• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fabul nga Ezopi – Mullixhiu, i biri dhe gomari

May 30, 2019 by dgreca

Shqipëruar nga Naum R. Prifti/

Një ditë të nxehtë mullixhiu dhe i biri e morën gomarin ta shpinin në
pazar për ta shitur. Ata s’kishin bërë shumë rrugë kur rastisin tek
një grup me vajza që po llafoseshin dhe qeshnin: – “Shiko këta,” tha njëra prej vajzave duke i treguar me gisht- “sa pa mend duken kur shkojnë rrugës në këmbë në vend që të shkojnë kaluar.”
Kësisoj mullixhiu hypi djalin mbi gomar dhe vetë vazhdoi udhën në krah
të tyre.

      Nuk kaloi shumë kur arritën te një grup fshatarësh që kishin
rënë në diskutim serioz mes tyre. Njeri nga burrat doli para të
tjerëve dhe thërriti “Shihni, kjo provon atë që thashë më parë. Nuk ka
më respekt për moshën e vjetër. E shihni sesi djali dembel është ulur
mbi gomar ndërsa babai ecën. Zbrit more djale dhe lëre babanë plak t’i
çlodh pak këmbët.”
Me të dëgjuar këto fjalë qortuese, mullixhiu i tha djali të tij të
zbriste dhe hypi vetë.
          Kështu bënë një copë rrugë, djali në këmbë dhe mullixhiu kaluar,
derisa arritën pranë një grupi tjetër me gra dhe fëmijë.
“Pse ti plak njeri,” i bërtiti një grua, “je ulur mbi gomar dhe ky
vocërrak mezi hedh hapat pas gomarit.”

   Mullixhiu u mendua pak për ato që tha gruaja. E mori djalin dhe të dy u ulën mbi gomar. Mullixhiu dhe djali po i afroheshin qytetit kur një fshatar u tërheq vërejten:

 “Sa keq! Ky  me siguri nuk është gomari juaj,” i qortoi fshatari. Mullixhiu e siguroi se ishte i tij.

– “Nuk mund ta besoja se është kafsha juaj kështu si e keni ngarkuar”- ia ktheu tjetri. Asnjë nga ju nuk duket i ligësht. Në fakt ju të dy jeni aq te forte sa me mire ta mbartni ju gomarin se sa gomari t’u mbartë ju.” 

   Atëherë mullixhiu dhe djali zbritën nga gomari. Ia lidhën
këmbët me një copë litar dhe e vunë në një trung, të cilin e hodhën
mbi shpatulla si vig. Të tre iu afruar urës për në qytet. Banorët
aty pari që nuk kishin parë diçka të tillë nisën të qeshnin me të
madhe. Shamata e trembi gomarin i cili nga frika filloi të hidhte
shqelma. Litari që kishte të lidhur tek këmbët u këput dhe gomari ra
nga ura në lumë. Mullixhiu dhe djali u kthyen mbrapsht duarthatë
sepse.
“Ai që dëshiron t’i kënaqë të gjithë, nuk arrin të kënaq asnjë!”…

Filed Under: LETERSI Tagged With: i biri- gomari

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT