. Sepse ne nuk e kemi zhvatur asnjë qytetar dhe asnjë pasuri të shtetit të Kosovës. Ne e kemi ruajtur, do ta ruajmë dhe do ta shtojmë pasurinë e Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë Mustafa. Ai ka thënë se ne e dëshmuam këto dy vjet e gjysmë që kemi vullnet dhe mund ta bëjmë këtë.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se do ta mbështesë fuqishëm profesor Hotin, njeriun e duhur, i cili nuk ka fjalë por vepra dhe tani duhet ta udhëheqë Kosovën. “Ne nuk premtojmë, ne veprojmë. Ata japin premtime boshe, ne ofrojmë punë, ofrojmë program. Çdo alternativë tjetër jashtë këtij koalicioni është vazhdimësi e asaj që ka ndodhur tash e 18 vjet dhe e shihni ku kemi mbetur”, ka thënë Pacolli.Kandidati për deputet nga Obiliqi Sylejman Qerkezi, ka thënë se Obiliqi ajrin e ka të keq po shpirtin e ka të fortë. “Ka shumë qytetarë që ende duhet të vetëdijësohen dhe t’i bashkohen këtij koalicioni. Dita e mirë shihet në mëngjes dhe kjo po shihet në Obiliq. Në emër të Zotit do t’ia dalim dhe ky koalicion do t’ia kthejë dinjitetin qytetarit”, ka thënë Qerkezi.

Kryetari i degës së LDK-së në Obiliq, Mehmet Krasniqi, është shprehur i sigurt se koalicioni i shpresës dhe besës do të shënojë fitore në zgjedhjet e 11 qershorit.

“Lista jonë e kandidatëve është më e mira. Qytetari nuk do ta ketë shumë të lehtë të përcaktohet vetëm për pesë emra, sepse do t’i mbetet merak që nuk ka mundur t’i votojë të tjerët në listën tonë. Kësaj liste me emra të shquar nga ekonomia, shkenca, biznesi, publicistika, kultura, i bashkohen edhe dy kandidatë e komunës sonë, dr. Hashani dhe profesor Qerkezi”, ka thënë Krasniqi.

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Hoti, si ne kohen e Rugoves

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT